Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Histori

1

2

 


   

ĒĖSHTJA ĒAME 1913 - 1945 (VII)
 
Shkruan:
Semi HEBIBI

 

 

PĖRFUNDIMI

Me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 shumė toka etnike shqiptare mbetėn jashtė shtetit tė sapo themeluar. Njėra nga krahinat qė mbeti jashtė shtetit shqiptar mė 1913 ishte edhe krahina e Ēamėrisė me qytetet kryesore Janinėn, Prevezėn, Artėn etj. Kėto qytete ishin tė banuara me popullsi shumicė shqiptare tė besimit mysliman.

Pas dėshtimit tė forcave otomane nė Luftėrat Ballkanike (1912-1913), e ardhmja e zonave tė banuara nga shqiptarėt u diskutua nė Konferencėn e Ambasadorėve, tė mbledhur me ngut nė Londėr, nė dhjetor 1912-janar 1913, ku nė parim u arrijt nė marrėveshje pėr tė mbėshtetur krijimin e Shqipėrisė si njė etnitet i ri politik.

Pas vendosjes sė Vijės sė Firencės, disa nga trupat greke filluan tė tėrhiqen nga Ēamėria, megjithatė bandat terroriste greke vazhduan veprimtarinė e tyre si mė parė. Meqenėse shumica e ēamėve ishin myslimanė, ata trajtoheshin njėlloj si pakica turke qė jetonte nė Greqi.

Ndėrkohė, mė 1923 pozita e rreth 20.000 shqiptarėve myslimanė, qė mbetėn nė Greqinė veriore, debatohej intensivisht nė njė sesion special tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve. Konventa qė bėnte tė mundur shkėmbimin e popullsive greke dhe turke u nėnshkrua nė Konferencėn e Lozanės mė 30 janar 1923. Qeveria shqiptare ka insistuar nė atė kohė, nėpėrmjet telegramesh dhe delegacionesh tė dėrguar nė Lidhjen e Kombeve, tė bėnte tė qartė se autoritetet greke i detyronin ēamėt tė largoheshin nga shtėpitė e tyre dhe tė zhvendoseshin nė Turqi dhe se tokat e tyre ziheshin nga grekė qė vinin nga Azia e Vogėl.

Grekėt u kundėrviheshin kėtyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar" mund tė pėrdorej vetėm pėr ata njerėz qė kanė lindur nė Shqipėri, duke pėrjashtuar kėshtu shqiptarėt myslimanė tė lindur nė Greqi, tė cilėt barazoheshin me turqit

Akuzat e Shqipėrisė ndaj Greqisė, lidhur me shqiptarėt mysliman tė Ēamėrisė u rritėn gradualisht dhe arritėn kulmin nė gjysmėn e parė tė vitit 1928-tė. Nė mars, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, i dorėzoi tė Ngarkuarit me Punė nga qeveria greke nė Tiranė njė memorandum, nė tė cilin theksohej shqetėsimi i Tiranės pėr masa tė ashpra tė ndėrmarra nga autoritetet lokale kundėr ēamėve dhe shprehej njė protestė zyrtare qė qeveria greke nuk i njihte ata si njė "pakicė kombėtare".

Shpėrthimi Luftės sė Dytė Botėrore solli njė bashkim tė shkurtėr (1941-1944) tė Kosovės me Shqipėrinė dhe mundėsinė e bashkimit tė rajoneve tė tjera tė Ballkanit ku banonin shqiptarė. Nė gusht 1940 Italia pushtoi Greqinė. Nė njė pėrpjekje pėr ta tėrhequr popullin shqiptar nė realizimin e synimeve tė veta, Italia u premtoi shqiptarėve bashkimin kombėtar. Marrėveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e njė “Shqipėrie tė Bashkuar” ku pėrfshiheshin zona tė gjera tė Jugosllavisė dhe nė njė shkallė mė tė ulėt tė Greqisė, tė banuara nga shqiptarė. Italianėt arritėn tė shfrytėzonin ndjenjat kombėtare shqiptare, duke insistuar se bashkimi i tė gjitha tokave tė banuara nga shqiptarėt do tė varej nga fitorja e Boshtit.

Nė tetor 1944, kur gjermanėt filluan tė tėrhiqeshin nga Greqia, disa qindra ēamė u larguan bashkė me ta pėr nė Shqipėri. Mė pas, shqiptarėt myslimanė qė mbetėn nė Greqi konsideroheshin nga grekėt si njė armik i brendshėm. Nė pėrpjekjet pėr tė krijuar njė rajon me kufij tė pastėr etnikisht, ēamėt u dėbuan nga Greqia e veriut nga forcat guerrile greke nėn komandėn e gjeneral Napoleon Zervės, i cili vepronte sipas urdhrave tė oficerėve aleatė. Nė dritėn e kėrkimeve tė kohėve tė fundit, sipas dokumenteve tė luftės, veprimet greke kundėr ēamėve mbėshteteshin dhe kishin autorizimin e Britanisė. Kėto veprime ēuan nė largimin e rreth 35.000 ēamėve pėr nė Shqipėri dhe tė tjerėve pėr nė Turqi. Kolonel Chris Ėoodhouse, shef i Misionit Ushtarak Britanik nė Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e Misionit Aleat, qė unė drejtoja, Zervas i dėboi ēamėt nga shtėpitė e tyre mė 1944. Pjesa dėrrmuese u largua pėr tė gjetur strehė nė Shqipėri. Dėbimi i tyre nga Greqia u bė me njė gjakderdhje tė madhe. Punėt e Zervasit u pasuan nė mars 1945 nga masakra e madhe ndaj ēamėve tė Filatit, qė nuk mund tė falet. Rezultati ishte dėbimi i popullsisė shqiptare tė padėshiruar, nga tokat e saj”.

Nė janar 1991, kur nė Shqipėri po shpėrbėhej shteti njėpartiak, u krijua Shoqėria Politike Atdhetare Ēamėria (SHPAĒ), si njė grup politik pėrkatės, "pėr tė shprehur dhe mbrojtur" interesat e popullit tė Ēamėrisė. Qė atėherė SHPAĒ ka ndjekur realizimin e ngjarjeve kulturore ēame dhe krijimin e gazetės Vatra Amtare Ēamėria, si dhe botimin e njė numri kėrkesash pėr kthimin e pronave ēame dhe kompensimin financiar.

Nė nėntor 1999 SHPAĒ organizoi njė mbledhje tjetėr me temėn "Ēėshtja ēame- Nė Kėrkim tė njė Zgjidhjeje", gjatė njė konference tė nivelit tė lartė tė OSBE-sė nė Stamboll, qė nuk kishte tė bėnte me tė. Delegacionet e huaja tė pranishme nė konferencėn e OSBE-sė u ftuan tė merrnin pjesė nė kėtė mbledhje, ku Kryetari i SHPAĒ, Hilmi Saqe, mbajti njė fjalim tė gjatė.

  _________

BIBLIOGRAFIA HISTORIKE

 

1. Ibrahim D. Hoxha, libri: “VISET KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ SHTETIN GREK”, Tiranė, 2000.

2. Ibrahim D. Hoxha, “DAUT HOXHA”, Tiranė, 2000.

3. ILIR USHTELENCA, “DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rė”, Tiranė, 1997.

4. Edėin Jacques, “SHQIPTARĖT”, Tiranė 1998.

5. Tajar ZAVALANI, libri: “HISTORIA E SHQIPNIS”, Tiranė, 1998.

6. Albert Ll. Kotini, libri:  “ĒAMĖRIA DENONCON”, Tiranė, 2002.

7. Konferencė Shkencore, “Ēėshtja Ēame dhe integrimi Evropian”, Tiranė, 2005

8. Hajredin Isufi, “ĒAMĖRIA”, Tiranė 2006.

9. Arben Kondi, “Rikthim nė Ēamėri”, Tiranė 2002.

10. Hasan Minga Hilmi Saqe, ”Genocidi grek kundra Ēamėrisė vazhdon”, Tiranė 2005.

11. Avdi Baleta, “Shqiptarėt pėrballė shovinizmit serbo-grek”, Tiranė 1996.

12. Bilal Xhaferri, libri “Pėrtej Largėsive”, Tiranė, 2001.

13. Begzat Begzati, libri, “Xhemė Hasa-Ushtarak Demokrat. Kapitulli: Pjesmarja e Xhemės nė Luftėn greko- shqiptare (ēame)”

14. Georges Castellan, libri: “Historia e Ballkanit”, Tiranė 2000

15. Prof. Dr Hysni Myzyri, Redaktor pėrgjegjės dhe autor i kreut XII, “HISTORIA E SHQIPĖRISĖ DHE SHQIPTARĖVE” Prizren 2001

16. Prof. Dr. Beqir Meta, libri: “Tensioni, greko-Shqiptar 1939-1949”. Tiranė 2000

17. Prof. Dr. Beqir Meta, libri: “Shqipėria dhe Greqia 1949-1990, Paqja e vėshtirė”, Tiranė 2004

18. Dr. Alfred Henry Kissenger, libri: “Diplomacia”

19. Gazeta, “Gazeta e ATHINĖS”, Athinė, 3-11-2000.

20. Gazeta, “KOHA JONĖ”, fejton dhjetor 2002-janar 2003, Tiranė.

21. Gazeta, “SHEKULLI”, dhjetor 2002, Tiranė.

22. Gazeta, “FAKTI”, Shkup, 13 janar 2007.

23. Gazeta, “FAKTI”, Shkup, 20 janar 2007.

24. Gazeta, “ALBANIA”, Tiranė, 17 janar 2007.

25. Gazeta, “ABC”, Tiranė, 24 korrik 2006.

26. Revista,"Albanica", exkluzive Tiranė, maj 2007

27. Revista, “ĒAMĖRIA”, 1991-2005, Tiranė

28. Revista, “ESKLUZIVE”, Prishtin, shkurt 2002.

29. Qendra informative e  Ambasadės turke nė Berlin, 2007 “Biografia e Mustafa Kemal Ata Turk”

Nga i njėti autor:

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINĖ (III)

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945 (IV)

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRi (V)

ĒAMĖT PAS LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE (VI)

PĖRFUNDIMI (VII)


BOSNA DHE HERCEGOVINA (1)

PELLAZGĖT STĖRGJYSHĖRIT E SHQIPTARĖVE (II)

Fiset Pellazge qė pėrbėnin Mbretėrinė Iliri (3)

DYNDJET E SLLAVĖVE NĖ SHEK. VI-VII

Shėnime pėr autorin e titujve tė mėsipėrm, Semi Hebibi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .