| |
Dashuritė
e fshehta tė nobelistit Oe
|
Betejat
civile, fėmija i dashur me probleme, dhuna nacionaliste, nobelisti
japonez rrėfehet nė njė nga intervistat e rralla
|
|
|
Tė intervistosh njė fitues tė ēmimit Nobel pėr letėrsi kurrė
nuk ėshtė e lehtė. Ta intervistosh pėrmes emailit, pėrkitazi me
njė libėr tema e tė cilit ēnyjezohet gjatė dėgjimit tė njė
shiriti tė regjistruar, ėshtė njė salto mortale e dyfishtė. E
pastaj nėse ai qė duhet intervistuar ėshtė Kenzaburo Oe, 78 vjeē,
i vlerėsuar me Nobel mė 1994, komplikimi ėshtė edhe mė i madh.
Si i ri, Oe e ka intervistuar revolucionarin Mao Ze Dong dhe
filozofin francez Jean Paul Sartre. Nga Mao i kujtohet se nuk
pranonte pyetje, kufizohej ta citonte vetveten nga Libėrthi i Kuq
dhe tė tymoste, ndėrsa kryeministri Zhou En Lai, pėr shaka, ia pėrvidhte
mbajtėsen e cigareve. Edhe mė zhgėnjyes Sartre, i cili, kujton
Oe, kufizohej ta citonte veten nga eseu Ekzistencializmi ėshtė
humanizėm, e unė e shkrova vetėm kėtė titull dhe e lashė me
kaq.
Si shumė punime tė Oe, Fėmija i
shkėmbyer ėshtė kryekėput autobiografik. Protagonisti Kogito
Choko ka njė fėmijė tė hendikepuar dhe Hiraki, i biri i Oe ka njė
sėmundje tė rėndė cerebrale. Gjatė rrjedhės sė romanit,
kunati i Kogitos, Goro Hanaėa, vetėvritet, me gjasė pa asnjė
arsye, pikėrisht sikurse Juzo Itami, kunati i Oesė, njė regjisori
i njohur. Atėherė Kogito fillon tė dėgjojė njė seri
regjistrimesh tė lėna nga Goro, duke u pėrpjekur tė gjejė
arsyen e fshehur tė fundit tė tij. Do tė zbulojė se kurrė nuk i
njohim vėrtet personat qė i duam, se ndjenjat e tyre, fortėsia e
tyre, na ikin pa i vėrejtur. Dashuritė e fshehta tė Goros,
fantazmat e Japonisė sė sotme, ku rilind nacionalizmi i vjetėr nė
qeverinė e Shinzo Abe, e bėjnė joshės leximin dhe e risjellin te
ne veprėn e Oesė, nganjėherė e lėnė nėn hije nga suksesi i
Haruki Murakamit. Njė bandė kriminelėsh e kėrcėnon
protagonistin dhe prej vitesh, tashmė, Oe pėrballet me dhunėn e
ekstremistėve.
Mjeshtėr, nė dialogun nė distancė
mes Kogito Choko dhee Goro Hanaėa, Lexuesi ju njeh ju, autorin, dhe
kunatin tuaj tė vėrtetė Juzo Itami, vdekur si Goro, duke u vetėvrarė.
Megjithatė, mė pas, duke u thelluar nė narracion, ju ia besoni
meditimet tuaja vetė Goros. Kush ėshtė pra protagonisti juaj?
«Kogito dhe Hanaėa
Goro mė reflektojnė pa dyshim mua dhe mikun tim tė shtrenjtė
Itami Juzo, nė vitet tona tė rinisė nė Japoni. Megjithatė, gjatė
rrjedhės sė narracionit tė Fėmija i shkėmbyer, qė tė dy
shprehen dhe veprojnė sipas logjikės sė vetė romanit. Pėr mė
tepėr, pėr mua ėshtė shumė me rėndėsi tė provoj ti kuptoj
ndenjat dhe sjelljen e tyre vetėm nėpėrmjet faqeve tė
kam shkruar».
Emri Kogito ia kujton lexuesit
europian themelin e mendimit racionalist tė kohės sonė me
Decartesin, Cogito ergo sum. Por bashkė me besimin nė arsye,
personazhi juaj tregon brishtėsinė e saj, nė njė epokė kur tjetėrsimi,
vetmia, thyerja e traditave na bėjnė tė mos kemi shpresė te
arsyeja. A ėshtė kėshtu?
«Emri i personazhit Kogito ka
origjinėn nga emri i gjyshit tim, njė lider i njė institucioni tė
vogėl provincial japonez, siē rrėfej te Fėmija i shkėmbyer. Kur
protagonisti nis tė frekuentojė universitetin, shokėt e kursit e
tallin duke e asociuar kėtė Kogito me shprehjen Cogito ergo
sum. Nė gjithė kėtė ska asgjė mė shumė se njėfarė
shakaje tė rinjsh tė kohėve tė kaluara nė vendin tim. Sot, pėrgjithėsisht,
edhe japonezėt tregojnė respekt pėr nacionalitetin e filozofit
Descartes. Vetėm se nė epokėn moderne dhe bashkėkohore, ashtu si
edhe nė Europė dhe nė Perėndim, edhe nė Japoni kontradiktat qė
lindin pėrreth atij lloji tė mendimit racionalist janė gjithnjė
e mė tė pranishme. Tash mė shumė se kurrė emri i protagonistit
tė romanit Kogito=Cogito denoton njė qėllim mbi tė
gjitha farse dhe pėrqeshjeje».
Goro si edhe kunati juaj
vuan pėr shkak tė padrejtėsive tė botės bashkėkohore, shtypit
skandalistik, dhunės sė krimit tė organizuar Yakuza. Pse bota
globale po e humb dialogun nė njė zinxhirė presioni, publik e
privat, qė si Goron i ēon shumė prej nesh kah padrejtėsia?
Bota jonė globale e sotme ėshtė
njė botė nė tė cilėn nė tė vėrtetė politika dhe kultura janė
dominuar, seē herė e mė tepėr, nga ekonomia e tregut tipike e
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Unė jam njė shkrimtar i
thjeshtė japonez dhe duhet pra tė vazhdoj tė shpreh protestėn
time tė vogėl kundėr kėsaj tendence globale tė kohės sonė».
Kogito kėrcėnohet nga tre keqbėrės
nacionalistė me njė gjyle topi. Ju keni kaluar nėpėr njė gjykim
kundėr ambienteve ushtarake duke e fituar vetėm pas shumė vėshtirėsish.
Qeveria e Shinzo Abe thotė se do ti rishikojė tekstet shkollore
tė historisė nė lidhje me Luftėn e Dytė Botėrore, duke e ēliruar
Japoninė nga fajet e njė tė kaluare nacionaliste tė cilėn
Japonia dhe Italia e kanė bashkėndarė, me plot dhimbje. Nga bomba
atomike nė Hiroshima, kur ju ishit dhjetė vjeē, deri mė sot, tė
gjitha librat tuaj i kundėrshtojnė kėto fantazma: a po kthehen
tash?
Sistemet e reja tė
komunikimit, rrjetet digjitale, pėrfshirė internetin, sigurisht
se pėrbėjnė njė instrument tė pėrshtatshėm pėr tė
propaganduar valėt e reja tė nacionalizmit. I njėjti pushtet
politik japonez aktualisht po bėn njė pėrdorim tė gjerė tė kėtyre
mjeteve tė reja pėr objektivat dhe fushatat e veta. Ndėrsa
unė do tė vazhdoj tė rezistoj dhe ti kundėrvihem duke i pėrdorur
mjetet e vjetra e mia, ose librat dhe gazetat klasike».
Vdekja finale nė roman ėshtė nė
njė sekret qė rėndon mbi Kogiton dhe Goron, prej kohėsh tė largėta.
Cili ėshtė morali: a jemi tė dėnuar tė dialogojmė vetėm me zėrin
e tė vdekurve tonė, tė humbur, si Kogito me Goron?
Sekretari i shtetit amerikan
Kissinger foli njė herė pėr buzėqeshjen e Luciferit tė Oesė
dhe mund ta imagjinojmė derisa e dikton pėrgjigjen skeptike dhe
autoritare: Vetėm nė romane ėshtė e mundshme tė flitet me
tė vdekurit.
Ju shpesh na keni mėsuar tė ruhemi
nga sentimentalizmi, tė dimė ta shikojmė realitetin me forcė
stoike. Nė tė vėrtetė: aktualisht jam shumė i angazhuar nė
lėvizjen popullore nė favor tė mbylljes definitive tė centraleve
bėrthamore nė Japoni pas incidentit tė Fukushimės. Kėto ditė,
pėr shembull, kam mbajtur njė fjalim nė punimet e njė asambleje
tė madhe antibėrthamore nė Tokyo.
Si nė veprat e mėparshme edhe nė
kėtė gjejmė te i biri i Kogitos njė fėmijė tė shkathėt nga
shumė aspekte. Ju e keni pasur kėtė eksperiencė me fėmijėn
tuaj Hiraki, qė jeton ende me ju e quani si personazhet e Ėinnie
The Pooh, nė jetė dhe nė letėrsi.
Biri im Hiraki, personazh i
shumė romaneve tė mia, i ka mbushur tashmė 50 vjet. Jetoj me tė
nė simbiozė, nė shtėpi, me gruan time, dhe do tė vazhdoj ta bėj
letėsinė time po nė kėtė simbiozė.
Hiraki luan dhe e njeh muzikėn, por
mezi flet. I pėlqen tė pėrgjigjet nė telefon dhe tė thotė
Alo e pastaj Jo, pak fjalė. Kur thirrėn nga Akademia
suedeze nė shtėpinė Oe pėr tia komunikuar fitimin e ēmimit
Nobel, u pėrgjigj Hiraki, i cili tha Alo? e pastaj Jo e Jo duke ia
lėshuar telefonin tė atit. Hiraki e kishte refuzuar Nobelin dy herė.
«Kėrkova ndjesė dhe thashė E pranoj, pastaj secili u
kthyem nė dhomat tona dhe me kaq mori fund kjo punė», ky ėshtė
tregimi i vetėm qė Kenzaburo Oe e ka nxjerrė nga ajo ditė
historike.
(Gianni Riotta/ La Stampa)/Fryma
|
|
|