Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Histori

1

2

 


   

 ĒĖSHTJA ĒAME 1913 - 1945 (III)

Shkruan:

Semi HEBIBI
KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINЁ

 

 

Shteti shqiptar si i tillė u pranua anėtar i L .K. me 17.12.1920 [1], pra atėherė kur caku i tij ndarės me shtetet fqinje ndėrmjet pikėnisjes dhe pikėmbarimit sidomos me Greqinė ende nuk ishte pėrcaktuar nė vend.

K.A. nė dorėn e sė cilės ajo punė vazhdonte tė qėndronte, “nuk po tregonte kurfare ngutesie per ta kryer”.[2]

Me t’u pranuar shteti shqiptar anėtar i L.K.,perfaqesia qeveritare shqiptare i parashtroi asaj prerazi kerkesėn : “Tė dalin tė huajt nga viset e shtetit shqiptar”.[3]

Kjo kėrkesė qe krejtėsisht e pakundėrshtueshme, sepse as qė mund tė kuptohej njė shtet i pavarur dhe anėtar i L.K. me fuqi pushtuese ushtarake brenda tij.

Kėshilli i L.K. urdhėroi K.A. te perfundojė punen e lėnė pėrgjysėm me 1914. Nė tė vėrtetė vendimin e organeve tė plotfuqishme pėr pėrcaktimin pėrfundimtar tė vijės sė kufirit shtetėror greko-shqiptar e shpejtoi ndjeshėm edhe vrasja nė Paris me 13.06.1920 (ora 13:30) e Esad Pashė Toptanit, i cili  ishte bėrė pengesė e madhe nė kėtė drejtim. Avni Rustemi, duke zbatuar urdhėrin e njė grupi atdhetarėsh tė pėrbetuar, i doli pėrpara   “para Hotelit KONTINENTAL” dhe e qelloi“me dy plumba; njėri i shpoi tejpėrtej mushkėrinė e djathtė dhe tjetri tė majtėn, mu afėr zemrės ” .[4]

Nė njė thirje drejtuar anėtarėve tė shoqėrisė  “Bashkimi” me dt.23.09.1923 (pasi ishte shpallur “ i pafajshem” nga gjykata e posaēme ushtarake e Parisit),   Avni Rustemi ndėr tė tjera thoshte “… pėr Shqipėri shumė tė pakė menduan atėherė e kėshtu u shkatėrrua vendi qė nga Tivari e deri nė Prevezė”[5]

Pas gati njė viti hidh e pritjesh, mė 09. 11. 1921 K.A.  e mbledhur nė Paris vendosi tė ripohonte vendimet e veta tė marra nė Londėr mė 12.12.1912 dhe mė 22.03. 1913 si dhe atė tė marrė nė Firence mė 17. 12.1913.

Vendimi me datė 17.12.1920 i L.K. mbi pranimin anėtar tė saj tė Shteteit Shqiptar [6]dhe vendimi me datė 09.11.1921 i K.A. mbi njohjen e shtetit tė pavarur shqiptar dhe pohimin e kufirit tė tij me shtetet fqinje, pa dyshim qė ishte njė fitore jo e vogėl e burrave prijės tė shteteit shqiptar dhe njė dėshtim i rėndė i synimeve dhe pėrpjekjeve tė ethėshme tė krerėve Kryqėtarė athino-fanaritėve dhe Kryqėtarėt eksarko-naēertanistė serbė, pėrherė tė uritur pėr e sa mė shumė treva shqiptare.

K.A. njėkohėsisht ngriti edhe njė komision tė posaēėm pėr tė pėrfunduar caktimin nė vend tė vijės sė kufirit, tė lėnė pėrgjysėm nga komisioni pararendės i viteve 1913-1914.    

Komisioni i ri pėrbėhej nga pėrfaqėsitė e qeverive angleze, franceze e italiane si dhe nga ato tė qeverive shqiptare, Greke e Jugosllave. Kryetari i tij u zgjodh gjeneral Enriko Telini, kryetar i pėrfaqėsisė qeveritare italiane.[7]

Ndėrsa nga ana tjetėr qeveria Vlorės e filloi veprimtarinė e saj nė rrethana tepėr tė vėshtira tė krijuara nga Lufta Ballkanike.  

Nė fillim tė dhjetorit1912, gjithė Kosova, Shqipėria Veriore, Lindore dhe e Mesme (deri nė lumin Shkumbin) ishte e pushtuar nga ushtritė serbe e malazeze. Vetėm Shkodra vazhdonte qėndresėn, por gjendej e rrethuar.

Nė jug trupat greke kishin rrethuar Janinėn, kishnin pushtuar Ēamėrinė dhe po vėrshonin drejt viseve tė tjera tė Shqipėrisė sė Jugut, kurse flota greke kishte bllokuar gjithė bregdetin jugor shqiptar.[8]

Sipas parashikimit, nė fillim tė 10-ditshit tė 3-tė tė nėntorit 1922 nė Korēė arritėn njėri pas tjetrit pjestarėt e K.K. Nė fillim palėn shqiptare e kryesonte general Ali-Riza Kolonja, i cili u zėvendėsua shpejt nga majori Bajram Fevziu; palėn jugosllave gjenerali serb Jovanoviē dhe ndihmėsit; palėn greke shqiptari i tjetėrsuar nė grek, nėnkoloneli kr.a.-f. Neokli Boēari, njė nga keqdashėsit dhe keqbėrėsit mė tė idhėt tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Pritej tė arrinte nga ora nė orė edhe pėrfaqėsuesi i qeverisė angleze.[9]

 Ashtu si nė vitin e kaluar mjerisht edhe nė vitin nė vijim prapėsitė dhe ngatėrresat e llojllojshme u shfaqėn qė pa arritur ende i tėrė K.K. ende nė vendveprim. Dhe pikėrisht kur ai ishte gati pėr tė rifilluar punėn, kapiteni Frenk de Limperani me urdhėr tė qeverisė sė vet iku nė Beograd.

Nėnkoloneli Boēari qė ruante edhe rastin mė tė vogėl pėr tė shkaktuar kėshtu vonesa e prapėsi tė tjera, iku fluturimthi pėr nė Athinė gjoja “pėr tė marrė udhėzime”. Duke e zėnė si shkak mospraninė e kryepėrfaqėsuesit grek, kapiteni qė ai la pėr tė zėvendėsuar, me lejė prej Metė Rrapi, pa e vėne fare nė dijeni general Enriko Telinin, mė 20.05.1923 avulloi pėr nė Follorinė me tė gjithė shoqėruesit e tij..

General Telini, gjyqėtar besnik i detyrės sė ngarkuar nga K.A. dhe me ndiesi tė thella pėrgjegjėsie ndaj kombeve tė interesuar, mė 28 maj 1923[10] filloi punėn, pėrfaqėsuesit e qeverive tė tjera nuk e kryen detyrėn si qė ishte e paraparė me protokoll.

Megjthatė general Telini as pranonte e as lejonte paudhėsi nė dėm tė askujt e anėsi nė dobi tė kurrkujt; ai “pėrpiqej me mish e me shpirt t’i jepte fund punės njė orė e mė parė. Pikėrisht pėr kėtė shtypi grek i qe vėrsulur me tėrbim; e quante armik tė Greqisė…” Mirėpo atij ia prenė krahėt dhe e lanė si kėrcuri pa degė qė pa bėrė ende “ēak” nė zbatimin e detyrės me aq pėrgjegjėsi qė i ishte ngarkuar dhe qė ai ishte zotuar pėr ta kryer. Ditėt qė K.K. pritej tė fillonte i tėri punėn, kolonelėt Gills dhe Ordion  u urdhėruan nga qeveritė pėrkatėse qė tė shkonin i pari nė Dibėr dhe i dyti nė Shkodėr “pėr tė vėzhguar vendosjen e piramidave nė kufirin lindor e atė verior”. Tė varfėrat qeveri angleze dhe franceze ishin pėr tu qarė hallin, se u ndodhėn aq ngusht pėr tė gjetur dy oficerė tė tjerė tė tyre, sa u “shtėrnguan” tė gjymtonin keqas K.K. Pėr K.K. ai ishte njė veprim thellėsisht i dėmshėm dhe i pafalshėm, i bėrė si me porosi; kėshtu pushtetarėve kr.a-f iu zgjerua dukshėm shtegu pėr vazhdimin e paudhėsive dhe keqbėrėsive; atyre dhe pararojės sė vet nė K.K., nėnkolonel Boēarit me atė rast iu dha nė dorė mjeti pėr tė shtrembėruar rrugėn nėpėr tė cilėn ishte duke ecur gjeneral Enriko Telini.

I mbetur krejtėsisht i zbuluar, kundėr tij shpėrthyen shtrėngata pas shtrėngatash dhe shigjeta pas shigjetash tė shoqėruara me kėrcėnime dhe shpifje tė llojllojshme.

Me tė tilla veprime tejet tė ulta, pushtetarėt kr.a-f. me nėnkolonel Boēarin  nė pararojė, i shkaktuan general Telinit kokėēarje tė pandėrprera dhe pragje pėrherė e mė penguese.[11]

Grindje tejet tė ashpra ndėrmjet gjeneral Telinit dhe nėnkolonel Boēarit shkaktoi edhe caktimi pėrfundimtar i  vijės sė kufirit ndėrmjet Ēamėrisė (Shqipėrisė) dhe Greqisė[12].

Ky veprim linte tė kuptohej sheshit se gjeneral Telini synonte ta shtrinte vijėn e kufirit nėpėr tėrė Ēamėrinė, Janinėn gjithė Maqedoninė, Korfuzin me ujdhesat Jonike pran tij brenda kufirit shtetėror shqiptar.[13]

Historiani dhe diplomati Italian Reneco Falaski vėren se gjeneral  Enriko Telini ishte zgjedhur nga K.A. dhe L.K., pasi kishte dijeni tė plotė mbi gjendjen e vėrtetė, prandaj ai “nuk nguroi tė njihte drejtėsinė e kėrkesave shqiptare, qė sipas bindjes sė tij duhej tė pėrfshinin edhe Janinėn e mė tej;” Po, duke qėnė se ishte i detyruar t’u pėrmbahej caqeve tė caktuara nė Firencė,[14] (Problemi kryesor ishte ai i kufijve, caktimi i tė cilit iu besua njė komisioni ndėrkombėtar, qė hartoi Protokollin e Firencės nė dhjetor 1913. Por vija e kufirit u kundėrshtua nga grekėt) “e quajti tė drejtė” qė kufiri nė jug tė pėrbmblidhte vendin tė paktėn deri nė lumin Kalama. Prandaj “qė nė fillim u gjend nė pėrplasje tė hapur me Boēarin”. Kurse Kryeministri E. Venezillos nxiti njė lėvizje pėrēarėse nė mes anėtarėve tė komisionit ndėrkombėtar.

Tė bindur se gjeneral Telini nuk lėshonte kurrsesi pe nė dėm tė sė drejtės dhe tė sė vėrtetės, pushtetarėt kr.a.-f. eprorė nėpėrmjet nėnkolonel Boēarit me shokė u pėrgatitėn shpejt e shpejt pėr t’i shkurtuar atij jo vetėm veprimtarinė e mėtejshme, por edhe jetėn. Pėr kėtė, tė mbledhur nė fshetėsi, vrimave si minjtė fillimisht nė Banjat e Luthraqit e pastaj edhe gjetiu, zunė tė ngrenin kurthet e tyre tė kobshme dhe njėherit tė pėrgatisnin edhe ēeta gjakatarėsh pėr tė vepruar nė Jugshqipėri. Tė njejtėn gjė bėnė ata edhe nė Korfuz, ku vepronte Komiteti Veriepirot i drejtuar nga Themistokli Bamiha me shokė. [15]

Duke kaluar nga fjalėt nė veprime, organizatorėt e vrasjes sė gjeneral Enriko Telinit disa ditė para vrasjes sė tij prej Janine dėrguan nė Gjirokastėr kapiten Zervėn, i cili u takua edhe me Vasil Dilon. Pas ca ditėsh prej Janine dėrguan fshehtazi edhe kusarin e mėrguar progonatas, Sulo Begėn, tė ngarkuar me armatime dhe shkresa propagandistike. Gjatė pėrplasjes me gjandarmėrinė shqiptare ai u plagos dhe u kap prej saj.

I vėnė pėrherė ndesh me prapėsitė e nėnkolonel Boēarit dhe bashkėpuntorėve tė tij, mė 26.08.1923 gjenral Enriko Telini i dėrgoi K.A.nė Paris njė letėr ku thuheshin edhe kėto: “Po vazhdojmė mbi subjektin qė ju shėnuam nė raportin qė ju dėrguam mė 21.08.1923 Nuk mundem t’ju pėrshkruaj sjelljen e ashpėr tė grekėve. Dhe kjo na vė nė dyshim se tėrė puna ka pėr tu prishur nga ana e kolonelit grek (Boēarit), i cili gjithnjė ngreh pretendimet e tija tė flliqura dhe kurrė nuk iu pėrulet vendimeve tė pėrbashkėta tė komisionit.” Kėshtu thuhej nė kopjen e raportit tė fundit qė gjeneral Telini i kishte dėrguar K.L.K. dhe K.A. njė ditė para vrasjes; ajo u gjet nė portfolin e kufomės sė tij dhe u botua nė fletoren “l’Epoca”.

Lidhur me prapėsitė e Boēarit, Renco Falaski shėnon: “Kishte njė mėnyrė tė vaēant  pėr tė bėrė tė vlerėsoheshin pretendimet greke, duke pėrdorur njė qėndėrim kėrcėnues, nxitės, madje sulmues, aq sa Telini pėr njė sjellje tė tillė tė papranueshme u detyrua tė sinjalizonte nė mėnyrė tė pėrsėritur Konferencėn e Ambasadorėve.”

Pas njė pune disa mujore brenda kufirit tė mbikqyrur nga shqiptarėt, gjeneral Telini- ndoshta me zemėr tė thyer- duhej tė vazhdonte pėrcaktimin e mėtejshėm tė vijės sė kufirit duke lėvizur nga ana e mbikqyrur nga grekėt. Prandaj e vendosi shtabin e vet nė Janinė; mirėpo, pa rifilluar mirė punėn, pak ditė pas kalimit nė anėn tjetėr, gjakatarėt e vėnė nga pushtetarėt kr.a-f. eprorė i bėnė gjėmėn sipas mėnyrės sė njohur greke: fshehtazi, babesisht dhe jo burrėrisht, apo mė drejtė “tė vret natėn e tė qan ditėn”. Gjėma ishte pėrgatitur qė afėr dy muaj mė parė. Vlen tė ritheksohet[16] se ajo gjėmė si dhe tėrė paudhėsitė e njėpasnjėshme tė ndėrthurura nga nėnkolonel Boēari dhe eprorėt e tij ishin pasoja tė drejtpėrdrejta me shkėputjen prej K.K. tė kolonelėve Gills e Ordion. Nė mėngjesin e 27 gushtit 1923 Komisioni nė pėrbėrjen e tij tė plotė u nis nga Janina pėr nė Kakavje me kėtė renditje: i pari lėvizi automjeti i pėrfaqėsisė greke, i kryesuar nga nėnkolonel Boēari; i dyti lėvizi automjeti i pėrfaqėsisė shqiptare, i kryesuar nga Dhimitėr Berati; i treti lėvizi ai i gjeneral Enriko Telinit. Me tė arritur nė Delvinaq, papritmas automjeti i pėrfaqsisė greke “u prish” dhe ndali “pėr tu ndrequr”. Kėshtu nė krye doli ai i pėrfaqėsisė shqiptare, i ndjekur nga automjeti qė mbarte gjeneralin Enriko Telinin. Gracka qė pėrpiu gjeneral Enriko Telinin dhe tėrė shoqėruesit e vet ishte ngritur nė njė bėrryl tė mprehtė poshtė majės 470m., nė vendin e quajtur Zhepė, vend ky ndėrmjet Delvinaqit dhe fshatit Arinishtė, 8km. prej Kakavjesė. Me tė kaluar automjeti i pėrfaqėsisė shqiptare-nė tė cilin udhtonte edhe njė profesor Italian i matematikės, anėtar i pėrfaqėsisė italiane nė Komisionin- vrasėsit, “ushtarė sharratarė” qė “prisnin dru aty afėr”, e zunė udhėn me trungje tė trashė lisash. Duke hasur nė pengesė, automjeti i gjeneral Telinit ndaloi; shoferi Italian, Farneti dhe pėrkthyesi shqiptar, Thanas Gjeziri (Kravari) zbritėn pėr tė ēelur udhėn, po ranė pa frymė pėrtokė nga njė breshėri plumbash, breshėrit vazhduan pa ndėrprerje. Pa arritur tė delte ende nga automjeti, u vra edhe doktori, major Krotini, kurse ndihmėsi i gjeneralit, toger Bonaēini u vra duke dalė nga automjeti. Vetė gjeneral Telini mundi tė dilte nga automjeti, po u shtri pa frymė rreth 150 metra mė tutje gjatė pėrpjekjes pėr tė shpėtuar me anėn e njė revolveri, (e vetmja armė qė gjendej nė automjetin e tij), ishte ora 09:10 minuta tė datės 27.08.1923. [17]

Vrasėsit edhe pse pėrdorėn plumba shpėrthyes “dum-dum”, si gjakatarė pjesėmarrės nė kushedi sa e sa gjėma tė tilla, duke mos u besuar syve dhe duke mos u kėnaqur me plagėt e shumta tė shkaktuara tė vrarėve, iu afruan kufomave tė tyre dhe me gjakftohtėsinė e gjakatarit profesionist, secili i shkrepėn disa plumba nė kokė, duke iu prishur dhe shėmtuar fytyrėn.[18]

 Automjeti i pėrfaqėsisė greke arriti nė vendin e gjėmės pasi ishte kryer gjakėsia dhe gjakėpirsit ishin mėrguar. Njėsia ushtarake greke qė ndodhej 10min. mė tej, “mundi’’ tė arrinte atje pas njė ore e ca. Kurse njoftimi pėr gjėmėn e Zhepės u dha nė Janinė nė orėn 14:00, pėr shkak se “ishte prishur lidhja telefonike”. Dhe ē’ishte edhe mė keq se lajmi i gjėmės sė sapopėrmendur konsullit Italian nė Janinė, Leveranit iu njoftua vetėm pas orės 15:00, nga korofillak komandanti i qytetit. Leverani me anė tė njė tejshkrimi ia bėri ngutėsisht tė njohur M.P.J. italiane dhe vetė kryeministrit, Benito Musolinit. Kufoma e gjeneral Enriko Telinit dhe tė vrarėve tė tjerė u shoqėruan detyrimisht nė formė nderimi nga njė battalion i ushtrisė greke deri nė Prevezė, nga u mbartė pėr nė Itali me njė avullore luftarake italiane. Kurse ajo e Thoma Kravarit u zbrit nė Sarandė e prej andej u dėrgua nė vendlindje, Leskovik.[19]

Rreth pėrgatitjeve tė pushtetarėve kr.a.-f. eprorė pėr zhdukjen e gjeneral  Telinit ka shumė  tė dhėna burimore tė shkruara e gojėdhėna; njė prej kėtyre tė fundit ėshtė edhe kjo qė vijon: “Kur komisioni i asfalisė greke u mblodh nė Athinė, nėnkolonel Boēari tha: Kufiri vendoset si do Italia e jo si duam ne. Qė tė mos bėhet kjo punė si ka nisur, Telini do vrarė.”[20]

Nė protokollin e shoqėrisė veriepirote nė korfuz tė kapur nga njėsia e ushtrisė italiane e zbatuar atje mė datė 28.08.1923, shėnohej se gjeneral Enriko Telini me shokė ishin vrarė nga njė ēete prej 7-vetėsh me veshje ushtarake, por pa shenja nė kapelė. Nga dėshmitar tė atėhershėm dhe tė mė vonshėm paditet njė ēetė e pėrbėrė nga gjakatarėt e njohur Koēo Memo, Jan Vanēi, Harilla, Vasil Kollovoi, vllezėrit Jan e Thimjo Rexho dhe njė i quajtur Senica.

Lajmi mbi vrasjen e gjeneralit Enriko Telinit iu njoftua mė 28.08.1923 edhe pjesėtarėve tė K.K. qė po vendosnin piramidat nga 3-bashkimi i kufirit (Prespė) e deri nė Qafė tė Prushit. Lajmi i bėri pėrshtypje aq tė thellė sa, sipas major Ali Erėbarės, pėrfaqėsues i qeverisė shqiptare nė K.K. me Jugosllavinė, nėnkoloneli anglez Gills “me gjithė gjakftohtėsinė e racės dhe pėrmbajtshmėrinė e detyrės sė tij nuk mundi ta mbante veten nga thėnia e fjalės:” grekėrit.[21]

Pėr tė zbuluar fajtorėt, K.A. ngriti njė komision tė posaēėm hetimor me kryetar kolonelin japonez tė drejtėsisė, Shiboja dhe anėtarė  pėrfaqėsues tė qeverive angleze, franceze e italiane.[22]

Me tė arritur Komisioni nė vend-vrasje tė gjeneral Enriko Telinit dhe shoqėruesve tė tij, koloneli japonez Shiboja nxori koburen dhe shtyu nė ajėr dy herė. Ushtarėt e njė njėsie greke qė ishin vendosur atje, afėr brenda pak minutave u gjendėn atje dhe e rrethuan Komisionin. Atėherė koloneli japonez tha: “Hetimi mbaroi”. Kur pjestarėt e tjerė tė habitur e pyetėn ai u pėrgjigj: “kur krismat e dy tė shtėnave revolveri u dėgjuan nga ushtarėt, si ėshtė e mundur qė qindra tė shtėna pushkėsh nuk u dėgjuan prej tyre ?!”[23]

Gjendja u acarua sė tepėrmi, pasi qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini dhe anėtarėve tė Komisionit Ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin pėrfundimtar tė kufirit, duke dashur tė fajsojnė Shqipėrinė. Disa ditė mė vonė italianėt e pushtojnė Korfuzin. Mė 31 mars 1923, Konfereca e Ambasadorėve e deklaruan fajtor tė krimit qeverinė greke dhe e ngarkuan me pėrgjegjėsi.[24]

Pushtetarėt e plotfuqishėm evropianė me sėpatat e veta mėkatare e cunguan tmerrėrisht dhe e shėmtuan keqas trungun tokėsor kombėtar shqiptar.[25]

Si mė parė nė vitet 1878 dhe 1881 pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha Evropiane tė mbledhur nė kongresin e mallkuar tė Berlinit dhe nė Konferencėn e nėmur tė Stambollit, me gjykimet e tyre tė shtrembėra dhe me vendimet e veta tė mbrapshta  ata e shkurtuan trungun kombėtar shqiptar. Kėshtu nga trungu tokėsor kombėtar shqiptar ata qė rrėmbyen, ua falėn shėrbetorėve tė tyre: kr.e.-n serbė me gjithė krahinėn tokėsore shqiptare malėziase dhe kr.a.f. Kurse nė vitet 1913 e 1923, me po ato sėpata trangut tokėsore kombtarė shqiptare i shkėputėn dhe krahina tė tjera. Ē’ishte edhe mė keq se fqinjėve grabitqarė iu dhanė ato pjesė tė vendit qė pėrbėnin burimet kryesore tė jetesėn pėr gjithė kombin: fusha e Kosovės dhe qendrat mė tė rėndėsishme tregėtare, si Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Dibra, Manastiri, Tetova etj. Ju dhanė kr.e.n. serbė; portet mė tė rėndėsishme siē ishin ata tė Sallahorės, Prevezės, Pargės, Vlorės, Gumenicės, Tivarit, Kotorit etj. Ullishtet e agramishtet e pambarim tė Grikėhorrit, “Gropės sė Kuēit”, Pargės, Prevezės, Korfuzit etj., kullotat dimėrore pa fund e pa anė tė Ēamėrisė, mė tė vyerat dhe mė tė mėdhat nė mbarė vendin. Qyteti Janinės (kryeqytet i Jugshqipėrisė) kryeqendra dhe krenaria e zejtarisė kombėtare shqiptare iu dhanė kr.a.-f. Duke bėrė fjalė pėr gjėmėn pa krahasim tė lemeritshme qė pėsuan shqiptarėt dhe Shqipėria pėr faj tė thertoreve tė plotfuqishme europiane, i shquari Dr. Hovrat Karl Paē ndėr tė tjera shėnoi: “nga shkaku i padrejtė i caktimit tė kufirit tė saj qė nuk mori parasyshė as pėrhapjen e popullit shqiptar e as nevojat e tij ekonomike. Shqipėria sot ka mbetur njė rryp i ngushtė tokėsor gjatė Adriatikut e Jonit.”  Thellėzimi i llahtarshėm qė ju bė trungut tokėsor kombėtar shqiptar ishte edhe ngjarja kryesore qė shkaktoi mosmarrėveshjet, ngatėresat dhe gurgulenė aq tė dhimbshme dhe aq dėmtuese tė viteve 1913-1914, tė cilat shpunė nė prag tė arsgjesimit pėrfundimtar edhe tė pjesės tė mbetur ende pa [26]  rėnė nėnė zgjedhėn dhe robėrinė e fqinjėve ballkanikė grabitqarė d.m.th. tė asaj pjese nė tė cilėn u ngrit shteti shqiptar.[27]

Mė nė fund mė ngel tė pėrsėris fjalėt e zotri Hajredin E. Ēeēo dhe tė tjerėve: “nė emėr tė humanitetit, a ka mundėsi tė merrni parasyshė kėrkesėn tonė dhe ta ratifikoni kėtė padrejtėsi, e cila do tė ēoje nė plotėsimin e qėllimit tė lartė dhe nė eleminimin e njė burimi tė rrezikut botėrorė? Nė emėr tė drejtėsisė qė varet nga ju, a ka mundėsi tė shqyrtoni padrejtėsitė e bėra kundėr njė populli qė dėshiron vetėm hegjemoni kombėtare?”

 Njė thirje tė ngjajshme lėshoi shoqėria “Ēamėria” edhe nė mbledhjen e 7 prillit 1946 drejtuar nga kryetari i saj Hajredin E. Ēeēo. Nė thirje thuhej: “Kėrkojmė nga Aleatėt: Kombet e Bashkuara, kthimin e krahinės sė Ēamėrisė nė gjirin e shtetit shqiptar.”[28]

Kėtu kemi edhe  njė fakt tė  pamohueshėm se edhe pas mėrgimit tė Mbretit Shqiptar Ahmet Zogu dhe tė  formimit tė qeverisė sė re nė vitin 1939, tė kryesuar nga Mustafa Kruja , se pretendimet teritoriale greke ndaj Epirit tė Veriut (krahina e Ēamėrisė) dhe krahinave tjera tė Shqipėrisė sė jugut, qė jan sot e kėsaj dite ende tė  aneksuara nga grekėt.

Nė kuadėr tė kėsaj strategjie nė mėnyrė permanente kanė qenė tė inkuadruar edhe udhėheqėsit serbo-sllav, tė cilėt nė kėtė rast paraqitnin pretendimet e tyre territoriale pėr Shqipėrinė e Veriut.[29]

Me kėtė rast mė  23 tetor tė vitit 1940 nė Ēamėri dhe nė krahinat tjera tė pushtuara  nga grekėt nė jug tė Shqipėrisė u ndez zjari i Luftės ēlirimtare kundėr  zgjedhės sė huaj.

Pėr kėtė arsye u zhvillua njė aktivitet  i zgjeruar pėr regjistrimin e vullnetarėve qė do tė luftonin pėr mbrojtjen e tokave ēame dhe krahinave tjera nė jug tė Shqipėrisė tė cilat edhe sot e kėsaj dite kan ngelur tė aneksuara  nga shteti grek.

Nė kėto aradha vullnetare ndėr tė parėt qė mėnjėherė shkuan nė front ishte Xhemė Hasa me vėllezėrit e tij Musliun dhe Abdullain nga Gostivari[30]i Maqedonisė antike tė Aleksandrit tė Madh pasaardhės i Perandorisė Pellazgjike, trashigimtar pasardhės tė sė cilės janė Ilirėt nė trevat e Republikės sė Maqedonisė dhe kuptohet gjithė teritori i saj dhe pjesės sė pushtuar nga grekėt tė krahinės sė Maqedonisė nė shtetin e sotshėm grek.

Pėr njė kohė tė shkurtėr Xhemė Hasa u dėshmua si njė trim i rallė .

Nė xhdo drejtim tė frontit qė nisej, prapa s'kthehej; para tij barbari grek ikte si pa kokė. Nė ēdo front me ushtarėt e vetė dilte fitimtar, dhe me kėtė aftėsi tė shkėlqyer strategjike dhe trimėrie tė pa shoq, u kuptua se Xhema ėshtė njė shqiptar i Maqedonisė[31] tė Aleksandrit tė Madh (Lekės).[32]

Me sukseset e tija tė mėdha nėpėr fronte tė ndryshme e meritoi dhe ju nda grada e Majorit.[33].

Aradha e tij u bė me nam e nė zė pėr shkathtėsitė luftarake nė fushbetejat e ndryshme qė mori pjesė ajo. Ajo shėrbeu edhe pėr aradhat tjera si shembull se si duhet tė luftohet pėr tė mbrojtur atdheun.

Shkathtėsinė ushtarake dhe trimėrinė e tij e vėrejtėn edhe udhėheqėsit ushtarak tė shteteve tė Ballkanit, por sidomos mirėnjohje i shprehu populli i vet, duke i thurrur dhe kėngė trimėrie, qė edhe sot e kėsaj dite kėndohen:

                                    “Kush lufton me grek barbarin,

                                    Kryetrimi Xhemė Gostivari,

                                    Bini djem kėtij grek barbari,

                                    Pastaj i kthehemi kėtij serb barbarit”.

Nga syzheu i kėsaj strofe del sheshazi se lufta nė krahinėn e Ēamėrisė dhe krahinave tjera tė Shqipėrisė sė jugut “ tė aneksuara nga greqia ’’ se ishte luftė e imponuar; se asaj nė tokė tė saj, nuk i nevojiteshin as grekėt as sllavėt.

Trimi qė u bė me famė nė kėtė luftė, Xhemė Hasa u plagos rėndė, por organizmi i tij i shėndoshė nuk kishte nevoj pėr dergjie tė gjatė. Shpejt u shėrua dhe u kthye nė radhėt ushtarake. Nė kėto beteja ushtria greke pėsoi disfatė tė rėndė dhe u zbraps. Lufta pėrhapej nė Ballkan dhe Evropė, kurse Xhemė Hasa mbeti oficer aktiv nė ushtrinė e Ballit Kombėtar, por tani me njė pėrvojė mė tė madhe dhe me njė mjeshtri mė tė pėrsosur ushtarake, ngase ishte i kalitur nė shumė beteja  luftarake.[34]

Pėr trimėrinė dhe lavdinė e popullit shqiptar ka shkruar njė letėr edhe Papa Inoēenti XI me rastin e botimit tė njė harte tė Shqipėrisė sė epėrme (Maqedonia) nga Xhakomo Kontelit nga Vinjola e Italisė dhe pas miratimit me privilegjin e Papa Inoēenti nė vitin 1689[35], drejtuar Gjon Franēesk Albanit, kur ky ishte nė detyrėn e lartė tė sekretarit tė Shkresave (Bulave) tė Papa Inoēentit XI. Kurse nė vitin 1700 Gjon Franēesk Albani u zgjodh Papė me emrin Papnor Klementi i XI Albani.[36]

Nė letrėn e tij Papa Inoēenti shkruante: "Tė shkėlqyerit e tė pėrndriturit Zoti administratorė tė denjė pėr shumė lavdi, imzot Gjon Franēesk Albanit, sekretar i zyrės sė Shkresave tė Papės. Disa shekuj mė parė Shqipėria qante largimin e bijėve tė vetė mė tė ndritur dhe tė heronjėve, qė deri nė atė kohė e kishin mbrojtur prej barbarėve. Tani qė ju Zot i shkėlqyer jeni i pėrkushtuar, ajo po lehtėsohet pjesėrisht, duke kujtuar se, midis atyre luftėtarėve tė famshėm kanė qenė Filipi i II, Aleksandri i Madh dhe Gjergj Kastrioti prej familjeve fisnike shqiptare"[37]

Zotri Kofos, i cili ėshtė njė studiues me autoritet i marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Greqisė, i njeh edhe politikės greke njėfarė mėkati pėr nivelin e ulėt tė marrėdhėnieve me Shqipėrinė. Pra ai e minimizon shumė pėrgjegjėsinė e saj. Ai pohon se ”mbajtja nėn kontroll e ēėshtjės sė Epirit tė Veriut nga Kėshilli i Ministrave tė Punėve tė Jashtme” ose vazhdimi i gjendjes sė luftės, e cila, sipas ligjit grek, kishte mbetur nė fuqi edhe pas vendosjes sė marrėdhėnieve shqiptaro-greke, ishin ende ēėshtje me efekt emocional tė madh, qė ndikonin nė politikėn e Greqisė ndaj Shqipėrisė. Ai pranonte se, megjithėse , qeveritė greke, pas Juntės, nuk kishin propaganduar pretendimet teritoriale kundrejt Shqipėrisė, shqiptarėt dukej se dyshonin ngaqe mos-heqja e “gjendjes sė luftės” , nė mėnyrė implicite e linte hapur ēėshtjen teritoriale. E vėrteta ėshtė se, mbajtja e ligjit tė luftės me Shqipėrinė, mosnjohja e kufijve tė Shqipėrisė me Greqinė dhe mbajtja e pretendimit grek nė axhendėn e Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė katėr Fuqive tė Mėdha, nuk ishin vetėm “ēėshtje me efekt tė madh emocional”, por akte themelore politike dhe juridike, qė pėrbėnin boshtin e politikės greke ndaj Shqipėrisė. Prandaj, shqipėtarėt, jo vetėm dyshonin, por me tė drejtė ishin tė bindur se politika greke nuk i kishte ndryshuar aspak objektivat dhe qellimet e saj ekspansioniste ndaj trevave shqiptare. Pėr kėtė arsye, ata mendonin se ajo pėrbėnte nje rrezik tė madh pėr integritetin, pavarėsinė dhe vetė ekzistencėn e shtetit shqiptar. Pra pretendimi grek pėr Shqipėrinė e Jugut mbeti deri nė fund tė viteve 80, por edhe mė vonė, njė pengesė bllokuese pėr zhvillimin e marrėdhėnieve normale dhe mirėkuptimin shqiptaro-grek.[38]  Kėtu mund tė cekim edhe aktivitetin e Federatės “Panepirote” tė Amerikės, Kanadasė, Australisė  dhe i organizatave tė tjera “vorioepirote” qė u zgjeruan shumė nė fundin e viteve 80-tė, kur kriza e brendshme e regjimit komunist kishte arritur epogjeun e saj. Organizatat vorioepirote vazhduan tė trumbetonin “ēlirimin” e Shqipėrisė sė Jugut dhe po pėrpiqeshin ta paraqisnin minoritetin[39] grek, si njė objekt special tė persekutimit nga ana e regjimit, duke i dhėnė atij njė madhėsi e shtridhje gjeografike fantastike e aspak reale. Edhe nė kėto ēaste,   emigracioni politik shqiptar, organizatat e tij kryesore, Balli Kombėtar, Legaliteti dhe grupet e tjera politike u konfrontuan ashpėr me aktivitetin antishqiptar tė  emigracionit grek. Ata kundėrshtuan planet dhe propagandėn shoveniste tė tij. Kėtė fakt e vinin nė dukje dhe pėrfaqėsuesit diplomatik shqiptar nė OKB, tė cilėt, me gjthė kėtė, vazhdonin ta shoqėronin aktivitetin e tyre kundėr propagandės greke me sulmin edhe kundėr emigracionit politik shqiptar. Kėshtu, nė vitin 1989 misioni i Shqipėrisė nė OKB i raportonte Tiranės. “Ėshtė fakt se, deri mė sot nė asnjė rast nuk ėshtė evidentuar pėrputhje e bashkėrėndim i veprimtarisė propaganistike tė rretheve tė mėrgatės politike shqiptare me atė tė organizatės “vorioepirote”. Por nė tė  kundėrt ata janė konfrontuar ashpėr me tė dhe, mė larg akoma, propaganda e tyre vazhdon t’i  bjerė kėmbanės pėr marrjen e Ēamėrisė dhe tė Kosovės, duke kundėrshtuar planet e qarqeve shoviniste greke”.[40] 


[1] Prof.Dr. Hysni Myzyri, Redaktor pėrgjegjės dhe autor i kreut XIV, HISTORIA E SHQIPĖRISĖ dhe e SHQIPTARĖVE –fq. 218, Prizren 2001
[2] Ibrahim D. Hoxha: Viset kombėtare shqiptare nė shtetin Grek. fq.53, Tiranė 2000.
[3] Po aty fq.54
[4] Ibrahim D.Hoxha: Viset kombėtare shqiptare nė shtetin Grek. fq.53, 54, Tiranė 2000
[5] Po aty fq.  54
[6] Prof.Dr. Hysni Myzyri, Redaktor pėrgjegjės dhe autor i kreut XIV, HISTORIA E SHQIPĖRISĖ DHE E SHQIPTARĖVE –fq. 218, Prizren 2001
[7].Ibrahim D.Hoxha: Viset kombėtare shqiptare nė shtetin Grek. Fq. 54, Tiranė 2000.
[8] Prof. Dr Hysni Myzyri, Redaktor pėrgjegjės dhe autor i kreut XII, HISTORIA E SHQIPĖRISĖ DHE SHQIPTARĖVE- fq. 16,  Prizren 2001
[9] Ibrahim D. Hoxha: Viset kombėtare shqiptare nė shtetin Grek. fq.55, Tiranė 2000.
[10] Po aty fq.56
[11] Po aty fq.57
[12] Po aty fq.58
[13] Po aty.  fq.59
[14] Georges Castellan, libri:“Historia e Ballkanit”,fq.398 (shekulli XIV-XX) pėrktheu nga frengjishtja Arben Puto dhe Luan Omari, Tiranė 1991
[15] Po aty
[16] Ibrahim D. Hoxha: Viset kombėtare shqiptare nė shtetin Grek. fq.60, Tiranė 2000.
[17] Po aty fq.61
[18] Po aty fq.61
[19] Po aty fq.62
[20] Ibrahim D. Hoxha, Viset Kombėtare Shqiptare nė Shtetin Grek, fq.63, Tiranė, 2000
[21] Po aty fq.64
[22] Po aty fq.70
[23] Po aty fq. 71
[24] Isuf B. Bajrami Revista mujore “Albanica ekskluzive”, nr.68 Maj 2007. Titulli: Zbrazja e dhunshme e Ēamėrisė fq.23
[25] Ibrahim D. Hoxha Viset Kombėtare Shqiptare nė Shtetin Grek, fq.75,  Tiranė, 2000
[26] Po aty fq. 76-77
[27] Po aty fq. 83
[28] Po aty fq.83
[29] Begzat Begzati, libri, Xhemė Hasa-Ushtarak Demokrat. Kapitulli: Pjesmarja e Xhemės nė Luftėn greko- shqiptare (ēame) fq.23.
[30] Arben Llalla, gazeta "Albania" e pėrditshme 24 janar 2007: titulli "Aleksandri i Maqedonisė, Grekėve apo i Shqiptarėve" fq. 9
[31] Begzat Begzati, libri, Xhemė Hasa-Ushtarak Demokrat. Kapitulli: Pjesmarja e Xhemės nė Luftėn greko-shqiptare (ēame) fq.25.
[32] Arben Llalla, gazeta "Albania" e pėrditshme 24 janar 2007: titulli "Aleksandri i Maqedonisė, Grekėve apo i Shqiptarve" fq.9
[33] Begzat Begzati, libri, Xhemė Hasa-Ushtarak Demokrat. Kapitulli : Pjesmarja e Xhemės nė Luftėn greko- shqiptare (ēame) fq.25.
[34] Po aty fq.27.
[35] Kasim Biēoku, revista mujore "Albanica", exkluzive nr.68 maj 2007 fq.75,Tiranė, titulli:" Nje hartė e Shqipėrisė me shumė domethėnje".
[36] Po aty fq.74
[37] Po aty fq.75
[38] Prof. Dr. Beqir Meta, libri: “Shqipėria dhe Greqia 1949-1990, Paqja e vėshtirė”, fq.282. Tiranė 2004
[39] Po aty fq. 393
[40] Po aty fq. 394

TETOVĖ, 2007

Nga i njėti autor:

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINĖ (III)

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945 (IV)

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRi (V)

ĒAMĖT PAS LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE (VI)

PĖRFUNDIMI (VII)


BOSNA DHE HERCEGOVINA (1)

PELLAZGĖT STĖRGJYSHĖRIT E SHQIPTARĖVE (II)

Fiset Pellazge qė pėrbėnin Mbretėrinė Iliri (3)

DYNDJET E SLLAVĖVE NĖ SHEK. VI-VII

Shėnime pėr autorin e titujve tė mėsipėrm, Semi Hebibi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .