Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Histori

1

2

 


   

 ĒĖSHTJA ĒAME 1913 - 1945 (II)
 
Shkruan:
Semi HEBIBI

 

 

 DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

Rrėnjėt e ēėshtjes sė Ēamėve myslimanė tė Epirit gjatė periudhės sė parė tė pasluftės do tė duhej t’i kėrkonim nė praktikėn e kėmbimit tė popullsive, njė praktikė qė u ndoq kryesisht nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit tė njėzetė, si rezultat i pėrplasjeve luftarake dhe i rivendosjeve tokėsore, qė ndodhėn nė hapėsirėn e Ballkanit jugor. Shtrirja e vendeve nėpjesėt europjane tė sunduara nga Perandoria Osmane automatikisht e shndėrroi grupin kryesor tė myslimanėve otomanė nė minoritete tė shpėrndara nė toka qė sapo ishin aneksuar nga shtetet ballkanike. Njėkohėsisht, grupe tė rėndėsishme kombėtare, gjuhėsore dhe fetare dėshtuan tė pėrfshiheshin brenda kufijve tė rinj tė “atdheut”, fakt qė shumė pak do tė lehtėsonte ecurinė politike brenda ēdo vendi dhe lidhjet ndėrballkanike, por paralelisht, forconte ndjenjėn e pasigurisė kombėtare pėr pushtetin qendror. Nė kuadrin tė kėtyre tė dhėnave tė fundit, masa e kėmbimit tė popullsive u kualifikua si zgjidhja mė e volitshme dhe mė e pėrhershme e problemit qė kishte dalė.

Pas dėshtimit tė forcave otomane nė Luftėrat Ballkanike (1912-1913), e ardhmja e zonave tė banuara nga shqiptarėt u diskutua nė Konferencėn e Ambasadorėve, tė mbledhur me ngut nė Londėr, nė dhjetor 1912 deri nė janar 1913, ku nė parim u arrit nė marrėveshje pėr tė mbėshtetur krijimin e Shqipėrisė si njė etnitet i ri politik.

Greqia doli nga Luftėrat Ballkanike me njė ndjenjė tė fortė suksesi dhe me njė vendosmėri pėr t'u pėrpjekur tė merrte Shqipėrinė e Jugut. Theksi nuk vihej te territori, qė etnikisht ishte grek, por mė tepėr nė tokat ku civilizimi helenik mendohej tė ishte dominues. Nė tetor 1913 shpėrtheu kryengritja epiriote, kur vullnetarė grekė sulmuan Shqipėrinė e Jugut, duke terrorizuar banorėt e saj dhe duke djegur fshatrat e tyre. Qėllimi i Greqisė ishte tė krijonte njė Vorio Epir autonom (Epiri i Veriut), si njė pėrpjekje pėr tė sabotuar bisedimet ndėrkombėtare, tė cilat zhvilloheshin nė Firencė, lidhur me statusin e ardhshėm tė rajonit. Sė fundi, nė dhjetor tė vitit 1913, Fuqitė u morėn vesh pėr kushtet e Protokollit tė Firencės, sipas tė cilit, nė kompensim tė tėrheqjes sė Serbisė nga territori shqiptar, Austria pranoi mė nė fund qė krahinat ku sot ndodhet Kosova dhe Maqedonia t'i jepeshin Serbisė, kurse Greqia tė merrte rajonin e gjatė jugor tė Ēamėrisė.

Nė Konferencėn e Londrės Britania e Madhe ndihmoi pėr tė penguar aneksimin e Shqipėrisė nga Sėrbia, qė do tė kishte qenė i papranueshėm pėr Austrinė.[1] Ndryshe nga Kongresi i Vjenės, Konferenca e Paqės e Parisit nuk pėrfshiu fuqitė e mundura.[2] Kėshtu shteti shqiptar u cungua nė rajonet qendrore, sė bashku me qytetin e Shkodrės dhe territorin rreth tij.[3]

Pas vendosjes sė Vijės sė Firencės, disa nga trupat greke filluan tė tėrhiqen nga Ēamėria, megjithatė bandat terroriste greke vazhduan veprimtarinė e tyre si mė parė. Meqenėse shumica e ēamėve ishin myslimanė, ata trajtoheshin njėlloj si pakica turke qė jetonte nė Greqi[4]. Mė 23 shkurt 1913 u krye masakra nė Pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve, nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Autoritetet ushtarake greke, nuk ndėrhynė dhe as qė u interesuan fare, me gjithė kėrkesat dhe insistimin e tė afėrmėve tė viktimave.

Martirizimi i popullit tė Ēamėrisė njohu njė intensifikim tė ri nė mars tė vitit 1917, aq sa 400 famililje ortodokse shqiptare rrėmbyen armėt, ndėrprenė komunikacionin me Janinėn dhe shkėputen lidhjet me qeverinė greke, duke shpallur pavarėsinė e tyre. Kjo situate zgjati deri nė gusht tė kėtij viti, kurse forcat italiane pushtuan Janinėn dhe gjithė Epirin.

Mė vonė, pas largimit tė forcave italiane, forcat greke e thyen rrezistencėn e ēamėve. Ndėrkohė, shoqatat dhe asociacionet ēame filluan protestat nė kryeqytetet perendimore drejtuar Fuqive tė Mėdha.[5]

Ky ishte fillimi i goditjeve kundėr shqiptarėve myslimanė, qė kishin pėr qėllim qė tė mbjellnin frikė nė popull dhe t'i detyronin ata tė largoheshin nga shtėpitė e tyre. Gjatė gjithė dhjetėvjeēarit tjetėr u grabitėn nė mėnyrė sistematike pronat e shqiptarėve myslimanė dhe shumė tė rinj u dėrguan nė mėrgim tė brendshėm, nė ishujt e Egjeut. Mijėra hektarė tokė tė shqiptarėve myslimanė u shpronėsuan pa kompensim, u mor prodhimi i tyre dhe shqiptarėve iu ndalua tė mbillnin farėn e tyre apo ta shisnin atė, apo pronėn, pėr tė kompensuar shpronėsimin. Kėshtu qė pėr shumė familje u bė e pamundur tė qėndronin nė Greqi, ata u detyruan tė largoheshin nė veri, drejt Shqipėrisė, duke kėrkuar tokė. Nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur problemin ēam, qeveria e Athinės kėrkoi tė siguronte miratimin e Ankarasė pėr tė nxitur disa ēamė tė emigronin nė Turqi, me shpresė se dhe tė tjerė do t'i ndiqnin nga pas. Nė fillim Ankaraja nuk dėshironte tė lejonte vendosjen e shqiptarėve mysliman nė tokėn turke, por pas pėrpjekjesh intensive diplomatike tė Athinės, qeveria turke pranoi vendosjen e 5.000 ēamėve.[6]

Ndėrkohė, mė 1923, pozita e rreth 20.000 shqiptarėve myslimanė, qė mbetėn nė Greqinė veriore, debatohej intensivisht nė njė sesion special tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve. Konventa qė bėnte tė mundur kėmbimin e popullsive greke dhe turke u nėnshkrua nė Konferencėn e Lozanės mė 30 janar 1923.[7]

Qeveria shqiptare ka insistuar nė atė kohė, nėpėrmjet telegramesh dhe delegacionesh tė dėrguar nė Lidhjen e Kombeve, tė bėnte tė qartė se autoritetet greke i detyronin ēamėt tė largoheshin nga shtėpitė e tyre dhe tė zhvendoseshin nė Turqi dhe se tokat e tyre kolonizoheshin nga grekė qė vinin nga Azia e Vogėl. Grekėt u kundėrviheshin kėtyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar" mund tė pėrdorej vetėm pėr ata njerėz qė kanė lindur nė Shqipėri, duke pėrjashtuar kėshtu shqiptarėt myslimanė tė lindur nė Greqi, tė cilėt barazoheshin me turqit. Nė pėrgjigje tė pretendimeve shqiptare, Lidhja e Kombeve krijoi njė Komision Miks, pėr tė shqyrtuar ēėshtjet nė hollėsi. Nė mars 1924 Komisioni vendosi qė subjektet greke qė ishin myslimane dhe me origjinė shqiptare dhe veēanėrisht ata qė banonin nė Epir duhet tė pėrjashtoheshin nga shkėmbimi i detyruar i popullsive midis Greqisė dhe Turqisė, por pėr shqiptarėt ēamė problemi kishte tė bėnte me pretendimet e tyre pėr tė bėrė pjesė nė kombin shqiptar.[8]

Kėshilli i Lidhjes diskutoi mbi kėtė ēėshtje gjatė sesionit tė tij tė trembėdhjetė (29 gusht-3 tetor): Nė qėndrimin shqiptar theksohej se autoritetet greke nxisin "shqiptarėt e Epirit" tė ndėrmerrnin njė zhvendosje masive, duke i quajtur ata "greke me origjine turke" dhe pėr t'i bindur ata tė adoptonin njė identitet tė dytė nė deklarimet e tyre publike. Kėshilli mė nė fund vendosi tė caktonte anėtare tė paanshėm nė Komisionin Miks, me "mandatin" e pėrgjegjėsisė pėr tė mbrojtur "pakicėn myslimane me origjinė shqiptare", qė banonte nė Greqi. Ndėrkohė, qeveria e Athinės vendosi nė Ēamėri emigrant tė ardhur nga Azia e Vogėl, pėr ta populluar atė me tė krishterė ortodoksė dhe pėr tė bėrė presion tė mėtejshėm mbi shqiptarėt myslimanė tė mbetur, qė tė emigronin. Gjatė gjithė viteve '20 fshatra tė tėra, si Petrovica dhe Shėndėllia, u zbrazėn nga banorėt e tyre shqiptarė. Familje tė tėra u larguan pėr nė Shqipėri, Turqi dhe Amerikė.[9]

Nė mars tė vitit 1926-tė qeveria greke deklaroi se procesi i shkėmbimit tė popullsisė kishte pėrfunduar dhe se tani e tutje ēamėt do tė kishin tė njėjtat tė drejta qė gėzonin edhe qytetarėt e tjerė grekė. Megjithatė, kėto tė "drejta" i nėnshtroheshin njė diskriminimi tė fortė. Nuk lejoheshin shkolla nė gjuhėn shqipe dhe nuk pėlqehej tė flitej shqip jashtė shtėpisė.[10]

Nėnshkrimi i paktit italo-shqiptar nė nėntor 1926 krijoi njė shqetėsim nė Athinė dhe vėmendja e saj u pėrqendrua nė ēėshtjen e pazgjidhur tė ēamėve, e cila po ēonte nė tensione tė reja midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Ministria greke e Punėve tė Jashtme kishte rezerva serioze pėr paktin, sepse kishte frikė se interesat e shqiptarėve pėr "vėllezėrit" e tyre nė Epir mbėshteteshin nga njė fuqi e rėndėsishme, ambiciet territoriale tė sė cilės nė Ballkan mund tė pėrfitonin nga ekzistenca e pakicės ēame, qė favorizonte Italinė dhe ishte armiqėsore ndaj shtetit grek. Italia mund t'i pėrdorte ēamėt edhe si kundėrpeshė ndaj ambicieve greke nė Shqipėrinė e Jugut.

Njė nga figurat mė tė shquara politike-ushtarake tė historisė sė Greqisė tė shekullit XX, ėshtė gjenerali Teodor Pangallos i cili ishte kryeministėr mė 1925 dhe kryetar i shtetit Grek mė 1926.[11]

Nė vitin 1926 nė Gjenevė Kryetari i Greqisė Teodoros Pangallos bėri njė deklaratė zyrtare para Lidhjes sė Kombeve me tė cilėn Greqia njihte minoritetin shqiptar nė Greqi dhe nuk i quante mė shqiptarėt muhamedan qė jetonin nė territorin e saj si popullsi turke.[12]

“Teza qė ėshtė mbajtur nga ne deri sot se shqiptarėt ortodoks janė grekė, ėshtė e gabuar dhe e menjanuar nga tė gjithė. Me qė ajo ka marrė  tatėpjetėn dhe arriti pikėn e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpėrndava tė gjitha shoqėritė vorioepiriote qė shfaqnin skaje mė ekstreme tė kėtij mendimi tė sėmurė“.

Nė fillim tė korrikut 1925, marrėdhėniet me Shqipėrinė u gjendėn para krizės, pėr shkak tė ēėshtjes sė Ēamėrisė. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė erdhi nė zyrėn e presidentit grek Pangallos dhe e njoftoi se autoritetet greke nė mėnyrė tė dhunshme, dhe pa marrė parasysh marrėveshjen, pėrzėnė banorėt shqiptarė tė Ēamėrisė dhe nėpėrmjet detit i dėrgojnė nė Azinė e Vogėl, dhe kundėrshtimeve tė tyre u pėrgjigjen duke u thėnė se ata janė tė shkėmbyeshėm.[13]

Presidenti grek Teodor Pangallos (Nė foto) kėrkoi qė tė shqyrtonte dokumentat pėrkatėse dhe u bind qė deklarimi i ministrisė sė punėve tė jashtme greke nuk qėndronte, pasi Marrėveshja e Lozanės pėrcaktonte prerė se shqiptarėt Muhamedanė tė Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo tė shkėmbyeshėm, si turqit e Thrrakės etj. Pėr sqarim mė tė plotė tė ēėshtjes, ai i telefonoi ambasadorit grek nė Londėr Kaklamonos, i cili kishte pėrfaqėsuar Greqinė gjatė hartimit tė Marrėveshjes sė Lozanės dhe ai u pėrgjigj pa ngurrim se Ēamėt nuk janė tė shkėmbyeshėm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisė sė punėve tė jashtme nuk qėndronte. Nė shėnimet e tij presidenti grek Pangallos do tė shėnonte pėr dėbimet e padrejta tė popullsisė shqiptare Ēame:

Thirra menjėherė drejtorin pėrkatės dhe ai tha diēka qė mė la me gojė hapur:

 “Formalisht shqiptarėt kanė tė drejtė, mirėpo arsyet emergjente dhe qėllimi kombėtar na detyrojnė tė dėbojmė shqiptarėt pėr t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe pėr t’u vendosur refugjatėt tanė homogjenė qė kanė ardhur nga Azia e Vogėl. Nuk ia vlen tė merremi me 5-6 mije paloshqiptar zoti Kryetar“.[14]

Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora pėrjashta me shqelma diplomatin. Ndėrkaq, sipas raporteve tė autoriteteve policore nė Epir po luhej njė dramė e vėrtetė; fshatarėt duke qarė ndaheshin nga shtėpitė e tyre ku kishin lindur dhe jetuar ndėr shekuj dhe hipnin nė anijet qė do i shpinin nė Azinė e Vogėl. Dhashė urdhėr tė zbriten dhe tė kthehen tė lirė nė fshatrat e tyre.

Shqiptarėt, ashtu si gjithė popujt e pazhvilluar, kanė dobėsi serioze, por kanė edhe virtyte tė shkėlqyera. 

Nga pikėpamja racore shqiptarėt nuk janė as mongolė, as sllavė, as turq. Ėshtė historikisht e vėrtetuar se ata janė Ilirė, pasardhės tė Pellazgėve[15]...

Akuzat e Shqipėrisė ndaj Greqisė, lidhur me shqiptarėt myslimanė tė Ēamėrisė, u rritėn gradualisht dhe arritėn kulmin nė gjysmėn e parė tė vitit 1928-tė. Nė mars, Ministria e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė, i dorėzoi tė Ngarkuarit tė ministrisė sė jashtme  me Punė greke nė Tiranė njė memorandum, nė tė cilin theksohej shqetėsimi i Tiranės pėr masa tė ashpra tė ndėrmarra nga autoritetet lokale kundėr ēamėve dhe shprehi njė protestė zyrtare qė qeveria greke nuk i njihte ata si njė "pakicė kombėtare". Pala greke argumentoi se "qeveria shqiptare nuk kishte tė drejtė tė pėrzihej nė punėt e brendshme tė njė vendi tjetėr: ēamėt ishin qytetarė grekė dhe dalja e Shqipėrisė si njė shtet mbrojtės pėrbėnte njė mospėrfillje tė elementeve bazė tė tė drejtave sovrane tė Greqisė.

Me ardhjen nė fuqi tė qeverisė fashiste tė Jani Metaksait mė 1936, gjendja e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė u vėshtirėsua akoma mė shumė. U intensifikua kolonizimi i zonės nga grekėt, u thellua konfiskimi i pronave ēame dhe emrat e vendeve tė banuara nga shqiptarėt u zėvendėsua me emra greke.[16]

Nė kėtė kohė Lidhja e Kombeve vazhdonte tė ndiqte protestat e shqiptarėve pėr trajtimin e ēamėve, por atėherė po dilnin ēėshtje mė tė rėndėsishme lidhur me pakica tė tjera nė Evropė.

[1] Dr.Henrry Alfred Kissinger, libri: “Diplomacia” fq.199, Tiranė 1999
[2] Po aty fq.231
[3] Arben Llalla, gazeta e pėrditshme ”FAKTI”, Shkup, 13 janar 2007, fq. 19.
[8] Po aty, 13.
[9] Po aty.
[10] Po aty.
[11] Arben Llalla, revista “ESKLUZIVE”, Prishtin, shkurt 2002, fq. 78.
[12] Ilir Ushtelenca, libri “DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rė”, Tiranė, 1997, fq.118.
[13] Arben Llalla, revista “ESKLUZIVE”, Prishtin, shkurt 2002, fq. 78.
[14] Po aty.
[15] Po aty, fq. 79.
[16] Arben Llalla, gazeta e pėrditshme
“FAKTI”, Shkup, 13 janar 2007, fq. 19.


TETOVĖ, 2007

Nga i njėti autor:

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINĖ (III)

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945 (IV)

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRi (V)

ĒAMĖT PAS LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE (VI)

PĖRFUNDIMI (VII)


BOSNA DHE HERCEGOVINA (1)

PELLAZGĖT STĖRGJYSHĖRIT E SHQIPTARĖVE (II)

Fiset Pellazge qė pėrbėnin Mbretėrinė Iliri (3)

DYNDJET E SLLAVĖVE NĖ SHEK. VI-VII

Shėnime pėr autorin e titujve tė mėsipėrm, Semi Hebibi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .