Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Intervista - Intervistė me Hasan Qyqallen, Kryetar i LShAKShGj

 

Intervistė me Hasan Qyqallen Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve , Artistėve dhe Krijuesve Shqiptar nė Gjermani!


Intervistoi: Asllan DIBRANI  

Zoti Qyqalla, na prezentoni  biografin dhe krijimtarinė tuaj nė pika tė shkurta, besoj se jeni dakord?

Hasan Qyqalla: Paraprakisht mė lejoni t’iu falėnderoj Z. Dibrani, pėr punėn dhe veprimtarin tuaj, mbase tani jeni njė figurė mjaftė e njohur pėr opinionin mbarshqiptarė.

Hasan Qyqalla kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve artistėve dhe Krijuesve shqiptarė n՞Gjermani

 Gjithsesi ndjehem i privilegjuar tė jem i pėrzgjedhuri i juaj, pikėrisht nė fundvitin qė po e lėmė pas, pėr intervistim. Jam i lindur mė 8. Janar 1961, nė Bardh tė Madh, komuna e Fushė Kosovės. Aty mora edhe mėsimet e para, pėr tė vazhduar mė tej nė Prishtinė ku mbarova shkollimin e mesėm dhe studimet nė Fakultetin e Filologjisė, dega Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe. Qė nga bankat e Shkollės Fillore fillova tė merrem me krijimtari, mė konkretisht nė vitin 1976, m’ėshtė botuar edhe poezia e parė nė revistėn „Shėndeti“, dhe vazhdova pastaj bashkėpunimin edhe me revistat e asaj kohe, si nė „GEP“ „Pionieri“, „Bota e Re“, „Zėri i Rinisė“, „Shkėndija“,…pa harruar edhe mediat vizuele si RTP dhe „Radio Prishtina“…! Kam botuar pesė vėllime poetike, dhe dy Antologji (njėrėn me kolegun Z. Neki LULAJ) me krijimet poetike tė mėrgatės shqiptare. Bartės i disa shpėrblimeve dhe mirėnjohjeve nė Manifestimet e ndryshme poetike, jo vetėm nė mėrgatė por edhe nė hapėsirat tona etnike… Qė nga viti 1993, jetoj e veproj me Familje nė Brohl afėr Bonit nė Gjermani.

A.Dibrani: Emigrove sikurse shumė shqiptarė tjerė nė Gjermani , kur dhe arsyet e emigrimit ?

H. Qyqalla: Ishte dhuna, konkretisht ngushtimi i hapėsirės sė veprimtarisė pėr Liri nga okupatorit serb! Dhe kujtoj qė zgjodhėm shtegun mė tė favorshėm pėr tė vazhduar veprimtarinė tonė, mbase kauza kombėtare ėshtė shenjtė sipas mendimit tim.

A.Dibrani: Poezia ėshtė melodi magjepse e shpirtit, e zemrės tek ēdo krijues apo edhe artdashės. Kjo melodi shpreh ndjenjat ndryshe nė botėn e tė krijuarit, qė pėr ēdo poet kanė njė harmonizim ndjenja-shprehja-reflektimi dhe gėrshetimi nė hapėsirėn e fshehtėsisė sė saj po te ju ?

Hasan Qyqalla: Shiko, poezinė nėse nuk e ndjen nė thellėsinė shpirtėrore, siē thoni edhe ju vet nė pyetjen tuaj, ato vargje, joshėse dhe nėse nuk mishėrohesh pėrgjithėsisht me vargun, nuk arrin dot tė identifikohesh si poet… kur njė poet yni thotė „mos u bėj poet nėse nuk vdes pėr ēdo varg…“! Kujtoj se jam mjaft i qartė, apo…!?

A.Dibrani: Lėvroni edhe gjinitė tjera letrare veē poezisė?

Hasan Qyqalla: Thėnė tė drejtėn, fillimisht guximin apo vetėbesimin qė kam prirje prej krijuesi, mė tha Mėsuesja qė nė ciklin e ultė Xhevahire SHAMLIU, pėr tė cilėn (mjerisht) nuk kam njohuri sot ku gjendet apo jeton, por nėse e lexon kėtė intervist e pėrshėndes, pa harruar mbėshtetjen e Arsimtarėve Shefqet BĖRBATOVCI (tani i ndjerė), Shaip KONJUSHA (!?), Zeqir METAJ…etj, qė kur lexonin hartimet e mia, natyrisht merrja komplimente tė veēanta. Dhe pikėrisht nga kėta Arsimtarė tė mrekullueshėm, mora guximin tė dal edhe nė opinion, veē poezisė edhe me  tregime, novela, reportazhe, skeēe,…etj! Prozėn poetike e kam pėrzemėr dhe aktualisht jam shumė i dhėnė pas kėsaj gjinie letrare.

Pamje e grupit te LSHKASH nė Gjermani pas takimit letrar “Azem Skreli” 2012 ne Eneppetal nga Agim Gashi,Hasan Qyqalla,Neki Lulaj ,Ibrahim Makolli minister i Diaspores,Asllan Dibrani, Sadri Gashi, Gonxhe Begisholli, Pal Sokoli,Driton Gashi, Sebastian Nuiqi, Musa Mulolli etj

A.Dibrani:Frymėzimet tuaja, janė tė bazuara nė ngjarjet reale nga jeta juaj qė ballafaqoheni nė Gjermani larg atdheut apo pikėrisht si bazė e keni atdheun tonė , Kosovėn dhe trojet tona  etnike?

Hasan Qyqalla: Kujtoj se „provokimet“ e para krijuesi i merr nga bota reale, ajo qė e prek, e sheh, e ndjen,…pra nga pėrditshmėria. Por mos tė harrojmė edhe kryepėrsonazhėt e jetės qė janė Prindėrit, pastaj nė njė moshė pak mė tė rritur zgjohet edhe ajo bota iluzore, ato simpatitė, ndjenjat qė ke pėr njė gocė, njė mike… e kėshtu me radhė, pėr tė prek e jetėsuar thėnien e njė shkrimtari tonė tė njohur, se: “ Mėrgimi mė shtyri ta dua mė shumė Atdheun “! Pastaj ėshtė lufta e fundit me gjithė torturat e gjakun e derdhur tė heronjve e dėshmorėve tonė, me nė krye sakrificėn e paparė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit tė Familjes sė Komandantit Adem JASHARI.

A.Dibrani: Pas njė aktiviteti letrar nė Kosovė ju ikėt nga atje! Ēfarė keni botuar atje dhe ēfarė nė Gjermani?

Hasan Qyqalla: Thėnė tė drejtėn nė Kosovė, botoja vazhdimisht nėpėr revistat e asaj kohe, siē ceka edhe mė lartė. Aktivitet tona kishin shtrirje kryesisht me organizimin e Orėve Letrare qė organizoheshin, si nė Fakultetin Filozofik, pastaj edhe nėpėr Qendra tė ndryshme Komunale e Bashkėsi Lokale, siē njiheshim atėherė … Megjithatė, volumi im krijues ishte shumė mė i gjerė! Mė pas, gjendja sociale e politike aq shumė u vrazhdėsua sa ishte e pamundur tė hezitoje apo rrije duarkryq. Nuk vonon dhe nė vitin 1979 burgoset Syla (Sylejman Qyqalla), dhe menjėherė vėrehet njė shfaqje alergjike e bartėsve tė pushtetit ndaj Fisit tonė (kuptohet gjithnjė flas me pėrjashtime). Nisė nga ky realitet, kujtoj se Kosova n’ato rrethana qė ishte, kishte nevojė mė tepėr pėr veprimtari aktive politike tė ēdo forme. Krijimet e asaj periudhe kohore, mė pas u dogjėn (shumica) nga Lufta e fundit qė vėrtet ishte e dhembshme shumė pėr mua, kuptohet pas jetės sė NJERIUT qė ėshtė e pakrahasuar! Vėllimet e para mblodha dhe botova vetėm pas ēlirimit tė Kosovės, edhe pse shumė frymėzime e krijime i takojnė periudhės sė okupimit tė Kosovės sonė tė dashur.

A.Dibrani: Cila ėshtė sfida pėr tė shkruar njė poezi, tregim apo shkrim tjetėr?

Hasan Qyqalla: Unė kujtoj se poezia nuk ėshtė sfidė as luks pėr njė poet qė ka Dhuntin, por pa harruar se kėrkohet edhe tė njihesh me krijimtari, pra tė lexosh shumė. Sfidė ėshtė pėr ata qė hiqen pėr poet me ēdo kusht, apo duan tė kenė pozėn prej poeti. Natyrisht qė poezia ka magjinė e vet dhe sfidėn pėr tė qenė e mirėfilltė dhe e konsumuar nga konsumuesi artdashės dhe kritika…

A.Dibrani: Cila lloj e poezisė ėshtė mė dominonte nė opusin tuaj krijues, poezi dashurie, patriotike, sociale apo tė gjitha nga pak?

Hasan Qyqalla: Cila ėshtė mė dominonte, tani mund tė jem jo i saktė, por e dij se pėrpjekja nė poetikėn time ėshtė tė dominoj brumosja, konceptualiteti apo fabula e ngjyrosur gjithnjė, tė kultivoj e ofroj art tė mirėfilltė poetik. Kujtoj, i gjithė opusi im arrinė tė prek tė gjitha motivet... Gjithėsesi kombėtarja ka vendin meritor, pra poezitė patriotike karshi epokave, rrjedhave hitorike nėpėr tė cilat kaloi populli ynė. Konkretisht apostrofoj thėnjen e filozofit Petef: " Pėr dashuri e jap jetėn, pėr Atdhe falė dashurinė"! Por nuk mbesin pas, as motivet sociale, tė dashurisė,...etj. qė lidhen me vet rrethanat e jetėn e krijuesit, pastaj natyra, familja... Nuk do harruar edhe botėn e fshehtė apo imagjinatėn apo oazėn frymėzuese poetike!

A.Dibrani: Cilat janė sfidat qė ju ndeshni gjatė krijimtarisė ne mėrgim?

Hasan Qyqalla: Thėnė tė drejtėn mungesa e kohės…gjithnjė karshi angazhimeve, sikur mė ngelet kohė e pamjaftuar t’i qasem krijimtarisė.

A.Dibrani: Mendoni se kini arritur aty ku duhet me krijimtarinė tuaj, apo kini akoma pėr tė bėrė?

Hasan Qyqalla: I knaqur asessei…, ndryshe do bėja gabimin mė fatal sikur tė pohoja tė kundėrtėn. Nuk kam takuar apo lexuar ndonjėherė njė krijues qė ėshtė i kėnaqur apo ndihet komod me atė qė ka arritur. Prandaj nuk ka vend pėr vetėkėnaqėsi aspak.

A.Dibrani: A ka kritikė tė mirėfilltė letrare sot nė Shqipėri e Kosovė dhe si e vlerėsoni ju?

Hasan Qyqalla: Kujtoj se kritikė ka pas, ka dhe do tė ketė. E rėndėsishme ėshtė sa i qasen vlerave, tė spastrohen vlerat nga antivlerat, se vėrtet ėshtė njė dyndje e pa kompromis qė vėrshon pamėshirshėm, veēanėrisht nėpėr faqet elektronike. Kujtoj se bien kėmbanat e fundit pėr artin poetik nė pėrgjithėsi.

A.Dibrani: Ēfarė po shkruani aktualisht?

Hasan Qyqalla: Kam njė roman nė pėrfundim e sipėr dhe njė pėrmbledhje me tregime poetike…! Gjithsesi kam edhe dy vėllime poetike nga dy poet pėr redakturė e recension. Pra jam nė vlugun e punės edhe kėto ditė nė prag tė festave tė fundvitit.

A.Dibrani:Ju shiheni edhe ne aktivitete tė ndryshme nė mesin e mėrgimtareve sa jeni i knaqur me gjendjen aktuale tė mėrgatės, nė fushėn e kulturės, arsimit dhe ruajtjen e saj nga asimilimi  i gjeneratės sė tret nė Gjermani, por edhe nė shtetet perėndimore qe ka shumė mėrgimtar bashkėkombės?

Hasan Qyqalla: Paraprakisht do citoja thėnien e urtė: „Shpirti i njė kombi ėshtė gjuha qė flet“! Prandaj gjuha ėshtė e shenjtė. Ndryshe ėshtė padyshim veē pasuri edhe kulturė tė rriten fėmijėt me dy gjuhė apo bilingualizėm. Pikėrisht kėrkoj nga Prindėrit, Arsimtarėt dhe tė gjitha asociacionet relevante, me pėrkrahjen edhe institucionale, qė pasardhėsit tonė, gjeneratat e reja tė rriten me kėtė paralelizėm. Andaj kėrkohet njė ndėrlidhje e sistemuar qė tė ruajmė e prodhojmė fryte tė shėndosha e tė mirėfillta. Mėrgata jonė ende ėshtė gjeneratori mė produktiv nė ēdo segment pėr shtetin e Kosovės. Prandaj kėrkon pėrkrahje e jo injorim! Ėshtė mirė tė senzibilizohet kjo ēėshtje dhe tė jenė edhe vet mė aktiv mėrgimtarėt.

A.Dibrani: Ju thatė se keni aktivitete tė mirėfillta po si kryetar i LSHAKSH nė Gjermani na flisni pėr kėtė organizėm dhe rolin e saj nė shtetet e Evropės tė intensifikimit tė kulturės shqiptare?

Hasan Qyqalla: Nė kėtė pyetje, fillimisht do tė falėnderoja paraardhėsin tim Z. Martin ĒUNI, i cili meriton respekt tė veēantė nė organizimin dhe funksionalizimin e LSHAKSH-sė nė Gjermani. Kėtu do kujtoja Gjelosh Gjokajn, e parafrazoj kur thotė: „Nėse perėndimi ka njė shkallė shumė mė tė avancuar se ne tė zhvillimit, tė paktėn nė fushėn e Artit mund tė bėjmė konkurrencė“! Me kėtė dua tė them qė pėrmes Artit edhe arrijmė tė identifikohemi me vlerat tona, tė intensifikojmė kulturėn dhe tė shpalosim e dhurojmė thesaret tona si komb. Kishim njė dyndje aktivitetesh, nisė nga Akademia pėrkujtimore me rastin e 30 - vjetorit tė rėnjes sė Vllėzėrvr Gėrvalla e Kadri Zeka (ku arritėm tė nxjerrim me mikun e kolegun Neki Lulaj edhe pėrmbledhjen me poezi "TRINOMI I LIRISĖ", pėr kėta dėshmorė tė kombit), Takimet poetiko-letrare "Azem Shkreli", "Homazh pėr poetin Ali Podrimja"(ku tė ftuar e pjesėmarrės ishin edhe antarėt e Shoqatės "Aleksandėr Moisiu" nga Vjena me tė cilėt edhe nėnshkruam Memorandum bashkėpunimi), Akademi pėrkujtimore pėr poetin "Tahir Desku"...etj. promovime autorėsh e titujsh e shumė aktivitete tė nduar nduarta. E kulminacionin kujtoj e arritėm me nxjerrjen e Antologjisė "NJĖ SHEKULL DRITĖ", ku pėrfshijmė 100 poet me 100 poezi nga krijuesit mėrgimtarė gjithandej globit tė shpėrndarė, dhe promovimin nė Tiranė e Vlorė (me kolegėt Ragip Dragusha, Dibran Demaku, Sadik Krasniqi, Mentor Thaqi, Hafiz Gagica) pikėrisht nė vigjilje tė 100 vjetorit tė shpllajes sė Pavarėsis sė Shqipėrisė. Ishte pėrjetim, madhėshtore qė do ngelė gjatė nė kujtesėn tonė  

A.Dibrani:Mendimi i juaj pėr rolin e mėrgatės karshi interesave kombėtare?

Hasan Qyqalla: Shiko, "Mėrgata dhe Atdheu", janė si mishi e ashti, dhe tė tilla duhet tė mbesin, pavarėsisht divergjencave, herė – herė tė theksuara. Por mos harrojmė vitet e vėshtira, luftėn dhe tani kohėn e paqes nė Kosovė, kur e dhamė tėrė bagazhin intelektual, material, moral deri edhe jetėn (shumė mėrgimtarė). Ndėrkaq sot mbushim arkėn e shtetit tonė nė ēdo formė, nisė nga Familja e deri te Qeveritė komunale e shtetėrore. Megjithatė kujtoj se interesat duhen tė jenė reciproke, pėrkundėr ēalimeve qė na pėrcjellin ende. Mėrgimtarėt edhe sot e ndihmojnė, afirmojn ēėshtjen dhe kombin nė mjedisin ku jetojnė e veprojnė. Edhe sot janė aktiv, bile shumė aktiv nė fushėn humanitare, duke ndihmuar nė ēdo formė tė mundshme. Veēanrisht nė ndihmė Familjeve tė dėshmorėve, fėmijve tė sėmurė...etj. 

A.Dibrani: Cili ėshtė opinioni juaj pėr disa stafe tė stacioneve televizive,mbase ka mė se 30 vjet kanė njė program klishe pa ndryshime progresive , madje disa spikere dhe spikerė qe 30 vjet qė janė bėrė monoton pėr shikuesin siē ėshtė rasti i RTK-sė! Mos ka akoma erė korrupsioni dhe farefisni aty ?

Hasan Qyqalla: Pėr fat tė keq ka shumė gjėra qė kanė ngelė pjellė e sė kaluarės. Dhe shėmtia mė e madhe ėshtė kur ēdo vend pas rrėnimeve natyrore apo edhe luftėrave e shtojnė intensitetin e punės drejt rindėrtimit, progresit tė gjithmbarshėm, ndėrkaq politikat tona „krekosen“ me regres, pėrjashtuar disa segmente tė pakta qeveritare. Dhe do pėrpiqem tė justifikoj kėtė me njė ilustrim adekuat se “ dėshtimi nuk ėshtė vetėm ndėshkimi qė pėsojmė, por ai ėshtė gjithashtu suksesi i tė tjerėve apo tė gjithėve“! Nuk ka vlera, me vjen keq qė e them kėtė, por ėshtė e vėrtet. Asgjė e re, fare hiq! 

Asllan Dibrani:Njė krahasim te vogėl mes mediave gjermane e perėndimore nė pėrgjithėsi dhe atyre tė shqiptare tė Kosovės, ju lutem opinioni i juaj ?

Hasan Qyqalla: Tani sikur mė shtynė tė them krahasimin mes Yllit nė Qiell dhe Yllit qė vizatojnė fatosėt ėėė!? Tė lutem shumė, kaq tė mėdha janė divergjencat. Asnjė emision nė RTK sot nuk shfaqet qė do prisja me padurim fillimin e tij… Mė vjen keq qė e them, pėrkundėr se ėshtė e dhembshme por ėshtė e vėrteta ky konstatim qė nuk ėshtė vetėm i imi mjerisht.

Asllan Dibrani:Ēfarė mendoni pėr politikėn aktuale nė Kosove e sidomos me politiken e jashtme?

Hasan Qyqalla: Politikėn nė Kosovė pėrgjithėsisht e bėnė UNMIK-u, ndėrkaq aktorėt janė njerėzit qė thirren nė Udhėheqjen Politike tė Kosovės. Ndėrkaq politika e jashtme ėshtė mė tepėr se dėshtim. Merrni e shikoni vetėm Ambasadorėt e Konsujt e emėruar (me pak pėrjashtime, kuptohet) nėpėr vendet e ndryshme perėndimore. Mbase janė kushtet mė tė mira „atmosferike“ qė lidhjet, miqėsia, interesi diktojnė emėrimet diplomatike! Edhe kjo thirret nė „sukses“ padyshim nga klasa jonė politike. Pastaj sistemimi i tyre nėpėr Lande, sidomos nė Gjermani! Diplomaia jonė e jashtme, edhe udhėtimet zyrtare i kthejnė nė ekskursione. Ėshtė apatike…!!!

Asllan Dibrani: Njė pėrshkrim tė shkurtėr pėr gjendjen politike nė qytetin e Mitrovicės ? Si e shikoni reagimin diplomatik nga Serbia, qe nuk ka asnjė argument qe ta uzurpojė , ta ngushtoj dhe ta rrudhė akoma Kosovėn siē veproj nė tė kaluarėn?

Hasan Qyqalla:Tė them sinqerisht, po tė kisha mundėsi dhe fuēi mbinatyrore, do riktheja gjithė trojet qė nga fillim shekulli i XII, mė duket shkruan J. Buxhovi. Prandaj Mitrovica ėshtė dėshtim i politikave tona dhe apetit i Serbisė (sikur edhe Kosova)! Kėshtu qė Mitrovicėn e veriut dhe komunat tjera tė kėtij poli verior i falėm vet. Dhe ku ėshtė utopia e politikės sonė: „Hajde flasim me Beogradin tė na kthej Mitrovicėn, pra lutje“!!! Pėrfundimisht, kujtoj se do ngel mu si „rripi i Gazės“ kjo pjesė e dhembshme e Kosovės!

Asllan Dibrani:A mund tė jepni njė rezyme lidhur me bisedimet Kosovė-Serbi qe po zhvillohen herė pas here . Zyrtarėt e Kosovės sikur rrinė nėn hijen e njė fajėsie apo njė pabarazie me ta, kur asnjėherė Zyrtarėt e Kosovės nuk i pėrdorin faktet, dėshmitė, argumentet historike nga paraardhėsit tanė ilirėt qė ishin pėrkrah romakėve nė lashtėsinė e vjetėrsisė, qė historia tregon se serbėt ishin ardhur si cergash dhe rrogėtarė nė tokat tona! Si dėshmi ėshtė dėbimi nga vatrat tona, nga krahinat e Toplicės qe pėrfshinte njė territor tė madh po thuajse sa Kosova e sotme , vilajetin e Sanxhakut qe edhe sot e kėsaj dite gjinden toponimet por edhe pleqtė qe e flasin shqipen ,u ndoqėn nga vitet 1875 deri 1912 me dhunė ,vrasje, dėbime masive ku zyrtarėt e Kosovės duhet tė ngrėnė edhe padi ndėrkombėtare, por edhe dėmshpėrblim dhe kėrkim qe tė kthehen shqiptarėt nė vatrat e veta mendimi i juaj ju lutem , po edhe politika e Shqipėrisė qė nė te njėjtėn kohė  Serbia me Greqinė qe bėri gjenocid kundėr Ēamėrisė dhe akoma nuk ka ndonjė ngritje penal nga shteti shqiptare akoma ?

Hasan Qyqalla: Unė parimisht nuk jam Historian, por kam lexuar dhe interesuar shumė, veēanėrisht kur ėshtė nė pyetje ēėshtja shqiptare. Ndihmesė kam edhe gruan qė ka studiuar Historinė dhe literaturėn qė posedojmė. Unė kujtoj: e para jemi viktimė e ish Perandorisė Osmane, e cila mė nė fund u thye. Por mos tė harrojmė, betejat pesėshekullore, qė ishin tė mundimshme, tė pėrgjakura sa krijohet bindja se ēdo pėllėmbė toke e ēdo gurė u la me gjak. Ashtu tė lodhur dhe plandosur, po kjo Perandori e thyer e mundur keq, la Kosovėn nėn thundrėn Serbe, Ēamėrinė nėn thundrėn Greke. Gjenocidin qė ushtruan mė pastaj Serbia dhe Greqia, mbi popullin tonė ėshtė e paimagjinuar, e pakapshme pėr trurin e njeriut. Pra, bėnė pazare me Tokat Shqiptare. Kėto plagė ende i ndjejmė nė palcė si komb. Pėr tė dalė tek aktualiteti i sotėm i situatės nė Kosovė. Tani kėtu nuk e kuptoj fare konceptin e fjalės „bisedime“! Pse „bisedime“!? Pėr kė „bisedime“!? Ēfarė duam tė arrijmė me „bisedime“ me Serbinė!? Njė po e them, dhe tė kujtojė mirė secili politikan: „mjerisht asnjė betejė nuk ėshtė fituar nė Tavolinė me palėn serbe“! E tėra bėhet pėr avancimin apo „larje borxhi“ ndaj Serbisė. Ndryshe pozita e favorshme nė kėtė “duel tavoline” i pėrgjigjet vetėm Serbisė, e mė sė paku apo fare hiq Kosovės, mbase ēėshtja apo rezultati ėshtė nėn tavolinė, dhe sa tė zyrtarizohet ajo, jemi vet ata qė e “pėlqyem” dhe do firmoset.

Asllan Dibrani: Mitrovica u politizua nga ēarqe ndėrkombėtare me ndonjė synim tė ndarjes sipas akademisė serbe e ndikuara nga politika ruse, por edhe disa zyrtarė qyqar nga shqiptarėt pseudopolitikaj qe nuk shohin pėrtej hunde, duke dhėne propozime pėr shkėmbim qytetesh dhe territori me Preshevėn Medvegjen Bujanovcin etj me Mitrovicėn qe pėr shqiptarėt ėshtė shpirti i kombit!?...

Hasan Qyqalla: Prandaj e thash mė lart, historikisht i kemi humbur betejat nė Tavolinė, pėrball Serbisė. Dhe kjo bėhet me njė prapaskenė tė paparė dhe shumė perfide por tė dhembshme pėr Kosovėn. Filluan me tė deleguarit e kinse dy Qeverive, dhe vazhdon menjėherė me dy Shefat e dy Qeverive. Kjo vetėm pėr tė lehtėsuar punėn vetes BE, pra faktorit ndėrkombėtar, qė t’i hapen shtigjet Serbisė pėr nė Unionin Evropian. Ky ėshtė kulminacioni i injorancės sė klasės tonė politike, kur as “vizėn” pėr bisedime nuk e morėn nga Kuvendi ynė! Pasojat mund tė jenė edhe tė paparashikuara pėr Kosovėn dhe gjithė kombin.

Asllan Dibrani: Si njė intelektual i cili jeni marr kaherė me ēėshtjen kombėtare a mund tė na flisni tani diēka pėr pozicionin dhe rolin tonė nė Ballkan dhe Evropė pasi qe vėrtet ne na anashkaloj historia nga dobėsitė e pėrēarjes tonė qe mbretėronte nė principata , grupacione rajonale dhe nė atė krahinore, ku armiqtė i pėrfituan ato mos marrėveshje dhe ngelem si komb sot akoma i ndarė dhe i coptuar nė disa shtete tė Ballkanit?

Hasan Qyqalla: Ne si komb mjerisht nuk kemi fare platformė unikale. Siē e thatė edhe ju mė lart, kurrė populli shqiptar nuk ka qenė agresor. Gjithnjė ishim dhe ngelėm viktimė nė prag tė shtėpisė, mbase edhe nė votrėn tonė. E ku ėshtė morali i Politikės sonė kombėtare!? Ku janė Akademitė tona, (kur njė Ministėr Arsimi i Kosovės me meteorzmin e vet, pėrdhos Historinė e lavdishme kombėtare, dhe anashkalon Akademikėt e Shkencėtarėt pėr hirė tė “vėllazėrimit” me po ata qė jo mė larg se njė shekull, na dhunuan, na shartuan, na vranė, …etj. e tash pėrpiqet t’i si nxjerrė si paqėsor), qė janė izoluar brenda mureve politike. Inatet mes vete i kemi nė “nivelin e kėrkuar”, qė plotėsisht gjegjėsisht favorshėm u pėrgjigjet eksponentėve tanė. Prandaj konkludoj se nuk kemi klasė politike tė pėrgatitur politikisht e kombėtarisht.

A.Dibrani: Pėrse shteti shqiptar nuk reagon ma fuqishėm kundėr hordhive antishqiptare qe operojnė nėpėr Shqipėri sidomos nė Shqipėrinė e Jugut qe popullsia janė e pėrkatėsisė ortodokse po i nėnshtrohet njė presioni tė fuqishėm me lloj lloj inskenimesh  drejt shkombėtarizimit  qe ma vonė  do vėrehen dėmet qe po i krijohen Shqipėrisė sė sotme dhe kombit shqiptar?

Hasan Qyqalla: Ėshtė kryekėput pasoj e politikave tė gabuara. Kėtu do lidhesha me thėnien e B. Rasell tė cilit i referohem tani: “Ndryshimi” ėshtė shkencor, “progresi” ėshtė etik! Besoj jam i qartė ēfarė dua tė them.

A.Dibrani: Perse Prifti grek Jonullatos njė antishqiptare qe ushtroj terror kundėr emigrantėve shqiptarė me vite te tėra sot ėshtė pėrfaqėsues i Kishės autoqefale shqiptare nė Shqipėri?

Hasan Qyqalla: Nga modestia e tepruar shpesh herė shndėrrohemi nė viktimė tė barbarizmave…pra pėrjetojmė theqafjen ne prag tė shtėpisė. Kėtu shkelim edhe traditėn edhe moralin tonė! Mjerim apo jo! Kemi harruar si duket “Doktrinėn e Djallit”! Kujtoj e njohin tė paktėn lexuesit, apo jo…!?

A.Dibrani: E kaluam 100 vjetorin e  Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, a ka elemente tė bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet te pėrbashkėt ?

Hasan Qyqalla: Po, nė kėngė dhe poezi! Segmentet faktike tė klasėve tona politike mjerisht, dėshmojnė tė kundėrtėn! E para: asnjėri Kryeministėr shqiptarė (qė kemi aktualisht), nuk pranon tė lėshoj postin qė ka. Kemi njė Akademik (i identifikuar si “babai i kombit”), qė harron shkencėn pėr xhelozi tė sėmurė dhe merret me fjalėt e lagjes tė “kroi i fshatit”! Hmmm…!!! Pra, aktualisht "BASHKIMI  KOMBĖTAR" ėshtė farsė apo folklorizėm i llojit tė vet. Mbetet tė shohim, por skepticizmit tim i paraprijnė njerėzit e parasė dhe  interesit personal qė e vėjnė para interesit kombėtar!

Asllan Dibrani: A mendoni se shqiptarėt duhet me pėrmirėsuar atė gabim historik me krijimin e njė uniteti gjithė kombėtar qe ta kemi njė referendum pėr bashkim te kėtij populli qe nuk na ndanė as gjuha as gjaku ?

Hasan Qyqalla: Mungojnė dy vullnete, dy shtylla bartėse dhe atė: e Klasės Politike dhe Akademisė tė Shkencės dhe Artit… Por ėshtė fat i mire qė ekziston uniteti shpirtėror e mendor tė gjakut vėllazėror (pėrjashtua kėtu grupet ekstremiste islamike tė klaneve tė pista)!!!

Asllan Dibrani:Si studiues i profilit tuaj na jepni mendimin dhe sipas rregullave ndėrkombėtare edhe sa shtete duhet ta njohin Kosovėn si shtet nė vete qe ta fitoj statutin e anėtares se kombeve tė bashkuara?

Hasan Qyqalla: Kujtoj qė 2/3 nga numri i gjithmbarshėm i shteteve anėtare tė KB-sė nėse e njohin Republikėn e Kosovės, atėherė e fitojmė statutin  e antarit tė KB-sė. Mbase, kėtu nuk thuhet kot se “shpresa vdes e fundit”!!!

Asllan Dibrani: T'i kthehemi  edhe pak mėrgatės shqiptare. Sa ka knaqėsi pėr ju kjo gjendje aktuale e organizimit tė mėrgatės shqiptare.

Hasan Qyqalla: Mos harrojmė se kemi njė mėrgatė tė mrekullueshme, e cila ishte shtylla kryesore e shtetndėrtimit tė Kosovės. Dhe historikisht mėrgata shqiptare ka qenė kontribuese dhe ndoshta bartėse kryesore e ēlirimit, deri tek investimet kapitale nė tė gjitha fushat e profilizimndėrtimit shtetėror. Aktualisht ėshtė njė “status quo”, qė kujtoj kėrkon kėndellje sa nuk ėshtė bėrė shumė vonė. Pėrgjegjėsin e bartin Institucionet tona vendore, qė kanė filluar trazimin e lidhjes sė drejt pėr drejt. Kėtu do ndalesha nė punėn vetėmohuese qė bėnė Ministri i Mėrgatės, Z. Makolli, i cili kėrkon edhe pėrkrahje mė tė gjerė, gjithsesi. Ndėrkaq numėroj nė gishtrinjė sa organizma kemi nė Gjermani.

Asllan Dibrani: Pėrse shqiptarėt nė mėrgim janė akoma te pėrēarė dhe pėrpiqen qė nė forma ideologjike tė krijojnė akoma huti duke vepruar nė kornizat e partive politike nė Kosovė qė nė njėfarė  mėnyre janė fajtor ato parti nga Kosova qė nxisin kėto pėrēarje me Diasporėn shqiptare duke i formuar si tė tilla konsideroj se janė tė dėmshme?

Hasan Qyqalla: E thashė edhe mė lartė, nėse nuk gabohem, se gjithė pėrfaqėsuesit e Ambasadave e Konsulatave tė Kosovės deri nė pastrues kanė ngjyrime politike!… Dhe tė tillėt janė bėrė virus ndarės qė mbjellin dhe huti (ndoshta me ndonjė pėrjashtim)! Janė edhe partitė si tė tilla, tė dėmshme qė veprojn nė shtetet e perėndimit, ku si pasojė kemi ende moskrijimin e imazhit dhe konceptit pėr shtetin! Bile tentativa tė tilla pati dhe ende ka nė LSHAKSH, nė krye tė tė cilit jam qė nga Qershori i kėtij viti. Por, ne kemi identifikuar, lokalizuar dhe izoluar si raste, tė tillėt,! Ky ėshtė fati statutor qė do i pėrmbahemi, mbase ARTI nuk do ketė ngjyrime politike kurrėn e kurrės, sa tė jam nė krye tė kėtij asociacioni te kultit letrarė e artistik.

A.Dibrani:  Po me vjen keq qe shumė pyetje t'u shtruan  para kėsaj tė Lidhjes sė Shkrimtarėve , Artistėve dhe Krijueseve Shqiptarė nė Gjermani , lind edhe kjo pyetje , gjatėsia e veprimtarie se kėtij asociacioni, veprimtaria dhe roli i saje nė kulturėn shqiptare  nė Gjermani e ma gjerė?

Hasan Qyqalla: Veprimtaria e saj ėshtė gjashtėvjeēare nga themelimi e  katėrvjeēare nga zyrtarizimi, pra regjistrimi pranė Gjykatės pėrkatėse. Veprimtarinė e kemi jashtėzakonisht tė dendur siē e dini edhe vet si anėtar i kryesisė sė LSHAKSHGJ-sė qė jeni. Manifestimet kombėtare, promovimet dhe kultivimet e konsumimet e vlerave kemi prioritet. Numri i anėtarėve varion rreth 100 antarė aktiv. Ndėrkaq bashkėpunojmė, bashkėrendojmė e bashkėveprojmė me shumė Shoqata e Asociacione simotra jo vetėm nė Gjermani, por edhe mė gjerė si nė Zvicėr, Austri, Skandinavi, Beneluks, Britani, etj. Roli i kėtij Asociacioni  ka  peshė  dhe rėndėsi edhe nė ngritjen e kulturės dhe vlerave tė mėrgatės shqiptare. Shkojmė drejt njė Unifikimi dhe Integrimi tė pėrbashkėt tė Krijuesve Shqiptarė nė Perėndim... Shpresojmė nė realizimin e shpejt tė kėtij projekti dhe mbarėvajtjen e organizimeve tė pėrbashkėta!



Pjesėmarrės nė takimin poetike me rastin e pavarėsisė se Kosovės ne mesin e Lidhjes se Shkrimtarėve, artistėve dhe krijuesve Shqiptarė  nė Gjermani ne Koblenz 2010 ne mes zoti Hasan Qyqalla.

Asllan Dibrani: A mendoni se mėrgata shqiptare ėshtė lėnė pas dore dhe anashkaluar deri me tash ?

Hasan Qyqalla: Pikėrisht aty janė ēalimet e defektet e mėdha. Mėrgata ėshtė pėrdor vetėm si “hamall” nga Qeveritė e Kosovės qė nga paslufta e deri sot. E anashkaluar dhe injoruar deri n’atė masė! Vetėm tani ka filluar njė frymim qė shpresojmė tė vazhdoj drejt faktorizimit institucional tė mėrgatės, me propozimin dhe pėrkrahjen e Ministrisė sė Mėrgatės, qė edhe mėrgata jonė tė ketė sė pakut 5 vende tė rezervuara nė Parlamentin e Kosovės… Mbetet tė shpresojmė, asgjė mė shumė njėherė!

Asllan Dibrani: Ēfarė mendimi ndani pėr disa grupe ekstremiste islamike nė Kosovė tė prira nga ideologjitė vehabiste qe po i japin njė imazh tė keq Kosovės pran qarqeve ndėrkombėtare, po e zbehin rrugėn e zgjedhur nga populli shqiptar, drejt shteteve perėndimore dhe drejt njė pėrforcimi tė marrėdhėnieve me SHBA-ės, qe ne shqiptarėt duhet tė jemi krenar qe njė popull i vogėl, ka krijuar njė aleancė tė fuqishme me SHBA-tė, kemi krijuar njė besim dhe bashkėpunim tė ēelikosur, por kėto forca vehabiste dhe ekstremiste sikur pėrpiqen me i ftohur, me e vrarė dhe zbehur kėtė miqėsi historike me popullin amerikan si rast i veēantė ndihma pėr ta ēliruar vendin nga okupatori serb ishte Amerika qe nuk kurseu as gjakun as kapitalin !

Hasan Qyqalla: Tani mė kujtove njė thėnie tė Nolit, kur i bėjnė pyetje tė ngjashme me kėtė qė ju shtroni, dhe Ai tha: “Besimet fetare i kemi si dy duart, qė e pastrojnė njėra tjetrėn, e tė dyja bashkė pastrojnė fytyrėn”! Ndėrkaq tragjika tek ne nė Kosovė ėshtė se kėto klane tė zgjebosura gjejnė pėrkrahje (nga prapaskena, kuptohet) edhe institucionale…! Ndryshe, ata nuk do kishin hapėsirė fushėveprimi. Fundja, Partia ėshtė interesi, ndėrsa morali i Shtetit ėshtė Ligji!!!

Asllan Dibrani:Sipas vlerėsimit tuaj shihet se ka pasoja nga kjo e keqe andaj a mundesh ti potencosh kėto pasoja ne shtetet e ndryshme tė Evropės qe po i pėrjeton populli shqiptar pamarre parasysh se nė cilin besim ėshtė. Ne po cilėsohemi si popull i pa kulture , islamik ka opinione te kėtyre shteteve qe tė na quajnė edhe terrorist duke u mbėshtetur nė disa skandale qe u kryen nga ky sekt famėkeq pėr shqiptar.

Hasan Qyqalla: Po keni tė drejt nė konstatimin tuaj, plotėsisht. Vetėm njė paralele tėrhiqe sot nė Kosovė, dhe krahaso ndėrtimet  e Xhamive me ndėrtimet e Shkollave! Ėshtė e tmerrshme, mbase shumė sosh janė bėrė ēerdhe tė klerikėve e predikuesve ekstremist. Mė pastaj derisa popujt e Ballkanit, pėrpiqeshin tė falsifikonin edhe origjinėn e Gjergj Kastriotit dikur,…i njėjti skenar pėrsėritet edhe me Nėnė TEREZEN. Kur nuk ju ngeli hapėsirė falsifikimi mjeranėve tė Ballkanit, ngritet njė predikues islamik ekstremist (bile me njė titull), dhe e fyen nė mėnyrėn mė tė ultė. Atėherė ku ėshtė Shteti dhe Ligji…!?

Asllan Dibrani: Hobi i juaj dhe kohėn e lire si e kaloni ?

Hasan Qyqalla: Hobi kam leximin, lojėn e ping-pongut, futbollin, volejbollin dhe shėtinė.

Asllan Dibrani:Pėr fund me mbetet te falėnderoj pėr kohėn qė ndatė pėr kėtė bisedė qe vėrtet i keni prekur disa pika tė nxehta pėr popullin shqiptar, por edhe disa pika tė mykura dhe tė sajuara nėn harresėn e kohės qe klasa politike aktuale e Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė as qė donė t'i shpalos pran faktorit ndėrkombėtare. Argumentet janė nga ana e jonė si popull autokton ma i lashti nė Evropė qė nė kėtė pozicion politik ta lėnė pa kurrfarė dėshmie palėn" serbe dhe atė greke"( si armiq tė pėrbetuar antishqiptar) . Me mbetet ta admiroj kėtė studiuese ,intelektuale dhe njė veprimtar shqiptar qe aftėsinė e vet e ka dėshmuar dhe e ka pėrqendruar nė interesin e kombit tė vet . Ti urojme suksese tė reja nė fushėn e krijimtarisė qe mundet tė theksohet se ėshtė nder krijuesit e rrallė qe ėshtė radhitur nė rangun e te mirėve . Me mbetet ta pėrgėzoj ne shtyrjen e mėtutjeshme tė LSHAKSH nė Gjermani, pasi  trungu i vetėdijes se kombit ėshtė tė shkalla e  intelektualėve dhe  njerėzve te penės .

Hasan Qyqalla: Pėr fund mė lejoni t’iu falėnderoj pėr hapėsirėn qė mė krijuat tė jem pikėrisht i zgjedhuri juaj nė kėtė ndėrrim motmotesh, ku shfrytėzoj nga rasti gjithė popullit shqiptarė t’ua uroj Festat e fundvitit, me dėshirėn e mbretėrimit tė mirėkuptimit, bashkėpunimit dhe unitetit tė mirėfilltė rreth kauzės sė shenjtė kombėtare. Uroj e pėrgėzoj edhe antarėsin e gjėrė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, Artistėve e Krijuesve Shqiptarė nė Gjermani, pėr besimin e dhėnė, mbėshtetjen e tyre tė pakompromis dhe kontributin e secilit veē e veē qė ėshtė pėr ēdo lėvdatė. Falenderoj edhe krijuesit gjithandej ku migrojnė e jetojnė pėr ndihmesėn e bashkėpunimin e frytshėm gjatė vitit qė lamė pas. Pra Gėzuar…Viti i Ri 2013!

Intervistoj Asllan Dibrani pėr  rastin e festave tė fundvitit 2012 Brohl Gjermani


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .