Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Histori kombėtare - Projektet Ekspansioniste Pansllaviste gjatė viteve 1804-1878 dhe roli i shqiptarėve ... 

 

Projektet Ekspansioniste Pansllaviste gjatė viteve 1804-1878 dhe roli i shqiptarėve nė zbatimin e tyre

Shkruan: Mr. Qazim Namani
Fjala e mbajtur nė Tribunėn “Dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit”  

Nė shekullin XVIII Rusia fuqizohet duke u bėrė faktor i rėndėsishėm nė skenėn politike dhe ushtarake tė Evropės e sidomos nė Gadishullin Ilirik.

Nė fund tė shekullit XVIII dhe nė fillim tė shekullit XIX Qeveria ruse nė Ballkan shpėrndante para dhe kishte dėrguar priftėrinj rus pėr ta zhvilluar propagandėn kundėr Austrisė dhe Turqisė. Tė inspiruar nga propaganda ruse nė kėtė kohė, Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimiroviqi kishin shprehur aspiratat e tyre pėr tu liruar nga P.O. dhe pėr ta themeluar njė perandori sllave nė Ballkan. Nė vitin 1804 shpėrtheu kryengritja nėn udhėheqjen e Karagjorgje Petroviqit.

Jovan Tomiq nė librin e tij mbi shqiptarėt shkruan se disa shqiptarė u bėnė shumė tė njohur nė kryengritjen e vitit 1804. Madje shumė studiues pajtohen se udhėheqėsi i kėsaj kryengritje, i pari i dinastisė sė Karagjorgjeviqėve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinė shqiptare.

Nė vitin 1806  filloi lufta turko-ruse qė zgjati 6 vite. Kjo luftė pėrfundoi nė vitin 1812, me marrėveshjen e arritur nė traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 tė kėtij traktati serbėve ju njiheshin disa privilegje.

Nė vitin 1808 u propozua projekti pėr ndarjen e territoreve tė Evropės jug-lindore ndėrmjet Rusisė, Francės dhe Austrisė.

Pas disfatės sė Napoleon Bonapartės me 1814 dhe themelimit tė Aleancės sė Shenjtė nė kongresin e Vjenės 1815, me inicimin e Rusisė  ku qėllimi i saj ishte pėr ti shuar dhe kontrolluar lėvizjet e popujve pėr pavarėsi qė kishin filluar nė Evropė. Turqisė ju krijuan kushte tė volitshme qė ti shuajė pashallėqet shqiptare.

Nė vitin 1815 doli ne skenė Millosh Obrenoviqi i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen. Kara Gjorgji duke e parė forcimin e kryengritjes dhe dobėsimin e P.O. u kthye nga Austria me disa pėrkrahės tė tij. Nė afėrsi tė Beogradit Millosh Obrenoviqi sė pari e bastisi Kara Gjorgjin sė bashku me 16 pėrkrahėsit e tij dhe pastaj i vrau, ua preu kokat tė gjithėve dhe ia dėrgoi valiut e i cili mė pastaj ia dėrgoi portės sė lartė nė Stamboll. Nė vitin 1820 Millosh Obrenoviqit sulltani ia dha titullin knjaz por Milloshi e refuzoi. Mė vonė Milloshi u pendua qė e kishte refuzuar titullin knjaz, andaj e dėrgoi nė Stamboll njė delegacion pėr ta ripėrtėritur besnikėrinė e tij ndaj sulltanit. Sulltani ia lejoi qė Milloshi tė mbajė njė delegat nė Stamboll pėr ti pėrfaqėsuar serbėt.

Pas deklarimit tė kryetarit amerikan James Monroe, mė 1823 para kongresit amerikan se duhet ndjekur principin Amerika Amerikanėve, tani mė u kuptua se Rusia nuk rrezikohej  nga perėndimi. Duke i parė rrethanat tė volitshme Danillevski e krijoi idenė pansllaviste tė quajtur “Lėvizja filosllave”.

Millosh Obrenoviqi luante njė politikė dyfytyrėshe dhe qėllim kryesor e kishte shpėrnguljen e shqiptarėve nga 6 nahijet tė cilat nė atė kohė ishin jashtė kufijve tė Serbisė qė e fitoi autonomin nė vitin 1830.

Nė vitin 1824 Milloshi shpėrnguli njė numėr tė madh tė shqiptarėve nga Aleksinci. Gjatė kėtyre viteve shumė shqiptar ishin shpėrngulur nga Beogradi, Kraleva, Uzhica, dhe qytete tjera tė Serbisė sė sotme.

Nė vitin 1826  me zhdukjen e sistemit ushtarak tė jeniēerėve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Kėto reforma nė ushtri i kundėrshtuan pashallarėt konservativė shqiptarė dhe tjerė. Mustafa Pasha kėrkonte ti forcojė lidhjet me feudalėt e Bosnjės. Pėr qėndrimin e tij ai e fitoi mbėshtetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kėrkoi tė forcojė lidhjet me Millosh Obrenoviqin nė Serbi. Mustafa Pasha kėrkonte pėrkrahjen e Rusisė pėrmes knjazit tė Serbisė Milloshit. Mustafa Pasha kėrkonte 500.000 grosh nga knjaz  i Serbisė Milloshi, por ai me kėshilla tė rusėve ia ofroi gjysmėn e groshėve tė kėrkuar duke i propozuar Mustafa Pashės se kur ta merr Sofjen ti lejohet Milloshit qė ta merr qytetin e Nishit. Qyteti i parė qė Serbia atė kohė e mori ishte Krusheci qė nė atė kohė ishte me njė numėr tė madh tė banorėve shqiptarė. Kur filloi lufta Ruso-Turke nė vitin 1828 Rusia pėrmes knjaz Milloshit kėrkoi qė Mustafa Pasha tė mos kyēet nė kėtė luftė me premtim se nė rast fitoreje do ta bėnte zotėrues tė gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha duke mos dashur ti ndėrpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dėrgoi me vonesė nė frontin Ruso-turk duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanė pėrgatitje tė duhura tė hyjnė nė luftė gjatė stinės sė dimrit dhe se do tė kyēet nė pranverė. Kyēja e Mustafa Pashės me vonesė nė luftė ia mundėsoi ushtrisė ruse qė tė depėrtoi nė territorin e Bullgarisė sė sotme. Kjo gjendje i detyroi Turqinė dhe Rusinė qė tė lidhin marrėveshje pėr paqe. Nė konferencėn e paqes rusėt fare nuk e pėrmendin autonominė pėr shqiptarėt. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarė ju kundėrvu ushtrisė ruse nė rrethinėn e Arnaut Kaleshit me 04. tetor 1829. Mustafa Pasha pėsoi humbje dhe i ndėrpreu raportet me Rusinė.

Rusia duke e parė dobėsimin e P.O. kėrkoi qė tė rishqyrtohet traktati i Bukureshtit, me ē’rast ju dhanė disa privilegje shtesė vllahėve dhe serbėve. Serbisė ju njoh autonomia dhe ju mundėsua zgjerimi i kufijve nė dėm tė trevave shqiptare.

Nė vitin 1835 Milloshi vizitoi Stambollin, ndėrsa u detyrua tė jep dorėheqje (1839) duke ia lėshuar vendin te birit tė tij Mihailit i cili po ashtu u soll nė Stamboll u nderua jashtėzakonisht shumė dhe iu dhėnė dekorata dhe diamante nga vetė sulltani.

Serbėt qė nė vitin 1836 kishin arritur pėlqimin nga Perandoria Osmane qė tė hapin dy shkolla fillore nė Prizren. Nė vitin 1848 serbėt kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovė, Pejė, Vushtrri dhe Graēanicė.

Programi pansllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Pėr tė vjetrėn dhe tė renė” qė u botua nė vitin 1839, pastaj projekti pėr themelimin e njė perandorie pansllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski i cili parashihte shpalljen e patrikut tė Moskės person qė pėrfaqėson zotin nė tokė synonin qė tė zgjerohen nė dėm tė tokave shqiptare. Kėto projekte u inspiruan nė idetė pansllaviste tė Ēartoriskit dhe Franjo Zahut pėr pėrqendrimin e sllavėve tė Ballkanit nė njė perandori. Bazuar nė kėto projekte dhe ide u pėrpiluan nė vitin 1844 “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolės dhe  programi i “Otoēenstvos” bullgare.

Me projektin e Nacertanjes serbėt bėnin propagandė se nuk po bėnin diēka tė re, vetėm se po i pėrtėrijnė tokat e gjyshėrve tė tyre dhe ky program nuk mbėshtetej nė parim popullor apo kombėtar, por nė tė drejtėn historike.

Serbia i pėrfshiu trevat shqiptare veriore nė planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit tė projektit “Nacertanje” tė Garashaninit tė vitit 1844. Dokumentet arkivore tė kėsaj kohe tregojnė se Serbia pas projektit tė Garashaninit filloi tė ndihmoi pėrtėritjen e kishave, manastireve dhe shkollave nė Shqipėrinė veriore.

Ilia Garashanini qė nė vitin 1844 e dėrgoi Stefan Verkoviqin nė trevat shqiptare pėr tė mbledhė tė dhėna dhe pėr tė vu kontakte mė personalitete shqiptare. Garashanini kishte vu kontakte dhe me njerėz me ndikim ne trevat tjera tė Ballkanit dhe njėri ndėr ta ishte Matija Bani nga Dubrovniku i cili sė shpejti u bė njėri nga personat mė tė dalluar tė propagandės politike tė Serbisė pas Garashaninit.

Serbia vendosi lidhje edhe me disa persona tė Shqipėrisė veriore. Nė vitin 1846 u vėnė kontaktet me priftin shqiptar Gaspėr Krasniqin, Bibė Dodėn dhe Naum Sidon me origjinė nga rrethi i Dibrės i cili ishte vu nė shėrbim tė propagandės ruse. Gaspėr Krasniqi mbante korospodencė me Garashaninin nė gjuhėn latine. Nė vitin 1848 nė Beograd u themelua klubi demokratik pan sllavist, ndėrsa nė vitin 1849 u hartua kushtetuta e propagandės politike.

Gjatė viteve 1852-53 u keqėsuan marrėdhėniet serbo-malazeze, ndėrsa nė prag tė luftės sė Krimesė 1853-1856 u keqėsuan edhe raportet serbo-ruse sepse Rusia ndėrhynte me dhunė nė punėt e brendshme tė Serbisė. Rusia e shkarkoi nga detyra Ilia Garashaninin dhe Serbia u detyrua tė pranoi kėrkesat e Rusisė.

Pas luftės sė Krimesė nė vitin 1856 u lidhė traktati i Parisit. Rusia shfaqi synimet e saj pėr mbrojtjen e popullatės sė krishterė nė lindje.

Nė vitin 1868 u formua kėshilli arsimor pėr ndihmė shkollave dhe mėsuesve serb nė trevat shqiptare qė ishin nė sundimin e Perandorisė Osmane. Shkollat laike serbe nė atė kohė punonin sipas planit e programit tė shkollave tė Serbisė duke pėrdorur tekste tė njėjta, organizim, metodat e mėsimit dhe administrimit. Nė trevat shqiptare u hapėn shkolla tė reja me mėsuesit Nikolla Musolini, Millan Kovaqeviq dhe Millan Popoviq. Nė kėto shkolla nxėnėsit fitonin njohuri mė tė mėdha se nė disa shkolla nė Serbi.

Rusia e kishte emėruar Ivan Stepanoviq Jastrebovin nė detyra tė rėndėsishme diplomatike nė Shkodėr dhe Prizren. Nė Sarajevė si diplomat rusė ishte emėruar Hilferdingu i edukuar nė frymėn pan sllaviste ruse. Koordinimi i aktiviteteve politike dhe diplomatike mes Ignjatevit, Hilferdingut dhe diplomatit rus Jastrebovit i cili veproi nė trevat shqiptare frymėzuan nacionalizmin serb nė kohėn e krizės lindore pėr pushtimin e territoreve qė banoheshin me  popullatė autoktone shqiptare

Nė vitin 1860/61 Qeveria greke ju drejtua Qeverisė serbe pėr lidhjen e aleancės sė pėrbashkėt pėr ndarjen e territoreve nė Ballkan.

Princi i Serbisė Mihajli deri sa u vra nė qershor tė vitit 1868 kishte vendosur lidhje me disa individ konservativ shqiptar si: Naum Sido, Xhelal pashė Zogu etj, tė cilėt ishin bėrė vegla tė tij.

Serbia pėr tė vepruar ndėr shqiptarėt e Shqipėrisė Veriore, e kishte ngarkuar priftin katolik Franc Maurin me origjinė sllovene nga Gorica.

Mauri e mėsoi gjuhėn shqipe kur shėrbeu si ipeshkėv katolik nė Shkodėr. Ai interesohej qė tė pėrfitoi disa personalitete tė dalluara shqiptare pėr tė punuar nė shėrbim tė propagandės politike tė Serbisė.

Mauri ndėr shqiptar pohonte se Serbia do ti ndihmonte shqiptarėt pėr tu liruar nga P.O. Ai ia doli tė bindė disa krerė shqiptar pėr tė bashkėpunuar me Serbinė si: Mirash Hasin, kreu i Hotit, Prenk Staka, kreu i Kelmendit, si dhe krerėt e kastratit, Triepshit, Traboinės e Grudės. Mauri pohonte para shqiptarėvė se Serbia nuk kishte qėllime tė kėqija ndaj shqiptarėve kėshtu qė nė vitin 1866 ai pėrfitoi edhe disa krerė tjerė.

Pas misionit tė tij Mauri u kthye nė Beograd i cili e pėrshkroi njė raport nė gjuhėn gjermane nė tė cilin e nxjerr nė pah esencėn e politikės sė Serbisė si dhe gjendjen ekzistuese ndėr shqiptar.

Nė kėtė kohė nėpėr trevat shqiptare ishin dėrguar shumė studiues sllav tė cilėt si detyrė e kishin tė pėrshkruajnė gjurmėt e lashtėsisė sė kulturės dhe civilizimit. Ndėr ta mund tė pėrmendim M.S. Milojevic i cili me ndihmėn dhe shoqėrimin e plakut Zymer tė cilin edhe e quante “Zymeri i jonė” i kishte shkruar tri fletore tė cilat i botoi nė Beograd nė vitin 1871.

Nė muajin shkurt tė vitit 1868 pėr tė lidhė besėn e bashkėpunimit me Serbinė  te Mihajli nė Beograd shkuan 5 shqiptar: Kurtaliu i Matit i cili vdes pas 2-3 dite qė kthehet dhe varroset si “turk”, Ahmet Ēetani nga fshati Bederianė, Zahir Isufi nga Macukuli, Mer kalici nga Selita, Hasan Beu nga Dibra e epėrme, dhe nė fund tė sundimit tė Mihailit nė Beograd shkoi Leka Plak, vėllai i tij dhe djali Prenku nga Podgorica.

Kėta shqiptar qė shkuan nė Beograd i dhanė besėn Mihailit se nuk do tė luftojnė kundėr Malit tė Zi, bullgarėve dhe grekėve dhe se do tė bashkėpunojnė me serbėt. Sipas burimeve arkivore serbe vėrehet se Mihajli ju paska dhėnė dhurata tė ndryshme dhe nga 250 dukat.

Mark Milani pėr shqiptarėt shkruan se nga praktika ėshtė vėrtetuar se shqiptarin ma lehtė mund ta pushtosh me tė mirė se sa me tė keq.

Mark Milani shkruan shqiptarit duhet ti kėrkosh besė, fjalėn e nderit ta pėrvetėsosh me ndonjė dhuratė e pozitė tė vogėl, sidomos parinė e fisit dhe tė fesė, pastaj ai do tė shėrbej sipas qejfit tėnd, madje edhe kundėr interesave tė tij kombėtare, ai “do tė futet nė ujė dhe nė zjarr pėr ty”. Nė tė vėrtetė kėta janė individ tė tipit tė Sokol Bacit, Ujkiqve, Iveziqve, Kukiqve dhe njerzėve tė tjerė tė ngjashėm, qė pėr njė grusht groshash dhe njė uniformė tė vjetruar me pulla vezulluese laramane tė xhandarėve tė “Knjazit”, e kanė hedhur qeleshen e bardhė dhe e kanė vėnė mbi sy kapicėn e zezė, pėr tu bėrė kėshtu vegėl qorre e politikės shoviniste tė Kral Nikollės.

Kėto lidhje me Beogradin u ripėrtėrinė edhe pas vdekjes sė Mihajlit, kėshtu qė nė dhjetor tė vitit 1868 nė Beograd shkoi Xhelal pashė Zogu, i cili e vizitoi edhe Kragujevcin dhe ishte mysafir nė shtėpinė e Milivoje Bllaznoviqit, ministėr i njohur serb nė atė kohė.

Xhelal Pasha nė kėtė kohė zhvillonte bisedime pėr situatėn nė viset Shqiptare edhe me gjeneralin rus Ignijatevin.

Xhelal Pasha nė vitin 1868 i kishte ndėrpre raportet me Turqinė dhe tani plotėsisht i shėrbente Serbisė. Nė mars tė vitit 1868 Xhelal Pasha e kishte nėnshkruar futjen nė shėrbim tė propagandės serbe me kusht qė tė vendosej diku ne shtetet Evropiane. Me 5 mars 1869 ai udhėtoi pėr Cyrih, pranoi tė ndėrroi emrin e mbiemrin dhe tė quhet Stanko Ivanov, bashkėpunėtori i tij si duket shqiptar e mori emrin Avram. Qeveria serbe kėtyre 2 shqiptarėve jua caktoi shoqėruesin tjetėr i cili quhej Gjorgje Dimitrijeviq nga Sarajeva.

Xhelali kishte pėr detyrė qė nga Cyrihu tė dėrgoi letra nė adresė tė tregtarit Arsenije Llukiq nė Beograd, kurse brenda letrės tė shkruaj se ma nė fund letra duhet ti dėrgohet Milovan Vojinoviqit. Beogradi Xhelalin e paguante 120 dukat nė muaj ndėrsa Gjorgje Dimitrijeviqin 10 dukat.

Nė vitin 1870 Austro-Hungaria  i ofroi qeverisė serbe projekt propozimin pėr marrėveshje dhe aleancė kundėr Perandorisė Osmane.

Serbia edhe gjatė vitit 1871-1874 kėrkoi tė vazhdohen kontaktet me disa krerė fisesh e feudalėsh tė luhatshėm siē ishin: Xhelal Pashė Zogu nga Mati, Ali Agė Galiqi nga Rozhaja, Ibrahim Zajmi nga Peja, Hasan Koka i Matit, Kapiten Marku i Mirditės, Vėllai i Bib Dodės, ndoshta edhe Leka i Podgoricės.

Me 8 korrik tė vitit 1876 pikėrisht 6 ditė pasi kishte filluar lufta Serbo-malazeze kundėr Perandorisė Osmane u lidh marrėveshja e Rajhshtatit, e formatizuar me konventat e Budapestit me 15 janar tė vitit 1877 qė kishin si qėllim ndarjen e Ballkanit.

Nė kėto rrethana Vilajeti i Kosovės u formua nė vitin 1877 me qendėr nė Prizren.  Nė bazė tė rrethanave politike dhe burimeve tė shkruara nė emėrtimin e Vilajetit tė Kosovės luajti rol ndikimi i Rusisė dhe politika pan sllaviste qė Rusia i zbatonte pėrmes ambasadorit tė emėruar nė vitin 1864 nė Stamboll Nikola Pavlovic Ignatievit, i cili iu ofrua shumė sulltanit sa njė ditė padishahu tha: Nuk paskam mik tjetėr tė vėrtetė pėrveē ambasadorit rus. Igniatevi pėr njė kohė tė shkurtė shkėputi bullgarėt dhe serbėt nga vartėsia fetare e patriarkales nė Stamboll.

Rusia e kishte fituar pėrkrahjen nga tė krishterėt qė jetonin nė Perandoria Osmani kurse nė anėn tjetėr e kishte bėrė pėr veti edhe opinionin politik tė Evropės, kėshtu qė me 12 prill tė vitit 1877 i shpalli luftė P.O.

Serbia e nxitur nga Rusia e filloi luftėn me 2 dhjetor 1877. Ushtria serbe e ndihmuar nga vullnetarėt rusė arriti me shpejtėsi tė pushtojė trevat shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit qė nga Piroti, Nishi, Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja duke depėrtuar nė drejtim tė Jabllanicės sė epėrme. Gjatė kėsaj ekspedite ushtria serbe bėri shumė vrasje therje e djegie masive tė popullatės sė pambrojtur autoktone shqiptare. Pėrveē qyteteve gjatė kėsaj lufte u shpėrngulėn rreth 700 fshatra shqiptare. Nė janar tė vitit 1878 Milan Obrenoviqi e kishte marrė nė kontroll qytetin e Nishit. Sahit Pasha nga Llapashtica e Medvegjės duke e parė se ēdo gjė kishte pėrfunduar me 22 janar tė vitit 1878, e braktisi ushtrinė turke dhe kėrkonte tė hyjė nė bisedime me oficerė serbė dhe me vet Milan Obrenoviqin. Sahit Pasha mė datėn 29 janar tė vitit 1878 u takua nė qytetin e Nishit me Milan Obrenoviqin. Gjatė takimit u arrit marrėveshja qė Sahit Pasha tė ftojė shqiptarėt qė ti ndėrpresin tė gjitha luftimet kundėr forcave serbe. Forcat serbe arritėn tė depėrtojnė nė shumė fshatra tjera shqiptare. Sahit Pasha u kthye ne fshatin Llapashticė tė Medvegjės dhe i ftoi qė tė mos shpėrngulen shqiptarėt e fshatrave Llapashticė, Kapit, Tupallė, Dediq, Gjylekreshtė, Siarinė, Sfircė, dhe Gėrbac.

Nė kėtė luftė ushtria ruse e mundi ushtrinė turke dhe arriti nė Shėn Stefan, 9 km nė perėndim tė Stambollit. Duke e parė rrezikun e Rusisė mė 31 janar tė vitit 1878, flota angleze erdhi nė Marmara. Qeveria turke u detyrua tė nėnshkruaj traktatin me Rusinė, ku Turqia duhej tė hiqte dorė nga Rumelia.  Traktatin mė 3 mars 1878 e firmosėn delegatėt nga pala turke Safet Pasha dhe Abdullah Beu ambasador nė Berlin, ndėrsa nga ana ruse ambasadori i Rusisė ne Stamboll Igniatevi dhe Nelidovi. Kjo ishte njė fitore e madhe pėr pansllavistėt, sepse Rusia tani e mori nė kontroll njė pjesė tė detit Mesdhe.

Traktatin e Shėn Stefanit e kundėrshtoi Anglia, Gjermania dhe Austria duke kėrkuar qė tė organizohet njė konferencė  e re.

Me 13 qershor u mbajt kongresi i Berlinit. Ndėr pikat kryesore tė kėtij traktati ishin:

1.      Pavarėsia e Rumanisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, kėtyre tė dyjave duke iu mundėsuar zgjerimin e kufijve nė dėm tė trojeve shqiptare.

2.      Okupimi i pėrkohshėm i Bosnjės dhe Hercegovinės nga Austro-Hungaria.

3.      Formimi i Bullgarisė si principatė autonome.

Duke e parė rrezikun mė 10 qershor 1878 delegatėt e tė gjitha trevave shqiptare e formuan Lidhjen Shqiptare tė Prizren.

Sahit Pasha nga Llapashtica e Medvegjės pasi arriti qė ta mbrojė njė bėrthamė tė vogėl tė shqiptarėve nė kėto fshatra, ai u inkuadrua nė jetėn politike tė Serbisė. Me formimin e komunave tė reja u emėrua kryetar komune nė Bucė-Ramabajė, dhe pas suprimimit tė saj u  zgjodh kryetar i komunės sė Medvegjės. Pas mbetjes nėn Serbi Halil Islami nga Sfirca ishte zgjedhur deputet nė Parlamentin e Serbisė nė kohėn e princit Milan Obrenoviqit.

Nga kjo qė u pėrmend mė lartė mundė tė pohohet se shqiptarėt gjatė kėsaj periudhe nuk ishin koordinuar sa duhet mes veti, por as tė pozicionuar si duhej nė skenėn e politikės ndėrkombėtare. Pėrēarja e shqiptarėve u shfrytėzua shumė mirė nga fqinjėt e tyre, por edhe nga Rusia dhe Perandoria Osmane Kėshtu Kongresi i Berlinit i gjeti shqiptarėt tė pėrēarė dhe pa platformė unike kombėtare, kjo bėri qė Kongresi i Berlinit ti injoroi ata, duke deklaruar se Shqipėria ėshtė vetėm njė nocion gjeografik dhe asgjė mė tepėr.

Prishtinė, 16 janar 2013
 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .