Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

Ballina / Histori kombėtare - Punim shkencor I II III IV V VI VII VIII

 
Brahim AVDYLI:

ARMIQTĖ MĖ TĖ RREZIKSHĖM GJATĖ

RĖNIES SĖ PERANDORISĖ BIZANTINE (VII)

 - Nė shenjė tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė

"FEJA E SHQIPARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA"

                                                         (VASO PASHĖ SHKODRANI)

Qė ta dimė se prej kur pėrdoret emri "shqiptar", duhet tė shėrbehemi edhe me greqishten, ku disa mendimtarė na thonė se kemi "dy Ajaksė".

Ne po shėrbehemi me kėtė rast me Niko Stylos, i cili ėshtė i dhėnė t`u futet shpjegimit tė fjalėve tė vjetra, deri mė sot. Njėra nga kėto vepra tė tij, ėshtė vepra, "Etruskishte-Toskėrishte"[1].

Pellazgėt-shqiptarėt

Nė kėtė vepėr, tė pėrkthyer nė shqip, faqe 216, emrin "Ajaks" e kemi tė lidhur me Ajaks Telamonin (Ajas Telamonios), qė dihet se ėshtė i lidhur me emrin Ari, qė tė dhėnė nė origjinal prej tė folmes dialektore shqipe avranitase do tė kishim "Shkipia t`Ari" (Shqipja t`Ari), nga e cila emri Ari ėshtė edhe sot shqip dhe prej tė folmes avranitasve do tė thotė "i artė". Siē na thotė Niko Stylos, kėtė fjalė e kemi tė bashkuar qė prej antikitetit tė lashtė, siē i thonė "qė pėrpara", me njė fjalė tė vetme, "shqipitarė", e cila ka kėtė domethėnie tė tillė pėr ata qė vetėquhen shqiptarė.[2] Emri "Aris" ėshtė Aresi, pra Oineu.[3]

Siē dihet prej nesh qė moti, grekėt janė falsifikatorė tė emrave tanė, i kanė marrur prej nesh, e kanė vjedhur historinė dhe i "shesin" pėr tė vetat. Ata i kanė falsifikuar nė radhė tė parė emrat, mitet dhe historinė, qė sot quhen "greke"[4], pa e studiuar etimologjinė e kėtyre emrave, e cila, e thėnė me plotė fjalėn troē, ėshtė rrenė klluqe. Emėrtimi "ēam" apo "ēamėt" e ka prejardhjen prej avranitases. Ajo ėshtė nxjerrur prej thėnies avranitase "ēati" (ēau) dhe "ēam", d.m.th. "ēarėsi", ai qė ēanė apo qė ėshtė i pari, pra "I Pari", qė do tė thotė "prijėsi". Emri mė i vjetėr ėshtė "Paris", nga "I Pari", tė cilin "grekėt" e kanė falsifikuar nė "Apollodori", pra qė ėshtė "Athama". Athama ėshtė emėr jonik. Edhe ai do tė thotė "I Pari i provuar".[5]

I Pari- Paris-Aleksandri

Zeusi pellazgjik-fotografia mė besnike-pa shenja greke

I Pari, i mirėnjohuri Paris, u quajt "Aleksandėr",[6] se ai nuk ishte emėr, por titull. Avranitasit besonin nė shpirtin e pėrjetshėm tė shqipes.[7] Kokat e shqipeve ishin karakteristikė e ritmit tė zbukurimit argolik, ku qyteti i lashtė dhe me i rėndėsishėm, Argo, gjendej nė Epir dhe lagej nga Joni.[8] Tė gjithė avranitėt e Greqisė e pėrdornin vetemėrtimin e tyre Arbėr apo Arban.[9]

Njė provė tė shpjegimit tė emrit "Aleksandėr" e bėn edhe Sylejman Lokaj, sipas tė cilit ndėrtohet nė tri fjalė pėrbėrėse, ALEK-SA-DRO, njeri qė s`ka dro= frikė, qė pėrshkruan njė veti tė tij hyjnore. Ishte mė shumė njė titull, se sa njė emėr.[10] Arnautėt sipas turqishtes dhe avranitasit sipas greqishtes janė shqiptarė dhe njerėz tė kulluar, tė arave tė vaditura me ujė tė bollshėm apo tė sjellur me tunellle tė nėndheshme.[11] Shqiptarėt e pėrbėnin rreth 86% tė popullsisė, deri nė shekullin e XIII, XIV e XV, kur filllon me tė madhe "regjistrimi" i popullsisė sipas besimit fetar.[12] Ortodoksėt shqiptarė, qė kanė qenė tė varur prej juridiksionit fetar tė Fanarit nė Konstandinopojė, nuk kanė pasur njė kishė autoqefale dhe tė pastėrt nga nacionalizmi greko-madh. Atje kanė figuruar gjithmonė si Roum nė regjistrat turq.[13]

Nė kėtė kuptim tė fjalės greke kemi mitin pėr Athinanė, tė nxjerrur prej fjalės avranitase "AI THE", qė do tė thotė "I pari i provuar". Do me thėnė "ai thotė", pra qė ligjėron, qė i mėson tė tjerėt. Athinaja del se ėshtė shpikėse e shkrimit, qė nė bashkim me Alkmenėn,[14] do tė thotė "I Pari i Atit", nga "AI ATĖ", dmth. nga babai. Evro-pėrėndimorėt Atin e kanė bėrė "ajaks", ndėrsa grekėt "Aias",[15] sipas tė njėjtit shkrim origjinal avranitas (arbėror).

Lagja mė e vjetėr e Athinės ėshtė themeluar prej arbėro-iliro-pellazgėve, pra shqiptarėve. Nėpėrmjet greqishtes e ka marrė emrin Athina, kryeqyteti i Greqisė. Ndėr tė gjithė emrat qė i thonė Athinės, ėshtė edhe "E thėna". Ajo shihet kudo e vizatuar tė shumtėn me degėn e ullirit, apo njė dafinė dhe shėnimet e alfabetit, krahas rrobave tė ushtarake dhe helmetės.

Emri "Aias" (Ajaks) nuk ėshtė prekur qė nė shkrimet e hershme, pra nė mitologjinė greke dhe cenzura greke kėshtu e ka cenzuruar edhe nė veprat e saj tė para, prej emrit "Aikac" dhe "Aikaē", qė pėrdorej pėr shpjegimin e shqiponjės mbretėrore te arbėrit, apo avranitasit prej greqishtes.

Nėse nisemi prej etimologjisė, nė dialektin jugor shqiptar ēam "Kac" dhe dialektin verior "Kaē", do tė thonė "kecėr", dhe nė numrin njėjės "kec". Pra, emri "AIKAC" apo "AIKAҪ", do me thėnė "ngrėnės kecash", qė ka kuptimin e shqiponjės mbretėrore.[16]

Po kėshtu ka ardhur deri te emėrtimi "Alban", i cili e ka prejardhjen nga "Alpanu", "i pari lėnė vela", nga "A L PANU" (LĖ PANU, lė vela).[17]

Meqė grekėt e traskriptojnė germėn e vjetėr nė "v" ndėrsa latinėt "b", kemi emrin ALLVANOS dhe ALBAN (greqisht dhe latinisht), qė mund tė marrin kėshtu prijėsin e fisit tė shqiptarėve. Meqė ky ėshtė "i ati i Oineut", pra nė origjinal Arisi, nė dialektin e gjuhės shqipe avranitase. Tė njėtin e quajmė EPIUR, nė avranitase, nga i cili e muar emrin vendi i tyre, Epiri[18].

Prandaj, mund tė themi se epirotėt janė shqiptarė, ndėrsa gjuha shqipe ėshtė epirotase. Nė fakt, kėtė mund ta kuptojmė nga emrat e mė vonshėm. Po e marrim "Fjalorin latino-epirotas" tė Frang Bardhit, tė botuar nė Romė mė 1635, i cili, gjuhėn shqipe e quan gjuhė epirotase, ndėrsa shqiptarėt e Shqipėrisė sė sotme, e pėrmend edhe gjeografi dhe matematikani aleksindras Ptolomeu (100-160 p. K.). Shqiptarėt e Alba Longa (tė Shqipėrisė sė largėt), Diodori na informon se ishin mė tė vjetėr se latinėt. Ata, nė vitet e Romės sė vjetėr jetoni sė bashku dhe kishin tė drejtėn e martesave (krushqive). Kėta shqiptarė tė Alba Longas nė bibliografinė gjermane i gjėjmė me emertimin etruskė.[19] Etruskėt (Tirenėt) e lashtė i thonė Laran shkabės,[20], pra Skyfterit, nė gjuhėn letrare shqipe d.m.th. Skifterit, [21] pra shqiponjės. Kjo ishte koha kur materniteti qe mundur nga paterniteti. Skifteri ėshtė mashkull, ndėrsa shqiponja ėshtė femėr. Nga kjo quhet "laran", sepse ėshtė me kokė tė bardhė. Si njė pėrėndi tė vjetėr arbėr, Arin, tė cilin grekėt e quajnė Ares, e gjėjmė nė shfaqje shumė tė lashta, tė simbolizuar me shqiponjėn.

Nė kėto kompozime tė lashta, pranė Arit dallojmė kryqin e thyer (kryqi hyjnor), qė na lė tė mendojmė se Ari ėshtė pionier i linjės sė shkrimit hieroglifik kretan, tė pėrgaditur nga gjyshi i tij, Tireni, tė cilat nuk kanė qenė ende shkronja, por vizatime apo piktura. Ky ėshtė shkrimi i lashtė evropian, tė ashtuquajturat pellazgjike. Kryqin e thyer (kryqin ėngjėllor) e huazon vetė Hitleri, duke aluduar se do tė ndjekė hapat e lashtė tė Arit[22], prej tė cilit rrjedhin arianėt, qė tentohet tė shpjegohet me lekurėn e artė dhe flokėt bjondė. Mbiemėrzimi nuk i referohet ngjyrės dhe lėkurės, qė nuk ėshtė tepėr e bardhė, por trėndafil i zbehtė dhe e praruar, nganjėherė me prirje drejtė tė tė zeshkėve. [23] Arianėt u pėrkasin kėtij soji tė lashtė tė shqiptarėve dhe ilirėve. Etimoni i tyre edhe sot shpjegohet me fjalėt ilirishte-shqipe: ar-i= ar dhe arė= tė korra tė bollshme, elb, grurė, etj. Ai e shpreh ngjyrėn e flokėve verdhamė dhe ngjyrėn e artė tė lėkurės dhe verdhimin e tė korrave, grurit, prej tė cilave nxirrej buka e pėrditshme, aq e nevojshme pėr jetėn.[24]

Prej tyre ėshtė pėrėndesha e parė pellazge "Dhé-mitra", dhe sot i thonė nėnės "mėmė" qė i lindė fėmijėt nga mitra, nė toskėritshte. Nga kjo fjalė rrjedh nė kėtė dialekt "mėmėdheu", ndėrsa nė gegėrishte, qė gegėt janė tė tėrhjekur apo tė shtrirė nė sistemet malore tė Shqipėrisė dhe Kosovės, i thonė "atdhe" mėmėdheut, dhe amės "nanė".

Fjala "gegė" e ka prejardhjen nga fjala avranitase gajdhuriqėt, ndėrsa fjala "toskė" e ka prejardhjen nga fjala avranitase gurunadhėt, simbol i tė cilėve ėshtė derri i egėr.[25] Nė kėtė lidhje e ngatėrron Niko Stylos emėrtimin alban/gegė, ku "albanėt" vlenė edhe pėr toskėt, sepse ėshtė sikur arbėr.

Toskėt janė me shprehje tė prejardhjes femėrore, ndėrsa gegėt janė me shpjehje mashkullore. Qė prej fillimit i kemi tė dytė sė bashku (toskėt dhe gegėt), qė e duan dhe e ēmojmė njėri tjetrin, pa lėnė asnjė lloj pėrēamjesh dhe tė bashkuar pėrgjithmonė. Ndėr shqiptaret flitet se ata i kanė nė flamur tė dy kokat e shqiponjės sė bashku. Ky ėshtė shpjegimi i dytė pėr kėtė gjė.

Por, ti kthehemi njėherė shpjegimit tė arianėve. Edhe ata janė pellazgo-ilirė, pra janė shqiptarė. Ata kanė pushtuar treva tė Evropės dhe tė Azisė, por nuk ndryshojnė nga tė gjithė ilirėt. Fjala borė, bora (boreanė) ėshtė e bardhė. Boreanė vjen nga fjala shqipe, borė. Shqiptarėt, kurdoherė kanė mbajtur plisin e bardhė. Vetėm me kėtė plis e kanė shkruar e komentuar "Biblėn"[26], nė kohėn e Nuhit/Noas, qė edhe sot e ka kuptimin e "dėborės", qė njėsohet me bradhėsinė, me dritėn e bardhė e tė pėrhapur, me dėlirėsinė e zemrave[27]. Kėsisoji, boreanėt, pra qė e quajnė veten shqiptarė, janė mė tė vjetrit "bijė tė dritės", janė bijė tė pėrėndisė, ilir, tė lirė, burra mendjelartė, qė mund tė pushtojnė me shikimin e tyre tė fuqishėm e tė ndritshėm krejtė rrjedhėn e historisė sė njerėzimit.

Nė Egjipt, kishin shkuar prej Ilirisė, prej Epirit; nė Palestinė; nė Lindjen e afėrt e nė Anadollin e gjėrė dhe nėpėr rajone tė shumta tė botės. Kudo kemi gjetur barazime me ilirėt. Yllirėt=ilirėt, e paraqesin yllin dhe diellin kudo[28] dhe e flasin tė njėjten gjuhė sikurse tė gjithė pellazgėt= gjuhen shqipe. Le tė mbahet nė mend ky barazim nga gjenealogjia: Ilir=Hitit=Trojan=Etrusk (Tirren), mė pas =Romak.[29]

Nuk ka shpjegim mė tė mirė pėr shqiptarėt se sa kanė qenė ilirė edhe ata. Prej pellazgėve tė lashtė e kanė prejarrjen. Diellin, yjet dhe Hėnen i kishin simbole tė vetat. Pėr kėtė gjė Gaius Plinius Sekundus, nė thotė tekstualisht se "Ilirėt kanė krijuar tė parin alfabet dhe romakėt shkrimin e parė e morėn nga Ilirėt".[30] Ėshtė e kotė qė thuhet se "nuk ka pasardhės tė tyre", siē insiston pseudoshkenca e tė ashtuquajturve "shkencėtar". Nuk ka dyshim se shqiptarėt janė pasardhės tė iliro-pellazgėve. E flitshin tė njėtėn gjuhė, me gjithė dallimet e vogla dialektore=gjuhėn shqipe.

Vinēa, ėshtė njė kulturė e madhe parahistorike e Evropės. Ai ėshtė kėshtu vendbanimi mė famshėm Neolit nė Evropė, i gjetur 14 km larg Beogradit tė sotėm, aty ku takohen lagunat e Danubit dhe Beloēicės, qė daton 45-35 shekuj para Krishtit. Vinēa ėshtė fenomen qė e pasqyron zenitin e kulturės sė Neolitit nė Evropė dhe e njihte mirė pėrpunimin e metaleve.

Kjo kulturė e posaēme dhe e shenjtė u krijua nė 40 shekujt para ardhjes sė krishtėrimit nė kėto anė, me krijimtarinė artisike tė Evropės sė Mesme dhe Juglindore.[31] Shkronjat e shkrimit tė vjetėr evropian, gjatė mijėvjeēarit tė VI dhe V p.e.s. janė gjetur aty, qė zbardhin qytetėrimin e vjetėr evropian (Old Europė) qė filloi nė mijėvjeēarin e shtatė p. K. dhe u shua rreth 3500 viteve p.K. [32] Pra, Kultura e Vinēės ėshtė shumė mė vjetėr se gėrmimet nė Lindjen e Afėrt, Azi e Afrikė dhe serbėt nuk kanė gjasa tė pėrvetėsojnė kėtė kulturė. Ata do tė jetojnė nė kėto toka tė zapuara vite mė parė, gjatė ngritjes sė fundit tė Perandorisė Bizantine dhe shpartallimit tė mbramė tė saj.

Por, nuk po merremi njėherė me serbėt, po merremi me "vėllezėrit" e tyre-grekėt. Dhe do tė marrim njė citat tė Edison L. Clark, nga vepra "Racat e Turqisė Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet", New Jork, Brodway, 1878, nė tė cilėn ai thotė: "Shqiptarėt, arnautėt siē i quajnė ata turqit, ose shqiptarėt- banorėt e shkėmbijve, siē e quajnė ata veten, banojnė nė territorin qė pėrfshinė Epirin e Vjetėr dhe vendin e ilirėve nė Maqedoninė Pėrėndimore, duke u shtrirė nga Mali i Zi deri nė gjirin e Artės (Ambrakisė) sė Jugut... Epirotėt e vjetėr dallohen nga helenėt ashtu si shqiptarėt nga grekėt e sotėm. Epirotėt dhe Ilirėt ishin fise fqinjė, por tė njė gjaku qė flisnin dialekte tė ndryshme tė njėjtės gjuhė".[33] Kjo gjė ėshtė e qartė. Nuk ka nevojė tjetėr...

Sofizmi, i ashtuquajturi helen, ka qenė gjithmonė kryesore pėr grekėt. Ai ėshtė arsyetim i rremė dhe kuptohet si "art" i arsyetimit mashtrues. Sofistėt kanė qenė mjeshtėr tė filozofisė dhe retorikės e politikės greke, nė qytetet greke, pėrfshirė Azinė e vogėl e Italinė jugore. Mbi tė gjitha, ajo nxiti dhe e zhvilloi artin oratorik (gojėtarinė), krahas dramartugjisė (Euripidi) dhe histo-riografisė (Tuqididi).[34] Tė gėnjesh bukur sa tė pėrfitosh me oratorinė e fjalės dhe tė marrėsh symbylltas tė urtėt dhe tė pasherrėt, madje t`i dėrgosh nė vdekje dhe nė vorr pa pikė shpirti ata qė besojnė moti nė hyjnoren e atit tė tyre, pellazgėve, ėshtė veti e paskupullt, e pashpirt dhe dalluese e greko-filėve. Kėta mikroaziatikė deformuan edhe unitetin moral tė popullsisė sė Greqisė, unitet tė cilin deri nė kėtė kohė e jipnin pėr shembull arbanitėt-shqiptarėt e Epirit. Shqiptarėt, prej mija vjetėsh janė i vetmi popull autokton i Greqisė, madje qė nga parahistoria.

Nė periudhėn e Perandorisė Bizantine, krahas thyerjes e "vetvrasjes" sė greqishtes sė vjetėr, qė nė fakt do tė ringjallte iliro-shqiptarėt, pra arbėrorėt, dhe nuk do tė kishin "okupuar" me sofizmin e tyre "helen" helenėt e shpallur pėr grekė, as okupatorėt tė ardhur pak nga pak e duke u pėrzier me ta e kundėr nesh. Me mund tė madh u ngrit makineria diskriminuese, kryesisht ajo militante osmane. Nė kokė tė saj kanė qenė shqiptarėt, grekėt e rinj dhe serbėt, duke marė me vete edhe bullgarėt. Ishim tė pėrzier deri nė fund, nga periudha e fundit e Perandorisė Bizantine. Me armiqtė tanė tė mėdhenj ne qemė "tė martuar"; pra qemė tė martuar me grekėt, me bullgarėt, me serbėt, me rusėt, me osmanlinjtė, me persėt, me sirianėt, me egjiptasit, me fanēesėt, me italianėt, me gjermanėt, me anglezėt dhe, mė ligjtė-me spanjollėt e dalur fare nga besa. Vajzat tona tė mjera, u detyruan tė martohen pa pytur pėr moshėn, pėr difrencėn e madhe nė moshė, pėr lidhjet e tyre tė miqėsisė, si psh. edhe me hunėt, etj. Ata, martoheshin edhe ndėrmjet vetes, p.sh. kur vėllai detyrohej tė merrte motrėn, pėr tė ruajtur perandorinė.

Perandoria Bizantime kishte ardhur nė fund dhe neve na vardiseshin nė tė gjitha anėt armiqtė e shumtė. Kur nuk mundej tė na zhdukte i pari (grekėt e fanariotėt), i thėrrisnin nė Patrikanėn e Stambollit dhe nėpėr patrikanat e shpėrndara tė perandorisė pėr ti dėnuar, kryesisht me vdekje, me kastrim, me shthurje, qoftė kjo edhe nėna apo babai e kushdo qoftė tjetėr. Kėshtu ishte bėrė nė fazėn e fundit Perandoria Bizantine, me tė gjithė popujt e tjerė, tė pėrzier nėpėr kėmbė. Mbi kurriz, na i lėshonin tė ashtuquajturit serbė dhe sllavo-bullgarė, bashkė me osmanlinjtė.

Kėta ishin 4 armiqtė tanė tė pėrbetuar. Ballkani ishte pėrleshja jonė mė e madhe, me tė gjithė kėta armiqė. Grekėt ishin nga brenda dhe tentonin tė merrnin timonin e qeverisjes. Serbėt dhe bullgarėt u pėrpoqėm t`i kemi nė lidhje martesore, ndonėse luftonim me ta pėr vdekje; nė luftėra tė pashpresė, deri nė vdekje apo deri nė ēmenduri. U deshėn edhe 500 vjetė tė "kalojmė" me luftė tė pandėrprerė "natėn" e madhe tė robėrisė sė Perandorisė Osmane. Osmanėt ishin ata qė komandonin nga koka. Rusėt, sllavėt dhe serbo-grekėt i konsideronin osmanlinjtė apo Turqinė "aleatin" e tyre kundėr nesh.

Deformimin moral tė popullit grek na e pėrcakton mė mirė Aristidh Kola, kur thotė: "...importimi nė Greqi i ēdo elementi filozofiko-politik oriental, dhe pagėzimi i tij si "grek", nėpėrmjet ... bizantit. Filozofia e Karagjozit dhe Haxha-vatit ėshtė bėrė filozofi zyrtare, mėsohet qė nė foshnjėri, aty ku mėhohet Homeri, madje kėngėt turko-exhevite tė buzukut dhe bajlamasė me amanet e tyre, janė bėrė arsimi ynė mzukor kombėtar... Ajo qė ka thėnė Herodoti se historia deri nė epokėn e tij, nuk mund tė ishte asgjė tjetėr, veēse njė ndėr-luftim i vazhdueshėm midis Greqisė dhe Orientit, midis frymės sė qytetėrimit grek dhe atij oriental, pėrbėn njė tė vėrtetė edhe sot." [35]

Ėndra e madhe antishqiptare grekofile lidhet me mundin e madh grek pėr t`a ngritur me ēdo kusht "shtetin" grek dhe Kishėn Greke. Mega-Idheja greke lidhet me nxjerrjen nga varri tė "perandorisė" qė nuk ka qenė tyre por "shitet" nė formėn e njė "Hellade" tė stėrmadhe, jo tė drejtuar nga Stambolli, por nga Athina, e cila nuk ėshtė hiē mė pak se makth i madh i Kishės Ortodokse Greke dhe njė ėndėrr halucinacioneve tė saj.

Perandoria Bizantine nė kohėn e shėlqimit tė saj nuk ka qenė asnjėherė helene, nė kuptimin e kombit qė e drejtonte, por si e tillė ajo ka qenė vetėm shqiptare. Perandorėt, gjeneralėt dhe tė gjithė drejtuesit tė kėsaj perandorie kanė qenė iliro-dardano-shqiptarė dhe nuk ka pasur asnjė helenė, madje, vetė fanariotėt, rrjedhin nga shtresat e pasura aristokrate tė shqiptarėve me "kulturė" helene tė Konstantinopojės. Perandoria Bizantine ka qenė "helene" vetėn nga gjuha zyrtare helene qė e pėrdorte.[36]

Kishat Ortodokse Greke ta kujtojnė sot inkuizicionin e kishės katolike. Ato tė kthejnė me mija vjetė nė errėsirėn e madhe sa u pėrket mjeteve tė tyre dhe metodave antinjerėzore, sidomos nė pėrvetėsimin me ēdo kusht tė pjesė sė denjė tė Epirit jugor, dhe nėse kanė ende mjete spekulative nė disponim tė marrin pėrsėri Epirin verior. Ata duhet tė kthenin tė gjitha mitet, legjendat, heronjtė, eposet, dhe ēdo gjėje qė kanė trashėnguar nga kjo zonė e lavdishme e Epirit, madje edhe tė emrave tė veēantė, tė vendit, tė pėrėndive, tė njerėzve, qė do tė tingėllonin sa mė shumė "grekė", e tė gėnjenin nė njėmijė forma.

Tė parėt, u "kthyen" tė bardhėt, pra arianėt. Arianėt ka qenė fis pellazgo-ilir i Epirit. Greko-helenėt nuk kanė turp nga asgjė: gėnjeshtrat e shumta; imoraliteti; nga jeta e shthurur deri nė kundėrshtim me ligjet e Zotit; dhe vetė "zotat" i kthyen nė lavire, pra edhe Zeusi bėnte dashuriēka me secilėn qė t`a zinte, madje me vajzat e veta, apo "shndėrrohej nė mjellmė", pėr t`a shpėrdarė nėpėr lumė spermėn e vet qė "lindin djemė" gratė e ndryshme.

Nuk patėn turp tė thonė, se "tė parėt tanė qenė nga Epiri". "Kėtu ėshtė rrėnja e jonė. Hellenėt kanė ardhur nga veriu. Dorianėt kanė ardhur nga veriu. Ne jemi racė e pastėrt ariane!" E tė zinjtė grekė, ezmerėt dhe larashėt, kush ishin ata?! A ishin "arianė" nga Epiri, apo i ka nxirrė "dielli"?!...

Nė krahasim me "burrat e Veriut" tė Greqisė sė sotme, si banorė tė vendeve tropikale, qė kanė ngjyrė tė qeltė, bjond, pra tė Epirit, bijtė e Kadmit (Kamit) kanė ēehre tė zeshket dhe dallojnė prej tyre. "Kam", nė hebraishte do tė thotė "ngrohtėsi", ndėrsa "kemi" do tė thotė "tokė e zeshkėt".[37] Shikoje librin e Louis Beonlew, me tė gjitha shjegimet qė jep atje, qė mund tė kuptohen...

Epiri ėshtė vatra e qytetėrimit tė fuqishėm pellazg dhe njė origjinė e tillė i fisnikėron. Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgėve, shėnon Hesiodi, qė nė shekullin e VIII p.e.s. nė poemėn e tij "Carmina".[38] Dodona ėshtė qendėr kulturore, shpirtėrore dhe qytetėrore, mė e lashta dhe me kulturė tė lashtė nė tė gjithė trevėn e lashtė tė Gadishullit Ballkanik (tė quajtur kėshtu nga sjelljet e pakicave turke prej Turkmenistanit, sepse mė parė ėshtė quajtur Gadishulli Ilirik[39], ndėrsa nė antikėn e hershme, siudhjesa dhe kontinenti ėshtė quajtur Hemi[40]). Epiri ėshtė vendlindja e Zeusit, Orakullit tė Dodonės, qė grekėt e shėmtojnė me gėnjeshtrat e veta.

Zeusi ėshtė i njohur si Zaa (Zā) dhe Zee (Zź) apo si Zoot (Zot)[41], tė cilat kanė shpjegime nė tė gjitha folmet dialektore shqiptare. Amfiteatri i Dodonės nė Epir, tėrėsisht i banuar me pellazgėt, pra shqiptarėt, ėshtė mė i madhi nė botėn antike[42] Teatri i gurtė i Dodonės i kishte mė shumė se 20'000 vende, mė i madh se ai i Athinės me 17'000 vende dhe i Epidaurit, me 14'000 vende.[43] Kryeqyteti i Pirro Molosit, Ambrakia, kishte dy teatro dhe 1015 shtatore. Shėtitorja e Antigonesė ishte 6 metra e gjėrė dhe njė kilometėr e gjatė. Vetėm njė popull i qytetėruar mund tė shėtiste njė shėtitore tė tillė 2300 e mė tėpėr vite mė parė. Njėzetė e dy muaj mė parė, nė Dodonė, ėshtė pėrdorur njė kalendar pėr 10 muaj, si kallendari i Bunimės, mė i vjetri qytet nė Molosi. Ne, mė mirė e njohim kalendarin e Jul Cesarit, qė ishte njė pinjol i racės dardanė dhe pellazge, qė kishte poashtu 10 muaj.[44]

Dardania e lashtė pėrfshinė pothuajse tėrė Serbinė e sotme. Dardania dhe Epiri janė trevat mė tė famshme tė pellazgo-iliro-shqiptarėve. Aty mbėshtetet tė bota e jonė shpirtėrore dhe kombėtare. Ato janė trevat mė tė pasura tė tė gjithė Gadishulllit Ilirik. Prej nesh janė pėrcjellur nėpėr tėrė Evropėn xehet e saj mė tė vlershme. Nuk do ta harrojmė kėsaj radhe edhe Vinēėn, e cila ėshtė nė Dardaninė e vjetėr, 4500 deri nė 3500 p.e.s...

Ne jemi SHQIPTAR. Shpėrbėrja e jonė do tė shpėrbėjė tėrė Evropėn. Kush nuk e njeh gjuhėn e parė iliro-pellazge, SHQIPEN, nuk na njeh as ne dhe as veten e tyre. Ne pėr ta kemi qenė kurdoherė barbarė, njerėz me bishta, e ēka tė duash. Ata, nė pasqyrėn e jetės, e kanė parė veten e tyre ashtu u dukej tė ishin ne. Nė kemi qenė tė pafjalė, tė mundur e tė shtypur. Ne ishim shembull i besimit tė Zotit tė madh dhe flasim gjuhėn e tij, gjuhėn shqipe...  

Pellazgu-Shqiptari antik-foto nga muzeu

 

Gaius Plinius Sekundus

 

Nuhi-Noa duke u lutur me rroba shqiptare-Plisi i bardhė

 

Skifteri-prejardhja e shqiptarėve

 

 

 

Ilirėt e vjetėr duke sakrifikuar njė dash-Gruni simbol i Dhé-mitrės dhe rrobat shqiptare

Monedha nga Athina-nga muzeu grek



[1] Niko Stylos, "Etruskishte-Toskėrishte", West Print, pėrkthimi shqip, Prishtinė 2010.

[2] po kjo vepėr, faqe 217.

[3] e njėjta vepėr, faqe 205.

[4] Shikoni veprat voluninoze pėr mitologjinė, si psh. Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider & Helma Marx, "Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker", Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Scott C. Littleton "Das grosse Buch der Mythologie", Christian Verlag, München 2003, etj. etj.

[5] vepėr e cituar e Niko Stylos, faqe 213.

[6] Niko Stylos, "Historia e shenjtė e Avranitasve...", Printing Press, Prishtinė 2004, faqe 74.

[7] po aty, e njėta faqe.

[8] po aty, faqe 75.

[9] po aty, faqe 77.

[10] Sylejman Lokaj, "Mitologjia-dėshmi e parė e gjuhės shqipe", dorėshkrim i pabotuar, e dhėnė pėr konsultim.

[11] Niko Stylos, vepra e cituar, faqe 67.

[12] Besnik Imeri, "Epiri-njė histori pellazgo-shqiptare", Botim i autorit, Tiranė 2012, faqe 154-155.

[13] Mit`hat Frashėrit, "La population de l`Epire", Sofje 1915, cituar sipas veprės sė B. Imerit, faqe 157.

[14]po aty, faqe 144.

[15] vepra e Niko Stylos, "Etruskishte-Toskėrishte", faqe 213.

[16] po aty, faqe 216.

[17] po aty, faqe 239.

[18] po aty, faqe 240.

[19] po aty, e njėjta faqe, 240.

[20]  Nika Stylos, "Historia e shenjtė avranitase". faqe 143.

[21] Unė kam hequr keq pėr t`ia dhėnė kėtė emėr djalit tim tė parė, Skifterit, sepse nė Spitalin e Gjakovės dhe nė Komunėn e Gjakovės ishin tė zhytur thellė nėn ideologjinė serbo-jugosllave. Madje, kishte edhe mjek serbė.

[22] Niko Stylos, e njėjta vepėr, faqe 144.

[23] Xhuzepe Katapano, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranė 2007, faqe 9

[24] po aty, e njėta faqe.

[25] Niko Stylos, "Historia e shenjtė e avranitasve", faqe 227.

[26] shiko shkrimin e Ilir Kontit, "Bibla u shkruajt nė shqip", http://albserver.com, 12. maj 2013

[27]Xhuzepe Katapano, "Thot-i fliste shqip", faqe 9.

[28] shiko artikullin Fatbardha Demit "Hėna dhe dielli, simbole kultike nė dy kokat e shqiponjės pellazge", i cili mė ėshtė dėrguar me e-mail, tė botuar mė pas nė http://pashtriku.org.

[29] Xhuzepe Katapano, po aty, faqe 58.

[30] cituar nga AD 23-August 25, AD 79.

[31] Fahri Xharra, "Antika e mohuar/shkrime tė zgjedhura", Filoziofia Urbane, Prishtinė 2013, faqe 6-7.

[32] Niko Stylos, "Historia e shenjtė avranitase...", faqe 145.

[33] cituar prej veprės sė Besnik Imerit, faqe 158.

[34] Pasho Baku, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtėpia Botuese Bacchus, Tiranė 2011, faqe 851.

[35] Aristidh Kola, "Gjuha e pėrėndive" faqe 20, e cituar nga Besnik Imeri, ajo vepėr, faqe 163-164.

[36] Besnik Imeri, vepra e cekur, faqe 239.

[37] Louis Beonlew, "Greqia pėrpara grekėve", Plejad, Tiranė 2008, faqe 308.

[38] Hesiodi, "Carmina", nga verpra "Homer et Hesiodi, Lipsia in aedidibus", B.G. Teubneri 1913

[39] shiko shpjegimet e mija, nė shkrimet e mėparshme.

[40] shiko Besnik Imerin, nė veprėn e cituar, faqe 7 dhe 14

[41] Georg F. Williams, "Shqiptarėt", Argeta-LMG, Tiranė 2003, cituar sipas veprės sė Dhimitri Pilikės, "Origjina jonė e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranė 2005, faqe 447.

[42] Besnik Imeri, vepra e cituar, faqe 243.

[43] Dhimitri Pilika, vepra e cituar, faqe 27 dhe 165.

[44] Besnik Imeri, po ajo vepėr, e njėta faqe dhe 244.


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .