Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

 Intervista  

   

Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin Shefqet Dibrani

Libri, viktimė e mentalitetit tė pėrgjithshėm

Shefqet Dibrani

 

 

Shefqet Dibrani

Nėse tėrė qytetarėt e Kosovės janė ngopur me tė qenit qytetarė tė saj, unė do tė mbetem nostalgjiku i fundit qė e ndjej mungesėn e Kosovės, nė ēdo hap, nė ēdo kohė, madje edhe nė ėndrrat e mia tė shumta...
 

Intervistoi: Ajete ZOGAJ

 

Zotėri Dibrani, e keni mbaruar shkollėn teknike, drejtimi Kimi–Teknologji nė Kastriot, kurse SHLP drejtimi Biologji–Kimi nė Gjakovė. Jeni shumė i suksesshėm nė krijimtari letrare dhe publicistikė, si e arritėt kėtė?

 

Shefqet Dibrani: Letėrsinė e kam dashur si fėmijė. Nė klasėn e tretė, mėsuesi im mė pati regjistruar nė bibliotekė. Kolonėn e librave pėr atė nivel e pata shteruar nė afat rekord, sa qė bibliotekisti mė pati detyruar t’i mbaja librat disa ditė nė shtėpi. U regjistrova nė degėn Kimi–Teknologji nė Obiliq, thjeshtė pėr arsye sociale, me shpresė se do tė gjeja punė nė Kombinatin e Energjetikės nė kėtė qytezė. Edhe shkollėn e lartė Biologji–Kimi e kam nisur sa pėr tė siguruar njė vend pune si mėsues, me ėndrrėn pėr t’iu kthyer studimit tė letėrsisė qė mbeti vetėm nė nivel dėshire!...

 

Dihet historikisht se njė pjesė e mirėfilltė e letėrsisė shqipe dhe zhvillimeve letrare, kulturore dhe historike ėshtė zhvilluar nė mėrgim. Pjesė e kėtyre zhvillimeve, ėshtė edhe letėrsia juaj, krijimtaria juaj e cila ėshtė voluminoze. Si ėshtė sot letėrsia e njė mėrgimtari?
 

Dibrani: Fillet letrare nisen bashkė me angazhimet e mia politike e kulturore. Pra, publicistika lidhet me nevojėn e referateve dhe kumtesave nėpėr tubime e manifestime, ndėrsa kritika lidhet me nevojėn pėr tė plotėsuar boshllėkun nė promovimet e shumta qė bėnim pėr libra tė caktuar. E poezia, mė duket se ėshtė rezultati i leximit dhe i asaj qė i thuhet dhunti krijuese. Nga kėto qė i thamė shihet njė pėrkushtim, e me kalimin e kohės ėshtė bėrė njė lloj mjeshtėrie, kėshtu mendoj se ėshtė krijuar njė kulturė krijuese qė i ka dhėnė rezultatet e saj.

 

Zotėri Dibrani, njė pjesė e krijimtarisė suaj i takon edhe kritikės letrare, ngase keni tė botuara edhe libra me recensione dhe vlerėsime pėr libra dhe autorė tė ndryshėm. Sipas jush nė ēfarė niveli ėshtė kritika letrare shqipe?

 

Dibrani: Kritika letrare po zhvillohet paralel me tė gjitha zhvillimet tjera, sociale, politike kulturore e mediatike qė po i pėrjeton Kosova. Nėse kėto zhvillime nuk pėrkojnė me dėshirėn dhe nevojėn e qytetarėve, edhe kritika letrare ėshtė pjellė e kėtij amoraliteti tė skajshėm qė nuk i plotėson dėshirat e lexuesve, krijuesve dhe vet studiuesve. Nuk mund tė pritet diēka mė e mirė nė kėtė kohė kur janė degraduar vlerat krijuese, humane dhe njerėzore. Ėshtė pėr keqardhje por gjendja ėshtė kjo qė ėshtė, pavarėsisht ndonjė zėri kritik i cili mbytet nga interesa tė dirigjuara.


 

Vlerat e mira krijuese nuk mund tė pengohen nga zhurma dhe pompoziteti

 

Lexuesi shqiptar tani mė ju njeh edhe si poet i suksesshėm, sidomos ėshtė vlerėsuar lartė libri juaj “Anatomia e Brymės”. Si e shini poezinė sot, ku shumėkush e quan veten poet?

 

Dibrani: Po, ėshtė e vėrtetė se shumėkush kanė shkruar libra me poezi, me kriter e pa tė. Por, vlerat e mira krijuese nuk mund tė pengohen nga zhurma dhe pompoziteti qė iu bėhet “X” autorėve, as ēmimet qė ndahen brenda njė rrethi tė caktuar, as shumėzimi i pakriter i tirazhit, as drekat dhe as darkat qė bėhen ose i bėjnė vet autorėt. Edhe libri ėshtė viktimė e mentalitetit tė pėrgjithshėm, edhe poezia po ashtu lėngon nga kjo mani, qoftė nga grupet, po mė shumė nga njė vetėdije, e cila ėshtė dekoruar me grada tė larta akademike. Megjithatė ka zėra qė premtojnė dhe kemi njė numėr tė caktuar autorėsh qė kanė vazhduar krijimin letrar me dinjitet dhe pėrkushtim, gjė qė ata do tė mbeten gurėt ballorė nė kalanė e poezisė, tė tjerėt janė grimca , tė cilėt edhe ata kanė meritėn e tyre pėr tė qėndruar mė mirė nė muret e kullės, gurėt ballorė.

 

Libri “Letrat e Agimit” ėshtė njė libėr, i cili lexohet me shumė ėndje. Madje letėrkėmbimi i kėtij libri ėshtė i mrekullueshėm, i cili me pėrmbajtjen dhe elegancėn ia vlen tė futet edhe nė kolonėn e lekturės shkollore. Ēfarė mund tė na thoni mė shumė pėr kėtė libėr?

 

Dibrani: Libri ėshtė konceptuar nga letrat origjinale, korrespondencė kjo e bėrė nė tre vjetet e fundit tė jetės sė poetit kuksian Agim Spahiu. Atėherė, nuk ėshtė menduar se po shkruhet njė libėr, as i kėsaj natyre. Vdekja tragjike e poetit mė cyti tė rikthehem tek ai letėrkėmbim i cili ėshtė ruajtur me xhelozi. E kėto letra personale janė bėrė publike nė 15 vjetorin e ikjes nė amshim tė Agim Spahiut. Libri ėshtė pritur mirė dhe ka luajtur rolin e vet, ndėrsa sa i pėrket idesė pėr t’u futur nė kolonėn e lekturės shkollore ndoshta me ndonjė thjeshtėsim a herrje tė gjerave tė pėrsėritura do tė ishte mirė, pasi (siē ėshtė thėnė edhe nga tė tjerėt), ėshtė libėr i sojit tė vet, dhe mbase i vetmi i kėsaj natyre nė letrat shqipe. Tė shpresojmė se institucionet pėrkatėse do ta kenė parasysh kėtė ide tuajėn tė cilėn e keni theksuar edhe diku mė parė.


 

Monografi tė shkruara me fakte, sinqeritet dhe pėrkushtim maksimal

 

Tė kthehemi tek pyetja e fillimit: Keni studiuar nė shkencat e natyrės kurse jeni tė pėrkushtuar nė letėrsi, e kohėve tė fundit i jeni qasur shkrimit tė monografive, tė cilat pak a shumė kėrkojnė njė qasje mė tė gjerė. Cila ėshtė metoda e punės tė cilėn e praktikoni nė hartimin e monografisė?

 

Dibrani: Sa i pėrket shkollimit tim e theksova mė lart, tė mos e pėrsėrisim arsyen themelore. Ndėrsa, sa i pėrket metodologjisė sė punės, mendoj se pėrveē pėrkushtimit kėmbėngulės pėr ta thėnė tė vėrtetėn dhe pėr t’i pasqyruar ngjarjet ashtu siē kanė qenė, nuk besoj se ka ndonjė metodė specifike. Por, librat e kėsaj natyre dhe ata tė karakterit leksikografik e enciklopedik duan pėrkushtim, qasje serioze dhe kritere pėrkatėse, ndėrsa ana profesionale me kalimin e kohės pėrvetėsohet. Mendoj se kriteri i vetėm pėr mua si autor mbetet regjistrimi i ngjarjeve dhe bėmave ashtu siē kanė qenė, pa lustrime, pa falsifikime e zbukurime tė rastit e ēastit. Ngjarjet kanė ndodhur dhe ato nuk mund tė ndryshohen e pėrmirėsohen kurrė, e pse kėtė ta bėjmė nėpėr librat qė i shkruajmė mė pas. Natyrisht janė ankronike gjithė ato ndėrhyrje nė tė kaluarėn qė nuk mund tė ndėrhyhet. E pse gjithė kėto lustrime e falsifikime pėr bėmat e trimėritė e pa bėra kurrė, mbetet si njė sintagmė e pa shpjeguar, tendencė e keqe qė e ka mbėrthyer faktin historik, pėr fat tė keq?!...

 

Tė ndalemi tek dy monografitė tuaja: “Sfidė pėr demokracinė I–II” dhe librin e fundit tė cilin e promovuat para disa ditėsh nė Pejė dhe Prishtinė, “Pinjollėt e Rrustem Llukės”. Ēka i bėn tė veēanta kėto monografi?

 

Dibrani: Dyvėllimėshi “Sfidė pėr demokracinė” dhe “Pinjollėt e Rrustem Llukės”, janė libra qė janė pritur mė mirė se e gjithė krijimtaria ime e mėparshme. Ndoshta pse kanė pasur tė bėjnė me ngjarje faktike e reale dhe jo tė imagjinuara.

Derisa nė monografinė “Sfidė pėr demokracinė”, flasim pėr ngjarje dhe veprimtari tė ndodhura nė Zvicėr, tė cilat lidhen drejpėrdrejt me zhvillimet politike nė 20 vjetshin e fundit, ka qitur nė pah atė raportin e mirė Kosovė – Zvicėr, pėrkatėsisht Kosovė - Diasporė, raporte kėto qė nuk kanė qenė kurrė mė nė nivel se sa nė atė kohė. Ishte edhe njė lloj obligimi pėr bashkatdhetarėt e mi, pėr punėn e tyre, pėr pėrkushtimin qė patėn pėr Kosovėn tonė.

Ndėrsa“Pinjollėt e Rrustem Llukės”, ėshtė njė monografi e karakterit publicistiko–historik, ndonėse edhe nė kėtė monografi janė dy kapituj qė flasin pėr zhvillimet politike e ushtarake tė kohėve tė fundit. Gjithsesi dy promovime nė Prishtinė dhe nga njė nė Gjakovė e Pejė, (qė kanė ndodhur vjet dhe sivjet), kanė dėshmuar se lexuesi ynė di tė vlerėsoj veprėn e mirė, e cila ėshtė shkruar me fakte, sinqeritet dhe me pėrkushtim maksimal.

 

Zotėri Dibrani, njiheni edhe njėri ndėr themeluesit e protonizmit. A mund tė na shpjegoni me pak fjalė ēka ėshtė protonizmi?

 

Dibrani: Jo, unė nuk jam themelues i protonizmit! Atė e ka themeluar profesori i letėrsisė nė Dallas tė Amerikės dr. Gjekė Marinaj, i ndikuar drejtpėrdrejt nga libri im “Libra dhe mbresa” 2005, njė libėr me kritikė letrare, i konceptuar nga recensionet dhe pėrshtypjet tė 130 librave e revistave tė ndryshme. Tė jemi mė tė qartė, libri im ka qenė vetėm njė shkėndijė pėr themelimin e kėsaj rryme letrare e filozofike, e cila ka pėr qėllim pėr tė trajtuar njė vepėr tė caktuar i nisur nga motive e qėllime pozitive, jo i shtyrė nga vreri e inati. Kėshtu e thotė vet themeluesi i kėsaj rryme nė librin e tij “PROTONIZMI nga teoria nė praktikė” 2010, ide kjo e pritur mirė nė Amerikė dhe deri diku edhe nė Tiranė, Prishtina ka mbetur mbrapa, tė mos themi ėshtė treguar shpėrfillėse si nė shumė plane tė tjera kulturore e artistike. Mua si autor, kjo ide, dhe vet profesori i letėrsisė dr. Gjekė Marinaj mė kanė ndihmuar shumė. Mė kanė udhėzuar drejt njė suksesi tė pashmangshėm!

 

Dhe pėr fund, ēka mund tė pret lexuesi shqiptar nga pena e Shefqet Dibranit?

 

Dibrani: Nuk punoj me plan, por ka plane tė koordinuara mirė. Tė shpresojmė se sivjet, pėrveē librit me poezi gjermanisht – shqip, lexuesi do tė ketė nė duar e veta edhe njė leksikon me shkrimtarėt shqiptarė nė Zvicėr, tė cilėt kanė jetuar apo jetojnė edhe sot e kėsaj dite nė kėtė vend, si dhe njė monografi pėr veprimtarinė e LDK-sė, nė kantonin St. Gallen tė Zvicrės, aty ku jetoj e veproj qė prej mė se 30 vitesh.
 

Qė i ri keni marrė rrugėn e mėrgimit. A e ndjeni mungesėn e Kosovės dhe tė njerėzve tė vendit tuaj?

 

Dibrani: Nėse tėrė qytetarėt e Kosovės janė ngopur me tė qenit qytetarė tė saj, unė do tė mbetem nostalgjiku i fundit qė e ndjej mungesėn e Kosovės nė ēdo hap, nė ēdo kohė, madje edhe nė ėndrrat e mia tė shumta. Ndėrsa pėr njerėzit e vendit tim, pėrveē asaj si e thotė letėrsia ime, deklaroj me shpirt se ushqej dhe kam dashuri tė pafundme!...


 

Prishtinė, 23. 03. 2015.

*Botuar nė gazetėn “Bota sot”, 26 mars 2015, faqe 21.


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .