Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

 Intervista  

   

Flet Dr. Hamed Abdel-Samad (1972)

IINTERVISTĖ E HUAZUAR

WELT.DE

 

 

 

Flet Dr. Hamed Abdel-Samad (1972) Egjipt-Mynih.

 

WELT ONLINE:  Ju shkruani nė librin tuaj tė ri, se jeni konvertuar nga besimi nė dituri. Pra ju tash jeni i ditur, por nuk jeni besimtar?

Hamed Abdel-Samad:  Jo. Pėr mua besimi personal ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn nuk do tė duhej tė flitet. Nė tė vėrtetė, besimi nuk hyn nė asnjė kategori. Jam konvertuar nga njė besim, siē e interpretojnė sot shumica e muslimanėve: si njė ndėrtesė e mbyllur, si njė e vėrtetė absolute. Tė besosh, porse, do tė thotė pėr mua, tė jeshė gjithmonė nė kėrkim.

WELT ONLINE:  Kjo do tė thotė pra, ēdo individ e bėn besimin e vetė me veten e tij, dhe nuk e merr tė servuar prej tė vetėquajturve autoritete?

Abdel-Samad:  E saktė. Jo pėrgjigjje tė gatshme, jo tė vėrteta tė gatshme. Jam konvertuar nga besimi nė dituri, nė tė cilėn unė provoj, tė mėsoj mė shumė mbi religjionin tim, historinė dhe gjuhėn me tė cilat pastaj mund tė sfidohem nė mėnyrė kritike. Kjo ėshtė ajo, pėr ēfarė sipas meje, momentalisht ka nevojė tė ngutshme Islami.

WELT ONLINE:  A e keni fjalėn pėr kėtė, nėse nė librin tuaj kėrkoni, qė Islami duhet t“i nėnshtrohet njė inventure?

Abdel-Samad:  Po, e saktė.

WELT ONLINE:   Dhe si mund tė duket njė inventurė e tillė e Islamit?

Abdel-Samad:  Inventurė, ose mė mirė: Insolvencė e rregulluar, do tė thotė qė bota islamike duhet tė ndahet nga valigjet e rėnda, tė cilat e pengojnė udhėtimin e tij nė ardhmėri?

Nė kėto valigje gjendet  pėr shembull paprekshmėria e religjionit. Kjo ka tė bėj me njė imazh absolut tė Zotit, i cili pėr diktaturat ėshtė bėrė njė shablon. Nė kėto valigje rėndojnė idole dhe armiq tė rrejshėm dhe njė pėrcetim i jashtėkohshėm pėr shoqėrinė me njė pikėpamje absurde pėr raportin midis burrit dhe gruas. Kjo e  stagnon tė menduarit.

Pėr tė gjitha mizeriet dhe problemet fajėsohet perėndimi. Pėrmes kėsaj nuk krijohet kurrfarė dinamike pozitive, e cila ėshtė e domosdoshme pėr njė ndryshim.

WELT ONLINE:  Pra, ēka i duhet Islamit:njė rilindje apo njė iluminizėm?   

Abdel-Samad:  Unė pėrdorė shprehjen revolucion mendor ose pėrtėritje mendore, njė moment tė sinqeritetit me vetveten.

WELT ONLINE:   A ėshtė Islami pėr kėtė parimisht i paaftė pėr ndryshime?

Abdel-Samad:  Unė nuk ua mohoj njerėzve kėtė aftėsi, dhe qėllimi im parėsor ka tė bėj me njerėzit. Nėse nuk do tė kisha besuar nė kėtė, nuk do ta kisha shkruar librin.

WELT ONLINE:  Ju si njėri prej  pak myslimanėve  keni biseduar me Fleming Rose, redaktorin e atij fejtonit tė gazetes daneze e cila kishte botuar karikaturat e kontestuara tė Muhamedit. A ju bindi, a kishte tė drejtė?

Abdel-Samad:   Kurrė nuk mė ka interesuar nėse Fleming Rose ose Thilo Sarrazin tė drejtė kanė, apo kushdoqoftė. Fjala ėshtė, se tė gjithė kanė tė drejtė, ta thonė kėtė, apo ta bėjnė atė. Si mysliman ne duhet ta akceptojmė kėtė. Ne duhet tė sillemi ndryshe me emocionet tona, pa tensione.

 

Zoti Sarrazin nuk na gjuajti me gurė, por me fjalė. Ai ka shfaqur njė mendim, paraqiti tezat. Dhe ne mundemi tė pėrgjigjemi me fjalė. Jo me masa, pėrjashtime nga puna apo kėrcėnime pėr jetė.

Demokracia duhet t“i bėj ballė kėsaj. Dhe pikėrisht me njerėzit me tė cilėt nuk pajtohemi, duhet tė flasim.

WELT ONLINE:  Pėrse bota arabo/islamike ėshtė e paaftė pėr fjalėn, pėrse nuk ėshtė ajo nė gjendje, tė ballafaqohet nė mėnyrė tė argumentuar me problemet? Reagimet e muslimanėve ndaj kritikave apo qortimeve tė shpeshtėn janė tė dhunshme, ato po shkaktojnė frikė.

Abdel-Samad:  Kjo ėshtė njė Symptom(pra, mė shmė se sa njė shenjė!v.p.) e rėnies sė njė kulture tė lashtė. Bota islame nuk mund tė pajtohet me faktin qė nė botė nuk luan mė rol udhėheqės. Ndjehet e ofenduar, por edhe mė tutje angazhohet pėr kontributin e saj kulturor...

WELT ONLINE:...e cila edhe ka ekzistuar...

Abdel-Samad:…  ...pėr kėtė ne sot fatkeqėsisht nuk mund tė blejmė DONERA, mirėpo Islami po, ka pasur njė kohė tė lulėzimit tė tij. Edhe sot e kėsaj dite nga ky fakt, ndjehet prirja e pėrparėsisė morale kundruall perėndimit, nė tė vėrtetė kundruall pjesės tjetėr tė botės. Mirėpo kėsaj tė drejte i mungon substanca. Nuk ka argumente qė do tė flisnin pėr atė qė mund tė fliste Islami sot.

As nga aspekti shkencor as nga aspekti kulturor nuk shohim kontribute nga bota Islame, qė do t“i shėrbente njerėzimit. Kjo shpie tek njėfarė shizofrenie: nė njėrėn anė kompleksi i inferioritetit kundruall botės perėndimore, dhe nga ana tjetėr vizione (tė gjithėfuqishme) superiore.

Nė njėrėn anė mungesa e opsioneve dialoguese, ndėrsa nga ana tjetėr sikleti, pėr tė bėrė gjithėsesi diēka. Nga kjo rezulton izolimi, prej nga rrjedhimisht njė pakicė po shkon kah dhuna dhe terrori, qė fatkeqėsisht hė pėr hė kjo po i bie telit.

WELT ONLINE:  Ju po flisni edhe pėr atė se si Izraeli nė mėnyrė permanente ua mban pasqyrėn pėrpara arabėve, duke ua pėrkujtuar se nė ē“farė stagnimi ekonomik e shoqėror kanė mbetė. A mos ėshtė edhe kjo njė arsye e urrejtjes sė tyre ndaj hebrenjve?

Abdel-Samad:  Po. Izraeli ėshtė njė shembull se si edhe nė Lindjen e Afėrme mund tė ketė ekonomi tė lulėzuar, nė ēift me  bazat  themelore tė demokracisė. Pra, nuk mvaret prej regjionit por prej qendrimit mendimtar shpirtnor. Nga cionizmi lindi njė shtet demokratik, i cili pėrkunder tė gjitha konfrontimeve ushtarake, arriti tė mbetet demokratik.

Tė njejtat konfrontime liderėve arabė u shėrbyen si arsyetim, qė tė drejtėn pėr luftė ta shndėrrojnė nė gjendje tė pėrhershme lufte dhe tė mos e lejojnė demokracinė.

Bota arabo/islamike e ka huqur trenin e modernes, dhe nuk i mbetet asgjė tjetėr, pėrveē se tė ngelė mbi binarė dhe ta mallkojė lokomotivistin/ dhe ky ėshtė perėndimi.

WELT ONLINE:  Ju thoni, Islami si kulturė po shkon kah humbėtira. A ka shpėtim, apo njė xixė shprese pėr shembull nė Indonezi, nė Turqi, apo nė shtetet e Golfit? Kush ėshtė flamurtar i zhvillimit pozitiv?

Abdel-Samad:  Nuk ka flamurtar, ka vetėm karnevalistė. Turqia tregonte njė zhvillim tė kėnaqshėm, si frut i sekularizimit. Megjithatė, tash po hetohen zvarrisje tė shumė kėtyre proceseve. E njejta gjė vlen edhe pėr Malajzinė dhe Indonezinė, tek tė cilat pati hapa shembullorė. Mirėpo ndikimi i kėtyre mbi 57 shtetet islamike tė botės, ėshtė i vogėl.

Pėrkundrazi, ndikimi teologjk i Arabisė Saudite ose i Egjptit mbi kėto tė ashtuquajturat shtete reformuese prapė po rritet. Nė kėto shtete me ndikim tė madh detyrat shėpiake porse nuk janė kryer. Gjithėēka qė me dekada u fsheh nėn tepih, tash po del mbi sipėrfaqe. Shtėpia pothuajse ėshtė bėrė e pabanueshme sepse po kundėrmon.

 

Shumėēka ėshtė dashur tė bėhet para njėqind vjetėsh pėr tė mundur sot nė njėfarė mase tė jeshė nė nivelin e botės. Nė vend tė kėsaj po shkohet fuqishėm nė drejtimin e reislamizimit nė vend tė hapjes dhe demokratizimit.

Tatėpjeta e botės islamike ėshtė konsekuencė logjike e njė politike tė gabueshme disa vjeēare identitare dhe arsimore si dhe e njė raporti asimetrik kundruall perėndimit, qė bazohet nė paranojė dhe nė sehirllėk.

WELT ONLINE:   Ēka mendoni me marrėdhėniet asimetrike?

Abdel-Samad:  Nuk po ndodhė mė frytnimi i ndėrsjellė, bota islamike ka pushuar sė pėrfituari nga dija e tė tjerėve. Nė Mesjetė kultura islame ka qenė prise, sepse ishte mė kooperative dhe mė e aftė pėr t“u integruar nė dijet e tė tjerėve. Veprat e grekėve tė vjetėr u pėrkthyen dhe u zhvilluan mė tej. Njeriu ishte i hapur dhe kurreshtar, ekzistonte bashkėpunimi mes persianėve, hebrenjve, dhe tė krishtėrėve dhe kėshtu krijuan njė kulturė. Tashti dominon frika, dyshimi, gėzimi pėr dėmin e tjetrit nėse dija dėshton po e zėmė nėse ndonjė hulumtues i famshėm i gjeneve vdes nga kanceri, ose nėse anija kozmike rrėzohet. Shumė myslimanė rrinė kėmbėkryq duke u ushqyer me pafuqinė e tyre, dhe me sedrėn e fyer. Ky nuk ėshtė ushqim i shėndoshė.

WELT ONLINE:  Pra, a mos po shkojmė pakthyeshėm kah njė ndeshje ballėpėrballė mes qytetrimeve, siē ka prognozuar Samuel Huntington?

Abdel-Samad:  Kjo po ndodhė tashmė, jo vetėm midis perėndimit dhe botės islamike, por edhe midis shteteve islame/midis gjakimit tė Frymės pėr Hapje dhe presionit pėr  konformitet, midis inovacionit, dhe kontinuitetit. Shumė myslimanė tė rinj po i lėshojnė strukturat e vjetra dhe po kėrkojnė pėrgjigjje tė reja.

Mirėpo kėta nuk po gjejnė infrastrukturė demokratike, as shoqėri civile, tė cilat do tė mund t“i drejtonin kėto energji. Pėr kėtė shkak kėto energji derdhen nė kaos dhe dhunė. Prej kėsaj ushqehet fundamentalizmi.

WELT ONLINE:  Nė ripėrtėritjen e botės islamike a mund tė luajnė ndonjė rol intelektualėt myslimanė nė Diasporė?

Abdel-Samad:  Po, njėsoj si disidentėt rusė nė kohėn e Bashkimit Sovjetik, si Solschenizyn/i apo Sacharov/i. Kėta braktisen sistemet e tyre, publikuan krimet e kėtij sistemi, dhe /kjo ėshtė vendimtare/, kėto publikime kėta i bėnė nė gjuhėn e tyre amtare. Veprat e tyre u lexuan atje ku duhej tė fillonin  ndryshimet.

Diaspora myslimane porse nuk e bėnė kėtė, kėta duartrokiten nė vendet e tyre mikpritėse, por nė vendet islamike nuk i njeh askush.

Myslimanėt qė jetojnė kėtu nė Europė, e kanė njė shansė tė madhe pėr tė bėrė njė cezurė, pėr tė krijuar njė teologji tė re, tė liruar nga sundimtarėt dhe pėrkatėsia autoritare. Nė vend tė kėsaj, atė qė e kanė sjellė nga vendlindja e konservojnė, dhe e quajnė identitet.

WELT ONLINE:  Ju flisni njė gjuhė tė qartė, pėr shumėkend kjo ėshtė e tepruar.

Abdel-Samad:   Po, unė flas haptas. Kur them se Islami ndoshta kishte njė lindje tė deformuar, njerėzit distancohen nga unė, madje edhe intelektualė sekularė. Kėta nuk duan ta dėgjojnė kėtė.

WELT ONLINE:  A mos e keni thėnė ndonjėherė kėtė?

Abdel-Samad:  Po. Dhe kam pėrjetuar reagime tė kėqia. Them gjithashtu, se na duhet njė diskurs postkuranor, ne nuk duhet qė gjithėēka tė ndėrlidhim me kuranin. Kėtė duhet ta lėmė pas nesh, duhet tė kėrkojmė pėrgjigje tė reja pėrmes dialogut, jo pėrmes shpalljes hyjnore. Ana spirituale e Kuranit ėshtė e vleftshme pėr tė gjitha kohėrat.

 

Ana juridike/politike porse ėshtė krijuar pėr t“i rregulluar marrėdhėniet e njė bashkėsie paramoderne nė shekullin VII nė qytetin Medina, dhe nuk ka ēka tė kėrkojė nė shekullin 21. Shumė tė ashtuquajtur reformatorė flirtojnė me modernen, duan tė “flejnė“ me tė, por nuk duan tė mbeten me “barrė“. Ky ėshtė njė mashtrim. Duhet tė bėhemi mė konsekuentė dhe tė flasim mė qartė. Ne nuk kemi kohė.

Po shkojmė drejt njė katastrofe: resurse qė po hargjohen, njė armatė disamilionėshe e tė paarsimuarve nė njė paperspektivė, shtrėngesat me rezervat e ujit tė pijshėm/ju lutėm ku do tė na shpjerė kjo? Nėse gjithėēka hallakatet, atėherė do tė pėrjetojmė dyndjen mė tė madhe tė tė gjitha kohėrave tė popujve drejt Europės. Kjo nuk ėshtė punė e frikės, kjo ėshtė punė e pasnesėrme.

WELT ONLINE:  Kundėrshtarėt e juaj mė tė rreptė ju quajnė heretik dhe duan qė t“iu heshtin.

Abdel-Samad:  Unė jam njė heretik nė kuptimin pozitiv. Ne kemi nevojė pėr mė shumė njerėz tė cilėt do ta privatizonin kuranin. Njė reformė nė botėn islamike do tė bėhet vetėm atėherė kur “heretikėt myslimanė“ do tė munden pa drojė tė marshojnė rrugėve. Brenda dy javėsh do tė dal nga shtypi libri im, edhe nė arabisht, madje nė vendlindjen time nė Egjipt. Kah mesi i tetorit vetė do tė shkoj atje dhe do tė prononcohem publikisht.

WELT ONLINE:   Por kjo ėshtė e rrezikshme, a nuk keni frikė?

Abdel-Samad:   Do tė shkoj, pėrndryshe e gjithė kjo nuk ka fare kuptim. Kur tė prezantosh teza tė tilla, duhet tė jeshė i gatshėm edhe pėr diskutime tė pastajme. Vetėm kėshtu krijohet dinamika, njė libėr vetvetiu nuk mund ta kryej krejt punėn.

Marr shumė emajla nga tė rinjtė tė cilėt i diskutojnė me mua tezat e mia. Vetėm kėshtu lėshon rrėnjė diskursi, ashpėrsisht nė thelb tė ēėshtjes, por me respekt nė dialog. Unė e flas qartė dhe ashpėr, atė qė e mendoj, por njerėzve tė cilėt i kritikoj, nuk ua marr dinjitetin.

WELT ONLINE:  A shpresoni?

Abdel-Samad:  Shikoni, nėse njė pyll digjet, nė vendin e shkatėrruar nga zjarri, rriten prapė drunjtė. Nėse pylli, shtigjet e tė cilit nuk shihen mė, menaxhohet keq dhe nis e merr teposhtėzen, atėherė ndoshta nuk ėshtė zhvillim i keq, nėse atė e mbulojnė flakėt. Po them:lėreni le tė digjet, dhe na lini nė njė fillim tė ri!

© Axel Springer AG 2012

Pėrktheu nga gjermanishtja :Arif Kutleshi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .