Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Histori

1

2

 


   

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945
 
Shkruan:
Semi HEBIBI

 

 

HYRJE

Emri "Ēamėria" vjen nga emri antik ilir i lumit Ēamis, i cili pėrshkonte territorin e fisit antik ilir tė Thesprotisė[1]. Ēamėria bėnte pjesė nė Perandorinė Romake, para se tė pushtohej nga Bizanti dhe nė shekullin e XIII u pėrfshi nė despotatin e Epirit. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIV, ajo, u pėrfshi nė despotatin shqiptar tė Artės. Pas pushtimit otoman, nė shekullin XV, ajo u pėrfshi fillimisht nė sanxhakun e Delvinės dhe mė pas nė atė tė Janinės. Nė shekujt e XVII-XVIII, pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė veriore nga Konispoli deri te lumi Griqi- u shndėrrua me forcė nė popullsi myslimane, ndėrsa ajo qė banonte nė jug tė Greqisė dhe deri te Gjiri e Prevezės mbeti popullsi e krishterė ortodokse. Shqiptarėt myslimanė tė Epirit kanė qenė vazhdimisht nė grindje me fqinjėt e tyre tė krishterė dhe kanė favorizuar myslimanėt turq, kanė pėrfituar tokat mė tė mira, ndėrsa tė krishterėt u detyruan tė zinin toka mė pak pjellore. Rajoni i Epirit ka pasur historikisht konflikte etnike. Sikundėr vinte nė dukje njė nga vizitorėt e fundit tė shekullit tė XIX: i gjithė vendi i toskėve ka qenė nėn influencėn e fortė tė Greqisė dhe ishte e vėshtirė tė thuhej nėse Epiri ėshtė grek apo Greqia veriperėndimore ėshtė shqiptare. Ndonėse nė tė folur pėrdoret dialekti jugor i shqipes, greqishtja kuptohet nga tė gjithė.

Me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 shumė toka etnike shqiptare mbetėn jashtė shtetit tė sapo themeluar. Njėra nga krahinat qė mbeti jashtė shtetit shqiptar mė 1913 ishte edhe krahina e Ēamėrisė me qytetet kryesore Janinėn, Prevezėn, Artėn etj. Kėto qytete banoheshin kryesisht me popullsi shqiptare tė besimit mysliman.

Krahina e Ēamėrisė shtrihet nė pjesėn jugperėndimore tė Shqipėrisė sė Poshtme, nga gjiri i Prevezės e deri te lumi i Shalėsit. Ajo ka njė sipėrfaqe prej rreth 4.000 km2 dhe me vijė bregdetare prej 100 km.

Mė 10 maj 1909  Mustafa Kemal morri pjesė si shef i shtabit gjeneral tė ministrit  tė luftės Mahmut Shefket Pasha kundėr kryengritjes shqiptare nė Ēamėri dhe krahinave tjera shqiptare qė asaj kohe ishin tė pushtuar nga Osmanėt. Mė 8 nėntor 1912 grekėt e pushtojnė Salonikun[2] 

Gjatė luftės sė I-rė Ballkanike, pasi ra qyteti i Janinės nė duart e ushtrisė Greke mė 6 mars 1913, nga Janina u shpėrngulėn mbi 2000 mijė vetė. Por shpėrnguljet e popullsisė shqiptare nga Ēamėria nuk pėrfunduan me kaq, nė vitet nė vazhdim pati shpėrngulje masive.

Hartė e Shqipėrisė etnike e vitit 1878. Qytetet e Ēamėrisė janė: Janina, Arta, Preveza, Konica dhe tė tjera.[3]

 

PĖRSHKRIMI I GJENDJES SĖ POPULLSISĖ ĒAME

NGA VITI 1928  DERI MĖ VITIN 1940

Njė nga problemet e para qė duhet tė pėrballojė studiuesi pėr sa i pėrket prezencės sė ēamėve shqiptarė nė Epir ėshtė pėrcaktimi i numrit tė kėsaj popullsie, tė paktėn gjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė. Tė dhėna zyrtare nė lidhje me kėtė temė i disponojmė qė prej vitit 1928, kur u zhvillua nė shtetin grek regjistrimi i popullsisė, i pari pas zhvendosjeve dramatike tė popullsisė, tė cilat shkaktuan edhe pėrplasjet e njėpasnjėshme luftarake nė zonėn e Ballkanit dhe natyrisht i pari pas mbėrritjes sė emigrantėve nga Azia e Vogėl, u mundėsua nga ana e pushtetit grek, u ndryshua pėrbėrja etnike e popullsisė vendase. Pėr sa i pėrket periudhės pėrpara vitit 1928, tė dhėnat e pakta tė besueshme qė disponojmė na i jep Komisioni i Pėrbėrė pėr Shkėmbimin e Popullsive, anėtarėt e sė cilit realizuan njė udhėtim nė tė gjithė Epirin, nė qershor tė vitit 1928.[4] Sipas kėtyre tė dhėnave, popullsia shqiptare myslimane e Epirit nė atė kohė ishte rreth 20.160 banorė, tė cilėt jetonin tė shpėrndarė nė 63 vendbanime (qytete dhe fshatra). Deri nė atė datė, Nėnkomisioni i Katėrmbėdhjetė kompetent i Epirit, i cili ishte i ngarkuar me detyrėn e kėmbimit tė popullsive, kishte shpallur si myslimanė tė shkėmbyer gjithsej 2.993, tė cilėt kishin braktisur shtetin grek dhe ishin drejtuar pėr nė Turqi. Kėto janė dhe tė dhėnat e para qė kemi nė dispozicion pėr sa u pėrket myslimanėve shqiptarė tė Epirit, tė cilat siē rezulton dhe nga tė dhėnat qė vijojnė, duket se gjenden shumė afėr me realitetin. Nė pėrputhje me rezultatet e regjistrimit tė 15-16 Majit tė vitit 1928,[5] nė Epir banonin gjithsej 312.634 banorė, 17.008 myslimanė folės tė gjuhės shqipe, tė cilėt pashmangshmėrisht duhet tė pėrkojnė me ēamėt. Ekzistojnė gjithashtu shmangie pėr sa i pėrket regjistrimit tė popullsisė sipas besimit fetar dhe gjuhės. Kėshtu, nė tabelėn e renditjes sipas besimit fetar, myslimanėt e Epirit janė 19.244 persona, por vetėm 17.029 deklarojnė si gjuhėn e tyre amtare shqipen. Ka shumė mundėsi qė shmangia e vogėl nga numri 17.008, qė pėrfshihet nė tabelėn pėrmbledhėse tė renditjes sė popullsisė sipas besimit fetar dhe gjuhės i takon faktit se disa prej tyre deklaruan si gjuhė amtare shqipen, por si gjuhė tė folur atė greke, njė ndryshim qė do ta ndeshim dhe mė vonė, nė regjistrimin e vitit 1940.[6] Sidoqoftė kjo popullsi gjendej kryesisht e pėrqendruar nė krahinat e Thiamidhos (Filiaton) dhe Paramithias, qė atėherė i pėrkisnin prefekturės sė Janinės dhe nė krahinėn Margariti tė prefekturės sė Prevezės. Nė pėrgjithsi, 57 myslimanė shqiptarė regjistrohen nė prefekturėn e Artės; 12.194 nė prefekturėn e Janinės (Krahina Janinė 637, Krahina e Konicės 87, krahina Paramithia 1.367, krahina Pogoni 247 dhe krahina Thiamidhi 9.856) dhe 4.757 nė prefekturėn e Prevezės (krahina Margariti 4.586, krahina Prevezė 139 dhe krahina Filipiadhė. Nga tė dhėnat e regjistrimit del gjithashtu se nė atė periudhė ekzistonin 1.246 shtetas shqiptarė nė Epir (21 nė prefekturėn e Artės, 1096 nė prefekturėn e Janinės dhe 129 nė prefekturėn e Prevezės).[7]

Duke ndėrthurur ndėrkohė informacionet qė disponojmė dhe nga burime tė tjera tė sė njėjtės periudhė, mundemi qė me njė siguri relative tė vlerėsojmė se numri afėrsisht i 17.000 myslimanėve qė flisnin gjuhėn shqipe, i cili shfaqet nė regjistrim shėnon njė rėnie. Kjo sigurisht nuk lė pėrshtypje tė veēantė, nėse dikush ka parasysh kushtet nėn tė cilat realizohet njė regjistrim nė vitin 1928,[8] kur shteti grek qė vinte pas shumė peripecive tė njėpasnjėshme dhe veēanėrisht atyre luftarake tė dhimbshme dhe interesohej drejtpėrsėdrejti tė rivendoste dhe tė maste fuqitė e tij dhe tė tregojė haptazi hegjemonizmin shovinist tė tij. Atmosfera qė ekzistonte nuk nėnkuptonte domozdoshmėrisht shfaqjen e lirė, pa pengesa dhe regjistrimin e ndryshueshmėrisė.

 Njė nga viktimat ishte popullsia me kombėsi dhe gjuhė tjetėr, tė cilat kishin mbetur brenda shtetit grek. Ėshtė e sigurt se shumė prej banorėve tė Epirit, qė flisnin dy gjuhė, duhej tė hezitonin qė tė deklaronin tjetėr gjuhė pėrveē greqishtes. Kjo ishte dobėsia bazė e regjistrimit tė grupeve gjuhėsore nga pėrfaqėsuesit e shtetit, sepse ėshtė e njohur se shteti nuk njeh gjuhė tjetėr nga ajo zyrtarisht kombėtare. Nė kėtė mėnyrė, na duhet tė konsiderojmė se i afrohen mė shumė realitetit tė dhėnat qė mbledhim nga raportet e regjistrimeve shėrbyese tė autoriteteve vendore tė kohės drejt shėrbimeve qendrore tė cilat ishin ngarkuar me detyrėn tė mbledhin tė dhėna qė kishin lidhje jo vetėm me numrin e shqiptarėve myslimanė tė Epirit, por dhe me vendosjet e tyre vendore, pozicionin e tyre ekonomik dhe shoqėror, shkallėn e tyre tė inkuadrimit nė shoqėrinė lokale dhe shfaqjet e ndėrgjegjes sė tyre kombėtare. Nė pėrputhje me kėto, pra, numri i shqiptarėve myslimanė qė banonin nė krahinat e Paramithias, Margariti dhe Thiamidhos, ishte 19.618 persona. Mė konkretisht, 2.664 banonin nė krahinėn e Paramithias, 5.594 nė krahinėn e Margaritit dhe 11.380 nė krahinėn e Thiamidhos, tė shpėrndarė nė 31 komunitete tė pastra dhe nė 21 komunitete tė pėrziera myslimane. Ėshtė e qartė se kėtu nuk pėrfshihen ata shqiptarė myslimanė tė paktė nė numėr tė krahinave tė tjera dhe tė qendrave tė tjera qytetare tė Epirit qė ndėrkohė regjistrohen zyrtarisht. Qė prej asaj kohe, shifrat qė jepen herė pas here nga burimet greke pėr gjithė dhjetėvjeēarin e 1930-ės janė pak a shumė tė njėjta me tė dhėnat fillestare.[9]

      Kėshtu, nė vitin 1932, Administrata e Pėrgjithshme e Epirit, duke mbledhur tė dhėna nga krahinat lokale, i llogarit shqiptarėt myslimanė nė 19.135 ( 2.332 nė krahinėn e Paramithias, 11.427 nė krahinėn e Thiamidhos dhe 5.376 nė krahinėn e Margaritit) ndėrsa nė po tė njėjtin vit nėnprefekti i Thiamidhos flet pėr 19.437 myslimanė qė banojnė nė 55 fshatra gjithsej myslimane dhe tė pėrziera.[10] Ėshtė pėr t’u theksuar fakti se shmangie tėrheqėse nga kėto tė dhėna nuk shfaqin as vlerėsimet mė tė besueshme dhe tė qarta tė vetė shqiptarėve tė asaj periudhe. Nė fillimet e vitit 1928, Feiz Lepenica, refugjat politik shqiptar i cili banonte prej vitesh nė Janinė, nė materialin e tij tė zgjeruar, ku paraqiten me hollėsi kushtet e mbijetesės tė bashkėkombasėve tė tij nė Epir dhe problemet qė pėrballojnė brenda shtetit grek, raporton se popullsia e asaj kohe ishte rreth 23-24.000.[11] Nė vitin 1913, kur Epiri u bashkua me Greqinė, shqiptarėt numėroheshin nė rreth 40.000 afėrsisht, por shumė prej tyre u detyruan tė braktisin krahinėn dhe tė largohen drejt Turqisė ose Egjiptit, pėr shkak tė masave represive qė praktikuan nė kurriz tė tyre autoritetet greke, por dhe pėr shkak tė indiferencės qė tregoi qeveria shqiptare e asaj kohe pėr fatin e tyre.[12]

         Nė vitin 1936, pėr arsye qė do tė shpjegohen nė mėnyrė mė tė thukėt mė poshtė, nė Epir u bė njė reformė e zgjeruar drejtuese, nė zbatim tė sė cilės krahinat e Thiamidhos(Filiaton), Paramithias dhe Margariti formuan prefekturėn e re tė porsa caktuar tė Thesprotias. Numri i ēamėve myslimanė, banorė tė prefekturės sė re, ishte nė atė periudhė, sipas vlerėsimeve greke 17.311 banorė.[13] Por ndėrkohė do tė duhej tė supozonim me siguri relative se ky numėr nuk korrespondon me realitetin dhe se nė ato vite, duke patur parasysh rritjen natyrore tė popullsisė, shqiptarėt e Epirit duhej tė ishin mė shumė se 20.000. Kėshtu, mė afėr realitetit na ēojnė tabelat e po atij viti qė dėrgohen nė Tiranė nga konsulli shqiptar nė Janinė, tabela tė cilat u formuan pikėrisht pėr shkak tė krijimit tė prefekturės sė re. Pra sipas tė dhėnave konsullare, shqiptarėt myslimanė tė Thesprotias ishin 23.048 persona: nga tė cilėt 8.285 nė zonėn e Igumenicės, 7.270 nė zonėn e Margaritit, 5.410 nė zonėn e Filiaton dhe 2.083 nė zonėn e Paramithias.[14]



[1] Miranda Vickres, gazeta e pėrditshme “KOHA  JONĖ”, Tiranė, 17 dhjetor 2002, fq. 11.
[2] Qendra informative e  Ambasadės turke nė Berlin, 2007 “Biografia e Mustafa Kemal Ata Turk”
[3] Mr. Ilir Hamiti, Katėr Vilajetet shqiptare gjatė perandorisė otomane, (Circa 1878), Qendra informative e Kosovės nė Londėr
[4] Hajredin Isufi, libri  “ĒAMĖRIA”, Tiranė, 2006, fq. 107.
[5] Po aty.
[6] Po aty.
[7] Po aty, fq. 108
[8] Po aty.
[9] Po aty.
[10] Po aty.
[11] Po aty.
[12] Po aty, fq. 109.
[13] Po aty.
[14] Po aty.

TETOVĖ, 2007


Nga i njėti autor:

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINĖ (III)

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945 (IV)

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRi (V)

ĒAMĖT PAS LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE (VI)

PĖRFUNDIMI (VII)


BOSNA DHE HERCEGOVINA (1)

PELLAZGĖT STĖRGJYSHĖRIT E SHQIPTARĖVE (II)

Fiset Pellazge qė pėrbėnin Mbretėrinė Iliri (3)

DYNDJET E SLLAVĖVE NĖ SHEK. VI-VII

Shėnime pėr autorin e titujve tė mėsipėrm, Semi Hebibi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

  

 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .