 |
Poeti
Shaban
Cakolli |
K.D:
Pershendetje
z. Cakolli, së pari do të ju falenderoj që
ndatë një pjesë të
kohës suaj për të më
akorduar këtë
interviste. U bënë shumë
vite që jetoni dhe
veproni në Gjermani,cfarë
Ju shtyri që të
largoheni nga
vendlindja dhe të
shkoni në një shtet
aq të madh siç është
Gjermania?
Cakolli:
Përshëndetje dhe
rrespekt,fillimisht
ju falemnderoj juve
që më keni
përzgjedhur mua në
vigjile të këtyre
festave të fundvitit,të
them fjalën time ,në
gazetën"Koha Javore",
për të cilën ne
lexuesit kemi
rrespekt për punën
kombëtare që bënë.
Pyetja të cilën
parashtroni ju është
për ne diçka e
dhembshme,diçka të
cilën e ndjejmë çdo
ditë nën lëkurën
tonë,asgjë nuk ka më
të shtrejtë se
vendlindja,atdheu,kombi.Vështirë
ishte të lësh
vendlindjen,të
marrish me vete vetëm
shpirtin dhe emrin,të
niseshe në një rrugë
të panjohur,kur
dihet mirë se rrugët
jashtë atdheut nuk
kanë fat.Ndoshta
ishte atë botë
zgjidhja e vetme për
ne,nuk kishim ndonjë
tjetër.Vitet e
tetëdhjeta në Kosovë
çdo gjë ishte
trishtuese.I dilte
tymi dhe zjarri,pushtuesi
ishte nisur në një
aksion famëkeq,nuk
dinte nga të ia
mbante më
parë.Qëllimi i tij
ishte i qartë,donte
të na privonte nga
çdo gjë në jetë dhe
nga jeta.Kjo bëhej
haptas,donte të
spastronte Kosovën
nga shqiptarëtnë
njëren anë sillte
kolonë,në anën
tjetër shqiptarët i
burgoste ,i
maltretonte,i vriste,i
përndiqte.Shqiptarët
ishin të vendosur
në kërkesat e tyre
për liri,të gatshëm
për të u flijuar
gjeri në vetmohim,për
liri e pavarësi,mendoj
edhe për bashkim.Ne
nuk donim të dinim
as për parti e
ideologji,as për
pozitë e
opozitë.Secili dha
pjesën e vet sa
mundi,por më duhet
të them se shumë nga
ne u flijuan,u
shkrinë për diçka të
madhe,diçka të
shenjtë e të
domosdoshme,që koha
e shtronte dhe
kërkonte prej
nesh.Pushtuesi isht
famëkeq,e drejta nuk
ishte në anën e tij,por
ishte forca e tij e
hekurt.Duke përdorur
format më agresive,pushtuesi
ia doli të mbyllë
shkolla,vende të
punës,dhe na
varfëroj deri në
skajshmëri.Dy shkaqe
ishin për largimin e
shqiptarëve nga
vendlindja;Përndjekja
politike dhe ajo
ekonomike,thuaj se
të dyja kishin peshë
të njejtë,nga se
duhej mbijetuar.Ne
të cilët ngapak
mirreshim me shkrime,pushtuesi
na hulumtonte kudo,na
etiketonin
iridentist e deri
kanibalist!Ne e
kishim të njohur se
pushtuesi
interesohej të na
zhukte,andaj zhdukjen
e kërkonte në dy
format: zhdukjen
fizike dhe kulturore,për
të cilat unë mendoj
se ishin njësoj.Ne u
desh të largoheshim,jo
që deshëm,por u
detyruam,madje nuk
e dinim nga do të
na përplaste
jeta.Erdhëm dhe
kërkuam strehim në
Gjermani,vendi po
thuaj se ku u
strehuan më së
tepërmi
shqiptarët.Gjermania
na ka pritur mirë,por
shumë,shumë kohë nuk
na ka kuptuar se ne
jemi të përndjekur!Sërbia
bënte një diplomaci
dinake,shqiptaret i
përndiqte,i vriste,i
burgoste,kurse
gjendëjen në Kosovë
e paraqiste si më
stabilen në Ballkan,para
syve të botës.Mos
harroni,na është
dashur të punojmë
shumë që gjermanët
të na
besojnë.Dhjetëra
vite me mërgimtarët
kemi bërë forma të
ndryshme organizimi,për
të
internacionalizuar
çështjen tonë,për të
na besuar populli
mik,ku ne kishim
kërkuar strehim.Tani
po mbushë njëzetedy
vite që jetoj dhe
veproj në Gjermani,mendoj
se kemi bërë një
punë të sukseshme,për
të qenë në sy të
mirë të
gjermanëve.Jemi
integruar në
shoqërinë e tyre,punojmë
bashkë,i njohim
njëri-tjetrit gjuhë,kulturë
e traditë,bashkëpunojmë
në gjitha fushat e
kulturës,jemi të
miqësuar ngrohët me
ta,dhe si shqiptarë
kemi imigj të mirë,tek
populli mik gjerman.
K.D : Në
Gladbeck ishit
sekretar i SHKA "Aleksandër
Moisiu”.Na e
përshkruani me pak
fjalë veprimtarinë
tuaj dhe të SHKA
“Aleksandër Moisiu”
?
Cakolli:Kur erdhëm
ato ditët e para në
Gjermani,zemra jonë
ndihej e
trishtuar.Shumë
prindër me vete
kishin marrë fëmijët
e tyre,e më së paku
fajtorë për këtë
ishin fëmijët:Për
disa muaj fëmijët
kishin mësuar gjuhën
gjermane,ishin
miqësuar me fëmijët
gjerman,jashta kohës
së mësimit fëmijët
në rrugë e lojëra në
mes veti flisnin
gjermanisht,nuk e di
sakt nëse edhe tek
prindërit kanë folur
shqip.Kjo na
shqetësonte neve
disave nga
mërgimtarët.Kishte
rrezik që fëmijët
tanë të ruanin gjuhë,kulturë
e traditë kombëtare,kishte
rrezik dal nga dal
të asimiloheshin.Ky
shqetësim na bëri të
mendojmë shumë çfarë
veprimesh të
marrim.Erdhëm në
mendimin të hapim
një Shoqatë
Kulturore Shqiptare,e
regjistruam te
organet shtetërore
gjermane,e pagëzuam
Aleksandër Moisiu,nga
se ky emër i aktorit
të madh ishte i
njohur dhe me
simpati për
gjermanët.Qëllimi i
hapëjes së shoqatës
sonë ishte
fillimisht të i
inkuadrojmë të
rinjët tanë në këtë
shoqatë,të punojmë
me ta,por edhe të i
vetëdijsojmë.Po,shoqata
jonë shqiptare e
regjistruar tek
organet gjermane na
lehtësonte edhe
shumë gjëra tjera:Populli
ynë i pushtuar ishte
varfëruar pa masë
dhe ne i ndihmonim
çdo çast,me mjete
materiale,dhe barna
farmaceutike,kështu
të regjistruar në
shoqatën gjermane,ne
liroheshim nga
tatimet.Pak pas
hapjes së shoqatës
ne kryesia e kësaj
shoqate bëmë një hap
të madh.Nisëm
akcionin për hapëjen
e një paralelje
tëshkolle s shqipe
në Gladbeck,ku
organet gjermane
erdhën në mirëkuptim,ku
edhe sot kjo shkollë
shqipe funksionon me
shumë sukses.
 |
Udhëheqësi i
intervistës,
Kristjan
Dukaj |
Më vonë në këtë
shoqatë ne nisëm
punën krijuese,kulturoro-kombëtare
me të rinjët tanë,kemi
punuar shumë me
ta,puna na u është
shpërblyar nga se të
rinjët këtu kanë
përparue me hapa të
mëdhenj.Me ta kemi
organizuar takime
letrare,kulturore,kemi
shënua data
kombëtare,deri te
promovime librash.Po
shoqata kryante edhe
punë tjera,kemi
ndihmuar familjarët,skamnorët,të
sëmurit,shkollën
shqipe në atdhe,fondin
e Qeverisë,Fondin Vendlindja
Thërret,me një fjalë
ishim krah i fortë i
atdheut,Më pas në
Gjermani u themelua
Lidhja e
Shkrimtarëve
Artistëve dhe
Krijueve Shqiptarë
në Gjermani(LSHAKSH):Unë
si krijues,më dukej
se vendi im ishte në
këtë Lidhje
Shkrimtarësh.Të
flasish për
aktivitetet e
LSHAKSH në këtë
bisedë duket e
pamundur.Aty është
punuar dhe po
punohet shumë,për
këtë shumëkush ka
njohuri,shumë e kanë
ndjekur punën e saj,shumë
e kanë pa në kanale
televizive,në faqet
e gazetave etj....Kjo
shoqatë po vepron
qe shtatë vite,ne
ndihemi shumë mirë
që po punojmë diçka
për veten tonë,kombin
dhe kulturën.
K.D : Ajo
që është vërtetë
interesante tek Ju
është fakti që jeni
i përfshirë në 18
antologji në gjuhën
shqipe, një gjermane
në mërgim dhe Kosovë
?
Cakolli: Po,ndihem
mirë nëse mirrem me
krijimtari dhe
vërtetë bëjë një
punë e cila sadopak
ka një shkëndijë
drite.Këtë nuk mund
të e vlerësojmë vet
për vetën tonë,këtë
mund të e vlerësojnë
krijuesit,lexuesit,populli.Para
shumë vjetëve një
intelektual,krijues
i madh,poet e
përkthyes nga
gjermanishtja,i
ardhur nga
Shqipëria,i quajtur
Ferdinand Laholli,iu
pat rreshtur
përkushtimisht punës
plot katër vite,për
të zgjedhur vlera
poetike,të cilat i
ka përkthyar në gjuhën
gjermane,titulluar
Antologji
Moderne.Një tirazh i
madh,ku janë përfshi
nëntëdhjetë poet
shqiptar.Kur jam
gjetur në mesin e
këtyre krijuesëve
them drejt jam ndie
mirë.Më vonë Lidhja
e jonë e
Shkrimtarëve ka
botuar antologjitë:"Asht
e Gjak Arbërie","Trinomi
i Lirisë",Një
shekull Dritë"ku
jam përfshi dukshëm
me punimet e mia.Në
Suedi është një mik
i madh,një krijues i
paepur,i përkushtuar
në kulturë,ai ka
nxjerrur me punime
tonat një antologji
në gjuhën shqipe,në
të cilën pjesa
dërmuese e poezive
janë të miat,si dhe
quditërisht
antologjia është
titulluar sipas një
poezie timen"Jehona
e Shekujve";Poashtu
ka botuar një
antologji me punimet
tona në gjuhën
rumune.Jam ndie i
habitur kur kam pa
poezitë e mia në
antologji turke dhe
kroate.Po,në Kosovë
kam hasur në disa
antologji ku jam
përfshi,si në
Dardanë ku është
bërë një antologji
me poetët nga
Dardana"ETJE E PA
SHUAR",në Gjilan,në
Prishtinë në
antologjinë"Prekja e
Pikëllimit",etj...Dihet
mirë kur të tjerët
të vlersojnë ka vend
për optimizëm,ka
vend për të u ndie
mirë në punën e më
tutjeme.Unë kurrë
nuk kam adresuar
diku punime për
antologji.E them
krijimtaria ime
është shumë e
përhapur në gazeta,revista,faqe
interneti,këtu kanë
mundur ata të i
gjejnë,i kanë
përzgjedhur dhe i
kanë futur në
antologji,për çka
edhe ju jem
mirënjohës.
K.D :
“Tokë Dardane” është
vepra Juaj e
parë.Ishte një
frymëzim larg
vendlindjes..?
Cakolli: Po,libri
im i parë ishte "Tokë
Dardane",i botuar në
Shqipëri,në shtëpinë
botuese"DODONA" më
1996.Kohën kur libri
është botuar vërtetë
unë isha në mërgim,frymëzimi
ndoshta nisi në
vendlindje,nga se
unë botoja si i ri
në gazeta dhe
revista të
atëhershme,po për të
botuar libër në
gjendëjen që ishim
ne edhe ekonomike
edhe cenzurale,thuaj
ishte i
pamundur.Prandaj
këtu në mërgim e kam
përpunuar,gjithnjë
pa lënë anash edhe
temat e mërgimit,dhimbjen,mallin,ku
kjo është e
pranishme thuajse
tek çdo krijues i
yni në mërgim.Këtë
libër e dua më së
tepërmi nga
krijimtaria ime,ishte
libri im i parë dhe
është mirëpritur
shumë në promovime
dhe tek lexuesit.
K.D : Një
tjetër fakt
interesant tek Ju,është
se në shumicën e
veprave tuaja,keni
shprehur mallin e
vendlindjes. “Loti I
Atdheut”-është një
ndër to ?
Cakolli:
Padyshim mërgimi
është plagë e madhe,gjithnjë
në kërkim të
shërimit.Duket se
poetët më së shumëti
ballafaqohen me këtë
plagë.Arti është
diçka shpirtërorë,del
nga thellësia e
shpirtit,andaj
krijuesi nuk mund të
bartë këtë plagë pa
e shpalosur botën e
tij shpirtërore në
letër,para
lexuesit.Poeti
proteston mes vargjeve
për të keqen ,të
shëmtuarën,poeti
flet me gurët e
vendlindjes,me
mallin e atdheut,me
mesazhe të forta të
cilat tek
artdashësit bëhen
kushtrim lirie,armë
në duar të
lexuesëve.Askush nuk
mund të e ndjejë
mallin e atdheut
ashtu si e ndjenë
mërgimtari të cilit
i mungon atdheu,por
askush nuk mund të e
paraqes si poeti në
vargje.Libri"LOTI I
ATDHEUT",është
shkruar kohën kur
atdheu rridhte lot,kohën
kur bëhej lufta në
Kosovë,kohën kur
sërbet po masakronin
familjet tona.Në atë
kohë mërgimtarët
ishin si huti në
mjegull,iu kishte
shkëputur çdo
kontakt me atdheun,nuk
dihej kush po mbetej,kush
po
masakrohej.Atëbotë
kjo gjendëje ia
imponoj vet
titullin librit.Aty
gjinden dhimbjet,malli,shpresa,ku
ndër më domethënëset
është poezia"Ku e
kam Shokun",pyetje
që nuk gjeti
përgjigje as atëherë,nuk
gjenë aq sot!Faktikisht
ky lot atdheu,është
i pranishëm ndër ne
edhe sot!Kanë kaluar
pesëmbëdhjet vite e
edhe sot shumë nëna,shumë
bija lëngojnë për
të pagjeturit e tyre,
tek ne kanë punuar
pak për këtë zbulon,kurse
pushtuesi i cili i
barti të vrarët tanë
nuk tregon në cilat
gërmadha i futi,dhe
quditërisht
pregaditën të e
fusin në Evropë!Shqiptarët
tanë ngado ku janë
as nuk futen në rend
dite për këtë temë,as
Shqipëria,as Kosova!Vërtetë
duhet punë,rend e
ligj,por përse
vonohen shqiptarët,nëse
Evropa i ndalon të i
ketë në gjirin e vet,shqiptarët
nuk ka forcë që mund
të i ndalon të
bashkohen.Andaj unë
mendoj,se edhe shumë
libra duhet të
shkruhen për Lotët e
Atdheut.
K.D : Tri
veprat e fundit
“Deti i qiellit” ,“Krisma
e fjalës” dhe
“Agsholli” –janë
veprat që ngritën
Shaban Cakollin në
letërsi ?
Cakolli: Ju
mendoni ashtu,unë
nuk jam i kënaqur me
atë që kam
bërë.Duhet të bëjmë
edhe shumë,por
letërsia nuk don
sasi,don cilësi,ajo
don vepra që mund të
i qëndrojnë
kohës.Sot po botohet
me të madhe,është e
kuptueshme se arti
shpërthen në kohë
shtërngatash e
stuhirash,është mirë
që po botohet,por
ky shpërthim duhet
të jetë i fuqishëm,duhet
të jetë art që jeton
nëpër kohë.
Unë kam botuar pesë
përmbledhje poetike,këto
janë pak,gjithnjë
punoj në këtë
drejtim,shkruaj,rishiqoj,përpunoj,deri
sa të ndiej se
vërtetë është
gatishmëria për të
trokitur në dyert e
shtëpive
botuese.Tek unë ka
edhe shumë dëshira
arti,pak mirrem me
publicistikë,pak me
kritikë,madje jam i
dhënë shumë pas
leximit,kur lexoj
ato që më lënë
mbresa nuk mundem pa
i rishikue,zemra më
gufon kur lexoj
diçka të mirë dhe
ndalem shkruaj
ndonjë vështrim për
te,madje jam munduar
të i afirmoj
krijuesit e rinjëtë
mirëfilltë,nga se
ata më së tepërmi
kanë nevojë për
afirmim.Krijimtarinë
e tyre e kam
shpalosur në shumë
gazeta e revista,emisione
te radiove e
televizive,të gjitha
këto don punë,kohë
dhe mund,edhe sikur
të mos mirreshim me
asgjë tjetër përpos
artit.
K.D : Sa
është e mundur që
një i ri i cili
emigron në një shtet
europian,të arrisë
të tregojnë
njohurinë dhe
talentin e tij ?
Cakolli: Të
rinjët të cilët vijnë
nga vendet normale,nga
shtete të mirëfillta,nuk
e kanë të vështirë
të arrijnë suksese
në vendet
europiane.Të rinjët
kanë maturi e aftësi
shpejt të mësojnë
gjuhët e huaja.
Nëpër vende
europiane që sot
shquhen si djep i
demokracisë ka
kushte për mësime e
trajnime teorike dhe
praktikeMadje rinia
jonë ka treguar se
është shumë më e
aftë për të kapur
njohuritë,se sa të
rinjët tjerë
Europian.Ka baza,kushte,vetëm
rinisë sonë e cila
ka synim vendet
europiane për
shkollim i duhet
vullnet dhe
përkushtim për të
arritur suksese.Në
perëndim edhe baza,kushtet
e mundësitë janë të
volitshme për të
fituar eksperienca
të larta
njohurishë.Është më
e mira nëse të
rinjët tanë
eksperiencën e
arritur në Evropë të
e kthejnë në atdhe,në
shërbim të
atdheut.Nëse jo
kështu,për ata të
cilët arrijnë
njohuri të
lakmueshme
europianët kanë
nevojë dhe sigurojnë
vende pune.Ndryshe
është me vendet që
vijnë nga luftërat,ata
kanë vështirsi,kanë
përkufizime.Shqiptarët
kur erdhën në fillim
kishim shumë
kufizime,nxënësit i
lejohej të
shkollohej vetëm
deri në klasën e
nëntë,pastaj i
detyronin për krah
pune.Kohë më vonë
kur shqiptarët
rregulluan statusin
e qëndrimit,kanë
arritur për lakmi,kanë
kryar studime,magjistaturë,doktorate,ku
sot kemi shumë
shqiptarë në
Gjermani,akademik,pedagog,doktora
shkencash,mjek,mësues,e
nga gjitha
profesionet.
K.D :
Sipas jush A mund ta
zëvendësojë
ndonjëherë interneti
librin?
Cakolli: Një
pyetje të cilën e
keni goditur shumë
drejt.Unë mendoj se
libri është i
pazëvendsueshëm,është
vlerë,begati,është
forma më e mirë e
mësimit,madje diçka
në enciklopedi që
mbetet në etë,po u
ruajt mirë mbetet
nëpër breza.Sipas
mendimit tim librin
nuk e zëvendson asnjë
formë elektronike,as
interneti,as
radio,as
televizori.Libri
është faktor dhe
pasuri në veti,gjithnjë
nëse është libër i
mirë.Ky është
mendimi im,por kjo
nuk do të thotë se
kam menduar unë dhe
ashtu duhet të
jetë.Libri është parimor
për gjitha moshat,por
tejet i rëndësishëm
për fëmijët.
ëmijët dhe të rinjtë
mësojnë shumë dhe
lehtë gjatë lojës.
Libri në INTERNET ua
mundëson qasjen të
gjithëve dhe, duke
luajtur e duke u
argëtuar, do të kenë
mundësi të lexojnë
librat e zgjedhura,
që fisnikërojnë
jetën.Ta zëmë
gjendja ekonomike në
Kosovë, shumë
fëmijëve dhe të
rinjve, nuk iu lejon
komoditetin e
blerjes së librit të
shtrenjtë,fëmiu ka
ndoshta mundësi të
lidhet në internet,në
kërkim në google
mund të gjejnë tema
të kërkuara por
shpesh në mangësi,madje
ajo mësohet sa për
një notë dhe i riu
heq përfundimisht
dorë nga ajo temë
sapo të e kenë marrë
notën.
Me - qindra e mijëra
fëmijë e të rinj
kalojnë kohën nëpër
lokalet e pajisura
me internet, duke i
shkruar
njëri-tjetrit letra
të kota sa për të
kaluar kohën.Nëse
fëmiu kalon në
lokale larg pranisë
së prindit,në shumë
programe internetesh
ka mundësi të
infektohet:Shembull,facebooku
është faqe pushtuese
e cila ndikon tek
infektimi edhe tek
të rriturit,lere më
tek fëmijet.Libri në
INTERNET është
provokim dhe fuqi
magnetike që do t’i
ndajë nga humbja e
kotë e kohës të
rinjët.Ka dëshmitarë
edhe nga ne se
krijimtaria në
facebook nuk është e
nivelit,humbje
kohe.Mendimi im
është një libër i
mirëfilltë edhe të
pajis me njohuri
edhe mbetet pasuri
në bibliotekën tonë.
K.D : Si e
përshkruani
politikën shqiptare
sot ?
Cakolli: Unë
jam krijues,nuk jam
në shërbim të
politikës,nuk jam në
parti politike,por
detyrë e krijuesit
është të jetë në
shërbim të
atdheut.Atdheu ynë
ne e dijmë të
gjithë se nuk është
në gjendje të
mrekullueshme.Dje
ishte shumë më keq,sot
është pak më mirë,duhen
ende punë e
sakrifica të bëjmë
një atdhe ashtu si e
duam ne.Si për këtë,shqiptarët
kudo që jetojnë ende
nuk e kanë atë
fuqinë
që duan,kanë mbetur
të ndarë e të
ndikuar nga të
tjerët.Kosova kurrë
nuk ishte më mirë se
sot,por nuk është
parajsa që duam,i ka
në mbetur të
shkëputura disa
pjesë,si Kosova
Lindore,një problem
me Mitrovicën,et...Ne
quhemi shtet i
pavarur,falë zotit
pushtuesi iku,theu
qafën.Kemi zgjedhur
krerët e shtetit,po
gjërat ende nuk po
rrokullisen aq
mbarë.Ku nuk ka punë
dhe drejtësi të
mjaftueshme ka
korupcion.Në vendin
tonë dikur nuk
ëndërrohej për
substanca narkotike,sot
është bërë qendër
lulëzimi e këtij
arti,edhe arsimi nuk
po shkon në rrugën e
duhur.Kemi edhe
shumë punë për të
bërë.As në Shqipëri
gjërat nuk po ecin
në binarët e duhur,mos
të flasim për
shqiptarët në Mal të
Zi,e Maqedoni,ku
ende nuk janë të
lirë të thonë fjalën
e duhur.Pra ka shumë
probleme,ka shumë
punë,e për atdheun
secili duhet të bëjë
pjesën e vet.Po
vendin duhet
udhëhequr
bashkarisht,duhet të
u lëmë vend
veprimtarëve të
shquar kombëtar,duhet
të i kyqim
intelektualët,prijësit
e guximshëm.Ne
shqiptarët jemi të
dhënë pak pas
lakmisë e
mendjemadhësisë.Përse
e them këtë?Sepse
edhe bujku,xehtari,farkëtari,të
gjithë mendojmë se
sa ne kush nuk din!Shko
nëpër komente dhe
lexo,edhe askushët
më të paditurit i
nënqmojnë
veprimtarët dhe
intelektualët tanë,i
quajnë tradhëtarë,të
paditur,e akuzojnë
Kadarenë,Agollin,Qosjen,Demaçin,e
kënd jo?Shqiptarët
duhet të dijmë të
zgjedhim krerët tanë,duhet
të u bindemi
mësimeve të tyre,të
u hecim prapa,të
kryaj secili nga ne
pjesën e vet.Kështu
do të niseshim nga
e mbara,punët nuk
lulëzojnë brenda
natës,ato duhet të i
kryajmë gradualisht,pa
hile,pa vjedheje,koruptime
të gjitha llojeve,e
kemi shumë për të
bërë,pa përmbushur
aspiratat e plota
tonat kombëtare,nuk
i kemi kryar punët.
K.D : Në
fund,kur mund të
shpresojmë për një
vepër të re nga Ju?
Cakolli: Nuk
kam humbur shpresat
asnjëherë,po punoj
në këtë drejtim,kam
bërë bërë shumë punë,ende
ka diçka për të
hequr,diçka për të
shtuar,menjëfjalë
artit nuk i dihet
çka sjell e nesërmja,Ka
punë ende redaktuese,elektorale,teknike,por
nëse shkon e tëra
në rregull kësaj
vere kam ëndërruar shtëpinë
botuese të cilës do
të i trokas në
portë.Kam një
përmbledhje poetike
të cilën kam menduar
të e titulloj "Me
Mallin e Luleve",nuk
dihet brenda kohe
lindin ide,ndoshta
mund të ia ndërroj
titullin,por fjala
është për një
përmbledhje poetike.
Intervistoi :
Kristjan Dukaj |
|
Filozofi
dhe
letërsi
|