Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Intervista - SHPËRBLIMI MË I MADHË PËR MUA ËSHTË KUR LIND NJË VEPËR FIGURATIVE

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME VEPRIMTARIN, INTELEKTUALIN,  PROFESORIN, PIKTORIN E MAGJISTRIN E ARTIT z. AHMET IBRAHIMI

SHPËRBLIMI MË I MADHË PËR MUA ËSHTË KUR
LIND NJË VEPËR FIGURATIVE

Intervistoi:

Ramiz  DËRMAKU

 


Ramiz Dërmaku

 

Krijuesit më elitarë të Kosovës numërojnë një mori arsyesh për çmimin e ulët me të cilin ata shesin artin e tyre. Prej standardit të ulët ekonomik deri te mungesa e vetëdijes për vlerën e artit, është rrethi i arsyeve që ata kanë krijuar.

Një ditë të zakonshme  ku dielli të përcllonte, të muajit tetor  të këtij viti unë kërkova që ta bëjë  një intervistë me Magjistrin e artit z. Ahmet  Ibrahimi, ai kërkesën time e pranoi me kënaqësi. Pasi  shkëmbyem  ca fjalë  përshëndetëse me te,( filluam spontanisht  bisedën për vitet  kur ne ishim  nxënës të gjimnazit. Minutat që pasojnë justifikojnë takimin tonë, të cilën e ndjek  një intervistë për  zhvillimin e artit e pikturës në Kosovë.  Piktori i njohur kosovar  Mr. Ahmet Ibrahimi nga Dardana  është njëri ndër  figurat  e spikatuna  të artit-pikturës në Kosovë e më gjërë. Ka lindur  në fshatin Hogosht 21.10.1957,  shkollën fillore  dhe ate të mesme  në Dardanë. Regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës pranë Fakultetit  të Artit, dega e Pikturës, të cilen do ta kryej me afatë rekord.  Më vonë do ta kryej edhe magjstraturën . Me punën e tij në pikturë ky i ka kaluar kufijt e trojeve shqipëtare dhe ngadal por sigurt  po hyn në mesin e piktorëve europian: Se çka e shtyri të studjojë artin, kush ishte ai që i propozoi që ai të merret me artë,  do të mësojmë në vijim. Z.Ahmet Ibrahimi, është një veprimtarë dhe punëtorë i palodhshëm  i çështjes kombëtare.  Ahmeti  u maltretua, dhe  u rrahë disa herë nga pushteti  kriminel  serbë, por ky burrë , ky intelektualë e ky atdhetar  kurrë nuk e nderpreu aktivitetin kombëtarë. Mr. Ahmet  Ibrahimi , me një përvojë të gjatë ka një karierë të frytshme artistike. Ka hapur shumë ekspozita individuale dhe kolektive. Ekspozitën e parë personale e ka mbajtur në 1977 në Dardanë, Gjilan, Prishtinë-(1980), edhe pasë luftës  e ka mbajtur në Dardanë (2003 deri në 2010).  Ahmet  Ibrahimi-   citon fjalët   e Prof, Rexhep Ferri , ai na  thoshte:

”Kudo  që  të  shkoni  ju  duhet  të  përfaqësoni  kulturen  e  kombit     ne  formen  dhe  frymen   autoktone   se  vetëm  atëherë  ke  përfaqsuar  drejtë  dhe  si  duhet . Atëherë  jeni  ata  që  duhet  të  jeni-ambasador  të  vertetë të  këtij nënqielli ”
 
 
Prishtinë, Prizren, e së fundi edhe në Gjermani, Itali e Zvicer, etj  Mr. Ahmet Ibrahimi , mendon  se kultura shqiptare është ende e re dhe i duhet  punë,  ai  është i mendimit,  se shqiptaret të kërkojnë identitetin e artit të tyre, fillimisht brenda qenies së tyre. Ide, kundër-ide, opinione përplasen dhe zhvillohen, por asnjëherë me ngritje zëri. Tek e fundit,  Arti duhet   të respektojë etikën.  Dhe, kjo duket se është e mundur në këtë diskutim....

FIFILOLET; z. Ahmet  Ibrahimi: Cilat janë kriteret e piktorit ?

Ahmet Ibrahimi: Unë mendoj se tri janë kriteret e punës :

  1. Cilësia e punës,
  2. Kërkohet që ajo të mos ishte e rastësishme apo e veçuar por një përfaqësuese e një periudhe të artistit.
  3.  Që të rrinte në këtë mozaik panoramor të artit shqiptar”.
FILOLET:   Na tregoni  në  pika të  shkurtëra kush  është  Ahmet  Ibrahimi ?

Ahmet  Ibrahimi,  I  lindur  në  Hogosht  të komunës së Dardanës,  më 21.10.1957. Rrjedh nga  një familje  zejtare  por e djegur  për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Është  piktor  akademik,  magjister  i  arteve figurative,  punon  dhe  vepron  në  Dardanë. Është baba i  katër  fëmijve njëri  nga  ta gjithashtu  piktor akademik  (Arianiti ) kurse  e  vajza (Donika)  studente  e vitit të tretë në Fakultetin  e Arteve  -  muzikore ; dy djemt e vegjël janë  dymbëdhjetvjeqar (   bineq,  Arti  e  Ardi , nxënës. Bashkëshortja  e  jetës  Mirvetja  gjithashtu  mjeshtëre  floktare  dhe shtyllë  kryesore, morale,  ekonomike  dhe  njerëzore  në jetën  e  familjes  sonë….në  momentet  më të  vështira  posaqërisht  gjatë  luftës  ka  qenë përkrah meje  dhe  më  ka mbështetë me  krejt  qenien, dhe ishte  bartëse e të gjitha gjjërave, ndodhive..,…

FILOLET:  Nëse  kthehemi pak  prapa, në vitet  e më hershme ,  si  ka  qenë  fëmijëria  juaj ?

Ahmet Ibrahimi: Si  shumë  familje Hogoshtase  edhe  për   familjen  tonë në  Hogosht,  nuk kishte  jetë  të rehatshme., sepse  fshatarët jetonin  nga  bujqësia, Ndersa   zejtarët  punonin agë e terrë vetëm  për  ta siguruar bukën  e  gojës .E  mbajë mend  që  për  një  rrotë  të  drunjët  qerri që  e punonte  Babai  im  si   kundër  vlerë  fshatarët  i  jepnin  grurë, misër, shalqinj, etj… , e  shpesh  edhe  s’ kishin  me   dhënë asgjë.  Prandaj  rrethanat  e tilla  të  jetës  së rëndë  në Hogosht, u  detyruan   mbi  tre qind  familje  të shpërngulen  nga Hogoshti pëtr;  në Gjilan ,  Prishtinë,  Shkup dhe  Dardanë,   ku  edhe  ne  jetojmë që  nga  vjeshta  e  vitit 1966. Ishte shumë  vështirë  vendlindjes t’ia kthesh shpinën por sjell kokën e sytë I mbushën lotë, këtë e dinë vetëm ai që e ka provuar.

FILOLET:  Çka  ju  shtyri që  ju  të  studjoni  Artin Figurativ ?

Ahmet Ibrahimi:  Çdo  njeri  që e  falë  ZOTI,  është i lindur  për  ndonjë fushë  veprimi  mjeshtri ,  zeje,  që mund  ta transformoj  në të mira  materjale  dhe  shpirtërore .Unë  kam  dasht  dhe  zgjedhë  figuracionin  ngjyrat  dhe trajtat që i ka  falë  natyra,  ato  më  kanë  inspirue  …E  di  se  edhe  te  unë  trashigimia   ka   luajt  rol  të  madh   stërgjyshi  im, ai kishte  qen  mjeshter  druri, pastaj  babai  im  gjithashtu  mjeshtër  i  njohur  në  za  në  këtë  anë. Sigurisht  edhe  shkolla  e  bënë  ,  rrugën. Mendoj mësimin ,  vullnetin e  përkrahjen  ma  ka dhënë  mësuesi   im  shumë  i nderuar  në  Dardanë baca  - gazetari - Daut  Maliqi. Ai  më  ka  dhënë  kurajo  të  ruaj lirizmin  dhe  kolorin  dramatike  që  e kam  shprehur  në  punimet  shkollore  por  edhe  më  vonë  si  krijus   ri.  Ai ka  shkruar  dhe  perkrahë  një  piktor  të  ri  dhe  me  perspektive…Edhe  më  vonë  ka  përcjellë  punën  time  artistike ,  krijuse  dhe  arsimore  E  falenderoj  nga  zemra  për  mbështetjen e  i  uroj  jetë  të gjatë.  Përndryshe,   preokupimi  I  motivuar  për njeriun  me  tiparet dhe  karakterin,  jetën  e  rëndë  dramat ,baticat e zbaticat  dhe momentet  tjera  të  jetës   dhe  shkallëzimin deri  në  legjendë  gjithnjë  jam  munduar  t’i materializoj  për  mes  trajtave  dhe  formave  artistike  duke  ju dhënë  forcë  figurative  me  kolor  dramatik që  zakonisht shprehen  me  ngjyra  komplementare  ..reflektimin  shpirtëror  ne  trajtat dhe relefin  e fytyrës:

FILOLET. Gjatë  studimeve ju ishit  student  i  dalluar  si  arritët  këto  suksese ?

Ahmet Ibrahimi:  Me  shumë vështirësi arrita të regjistrohem në Akademin e Arteve, sepse  në  at  kohë  numri  I  studentëve  ka  qenë  i  kufizuar  konkurenca ishte  e  madhe dhe pjesa dërmuese  e studentëve vinin nga  qytetet  ; Gjakovë , Pejë, Prishtinë, Ferizaj e  shumë  rrallë  nga qytetet  tjera dhe  kuptohet  ndikimi ishte  i  madh  nga ajo  se  kush  kend  e  kishte  me  lidhje  deri ne  piramiden  politike të  atehershme,  gati  si  tani! ! Megjithatë  ia  dola disi dhe u  regjistrova…  se  u  pata  përgadit  shumë  mirë ;  Kisha vizituar shumë  galeri, muze  të shumta  dhe  vende  kulturo- historike  nepër  Europën  lindore. Kur u   bëra  student   I  Akademisë ishte  gëzim  i madh  për  mua dhe familjen por  edhe  rrethin  sepse  mi  njihnin  ambiciet  dhe  talentin !

FILOLET: Gjatë  studimeve dhe  krijimtarise  a  ka  pas  vend  edhe  per  aktivitete  tjera ?

Ahmet Ibrahimi: .Që  nga ditët e para kur filluam ti mbajmë  ligjeratat, teorike si dhe ushtrimet praktike , unë  arrita ti befasoj si studentët, kolegët  ponjashtu edhe profersorët . Kjo  lëmi   më  flente  në  shpirt  prandaj arrita  të bëhem bursistë  I  universitetit, që  jipej  për  studentët më   të  dalluar  që  kishin  noten  mesatare  mbi  8.5.   Isha  në  rrjedha  të krijimtarisë punoja  si  ilustrator  I  gazetes  së  studentëve Bota  e Re  dhe  Zërit  të   rinisë   dhe  në  gazeten  letrare  Fjala   .Punoja  piktura   portrete me  porosi  dhe  punët shkonin mbarë. Motivacioni  kryesor  ishte  arti  dhe  vlera  artistike . Punën  më  të madhe  e  bëja  të shtuneve dhe  të  dielave.  Normalisht  që  kur  realizon  njeriu  objektiva  inspirohet  që edhe  tutje  të  vazhdoj  e  hap  horizonte  të  krijimit .  Ai   gjatë  punës  takon  njeh  dhe  lidh miqësi  me  njerëz të trevave të ndryshme  por  që hallkë  kan  artin  krijimin  humanizmin  të  bukuren. Gjatë  studimeve kam  takuar  miq  e  shokë  të  anëve  të ndryshme  të trojeve  shqiptare  me  shumicen  edhe  sot.

 Shpërblimi  më    madh  për  mua  është kur  lind  një  vepër  figurative ?

FILOLET:  Në kohën  kur diplomuat në  Dardanë  dhe në përgjithësi  a ka pas  mungesë kuadri .., dhe  si  ju  kan prit ?.

AHMET  IBRAHIMI:  Pasi  mbarova  studimet  Redaksia  e revistës  Zëri  i  rinisë, më  ofroi një vend pune illustrator  dhe  redactor  teknik mirëpo  unë  nuk  e  pranova  një  se doja  të jepja  kontribut  në  vendim  tim  dhe  e  dyta  kisha  një  porosi  nga  prof.  Agush  Beqiri  që  të  punoja  në  Fabrikën  e  Pllakave   të  Qeramikës,  si  dizajner i  modeleve  në  repartin  e Qeramikës  Dekorative ..Fatkeqësisht  në fabriken  e  pllakave  u  refuzova  me  paragjykim  se  mundet  me  na  indoktrinu  puntorët….etj.  Këte  ma  pat  thane;  inxh. Ilmi  Dërmaku  - Drejtor teknik  i fabrikës. Zhgënjimi  I  rradhes  ka  qenë kur  edhe  se  me  konkurs  isha   pranuar në shkollë,   Komiteti  Komunal  ma ndalon punën  si i  papërshtatshëm ideopolitikisht  si pjesëmarrës  I demostratave  të 1981  dhe  pas  një muaji  deri  sa  nuk  e  sigurova  dëshmin me  gjyq  nuk munda t ia  filloja  punës.  Kryesisht  kam  punuar  por  nën  përcjellje  dhe  shantazhe  të  shumta  të  cilat  me  mund  dhe    vështërsi janë tejkalu

FILOLET: Gjatë  studimeve  ju  keni  pasur  mundesi  të  bashkëpunoni  me  shumë pedagog  e  mjeshtër të  artit  na  tregoni  raportet  me  ta  gjatë  studimeve ?

Ahmet Ibrahimi:   Pa  dyshim  mësimdhënësit  kan  kontribut  të  madh  në  ndërtimin e  personalitetit  krijues prandaj  pashmangshëm njeriu  gjatë ndertimit  të tij  në aspektin  professional  mundohet  të  ket  një  udhërrëfyes  një mbështetje  për  kurajo  dhe  gjykime  e keshilla  creative  sikur  që më  ka udhëzua  akademik prof. Rexhep  Ferri   pastaj   prof. Nebih  Muriqi  si dhe Xhevdet  Xhafa   Me  profesoret  e  lartshënuar  kam  pas  raporte  shumë  të  shëndosha  dhe  fryma  që  kan  pas  ata  gradualisht  është bart  tek  unë  duke  reflektu  në formën  më  të mire të  mundshme në  krijimtarinë  si  student   dhe  punën si krijues dhe  personalitet  . Prof, Rexhep  Ferri na  thoshte:”  Kudo  që  të  shkoni  ju  duhet  të  përfaqësoni  kulturen  e  kombit     ne  formen  dhe  frymen   autoktone   se  vetëm  atëherë  ke  perfaqsuar  drejt  dhe  si  duhet . Atehere  jeni  ata  qe  duhet  te  jeni-ambasador  të  vertetë te  ketij nenqielli !!

FILOLET: z. Ahmet  a  ju kujtohet  kur  dhe  ku  keni  mbajtur  expoziten  e  pare individuale si  krijues i ri  ?

Ahmet  Ibrahimi:   Pas  dështimit  në regjistrim  në Akademi  të  Arteve  u  përkushtova  në pergaditje  per  provim  dhe  thjesht  arti  ishte  mbi  të  gjitha . I kisha  mundesit  materjale  dhe  forcen  shpirtrore…punoja me  vullnet  krijova  një opus  prej  60 pikturave  të  cilat  vendosa  ti  ekspozoj  ne  shtepin  e  rinise  ne  Dardane  ne  vitin 1977 . Ishte  manifestim  i  pare  në  qytet i  artit  vizuel ajo u  prit  mjaft  mire .  Ne  librin  e  pershtypjeve  te  vizitoreve  kisha  lëvdata  per  guximin  talentin  dhe  aftesit  e   të  shprehurit  figurativ . Komunikimi  im  me  publikun  artdashes  u  pasua  dhe  plotësua  me  intervista ne  gazeten  e  perditshme  Rilindja    Radio  Gjilani      Radio  Prishtina si  shtepi  te  vetme  informative.

Kjo  per  mua  ishte  sprovë  dhe  sfidë  e  madhe  sepse  me  dale  në  public  është    shpatë me  dy  teha    edhe  të japin  kurajo  edhe  dekurajojnë  ,definitivisht  provim  public.Megjithate  unë  jam  mbushur  me  energji  dhe  frymzim  të ri  dhe  kam  vazhduar  të  punoj  panderpre  .
Mundem   me  thane    se  rrallë  shumë  rrallë  më  ka ndodhur  që  një ditë  të  mos  pikturoj . Pikturimi  më  jep  energji është  ushqim  shpirtëror më  fisnikëron dhe begaton…

FILOLET :  Ju  pos  kryerjes  së punëve si  mësimdhënës , pastaj  drejtorit , keni  qenë  activist  i LDK-së, këtë e  dëshmojn  thirrjet  e shpeshta ne  biseda  informative

Ahmet Ibrahimi: .Sikurse  një pjesë e madhe  e atdhetarëve ashtu  edhe  unë kam  qenë  pjesë  e  lëvizjes –Lidhjes  Demokratike.  Unë  kam  vepruar  deri  në ato  momente  kur  kreu  politik  kishte  objektiva  fisnike  kombëtare .Nga  momentet  kur  interesin personal dhe  materjal e  vendosën  para  atij  për të  cilën  janë  dhanë  edhe  jetë unë  nuk  e  kam  ndi  veten  pjesë  të  kesaj  levizje.Megjithate  në  LDK  ka  njerëz  të  mire  dhe me  shumë  prej  tyre kam  raporte   të  mira  kurse fatkeqsisht  udhëhiqet  nga  njerëz  që  mirren  me  punë  të ndyta  karierist  dhe pasardhes  të  LKJ  prandaj  edhe  humbja  e  pushtetit  ka  qenë  normale  sa  do  që  disa  struktura    kan  pas  në  dispozicion  grupe  të hajnave  të  votave.

Pranda jnjeriu  zhgënjehet  sepse  kemi  punuar për  një  shoqëri  ku  do  respektohen  vlerat e  njëmendëta E di se nuk  ka  qenë lehtë  kur pritshmeria ne  raport  me  shpresat  dhe nevojat  ka  qenë  e  madhe  ..  mirepo  ajo  qka  ka  ndodhur e  ndodh ende duke  rrenu   me  qellim qdo  gja  te  interesit  public  si  ne  culture  arsim  ndermarje  shoqerore   ekonomike eshte  pa  imagjinueshme  prandaj  jemi  të dëshpruar  sepse kjo nuk  ka   lidhje  me  vetëdije  shtetëformuese    dhe    na  ka sjellë  në  anarki  e  dhe  degjenerim  moral.  Jemi  vend ku   hajnit  po i  thuhet  i  zoti  dallavergjive  i  shkathëti  shkelësit  të ligjit  zyrtari ,maskarenjeve -deputeti etj  etj…

FILOLET :  Si  po i afrohesh  publikut  me  krijimtarinë tuaj  artistike  dhe  mund  të jetohet  nga  arti ?

Ahmet Ibrahimi :Artisti aktivitet  të veqant  e ka paraqitjen  te  artdashesit  që bëhet  permes porosive , shitjes  në Atelje  apo  expozimit në  paraqitje publike  ekspozita dhe aukcione shitëse.Unë i  kam  provuar  këto dhe  vazhdoj  ti  praktikoj..Fatkeqësisht  nuk  kam  mbajtur  evidence por  e  di  se  kam punuar  dhe  shitur  me  qindra  punime  portrete  dhe  piktura tjera  të cilat  qendrojnë  nëpër  familje  në  Kosovë, Shqipëri  Slloveni Kroaci  Mal të Zi  Irlandë Australi   Gjermani , Zvicër,  Angli   SHBA e  etj  Vetëm në  SHBA  kam 22 vepra të  shitura.  Sa do  që  shes  dhe  punoj  me  porosi  megjithate  në  kosovë  artistët  figurativ e  as  unë   nuk  mundemi  me  jetu  nga  arti  - fatkeqsisht.

FILOLET : Ju  pas  luftes  keni  marr pjesë  në expozita  në  kosovë  dhe  vende  tjera  na  tregoni  për  pjesëmarrjen  tuaj 

Ahmet Ibrahimi  :  Natyrisht  nuk  është  e  tëra  në  shitje,  në  para,  edhe  vlerësimi  public  e  ka  peshën  e vet.  Dy  herë unë isha nderuar me çmimin e parë  kam  qenë  i  nderuar  me  qmimin  e  parë  për  picture në manifestimin  Flaka e Janarit.në  vitin  1997 dhe  në vitin 2003. Shpërblimi  i  fundit  ka  ardhur  si  vlerësim  për Ciklin  e  pikturave Thyerja e  madhe  që ka  qenë  reflekcion  dhe përjetim e paraqitje  të  dramës dhe  golgotes  shqiptare  të  vitit 1999.  Ky cikël ka  lind  me  ngjarjen  historike  te  Jasharajt  në  Prekaz.  .Shprehja  figurative te  këto  vepra  ka  qenë  shumë  ekspresive  dhe  dramatike  sepse  ashtu  përjetohej    me  sfond  gri (përhimt) granatime   barot  mortaja dhe  shkatrrime  gjak  dhe  shpresë  e mbijetesë  si  feniksi.  Këtë  cikël  shpresoj  që  ende  ta  pasuroj  sepse  lufta ka  lënë  kujtime   dhe  motive  që  nuk  shlyhen  dot.                                        

Pas  lufte  kam  pasur  8( tetë)  Expozita  personale  në  shtëpinë  e  cultures  Isa Kastrati   për  nderë  të dites  së  Flamurit  - 28 Nëntorit  dhe  manifestimin  Flaka  e  Janarit-  kurse  kam  marr pjese  ne  15  expozita  kolektive  në  Gjilan  Prishtinë  dhe  Zvicer.
.Para  lufte  ne  vitet  e  tetëdhjeta kam  marr  pjesë  edhe  në expozita kolektive  në Zagreb , Sarajevë  dhe  Beograd.

FILOLET : Na  tregoni  si   përballet  tërë  at  force energji guxim e atdhedashuri  për  të punuar  e qëndruar  për  qështjen  kombëtare ?

Ahmet Ibrahimi: Dashurin  për  arsimimin, edukimin  e   kam  të  ngulitur  thellë  në  qenijen  time . Prandaj,   shkollën   e  konsideroj  themelin   e  shoqërisë . E  kan  thënë qysh heret se  ç’farë  është  shkolla ..,  i  tillë  është  shteti  që    në  rrethanat e  sotme dhe  në rastin  tonë do  të  komentohej  se e  kemi  arsimim  në  rrëmujë  e invalid  sikurse  shtetin  invalid  e  kaotik.

Prandaj  nëse  krahasohet  fryma  dhe  mobilizimi  i  viteve    të  arsimimit  para   lufte me  këto sot  të  kushteve    larg  më  të  mira    zhgënjehet  njeriu  sepse  pritshmëria  ka  qenë  e  madhe  .  Kemi  menduar  se  fajtor  kujdestar  dhe i  vetëm  është okupatori  mirëpo  na  doli  edhe  një  fajtor  të  cilin   nuk  po  mundemi  me  largu.  Për  këtë na  duhet  mobilizim  qytetar  në  mënyrë që  maskarenjet  dhe  hajnat  ordinerë të  vullnetit  të  qytetarëve dhe  të  pasurive  kombëtare  ti  flakim  dhe  ti  hapim  rrugë  perfaqsimit  demokratik  të  qytetarëve  dhe  vendosjen  e  shtetit  të së drejtes.

FILOLET : .  Shantazhet  dhe  dhuna  ndaj  meje  ka  qenë prezente  prej  vitit  1981  deri  dhjet ditë  pa  hy  forcat e  KFOR- it amerikan  në  Dardanë .Shumë  here  kam  qenë  në  biseda  ionformative dhe  i  shantazhuar  e  kërcenuar  me  jetë  ?

Ahmet Ibrahimi : Kujtimet  janë  të  freskëta sepse rreziku  ka  qenë  i    madh  .Më duket  si  sot    me  16.mars  të  vitit  1999 pra  8 dite  para bombardimeve në  shkollën  ku  unë  isha  drejtor  dhe  kur gjendja  ishte  e  rënde  pushteti  okupator  na  i  mbushi  një  object  shkollor  me  paramilitar -rezervista . Unë  reagova  ashpër   tek  Misioni  Verifikues, qe  e  udhehiqte një  officer   amerikan   dhe  kërkoja  me  këmbëngulje që  objekti  sa më pare   duhet  liruar dhe  se  këta ., pijaneca  e  këta kriminel  po  shtin  frikë  e  tmerr  tek  nxënësit  dhe  edukatoret dhe  po  shkilet  vrazhdë autonomia  e  shkollës….Unë  isha  ne  dijeni  se  ata  skishin  mandat as  të  afrohen  te  ushtrija  serbe  mirepo  une  kerkoja  me  ngulm. Pas ndarjes  nga  ata  dhe  autoritetet  serbe më    ftoi  ne  seli  te  OSBE  po  i  njejti me  vone me  takoi e  më  tha  z.drejtor …,  Ju   dhe antaret  e  familjes  suaj nëse  keni  pasaporta është  ne  të  mirën  e  juaj  të  leshoni  vendin  për  disa  ditë..,  ne  do  të  ju  afrojm  deri  tek  kufiri në  Han  të  Elezit . …Drejt  me  thane e  mora  seriozisht  dhe  frigë  këtë  këshillë  dhe  ndihmë  por  nunë  kasha vendosur të vdesë  në  Kosovë. .  Ai  kishte  pas  të  drejt  sepse pasi  filluan  bombardimet , filloi edhe  loja  e  ndytë  e  armikut . Me   02.03.1999  ne  ora  01 te  natës  kur  ne  ishim  zgjuar  dy makina  me  police-paramilitar hedhin  dy  granata  dore per  fat  vetëm  deme  materjale. Pra këta kishin si qwëllim të krijojn1 frik1 e panic tek shqiptrët   që të  lëshojn  shtëpitë  edhe  në  disa  qe  patëm  mbetur. Ne  ditën  e  fushatës  vrastare 11.05.1999  kur  ne  disa  fshatra  te  Dardan1s,  vranë  plagosen  e  rrahen me  dhjetra  fshatar  dhe  kur  me  ankth  pritnim qe  Qytetin  ta  lëshojm..,   se  shumica  paten  ngarkuar  traktoret  dhe automjetet  për  lëshim  masiv.  Mua , ne  ato  momente të ankthit  se  qdo  te  behet  kur  dezinformatat qarkullonin se  dogjen  Koretinin e  Topanicen ,  dy  polic  serb .., me  marrin  pa  më  lejuar as   të  mbathem   me  pretekst  se  duhet hapur shkollën  t!!!

Më  08.06 1999. Në  kohën  kur  të  gjithë  pritnim  kapitulimin  e  okupatorit  dhe  ardhjen  e  Lirisë. Në  mes  dite  arrijnë tek unë  7 paramilitar  serb të maskuar, shumica e  tyre  nën  ndikim  të  alkoholit . Ata më kërkonin mua dhe  pas ndrrimit  të pak  fjalëve  më urdhërojn të dalë  jashta  oborrit  dhe  të  hyj në  automjetin  e tyre. Natyrisht  që nuk  pranoja  aty  afër meje  ishte  nëna dhe  bashkëshortja ime  duke  më mbajt…Ata  më shkëputin nga  duart  e  nënës  dhe  gruas sime   dhunshëm , duke  dëgjuar  britmat  e  vajzës  me  fusin në  automjetin  e tyre e me  dërguan mbi  trafostacionin  te  përroi  i  lagjes, duke  më ofenduar e  kërcënuar  me automatik në fytë ,  .Zoti  ka  dashtë  që unë të  shpëtojë jetoj…  Këtë LIRI .,   që sot  kemi  është  dhuratë  nga  Zoti,  Dëshmorët,  Martirët dhe Miqët  tanë, fryma  e humanizmit  te popujve perendimor,  posaqërisht atij  Amerikan .

FILOLET :  A  keni  kushte  për  të  krijuar,  dhe  a ju  ndihmon  drejtoria  për  Kulturë ?

Ahmet Ibrahimi : Artistit e  piktorit  i  nevoiten  kushtet  specifike. hapësira  e njëfare  izolimi  në  mënyrë  që  airtisti e piktori  të  punoj  qetë  dhe  mos  të pengohet.  Te k ne në Kosovë , janë të rrallë ata piktor apo artitë që posedojnë  kushte  komode  per  këtë .prandaj,  ne  boten  e  civilizuar  shteti  kujdeset  sikur  ne  te  kaluaren  oborret  e  fisnikeve apo  ato mbreterore, Unë  aktualisht  kam nji  kethinë në  shtëpi  të  vllaut  kurse  deri  para  tre  muajve  isha ne  shtëpin  e Kulturës” ISA KASTRATI” në Dardanë . Hapësira të  projektuara  enkas  për  piktor  dhe  aktivitete figurative. Këtë local e  kam shfrytëzuar si atele  ku ka  arte fakte të  trashigimisë  etnografike  .  Me  marrëveshje  me  shkrim  qe  unë  të  shërbej  edhe  si  skenograf  për  nevoja  të kulturës  pa  pagesë. Për këtë  i  jam  mirënjohes Profesorit; Nexhat  Rexha , prof.  Nazim  Maliqit  dhe  Muhamed  Kallabës për  mirëkuptimin ndaj  artit  dhe  meje si krijus  figurativ.

Fatkeqësisht  me insistimin  dhe  presionin  që e kan  bërë  ndaj  drejtorit  të  shtëpise  së  kulturës   dhe drejtorit  për culture. Kjio ndodhi si një hakmarrje .., se gjëja unë e kamë  kritikuar gjatë një debati  publikë..,  pra  partin  në  pushtet. Mua  menjëherë më është ndaluar puna në atele  dhe  të  gjitha  pikturat  dhe  mjetet me  kan  mbetura  peng !!!. Kjo  është e   pa  koment,  si  konkludim    del se  vetëm  ata  që  vijn  në  pushtet  me  vota  të  vjedhura  bëjnë  këso  marina: Ata  janë  shpirtëra  të  vdekur  dhe  trupa  bosh  pa  përmbajtje….

Prandaj  jo  që nuk më  ndihmojnë  me  ndonji  blerje  pikture …, apo në një  formë  tjetër përkrahje  por më pengojnë e  shantazhojn !!

Mr. Ahmet Ibrahimi është ndër piktorët më të mirë prodhues që me një mjeshtri të madhe të fitueme  ka lanë vepra që me dinjitet perfaqsojnë me saktësi Rilindjen Shqiptare, tue i përjetsue karakteristikat e saj në veprat e Tija historike, etnografike me një frymzim origjinal. Ka shumë  vepra në vaj, karbon, lapsë, akuarel .

Mr. Ahmet Ibrahimi  ështe një mjeshtër i papërsëritshem në punimet me lapsë

T’fala te perzemerta nga une dhe familja ime. Ju falenderohem në emër të portalit informative FILOLET.

 


 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .