Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Histori kombėtare -  Mr. Qazim Namani: Ku ndodhej prizrenci si qytet mesjetar?

 

KU NDODHEJ PRIZRENCI SI QYTET MESJETAR?

Shkruan: Mr. Qazim Namani

Nė burimet e shkruara hasim se nė rrethinėn e Artanės kanė ekzistuar dhe dy qytete Prilepci dhe Prizrenci si qytete Castrum (kala) pėr tė cilat shkruhet nė vitin 1412. Atė botė kėto qytete kishin treg (forum) tė cilin e frekuentonin shpesh Raguzanėt, e nė vitin 1427 gjenden tė rrethuara nga Osmanėt. Lidhur me ubikimin e kėtyre gjyteteve nuk ka tė dhėna tė sakta. A. Urosheviq duke u bazuar nė tė dhėnat e kronistit Osman Ashik pasha Zades dhe rezultateve tė arkitektit S. Zdravkoviq mendon se Prizrenci ėshtė shtrirė nė rajonin e Dardanės. M. Deniq arrin nė pėrfundim se konstatimi i A. Urosheviqit pėr ubikimin e Prizrencit nė Dardanė nuk mundė ti qėndroj tė vertetės shkencore.[1]

         Pėr Prilepcin shumė studiues tė kėsaj periudhe mendojnė se duhet kėrkuar nė rrethin e Gjilanit e pikėrisht nė fshatin Perlepnicė.

Prizreni, Petrizeni me kėtė emėr e ndeshim pėr herė tė parė nė shek.VI nė veprėn De aedifificiis (mbi ndėrtimet) tė kronistit dhe historianit bizantin Prokopit. Prizreni nė periudhėn bizantine ėshtė quajtur Prisdriana qė pėrmendet nė fillim tė shekullit XI. Ky emėrtim gjendet nė krisobulen e vitit 1019 tė perandorit bizantin Vasilisė II arqipeshkvit tė Ohrit. Shenime pėr Prizrenin gjatė shekullit XI ndeshim te kronisti bizantin Joannes Skylitzes Continuatus, nga tė dhėnat e kėtij kronisti ,dihet se Prizranda nė vitin 1072 apo 1073 u bė qendėr e kryengritjes qė ishte drejtuar kundėr pushtetit tė perandorit Bizantin Mihajli i VII Duka (1071-1078). Nė burimet mesjetare emėrtimin Prizren e hasim me emėrtim tė njėjtė si edhe sot. Nė burimet Osmane pėrmendet si Pirzerin, e nė tė shumen e rasteve si Purzerin. Nė bazė tė hulumtimeve tė Mehmed Myjezinit nė mbishkrimet e varresave tė Suzi Ēelebiut dhe tė Nehariut nė Prizren, shihet se qyteti ėshtė quajtur Zerrin.[2]

         Prizreni i sotėm ka njė bukuri dhe kalanė qė i kanė lakminė shumė qytete nė Ballkan. Shtrohet pytja se a ėshtė Prizreni i sotėm, Petrizeni nė shekullin VI tė erės sė re, dhe Prizrenci mesjetar?, ėshtė vėshtirė tė besohet. Mendoj se studiuesit e cekur mė lartė pėr ubikimin e qytetit tė Petrizenit dhe Prizrencit me qytetin e sotėm tė Prizrenit, kanė sjellurė shumė pak fakte bindėse pėr ēka me plotė tė drejtė mundė tė dyshohet.

         Tregtarėt Raguzan nga Prizreni kėrkuan qė tė emėrohej njė konsull nė kėtė qytet. Kėshilli i madh me propozim tė senatit tė datės 18.02.1332 duhej tė caktonte pesė kshillėtar, qė kishin pėr detyrė tė pėrcillnin gjendjen tregtare tė Raguzės nė Prizren. Qeveria Raguzane me 30 tetor tė vitit 1330 emron konsuj tre bujarė tė vet pėr rregullimin e ēėshtjes sė njė dėmi tė tregtarėve raguzan nė Prizren. Nga kjo kohė ēėshtjet juridike tregtare duhej ti zgjidhte konsulli i pėrgjithshėm. Me 08.02.1332 u aprovua vendimi pėr zgjedhjen e njė konzulli nė Prizren. Me kėrkesė tė tregtarėve Raguzėn nė Prizren kėshilli i madh aprovoi nė prill tė vitit 1332 dispozitėn e parė mbi konzujt raguzan. Parimet e kėsaj dispozite janė pranuar edhe pėr konsujt e tjerė nė Gadishullin Ilirik. Sipas dispozitės nė fjalė, qendra e konsullit raguzan ishte Prizreni. Nė kohėn kur Prizreni pėsoi rėnje, nė aspektin ekonomik primatin e morėn qendrat xehtare tė Kosovės, konsullatat kaloi nė Artanė. Qė kėtej, kėshilli i madh Raguzan solli mė 17.12.1387 edhe dispozitėn e re mbi konsullatat nė Kosovė e mė gjerė. Qeveria raguzane, sidomos pas betejės sė Kosovės me 16.08.1396 (pėr shkak tė situatės sė krijuar nė rrethana tė reja), mori vendim pėr emėrimin e nga njė konsulli dhe gjykatėsi pėr Artanė, Prishtinė dhe rrethet e tyre. Ky vendim i qeverisė raguzane kishte pėr qėllim tė mbronte tregtarėt e vet nga sulmet e ndryshme qė bėheshin nė kėto anė.[3]

          Dėshmitė xehtare nė rrethinėn e Artanės, por dhe tė dhėnat e autorėve tė kohės dėshmojnė pėr njė rajon xehetar tė zhvilluar nė mesjetė dhe mė herėt. Nga vetė shkrimet e kronistėve tė kohės dėshmohet pėr ekzistimin e njė qyteti me emrin Prizrenc nė rrethinėn e Artanės. Nga kjo kuptohet se primatin ekonomik dhe juridik tė Prizrencit nė mesjetė,  nuk e ka pasur Prizreni i sotėm nė periudhėn e kohės antike dhe mesjetare, por vėmendja duhet tė pėrqendrohet nė hulumtimin e lokalitetit tė Prizrencit mesjetar afėr Artanės pėr kėto arsye: Besohet se Prizrenci afėr Artanės nė shekullin XII dhe gjysmėn e parė tė shekullit XIII kishte njė zhvillim tė hovshėm nė krahasim me qytetet tjera pėr rreth. Poashtu  sukseset e vet Osmanlinjve nė lindje,  dhe kalimi i tyre nė Gadishullin Ilirik, e sidomos pas betejės sė Maricės, popullata nė rrethinėn e Artanės zgjoi interesimin pėr shkaqe sigurie qė tė bėjė zhvendosjen dhe pėrqendrimin e qendrės sė konsullatės raguzane nga Prizrenci Artanė. Tė dhėnat e terrenit shtyjnė tė mendohet pėr qytetin e Marecit nė tė cilin ka gjurmė tė qytetrimit antik dhe mesjetar dhe kur tani ėshtė vertetuar se fillet e qytetėrimit tė Artanės burojnė nga Gradishta e kėtij fshati, shumė afėr gjytetit tė Marecit. Pas rindėrtimit tė kėshtjellės sė Artanės dhe katedrales sė Artanės nė shekullin XIV, kuptohet se qendra administrative dhe kishtare kalojnė nė kėtė qytet.

          Nė defterin e gjetur nė arkivin e kryeministrisė sė Turqisė nė vitin 1986, qė mendohet se defteri duhet tė jetė shkruar nė vitet tetėdhjeta tė shekullit XV i cili pėrfshinte arealin e Artanės mesjetare, dhe ka vlera tė mėdha pėr studim tė mirėfilltė shkencor. Si dokument arkivor dhe si burim historik na ofron tė dhėna pėr strukturėn etnike, onomastike, konfesionale dhe pėr gjendjen e rrethinės sė Artanės nė mesjetė, ku vrehen kjartė elemente dhe forma tė gjuhės popullore shqipe tė pėrdorura pėr emėrtimin e toponimeve, mikrotoponimeve, qė natyrisht pjesa dermuese tė kalkuluara dhe tė sllavizuara nga administrata dhe kisha sllave gjatė shekujve XIII-XIV.[4]

          Edhe nė kėtė defter nė fund tė shekullit XV e hasim tė regjistruar Petrizanėn si katun nė rrethinėn e Artanės. Nga kjo e dhėnė vimė nė pėrfundimin e cekur mė lartė se Prizrenci para pushtimit definitive tė kalasė sė Artanės ishte shkatėrruar si qytet (popullata ishte dėbuar) dhe se nė fundė tė shekullit tė XV jetonte njė numėr i vogėl banorėsh, qė tash Petrizana trajtohej si katun, prandajtė gjitha shkrimet nė mesjetėn e hershme e deri nė shekullin XV, pėrkatėsisht pėr kalanė Petrizen dhe Prizrencin mesjetar nuk duhet kuptuar se kanė tė bėjnė me Prizrenin e sotėm.

         Nėse A. Urosheviq dhe arkitekti S. Zdravkoviq nga tė dhėnat e Ashik pasha Zades janė orientuar qė kėto dy qytete ti kėrkojnė nė rrjedhėn e Lumit tė lakuar (Krivareka) atėherė mendoj se edhe pėrkundėr dėshmive arkeologjike tė zbuluara kohėve tė fundit nė Dardanė edhe pse dėshmojnė gjurmė tė periudhės antike, vėmendja duhet tė pėrqendrohet te gjyteti i Gllogovicės dhe gjyteti i Marecit pasi qė tė dyja kėto qytete kala janė nė rrjedhėn e lumit tė lakuar, dhe dėshmojnė tėrėsinė e njė qyteti tė madh nė lashtėsi i cili shtrihej nė territorin e sotėm tė fshatrave: Marec, Gllogovicė, Krilevė dhe Prapashticė,  nė largėsi prej Artanės prej vetėm rreth 10 km.

Sido qė tė jetė kjo ēėshtje do studim mė tė hollėsishėm pėr tė arrit deri te rezultatet bindėse pėr ubikimin dhe rėndėsinė e Prizrencit mesjetar afėr Artanės.

Poshtė gjytetit tė Gllogovicės nė anėn veri-lindore shtrihet rrafshi i Llapsides vend i shumė takimeve dhe kuvendeve nė tė kaluarėn pėr banorėt e kėsaj ane.

 

Ilustroi dhe dėrgoi pėr shtyp :Asllan Dibrani



[1] prof Dr. Jahja Dranēolli : “Raguzanėt nė Kosovė” fq 74 Prishtinė 1986

[2] Dr. Maliq Osi  Prizreni qytet i lashtė muze me thesar tė pasur kulturor fq.27,29  Prizren 2001

[3] Dr. Jahja Dranēolli  Vjetar XXVII-XXVIII fq.33,34,35 Prishtinė 2002.

[4] Ilaz Rexha  Vjetar XXVII-XXVIII Rexhistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisė sė Novobėrdės sipas defterit tė vitit …


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .