Me
poetin dhe shkrimtarin Arif Molliqi u takuam nė Panairin e librit nė
Frankfurt, ku Kosova pėr herė tė parė mori pjesė si shtet, nė tė
cilin u prezantua edhe
romani i tij "Gruaja e vizatuar nudo", botim i Shtėpisė
Botuese "Faik Konica " (2008). Me krijuesin qė jeton dhe
vepron nė mėrgim (Hamburg), biseduam
pėr shumėēka, por temė bosht e bisedės ishte arti, kultura, poezia,
publicistika...
Zėri:
Nė stendat e panairit
ėshtė edhe romani
juaj "Gruaja e
vizatuar
nudo" qė ėshtė botuar
kėto
ditė, nga titulli duket mjaft
provokues
! ?
Molliqi:
Nė
romanin e ri "Gruaja
e vizatuar
nudo", jam munduar t“i
sfidoj
format e ngurta dhe tradicionaliste
tė tė
shkruarit sepse, nė
prozė ky
sfidim lejohet pasi romani
ėshtė njė
zhanėr i pakryer. Jam
munduar qė
vėmendjen e lexuesit
ta mbaj tė
pėrqendruar brenda rrėfimit,
pėrkatėsisht
brenda atyre
ngjarjeve qė
u ndodhin personazheve
nėpėr kohėn
qė duket mjaft
absurde.
Sado qė rrėfimi nė kėtė
roman duket
autobiografik, unė
jam munduar
tė shpalos paradokset
e dhimbshme
tė tė dy kohėve,
dhe zhgėnjimet
e njėpasnjėshme qė
vijnė si tė
qėllimta nė kėtė kohė.
Besoj se ky
roman do tė lexohet dhe
do t“u pėlqejė
tė gjitha gjeneratave.
Tash rreth
panairit. Ndjehem
mirė kur
shoh librat e mia nė panair,
por ndjehem
keq kur krijimet
e autorėve
qė janė nė mėrgim kalojnė
aq heshtas
atje nė kryeqytet,
sikur kėta
autorė tė mos u takojnė
pėrbėrjes
sė krijuesve shqiptarė.
Zėri:
Pėrveē si poet, jeni edhe
prozator (tri romane tė botuara),
jeni marrė edhe me publicistikė,
jetoni dhe veproni nė mėrgim, do
tė ishte me interes tė mėsonim,
cili nga kėto zhanre ka prioritet
nė krijimtarinė tuaj ?
Molliqi:
Poezia ėshtė mbretėresha
e artit qė ka muzėn poetike, qė
ka lojėn metaforike, ka butėsinė
dhe ashpėrsinė brenda vetes. Andaj
brenda kėsaj lufte unė shumė mė
guximshėm mund tė pėrplasem,
mund t“u pėrballoj dhembjeve qė
shkaktojnė plagėt e ēdo vargu.
Proza ėshtė njė botė tjetėr, nė pėrplasjen
e parė mė e rėndė,
plot pengesa
qė herė-herė
ėshtė vėshtirė tė
kalohet.
Sado qė nė poezi thellėsisht
futem brenda saj, ta njoh botėn
e ndjesive tė mia karshi botės qė
mė rrethon, nė prozė rrėfimi dhe
ligjėrimi ecėn si nė vrapim me
pengesa qė nėse merr n“thua dhe
bie, e ke mė vėshtirė tė ngrihesh.
Zėri:
Cila ėshtė lidhshmėria
ndėrmjet mėrgimit dhe artit,
poezisė dhe prozės?
Molliqi:
Mund
tė them se mėrgimi
pėr
krijuesit e pėrkushtuar nuk
ėshtė
pengesė, por progres. Kontakti
ynė me vende,
kulturė, gjuhė tė
ndryshme e
njohje me personalitetet
letrare-artistike,
sė paku tė jep
mundėsinė e tė
krahasuarit. Krijuesi
emigrant, veē
nostalgjisė sė
pėrhershme qė ka
pėr Atdheun,
mendoj se nė distancė e me qetėsi e
shikon me sy mė realisht botėn qė e
rrethon (jasht baladės dhe mitit), aq
sa, emocionalisht Atdheun e pėrjetojnė
ndryshe tė tjerėt.
Tjetra, letėrsia
qė
zhvillohet jashtė, nuk duhet
konsideruar
si periferike, por pjesė
integrale e
letėrsisė shqipe. E di,
mėrgimi ėshtė
njė shtegtim i rėndė,
por nė kohėn
tonė marramendėse
me plot pėrplasje,
mė gjithfarė
krizash, veēimi i
"shkrimtarit emigrant"
nga ama, krijon
dilema dhe
paqartėsi. Shpesh
ky veēim keqkuptohet
ose
keqinterpretohet, por a
s“ėshtė dilemė
kur kthehesh nė
vendlindje dhe dėgjon
kur tė thonė;
"Ja ky
gjermani(?!)" Kurse kėtu nė
Gjermani
gjithmonė tė konsiderojnė
si njė tė huaj. Tjetra, kundėrvėnia
dhe injorimi i krijuesve emigrantė
nga Shoqata e Shkrimtarėve,
apo, PEN Clubi i
Kosovės, qė nuk
interesohen
pėr krijuesit qė jetojnė
jashtė
atdheut, ėshtė e pakuptimtė.
Njė
shembull nga kjo "pakuptimtėsi";
nėse kėrkon
tė botosh ose
promovosh
ndonjė vepėr qoftė poetike
apo nė prozė
nė Prishtinė, mund
ta bėsh vetėm
nėse i paguan organizatorėt,
referuesit,
kritikėt, sallėn
e...
Dhe,
kėto pėrplasje me "elitėn
kulturore" tė
Prishtinės, deshėm
apo s“deshėm nė
poezinė dhe prozėn
e krijuesve mėrgimtarė,
pėrveē qė
mbushen me ngjyra
atdhedashurie
(shpesh
folklorike), brenda tyre ka
plot zymtėsi dhe
nervozizėm.
Zėri:
Kjo do tė thotė se pėrballeni
me vėshtirėsi,
madje edhe me
zhgėnjim
kur botoni, promovoni
dhe
kur pritni qė veprėn tuaj ta
vlerėsojė
dikush?
Molliqi:
Po,
unė ju thashė, vlerėsimi
se shkruajmė
mirė apo keq
nuk ndodhė.
Sipas asaj qė lexoj ēdo
ditė, nė
Kosovė dhe diasporė tė
gjithė poetėt
dhe romansierėt shqiptarė
shkruajnė
vetėm "mirė", sė
paku kėshtu
i vlerėson "kritika" e
paguar nga
vetė autori. Nė mjedisin
tonė,
mjedis ky nė tė cilin gjithēka
ėshtė nė
dorė tė klaneve nga kryeqyteti,
arti dhe
kultura nuk ēmohen
si vlera tė mirėfillta krijuese, por
"vlerėsohen" nė raporte miqėsie,
jaranie, nė raport "euro dhe dollari".
Edhe botimet, edhe vlerėsimet,
edhe
shpėrblimet
rregullohen ose kurdisen
brenda kėtij
klani, brenda njė
rrethi tė caktuar
diku nėpėr kafe ose
nėpėr zyra tė ministrive, me dyer tė
mbyllura. Merrni me mend, gati pas
dhjetė vitesh ēlirimi, askujt nuk ju
kujtua t“i vlerėsojė krijuesit e diasporės
me ndonjė antologji... Mė mirė
e lėmė kėte temė sepse nuk po ndjehem
mirė....
Zėri:
Po ku ėshtė Arif Molliqi nė
botėn
e madhe tė letrave shqipe?
Molliqi:
He.
Ku ndodhem?! Jam
aty ku ka
arritur fjala ime, ku ėshtė
poezia e ime
dhe proza ime.E, nė kėtė
hapėsirė
nuk e di sa kam mundur tė
zė vend.
Gjer ku jam shtrirė.
Zėri:
A ju kanė kritikuar pėr
ndonjė
vepėr poetike apo roman?
Molliqi:
Do tė
isha i lumtur dhe
kam dėshirė
tė mė kritikojnė sepse
vetėm ashtu
do tė mund t“a korrigjoja
veten nė
poezi apo prozė.
Fatkeqėsisht
kjo nuk ka ndodhur.
Po them
fatkeqėsisht sepse kam
dėshirė tė
ma thonė atė qė unė nuk
e kam
kuptuar tek vetvetja. Ndoshta
jam i vockėl
tė merren kritikėt
tanė tė
"mirėfilltė" me mua.
Zėri:
Po, shkrime-kritika pozitive
a
ka pasur ?
Molliqi:
Si ta them. Kur ulem tė
shkruaj mendoj se do tė bėj diēka tė
mirė. Me mendimin e
tillė edhe e pėrfundoj
librin. Kur
libri botohet, ai
s'ėshtė mė
imi. Libri kalon te lexuesi,
ose te
kritikėt. Fatbardhėsisht asnjė
vepėr
letrare imja, qoftė me poezi,
prozė apo
publicistikė nuk ka kaluar
pa ndonjė
shkrim-vlerėsim, pa ndonjė
gjykim. Nė
pėrgjithėsi tonet vlerėsuese
kanė qenė
pozitive... Gjykimet
nuk kanė
qenė tė rėnda. Tek e fundit,
ky ėshtė
mjedisi ynė intelektual dhe
kulturor qė
e thash mė pėrpara dhe
mos ta pėrsėris.
Zėri:
Dhe, sipas kėsaj, tek ne
gjithēka qė shkruhet i plotėson
kriteret
e njė vepre tė mirė. A ka
kriteret e mirėfilltė tė njė romani
apo
poezie?
Molliqi:
Pėr
mendimin tim nėse
themi se
gjithēka qė shkruajmė
ėshtė letėrsi
e mirė, gabojmė rėndė.
Por, kėtu
pa e bėrė gjykimin e letėrsisė,
tė sė mirės
dhe tė sė keqes, po e
parafrazoj
njė mendim tė Bodlerit
(e kam
lexuar diku): "Njeriu ėshtė i
lirė tė bėjė
edhe keq" Pra, edhe
letėrsia ėshtė
e pafundme dhe aty
ka gjithēka.
Gjithēka. Mendoj se as
tregu nuk ėshtė
barometri qė e
matė cilėsinė
e njė libri. Kohėve tė
fundit
shpesh ka libėr qė ėshtė shitur
shumė, po
nuk ka pasur vlera.
Pse ndodh kėshtu?
Lexuesi i rėndomtė
kėrkon vepra tė lehta me
tema sensacionale, ēudira, skandale
seksi, letėrsi policore. Por nuk
ėshtė kjo masa qė tregon letėrsinė e
vėrtetė cilėsore. Kėtu mund edhe tė
gabohem.
Zėri:
Pėr fund si gjithmonė,
ēfarė jeni duke shkruar, dhe kur
shkruani mė sė shumti?
Molliqi:
Gjithēka dhe ēdo ditė, por
asgjė nuk e kam pėrfunduar.
Vetėm
kur libri gjendet nė duart e lexuesit,
vetėm atėherė them se e kam pėrfunduar
dhe nuk qaj kokėn pėr tė. Le ta
mundojnė kokėn tė tjerėt.
|
|