Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Histori

1

2

 


   

ĒĖSHTJA ĒAME 1913 - 1945 (V)
 
Shkruan:
Semi HEBIBI

 

 

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRI

Emėrimi i mėsuesve pėr gjuhėn shqipe shkaktoi prishje marrėdhėniesh (ose tendosi mosmarrėveshjet qė tashmė ekzistonin) nė radhėt e vetė ēamėve, gjė e cila kishte si pasojė qė nė muajt e parė tė vitit 1936 shfaqjen e dy rrymave:

E para, e cila pėrfshinte pjesėn mė tė pėrmbajtur tė cilėt udhėhiqeshin kryesisht nga myftilerėt e Filatit dhe Paramithias, e cila duket se pranoi zgjidhjen e emėrimit tė mėsuesve tė gjuhės shqipe nė shkolla, duke i pėrqėndruar kundėrshtimet e saj nė ēėshtjen e pėrzgjedhjes sė personave; dhe pėr kėtė ēėshtje ekzistonte njė predispozitė bashkėpunimi me autoritetet greke.[1] Dhe rryma e dytė, e cila pėrfshinte pjesėn mė rebele qė drejtohej  nga grupi i Musa Demit dhe gjendej nė mirėkuptim tė drejtpėrdrejt me qeverinė shqiptare dhe shėrbimin diplomatik shqiptar nė Greqi, e hodhi poshtė zgjidhjen e emėrimit tė mėsuesve tė gjuhės shqipe nė shkollat greke dhe paraqiti kėrkesėn  pėr ngritjen e shkollave tė krishtera tė komuniteteve shqiptare, duke pasur si model shkollat e minoritetit grek nė Shqipėri, dhe pėrzgjedhjen e mėsuesve nga vetė ēamėt. Tė njėjtin pretendim kishin dhe banorėt e Filatit drejtuar qeverisė grek, nė shkurt tė vitit 1936[2], duke kėrkuar hapjen e shkollės private shqiptare, shpenzimet e sė cilės do tė pėrballoheshin nga vetė ata.

Ministria e Jashtme e Shqiprisė pranonte se pėrzgjedhja e mėsuesve nė shkollat greke nuk mund tė bėhej nga vetė ēamėt, sepse shkollat ishin shtetėrore dhe ata emėroheshin nga autoritetet greke. Ndėrkohė, me veprimet e duhura diplomatike do tė mund tė kėrkonte nga qeveria greke emėrimin e shqiptarėve si mėsues tė gjuhės shqipe. Kundėrshtimet e para pėr pėrēapjet e palės shqiptare u mirėkuptuan dhe qeveria greke tregoi gatishmėri nė emėrimin e mėsuesve me origjinė shqiptare; madje i kėrkoi myftiut tė Filatit Mehmet Zekiria tė propozonte emra personash, tė cilėt do tė kishin cilėsitė e duhura pėr ta kryer kėtė mision.

Mė tė shumta janė informacionet qė kemi nė dispozicion pėr vitin shkollor 1931-32: nė krahinėn arsimore tė Filiatit funksionin 9 kopshte dhe 9 shkolla fillore nė komunitetet myslimane tė pastra, si dhe 2 kopshte dhe 5 shkolla fillore nė shoqėritė e pėrziera. Nė to gjithsej mėsonin 211 djem dhe 163 vajza nė kopshte dhe 244 djem dhe 86 vajza nė shkollat fillore, tė gjithė me origjinė shqiptare. Nė krahinėn arsimore tė Paramithias funksionin 9 kopshte dhe 10 shkolla fillore nė komunitetet myslimane, si dhe 7 kopshte dhe 15 shkolla fillore nė komunitetet e pėrziera.[3]

Nė kėto shkolla arsimoheshin 164 djem dhe 71 vajza nė kopshte dhe 655 djem dhe 167 vajza nė shkollat fillore. Gjithashtu pėrmendet se nuk funksionin kopshte nė 16 komunitete myslimane dhe 9 nė komunitetet myslimane tė pėrziera, madje as shkolla fillore nė 2 prej tyre dhe nė 1 komunitet mysliman tė pėrzier, ndėrkohė qė ishin ndėrtuar ose ishin nė ndėrtim e sipėr 14 godina shkollore nė kėto komunitete myslimane.[4]

Pėr vitin shkollor 1934-35 mėsojmė se nė krahinėn e Paramithias  u arsimuan gjithsej, si nė komunitetet e pastra ashtu dhe nė ato tė pėrziera, 494 djem dhe 117 vajza, nga tė cilėt 289 nė kopshte dhe 322 nė shkollat fillore. Nė fshatrat myslimane, pėrqindja e arsimimit tė fėmijėve arrinte nė 55% pėr djemtė dhe vetėm 20% pėr vajzat, ndėrsa nė fshatrat e pėrziera pėrqindja ishte nė mėnyrė tė ndjeshme mė e lartė, pėrkatėsisht 80% dhe 75%. Gjithashtu, mėsues myslimanė qė jepnin mėsimet e fesė shėrbenin nė komunitetet e Karvunarit, Perdhikas, Katavothras, Mazarakias, Neohorit, Margaritit, Kurtesiut dhe Paramithias.[5]

Pėr vitin shkollor 1929-1930, kemi tė dhėna se nė 25 komunitete tė pastra myslimane shqiptare nė krahinėn e Paramithias funksiononin 10 kopshte dhe 9 shkolla fillore, nė tė cilat shkonin 235 fėmijė (213 djem dhe 24 vajza) dhe 362 nxėnės (351 djem dhe 11 vajza) pėrkatėsisht, shifra qė pėrfaqėsojnė vetėm 25% nga numri i pėrgjithshėm i nxėnėsve, tė cilėt duhej qė tė shkonin nė shkollė nė atė krahinė.[6]

Largimi i njė numri tė madh i nxėnėsve nga mėsimet i detyrohej kryesisht fanatizmit tė tyre fetar, veēanėrisht pėr sa i pėrkiste vajzave, dhe nė nevojėn e pjesėmarrjes sė fėmijėve nė punėt bujqėsore tė familjeve tė tyre. Nga ky kėndvėshtrim, karakteristik ėshtė fakti  se imazhi qė paraqiste shkolla fillore e Filatit, ku numri i nxėnėsve shqiptarė ulej ndjeshėm nė klasat mė tė larta (69 nxėnės nė klasėn e parė, 35 nė tė dytėn, 3 nė tė tretėn, 5 nė tė katėrtėn, 1 nė tė pestėn dhe asnjė nė klasat mė tė larta). Ky fakt bazohej, sipas kėndvėshtrimit tė mbikėqyrėsit, indirekt nė nevojėn e pėrballimit tė problemit tė mungesės sė arsimimit tė kėtyre fėmijėve, tė cilėt nuk merrnin as njohuritė bazė, duke marrė masa pėr tė mos synuar kėrcėnimin e prindėrve tė tyre, por dhe inkurajimin e tyre pėr tė tejkaluar zakonet dhe paragjykimet e vjetra pagane dhe me dėshirėn e tyre t’i dėrgonin fėmijėt e tyre nė shkolla.[7]


[1] Elevtheria Mandia, gazeta e pėrditshme“ABC”,Tiranė, 24 korrik 2006, fq. 15.
[2] Po aty.
[3] Po aty, fq. 16.
[4] Po aty.
[5] Po aty.
[6] Po aty.
[7] Po aty.

Nga i njėti autor:

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINĖ (III)

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945 (IV)

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRi (V)

ĒAMĖT PAS LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE (VI)

PĖRFUNDIMI (VII)


BOSNA DHE HERCEGOVINA (1)

PELLAZGĖT STĖRGJYSHĖRIT E SHQIPTARĖVE (II)

Fiset Pellazge qė pėrbėnin Mbretėrinė Iliri (3)

DYNDJET E SLLAVĖVE NĖ SHEK. VI-VII

Shėnime pėr autorin e titujve tė mėsipėrm, Semi Hebibi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .