Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Histori

1

2

 


   

ĒĖSHTJA ĒAME 1913 - 1945 (IV)
 
Shkruan:
Semi HEBIBI

 

 

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945

Shpėrthimi Luftės sė Dytė Botėrore solli njė bashkim tė shkurtėr (1941-1943) tė Kosovės me Shqipėrinė dhe mundėsinė e bashkimit tė rajoneve tė tjera tė Ballkanit ku banonin shqiptarėt. Nė gusht 1940 Italia pushtoi Greqinė. Nė njė pėrpjekje pėr ta tėrhequr popullin shqiptar nė realizimin e synimeve tė veta, Italia u premtoi shqiptarėve bashkimin kombėtar. Marrėveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e njė “Shqipėrie tė Bashkuar” ku pėrfshiheshin zona tė gjera tė Jugosllavisė dhe nė njė shkallė mė tė ulėt tė Greqisė, tė banuara nga shqiptarė. Italianėt arritėn tė shfrytėzonin ndjenjat kombėtare shqiptare, duke insistuar se bashkimi i tė gjitha tokave tė banuara nga shqiptarė do tė varej nga fitorja e Boshtit. Kėshtu, ēamėt u armatosėn nga italianėt dhe bashkėpunuan me ta kundėr fshatrave greke, tė kontrolluara nga luftėtarėt grekė tė rezistencės. Megjithatė, pjesa mė e madhe e ēamėve ishin vetėm bashkėpunėtorė pasivė dhe kishin po aq mosbesim ndaj italianeve, sa edhe ndaj forcės guerile mbretėrore greke tė Napoleon Zervės.

Nė mė pak se njė vit, forcat greke arritėn ti zmbrapsnin forcat italiane nė kufirin shqiptar. Midis ēamėve u pėrhap alarmi, sepse fitorja e Boshtit qė ata e shpresonin, u kthye nė disfatė. Nė qershor 1940, afėr fshatit Vrinė, nė Shqipėrinė e Jugut, u gjet trupi pa kokė i udhėheqėsit ēam Daut Hoxha[1]. Qeveria shqiptare, e kontrolluar nga Italia, aludoi se ai ishte vrarė nga agjentė sekretė grekė. Hoxha ishte njė udhėheqės ushtarak i ēamėve gjatė viteve tė luftės. Qeveria greke pretendonte se ai ishte vetėm njė bandit.


Napoleon Zervas

Nė tetor 1944, kur gjermanėt filluan tė tėrhiqeshin nga Greqia, disa qindra ēamė u larguan bashkė me ta pėr nė Shqipėri. Mė pas, shqiptarėt myslimanė qė mbetėn nė Greqi konsideroheshin nga grekėt si njė armik i brėndėshėm.[2] Nė pėrpjekjet pėr tė krijuar njė rajon me kufij tė pastėr etnikisht, ēamėt u dėbuan nga Greqia e veriut nga forcat guerrile nėn komandėn e gjeneral Napoleon Zervės, i cili vepronte sipas urdhrave tė oficerėve aleatė. Nė dritėn e kėrkimeve tė kohėve tė fundit, sipas dokumentave tė luftės, veprimet greke kundėr ēamėve mbėshteteshin dhe kishin autorizimin e Britanisė. Kėto veprime ēuan nė largimin e rreth 35.000 ēamėve pėr nė Shqipėri dhe tė tjerėve nė Turqi. Kolonel Chris Ėoodhouse, shef i Misionit Ushtarak Britanik nė Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e Misionit Aleat, qė unė drejtoja, Zervas i dėboi ēamėt nga shtėpitė e tyre mė 1944. Pjesa dėrrmuese u largua pėr tė gjetur strehė nė Shqipėri. Dėbimi i tyre nga Greqia u bė me njė gjakderdhje tė madhe. Puna e Zervasit (fot sipėr)u pasuan nė mars 1945 nga masakra e madhe ndaj ēamėve tė Filatit, gjė qė nuk mund tė falet. Rezultati ishte dėbimi i popullsisė shqiptare tė padėshiruar, nga tokat e saj”.[3]

Masakra mė e egėr ndaj shqiptarėve myslimanė u bė nga ushtarėt grekė tė cilėt bėnin pjesė nė formacionet ushtarake. Mė 27 qershor 1944, nė zonėn e Paramithisė, ku forcat e Ligės Republikane Greke (EDES) tė gjeneralit Zervas hynė nė qytet dhe vranė rreth 600 shqiptarė myslimanė, burra, gra dhe fėmijė - shumė prej tė cilėve u pėrdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dėshmitarėve okularė, tė nesėrmen, njė batalion tjetėr i EDES hyri nė Parga, ku u vranė 52 shqiptarė tė tjerė. Mė 23 shtator 1944 u plaēkit qyteti Spatar dhe u vranė 157 vetė. Gra tė reja dhe vajza u pėrdhunuan dhe ata burra qė mbetėn gjallė u grumbulluan dhe u dėrguan nė ishujt e Egjeut.[4]

Nė bazė tė statistikave qė jep Shoqata “Ēamėria” nė Tiranė, gjatė goditjeve qė janė bėrė nė vitet 1944-1945 nė fshatrat ēamė janė vrarė gjithsej 2.771 civilė shqiptarė dhe konkretisht si mė poshtė:

nė Filat dhe rrethinė 1.286, nė Igumenicė dhe rrethinė, 192 nė Paramithia dhe rrethinat, 673 dhe nė Parga 620. Janė plaēkitur dhe djegur 5.800 shtėpi nė 68 fshatra. Nė njė listė tė hollėsishme tė humbjeve materiale pėrfshihen 110.000 dele, 24.000 bagėti tė trasha, 250.000 kg. grurė dhe 80.000 l. vaj ushqimor, tė cilat arrijnė nė 11 milion kg grurė dhe 3 milion l. vaj ushqimor.[5]

Si rezultat i kėtyre goditjeve, llogaritet qė 28.000 ēamė tė jenė larguar pėr nė Shqipėri, ku u vendosėn nė periferi tė Vlorės, Durrėsit dhe Tiranės. Disa qindra ēamė u vendosėn pėrgjatė bregut tė Himarės, nė prona tė lėna nga familjet qė u larguan gjatė luftimeve tė egra, fillimisht kundėr pushtuesve tė Boshtit dhe mė pas, mė 1944, midis Frontit nacionalist grek tė Ēlirimit tė Epirit tė Veriut dhe luftėtarėve tė Ballit Kombėtar tė Shqipėrisė. Disa nga ēamėt u vendosėn nė fshatrat ekzistuese pėrgjatė bregdetit, si Borshi, qė tradicionalisht ishin myslimanė, duke forcuar karakterin johelenik tė zonės. Ēamė tė tjerė krijuan fshatra krejtėsisht tė reja, si Vrina afėr kufirit grek. Vėzhgues ndėrkombėtare kanė konstatuar brutalitetin e pėrdorur gjatė dėbimeve tė ēamėve. Joseph Jakobs, Shef i Misionit Amerikan nė Shqipėri (1945-1946) shkruan: "Nė mars 1945 njėsi tė forcave tė shpėrndara tė Zervasit kryen njė masakėr ndaj ēamėve nė zonėn e Filialit dhe praktikisht e spastruan atė nga pakica shqiptare. Sipas tė gjitha tė dhėnave, qė janė mundur tė mblidhen mbi ēėshtjen ēame, nė vjeshtėn e vitit 1944 dhe gjatė muajve tė parė tė v. 1945, autoritetet e Greqisė veriperėndimore kryen goditje tė egra, duke dėbuar rreth 25.000 banorė- ēamė tė Krahinės Ēame nga shtėpitė e tyre. Ata u ndoqėn deri nė kufi, mbasi iu grabitėn tokat dhe pronat. Qindra meshkuj ēamė tė moshave 15 deri 70 vjeē u internuan nė ishujt e Detit Egje. U dogjėn nė total 102 xhami".[6]

Autoritetet greke miratuan mė pas njė ligj qė sanksiononte shpronėsimin e pronave tė ēamėve, duke iu referuar bashkėpunimit tė bashkėsisė sė tyre me forcat pushtuese tė Boshtit, si njė arsye kryesore pėr marrjen e kėtij vendimi.

Atyre ēamėve tė besimit ortodoks qė mbetėn nė Greqi pas vitit 1945 iu mohua identiteti shqiptar, si rezultat i politikes tejet represive tė asimilimit qė pasoi. Qė pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore nuk lejohej qė gjuha shqipe tė flitej nė publik, as tė mėsohej nėpėr shkolla. Struktura demografike e Greqisė veriperėndimore u ndryshua me futjen e kolonistėve nga pjesė tė tjera tė Greqisė. U inkurajuan nė mėnyrė tė veēantė vllehėt pėr t'u vendosur nė fshatrat e braktisura ēame, pa tė drejtė pronėsie. Greqia donte ta ndryshonte strukturėn demografike tė krahinės, sepse nuk kishte besim te pjesa e mbetur e popullsisė shqiptare edhe pse ajo ishte e besimit tė krishterė ortodokse. Meqenėse nuk lejohej qė shqipja tė flitej nė publik, shtrohej ēėshtja e asimilimit tė shqiptarėve ortodoksė dhe qė prej asaj kohe ata luftojnė pėr tė ruajtur identitetin e tyre.[7]


[1] Ibrahim D. Hoxha, libri “DAUT HOXHA”, Tiranė, 2000, fq. 109.
[2] Po aty.
 
[3] Po aty, fq. 201.
[4] Po aty.
[5] Po aty, fq. 202.
[6] Po aty, fq. 2007.
[7] Miranda Viskers, gazeta e pėrditshme”KOHA JONĖ”, Tiranė, 22 janar 2002, fq. 18

Tetovė 2007

Nga i njėti autor:

Ēėshtja Ēame 1913 - 1945

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA KRAHINA E ĒAMĖRISĖ 1913-1940

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁRPJEKJET PЁR ĒAMЁRINĖ (III)

DĖBIMI I ĒAMĖVE NGA VITI 1940-1945 (IV)

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NĖ ĒAMĖRi (V)

ĒAMĖT PAS LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE (VI)

PĖRFUNDIMI (VII)


BOSNA DHE HERCEGOVINA (1)

PELLAZGĖT STĖRGJYSHĖRIT E SHQIPTARĖVE (II)

Fiset Pellazge qė pėrbėnin Mbretėrinė Iliri (3)

DYNDJET E SLLAVĖVE NĖ SHEK. VI-VII

Shėnime pėr autorin e titujve tė mėsipėrm, Semi Hebibi


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .