Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

Ballina / Histori kombėtare - Punim shkencor I II III IV V VI VII VIII

 
Brahim AVDYLI:

ARMIQTĖ MĖ TĖ RREZIKSHĖM GJATĖ

RĖNIES SĖ PERANDORISĖ BIZANTINE (V)

 - Nė shenjė tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė

"FEJA E SHQIPARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA"

                                                         (VASO PASHĖ SHKODRANI)

Pėr disa perandorė bizantino-romak, si psh. Konstandinit tė Madh, ne e patėm thėnė tė vėrtetėn, duke u bazuar nė librin pėr jetėn e tij. Aty janė bijtė e tij, Kostandini i II, Kostanci, Kostanci i II. I biri, Kostanci i II (Flavius Julius Constantius) e mori pushtetin pas vdekjes sė babait, me 337, dhe i vrau tė gjithė fėmijet e gjyshit tė tij, Kostanc Klorit, nga martesa e dytė me Teodorėn, gjė qė na befason. Ai i la tė gallė tė gjithė ata qė kishin gjakun e babait tė tij. Vėllanė e tij mė tė madh, Konstandinin e II, e la tė qeverisė Britaninė, Galinė dhe Spanjėn, ndėrsa vėlllaun e tij mė tė vogėl, Kostancin, e la tė qeverisė Italinė, Afrikėn dhe disa provinca tė Ilirisė. Vetė u emėrua si perandor i Perandorisė Bizantine tė Lindjes, me Kostantinopojėn.[1] Pėr para tij, kėshtu donte t`i lė tė udhėheqnin babai i tij, Kostandini i Madh.

Nė mesin e kėtyre pernadorėve tė pjesės sė parė ilire mund tė marrim pa dyshim Anastasin e I (Flavius Anastasius), qė ishte njė pjesėtar i familjes sė madhe ilire senatoriake nga Durrėsi, dhe njė punojės i oborrit senatorial qė manifestoi aftėsi tė mėdha nė rioarganizimin e sistemit financiar, si njė administator i shquar dhe energjik deri sa tė zgjidhet minister i financave nė oborin perandorak dhe mė vonė edhe perandor i Perandorisė Bizantine, me 11 prill tė vitit 491, i cili vdiē nė vitin 518. Kudoherė i ka mbajtur lidhjet e pashėputura me Ilirinė dhe me vendlindjen e tij, Durrėsin[2]. Ndėr tė tjerė, Justiniani i I (Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus), 482-565, ėshtė njė tjetėr perandor i Perandorisė Bizantine. Ai udhėhoqi qė nga viti 527 e deri sa vdiē, pas xhaxhait tė tij ilir, Justini i I, qė e kishte marrė me vetė nga e motra si fėmijė, pėr ta shkolluar nė Kostandinopojė. Justiniani i I kishte lindur nė fshatin Taurin, afėr kėshtjellės Bedriana, afėr Shkupit, qė ishte kryeqytet i Dardanisė. Midis ndėrtimeve tė Kėshtjellave nė tėrė Ilirinė, qė jo vetėm se i ndėrtoi dhe restauroi mbi 100 copė, sė bashku me kėshtjellėn e Tyreanit (Tirana), por ndėrtoi dy qytetet e njohtura, Justiniana Prima dhe Sekuda (afėr Shkupit dhe afėr Ulpianės), e njėrėn nga ato nė vitin 527. Ndėr veprat e tij mė tė njohura mbetet padyshim vepra e tij juridike, Corpus Juris Civilis (Kodi i Ligjit Civil) e cila ėshtė shkruar nė vitet 528-534, qė u shpall nė vitin 534, i quajtur ndryshe Kodi i Justinianit, i cili, edhe nė ditėt tona mbetet njė ndėr veprat mė tė shkėlqyera e tė rralla legjislative. Ajo vepėr ka mbetur bazė e ligjeve tė shumė vendeve tė njohura evropiane. Periudha nė tė cilėn ka udhėhequr Justiniani, pushteti i perandorisė u bė mė i fortė se kurrė mė parė dhe nė Perandorinė Bizantine lulėzuan ndėrtimet e mėdha e tė bukura edhe nė arqitekturė, ku u kryen mjaft vepra tė shkėlqyeshme, ndėr to kisha Haja Sofia nė Konstandinopojė dhe kisha Shėn Vitale nė Ravena tė Italisė.[3] Tiberi i II- Kostandini, 540-582, (Flavius Tiberius Constandinus Augustus) ishte poashtu me origjinė nga Iliria dhe mik i Justinit tė II nga Iliria, i cili kishte pėsuar ērregullime nervore nė vitin 574, kėshtu qė Tiberi ishte nė luftė tė shumėanshme dhe nuk mund tė pengonte migrimin dhe dyndjen e sllavėve nė Ballkan, kėshtu qė nė vitin 582 u sėmur rėndė. Trashėgimtar i  tij u emėruar iliri tjetėr, Mavriki, i cili u bė perandor i Perandorisė Bizantine nė gusht tė vitit 582.[4] Tė kėtillė qenė Valentini I, Valentini i II dhe Valentini i III[5], tė cilėt, janė tė shtjelluar mirė, por vetėm pak. Ky libėr nuk plotėson nevojat e lexuesve, sikur autori nuk ka ditur mė tepėr. Edhe disa personalitete janė ilustruar gabimisht dhe nuk janė kualifikuar nė pėrputhje tė sė vėrtetės apo janė shtjelluar nė bazė tė “mitologjisė greke”, qė ėshtė tėrėsisht e rrejshme.

Kėshtu pėr Konstandinin e IV, Progonati, qė kishte lindur mė 654 dhe sundoi Perandorinė Bizantine, nė mes tė viteve 668-685, nuk e thotė askush tė vėtetėn. Ai ishte i familjes Konstandiniane nga Iliria dhe zėvendėsoi tė atin Kostandini i II. Dihet se ishte i prirur nė interesat e pėrgjithshme, kėshtu qė i theu arabėt qė e kishin rrethuar Konstrantinopojėn[6]. Edhe Kostandini i V, Kopronimi, (718-775), qė ishte i biri i Leonit tė III, nuk thuhet asgjė nga e vėrteta, madje as pėr pėrkatėsinė kombėtare. As pėr Kostandinit X, Dukas, nuk thuhet ndonjė gjė pėr pėrkatėsisnė e tij, i cili vdiq nė vitin 1067 dhe e zėvendėsoi mė 1059 perandorin Isak[7]. Madje as pėr Isakun e I, Komnen, (1005-1061) dhe Isakun e II, Ėngjullin, (1155-1204), qė autorėt rrinė si tė pa gojė pėr pėrkatėsinė iliro-pellazge, dhe tė cilėt janė pėrfshirė nė famljen e perandorėve “Komnenė”[8], ndėrsa nė enciklopedinė e Pasho Bakut thuhet se qenė perandorė tė Perandorisė Bizantine.[9]

Perandoria Bizantine ka qenė e pėrfshirė nga teokracia greke qė kishte filluar tė forcohej dhe tė bėhej kryesorja. Teokracia ėshtė doktrinė sipas sė cilės pushteti politik e civil drejtohen nga pushteti fetar dhe ushtrohet nga persona, kasta dhe institucione fetatre, ku kombėsia e humbė vlerėn e saj dhe identifikohet kryesisht me fenė. Nė teokracinė fetare tė krishterimit ortodoks me Patrikanėn Ekumene tė Konstandinopojės Perandoria Bizantine udhėhiqej nga perandorė, tė cilėt, mė shumė gjykonin nėn mendimet fetare, se sa nė pėrkatėsinė e tyre kombėtare. Grekėt e rinj ishin dinakė. Gjuha greke, enciklopedia dhe fjalori i tyre qe pėrhapur kudo. Shkollat dhe fakulteti i Kosntandinopojės ishin bėrė tė njohur me literaturėn e shkruar veēanėrsht nė kėtė gjuhė. Ajo qė quhej atėbotė novelė, dhe ishte dominuar kryesisht nga greqishtja. Kjo ishte njė filozofi kryesisht mistike me nuansa pak a shumė laike, qė ishte shytur thellė nėn misticizmin fetar.  

Pra, pėr Komnenėt, autori thotė se janė me prejardhje “nga fshati Komne”, afėr qytetit Erdirne, tė Turqisė europiane dhe autori i lė mė tutje pa e sqaruar “origjinen e familjes”.[10] Dimė fort mirė se familja Komneni dha mjaft burra shteti, ndėr ta, 6 perandorė tė perandorisė Bizantine, nga Aleksi Komnen deri mė Aleksin e II, Komnen,[11] porse ata mbeten tėrėsisht pa u shpjeguar. As shkencėtarėt e huaj bizantinė, si Camerun e Norwich, nuk i klasifikojnė mirė familjet e tyre, ndonėsa kanė mjaft tė bėna tė biografisė e tė luftėrave tė shumta. Kėtu mund tė themi se Pasho Baku nuk i ka pėrcjellur tė gjitha veprat qė kanė shkruar mbi ata gjatė hartimit tė enciklopedisė sė tij dhe ata qė kanė pasur kėta perandorė si temė tė shkrimeve, janė tė varur vetėm nga tė ashtuquajturit “shencėtar” qė i kanė kosultuar...

Por, tė kthehemi njėherė ku e kemi lėnė pa i shpjeguar nė pjesėn e IV. Dijetari Rilindas Sami Frashėri thoshte se Ilirėt dhe Epirotėt rronin njėsoj e ishin si shqiptarėt e sotėm pa ndonjė ndryshim dhe flisnin gjuhėn qė ne e flasim sot.[12] Ata ishin njė racė dhe flisin njė gjuhė, si shqiptarėt e sotėm, pra gjuhėn shqipe. Epiri ishte njė emėrtim vendi, sipas ndasisė, dhe nuk ishte njė emėrtim i veēantė, siē e bėjnė kėtė punė pseudoshkencėtarėt sot, mė sė pari, tė ashtuquajturit grek, duke theksuar se janė “dy popuj” tė ndryshėm. Pėr fat tė keq, edhe tė ndonjė studius i joni.[13] Epiri “ndahej” nga ilirėt e tjerė vetėm sa i pėrkiste regjionit administrativė, por, pėrderisa e flisnin tė njėjtėn gjuhė, gjuhėn shqipe, ishin nė popull e njė komb. Toskėt e gegėt gjithmonė kanė qenė i njėjti komb. Epiri ėshtė emri i vjetėr i toskėrisė.

Qysh nga koha e ardhjes sė turqėve nė kėto anė Epiri dhe njė pjesė e madhe e Greqisė kanė qenė shqiptare. Tė ardhurit, u detyruan tė luftonin kundėr shqiptarėve, pėr ta marrė tėrėsisht. Atėherė, nuk kishte “greqi”, si sot dhe ne e kemi parė hartėn pėrkatėse, nė pjesėn paraprake, kur Epiri ekzistonte. Dijetari dhe filozofi gjerman Lajbnic, nė letrėn e parė tė datės 24 janar tė vitit 1705, thotė se “gjuha e ilirėve tė lashtė mund tė ekzistonte nė Epir”,[14] ndėrsa Edison L. Clark thotė se “Epirotėt dhe ilirėt ishin fise fqinjė, por tė njė gjaku, qė flisnin dialekte tė ndryshme tė sė njėjtės gjuhė.”[15] Epirotėt ndryshojnė nga grekėt e sotshėm, si nga gjaku poashtu nga gjuha. Abdyl Frashėri thotė: “Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar, ashtu siē e

krijoi natyra (Zoti) dhe historia.”[16] Ptolomejtė dhe Seleukėt nuk kanė gjė tė pėrbashėt as me grekėt as me bullgarėt. Prej fillimit tė historisė kanė qenė burra shqiptarė. Nėmijė e pesėqind vjet pas Pirro Burrit Epiri shkėlqeu me pellazgo-iliro-shqiptarin Mihal Ėngjėlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temės sė Pelloponezit dhe bėri ēmos pėr t`ia dhėnė kombit tė vet njė shtet, prandaj shkoi nė Nikopojė tė shpallė veten e tij Despot tė Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, njė shtet i fuqishėm shqiptar, qė e kishte kryeqytet Artėn. Gjatė 1500 vjetėve nuk ėshtė dėgjuar askund pėr Helladėn. Kjo ėshtė koha kur ėshtė shpallur Despotati i Epirit, mė 1204[17] dhe nuk ka pasur “helladė” tė vjetėr. Por, le ta lėmė kėtė temė mėnjanė.  

Ne, do tė flasim pėr luftėrat e shumta. Ato janė zhvilluar mbi ne. Ne, nuk kemi pasur nga t`u ikim. Jemi bėrė sė pari viktima tė dhimbshme tė kėtyre luftėrave. Kushdo ēoftė nga shkencėtarėt qė merren me kėto luftėra, kryesisht fetare, qė zhvillohen mbi territoret tona, nuk mendojnė se kėto territore kanė qenė tė banuara nga kombi ilir, dhe nuk e qajnė kokėn kush ka banuar kėtu, i cili nuk mund “tė zhduket” nga historia “sa ēel e mbyll sytė”, por janė tė pėrplasur nė tė gjitha anėt me luftėn, nė prirje tė feve tė ndryshme, qė luftojnė nė radhė tė parė kundėr njėra-tjetrės, me burra tanė tė shpėrndarė nė tė gjitha anėt. Nga luftėrat e shumta mbi trojet tona, nga vdekjet mė shumė se lindjet, nuk kemi pasur mundėsi tė ngritemi si komb.

Nė kėtė periudhė tė luftėrave kryesisht fetare nuk kemi pasur njė “gjuhė tė shkruar”, dhe, kur jemi detyruar qė tė shkruajmė, e kemi bėrė nė kuadėr tė atyre qė kanė marrė fatin e popujve tė okupuar dhe tė shkatėrruar nė duart e tyre; u detyruan tė shkruajmė gjuhėt artificiale, si. p.sh. gjuhėn latine, greke dhe sllave. Nė vijė tė kėtyre luftėrave mbi tokat tona, qė janė mbushur me gjak tė pafajshėm iliro-shqiptar, me masakra tė tmerrshme mbi familjet e e perandorisė bizantine, kryesisht ilire, por edhe nga mbretėritė fqinjė, tė cilat ditėn tė shfrytėzojnė situatėn, rastin dhe fenė, pėr tė “plaēkitur” pjesėtarėt e kombit tė sakatuar ilir, tė ndarė nė pjesė.  

Nė kėtė kohė ėshtė forcuar mbretėria bullgare, duke u kthyer nė forcė dhune. Ajo i kishte okupuar tokat tona deri nė Durrės, nė fund tė shekullit, pra nė vitin 989, qė ishte njė port mjaft tė rėndėsishėm nė Adriatik, dhe mė pas kishte filluar tė dėpėtojė edhe nė Bosnje e Dalmaci.[18] Tokat e bregdetit tė tė ashtuquajturės Perandori Bizantine po kėrcėnoheshin me tė madhe. Aty  banonte vetėm kombi ilir. Nuk kishte popull tjetėr.

Nė mes tė viteve 1000 deri nė vitin 1004 perandori maqedonas, Basili I, shtiu nė dorė tėrė pjesėn lindore tė gadishullit ilirik, pra siē thotė Norwich, “gadishullin ballkanik”,[19] nė saje tė luftėrave fetare tė paskrupullta, qė ėshtė pikėrisht koha e botimit tė fjalorit tė madh enciklopedik grek “Sounda” dhe futja e gjuhės greke si “gjuhė zyrtare”. Harrohen me qėllim tė caktuar etnitė tjera tė Perandorisė Bizantine, nė radhė tė parė etnia kombėtare ilire, qė ka qenė nė tė vėrtetė baza e perandorisė Bizantie prej Kostandinit tė Madh e kėndej; e kulturės sė saj fetare; e shtrirjes ilire prej tokavė tė saj autoktone deri nė Azi e Afrikė. Kėto lufta tė Bazilit tė I zgjasin me sukses pėr 32 vite, d.m.th. deri nė vitin 1018, mė moshėn e tij 60 vjeēare, dhe Bullgaria kishte rėnė nė dorė tė tij. Perandori Bazili i I ishte shpallur “bullgaroktoni”, pra “shfarosėsi i bullgarėve”, qė, siē e thotė me tė drejtė Norwich, “kishte qenė njė perandor i jashtėzakonshėm” dhe ushtria i ngjante “njė lumi llave, qė pėr-paronte ngadalė, por pa u ndalur”, sepse ushtarėt nuk e donin, dhe asnjė perandor nuk kishte hipur mė parė “aq i vetmuar” si ai.[20] Po e rikujtoi edhe njėherė se pikėrisht nė kėtė kohė ishte bėrė i njohur Fjalori Enciklopedik “Sounda”, ndėrsa greqishtja e kishte marrė tretmanin e “gjuhės zyrtare” prej Herakliut e kėndej, pra vendin e gjuhės sė shtetit, “duke e lėnė latinishten qė tė mbijetonte nė mjediset ushtarake dhe nė disa raste ceremoniale”.[21] Pėr kėtė shkak dhe jo rastėsisht, grekėt pėrplaseshin shumė pėr dominim, qė prej Herakliut e deri nė Bazilin e II.

Nė kėtė pėrpjekje dhe nė kėtė luftė po merrnin pjesė iliro-shqiptarėt, tė cilėt, ishin lėnė nė njė pozitė sekondare nė tėrė Perandorinė Bizantine, pasi qė luftėrat fetare qenė luftėrat nė tė cilat gjithashtu merrnin pjesė. Atėbotė, iliro-shqiptarėt fshiheshin pas grekėve, siē fshihej vetė edhe Bazili i I, siē quhej nė ato luftėra “shfarosėsi i bullgarėve”, por qė ishte “maqedonas”, nė familjen e madhe maqedonase tė Perandorisė Bizantine.

A ishte maqedonas Leka i Madh, qė fliste atėbotė gjuhėn greke? Jo, pra. Ai ishte i kombėsisė sė atėhershme shqiptare, d.m.th. iliro-maqedone, dhe pėr kėtė figurė tė madhe pėrlahen disa kombe pėr ta pėrvetėsuar, por nėnėn e tij, Olimpinė, nga Epiri, nuk e shdėrrojnė nė ndonjė “komb” tjetėr, madje as greke, siē nuk mund ta shdėrrojnė nė grek Pirro Burrin, mbretin tonė tė Epirit, qė na quajti “bij tė shqipes” dhe fliste pa dyshim gjuhėn shqipe, sepse ishte iliro-epirot, siē ishte familja dhe vet Leka i Madh (Aleksandri).  Familja e madhe Burri e mbajti me mija vite Zvicrėn tė gjallė nėpėr duar, dhe nė ēdo Kanton e nxuar me disa ndryshime tė vogla politike Flamurin dy krerėsh, ndėrsa Leka i Madh (Aleksandri) bėri mirė atėherė me iliro-maqedonėt, qė na i la nė PamirTaxhikistanit, sė bashku me dy rajonet e Afganistanit dhe Pakistanit, qė tė flasin sot gjuhėn e paharruar pellazgo-ilire. Na duhet tė mendojmė, se ēfarė ka dashur tė na thotė Leka i Madh pas mija vjetėsh.[22]

Maqedonasit nuk ishin “sllavo-maqedonė” tė bullgarisė, sepse nė fakt, nuk e kuptonin “gjuhėn sllave” tė Cirilit dhe Metodit, por pjesa dėrmuese e Madedonisė ishin iliro-maqedonė, pra shqiptarė tė besimit tė krishterė, qė e kishin vendosur gjuhėn greke si gjuhė zyrtare nė Perandorinė Bizatine, prandaj i luftonin rrebtė bullgarėt, si armikun mė tė vendosur tė Perandorisė Bizantine, bashkė me kėtė gjė, armikun e vendosur tė shqiptarėve, pra, tė fesė sė krishterė ortodokse, sepse ata qenė pėr njė luftė fetare, ndėrsa mė vonė, nėn sundimin osmanė, pjesa mė e madhe e tyre ndėrruan fenė nė fe muslimane sunite, dhe njė pjesė e jona shqiptare mbeti nėn “pėrkatėsinė” maqedone, qė sot flasin sllavo-meqedonisht.       

Po tė shikojmė pak mė kronologjikisht. Edhe grekėt e rinj, qė ishin mjaft dinakė dhe tė pa shpirt, dallojnė diametrialisht prej “pellazgėve hyjnorė”.

Tė gjithė pjesėtarėt e popullatės sė Epirit kanė qenė iliro-epirotė, pra shqiptarė. Nė kohėn e vonė, kur ėshtė njohur Epiri pėr tė dytėn herė, nėn Perandorinė Bizantine, ka qenė tėrėsisht pjesė e fesė sė krishterė, por, ajo si gjithmonė, ka mbetur pjesė ilire. Dihet, se Paleologėt (Paleologus) kanė qenė njė dinasti e vonė iliro-shqiptare nga Epiri, e fundit nė Perandorinė Bizantine, e cila u pėrpoq nė tė gjitha pikat tė harmonizojė fenė e krishterė nė mes Lindjes e Pėrėndimit, pra Vatikanit tė Romės dhe Patrikanės Ekumene tė Kostandinopojės, pėr tė shpėtuar perandorinė Bizantine nga rėnia dhe pėr tė shpėtuar kombin ilir nga shpėrputhje e feve, qė vinin nga tė gjitha anėt, nė radhė tė parė, rreth perandorisė dhe mbrenda perandorisė. Nė kėtė periudhė ishin zgjuar “sllavėt” e Ballkanit, pėrmes luftėrave, tė cilėt ishin martuar me pjesėtarė tė familjes perandorake, Peleologėve, prandaj kishin “ngritur kokė” princat e tyre, Stefan Uroshi i II, Millutini apo Stefan Uroshi i III, Deēanski dhe Stefan Dushani, pra bij tė lindur nga bijat Paleologėve.

Paleologėt kanė bėrė pėrpjekje pėr tė sunduar Perandorinė Bizantine prej vitit 1259 nėn Mikelin e VIII, Paleologun (qė ndonėse e shėnojnė gabimisht autorėt Mihali i VIII[23]) e deri nė vitin 1453, kur jep shpirt familja e tyre me perandorin Kostantini i XI, Paleologun, gjatė vrasjes mizore tė Sulltan Mehmeti tė II, e marte, 29. Maj 1453,[24] me shqiponjėn me dy kokė, si simbol e stemė tė familjes perandorake epirote tė Paleologėve[25], pra shqiptare. Ata qenė pjesė e fesė sė krishterė ortodokse dhe ėshtė etiketuar disa herė nga Vatikani si “e Lindjes”, si fe tjetėr nga feja e krishterė romake, me grekėt brenda, qė i luftonin apo i shfrytėzonin kėto luftėra pėr dominimin e tyre sipas pėrkatsisė fetare apo nga ndasitė fetare...

Siē dihet, njerėzit tanė nuk i lexojnė librat e shumta tė historisė apo shkencat, tė cilat, i pėrcjellin pjesėrisht symbylltas, pra nuk dinė tė lexojnė midis rreshtave, ku nuk ka asgjė tė shkruar. Ata nuk e kuptojnė sa duhet tekstin, se lerė mė kontekstin e nėntekstin. Pra, “e kuptojnė” historinė nga ata qė na i thonė kėto gjėra qindra herė, mbjellin e korrin gjėrat e nevojshme pėr t`i pėrgaditur nė kuzhinėn serbo-greke, sikur ato janė mė tė mirat dhe nuk i sjellin nė kokė prapavijat e tyre. Mjerisht, vrapojnė pėr tė marrė gjėra “tė nevojshme” prej armiqve tanė mė tė urryer, serbo-grekėve, e pėr tė na i dhėnė kėto gjėra nėpėr gjumin shumėvjeēar. Kur shkruan, flet dhe na godet njė grek, nuk do mend se e njėjta gjė na vjen njėsoj nga serbi. Greko-serbėt janė njėsoj: antishqiptarė, dhe anasjelltas. Prore luftojnė tė dytė kundėr nesh, duke na i futur nė kėtė mes elementin e tretė- turqit. Kur nuk bėnė numri njė, provon numri dy, dhe nėse nuk na trullosin dy tė parėt, na e servojnė tė tretin-turqit. Qė tė tretė na varen prej koke, sa nuk shohim mirė dhe nuk e dimė se, iliro-pellazgėt, pra ne, kemi qenė qė kur nė kėto troje, qė nga krijimi i hapėsirės me njerėz, mija mileniume, e deri nė ardhjen e “grekėve” nė kėtė hapėsirė, turko-sllavėve e serbo-turkėve. I katėrti, na ėshtė bota pėrėndimore. Ajo i bluan ato qė ia ka dhėnė greku, rusi, bullgari dhe serbi nė tryezėn e vet tė punės dhe nuk ka vend ku tė lėjė apo ta shohė tė vėrtetėn. Aq mė pak, ne nuk dijmė tė vėtetėn, sepse hyjnė qindra mija libra tė greko-serbėve, bullgarėve, rusėve, italianėve, anglezėve dhe amerkanėve, frankėve, portugezo-spanjollėve, tė cilat, janė kryesisht libra tė dobėta. Me gojėn tonė i pėshpėrisim paqavuret greko-serbo-rusėve dhe na duket sikur po themi “tė vėtetėn”. Pra, ende kemi mbetur mbrenda kurthės...

Ata nuk e kuptojnė se iliro-pellazgėt kurdoherė kanė qenė tė lidhur me Zotrat, me besimin e Zotrave, se janė bijtė e Zotit nė tokė; qė qysh nė flamur e nėpėr luftėra tė shumta anė e kėnd botės e lidhin veten me shqiponjėn, pra, me Zotin, me krahėt e shqiponjės; me yllin dhe yjet e pamatur, qė njėri ndėr ta, Dielli, ėshtė ylli mė i vogėl; me rrufenė, gjallesat e me dhinė- qė di tė mbijetojė edhe nėpėr shkrepat mė tė rrebta, por njėra, dhia Aigina, ka ditur ta rritė Zeusin, Zotin mashkulll tė parė, pas Amazonave pellazge, pas Selėve tė Epirit dhe Sellen, zotreshėn e parė tė Sellėve; me gjarpėrinjt etj...

Dihet, se flamuri kombėtar nuk ėshtė siē e kanė “dokumetuar” autorėt shqiptarė[26], se shqiponja me dy kokė (bycephale) ėshtė shumė e lashtė. Ajo daton qė nė shekujt e IV-II para erės sonė. Haset shpesh nė mėnyrė grafike, nėpėrmjet sendesh e zbukurimesh, tek Ilirėt, fiset Hitite, popuj e shtete tė Mesdheut, nė Shqipėri, nė Austri, Gjermani, Danimarkė, Zvicėr, Ballkan,  Serbė e Rusė, etj.[27] Flamuri shqiptarė e ka prejardhjen nga shekulli i II pas Krishtit, kur perandori ilir romak Genti nxori monedhėn e vet, nė tė cilėn ėshtė varianti mė bindėsi i shqiponjės me dy krerė, ku shkruhet edhe emri DARDANION. Dardanion ėshtė Dardania e Turqisė sė sotme. Ajo ėshtė para-ardhėse e Dardanisė kosovare.[28] Nė faqen tjetėr, ajo e ka shqiponjėn me dy krerė. Ėshtė simboli ynė i parė. Shqiponja e pėrcjell urdhėrin e Zotit dhe “e rrėmben” Ganimetin, sipas mitologjisė, pėr ta dėrguar nė qiell.[29]

Pėr tė tjerat, do tė shohim nė shkrimin tjetėr...



[1] Pasho Baku, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtėpia Botuese Bacchus, Tiranė 2011, faqe 527.

[2] Po aty, faqe 49-50.

[3] Po aty, faqe 471-473.

[4] Po aty, faqe 920.

[5] Po aty, faqet 961-963.

[6] Po aty, faqe 529.

[7] Po aty, faqe 530.

[8] Shiko veprėn e J. J. Norwich-it, „Bizanti, shkėlqimi dhe rėnia e njė perandorie 330-1453", faqe 368-369.

[9] Pasho Baku, vepra e pėrmendur, faqe 450.

[10] Po aty, faqe 518.

[11] Po aty,  faqet 518-519.

[12] Shiko veprėn e Sami bej Frashėrit, „Shqipėria ē`ka qenė, ē`ėshtė dhe ē`do tė bėhet“, Konstandinopojė 1887.

[13] Vetėn nė kėtė pikė e bėn tė njėjtin gabim Besnik Imeri. Le tė shohim veprėn e tij, nė faqen 53.

[14] Besnik Imeri, po aty, faqe 72.

[15] Edison L. Clark, „Racat e Turqisė Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet“, New-York, Brodway, 1878.

[16] Sipas njė shkrimi tė Abdyl Bej Frashėrit, tė botuar nė „Moniteur Universel“ tė Parisit, nė vitin 1879, cituar sipas veprės sė Besnik Imerit, faqe 77.

[17] Besnik Imeri, e njėjta vepėr, faqe 33.

[18] John Julius Norwich, "Bizanti, shkėlqimi dhe rėnia e njė perandorie (330-1453)", faqe 199-200.

[19] Po aty, faqe 200.

[20] Po aty, faqe 201.

[21] Averil Camerun, "Bizantinėt", Dituria", Tiranė 2008, faqe 218.

[22] Shiko shkrimet e Salih Mehmetit, „Qytetėrimet pellazge nė Azinė Qendrore“ dhe „Pamiri- zgjidhja e njė enigme iliro-maqedonase“, tė publikuar nė Etnikumin Shqiptar, te www.pashtriku.org.

[23] Shiko veprat: J.J. Norwich, „Bizanti-Shkėlqimi dhe rėnia e njė perandorie, 330-1453“ dhe tė Pasho Bakut, „Enciklopedia universale e ilustruar“.

[24] Shiko veprėn e J.J.Norwich, deri nė fletėn e fundit.

[25] Shiko veprėn e Pasho Bakut, faqe 703.

[26] P.sh. Jaho Brahaj, qė ėshtė libri mė i mirė, por i mangėt, „Flamuri i kombit shqiptar“, Sarbas, Tiranė 2007.

[27]  Vepra e Pasho Bakut, faqe 328.

[28] Po aty, faqe 353.

[29] Po aty, faqe 353.

 

 

Mozaiku i Aleksit I Komneni Stema e familjes sė Paleologėve, qė kishte shqiponjėn me dy kokė Olimpia ose Olimbia, princeshė ilire, e bija e mbretit ilir Neoptolem tė Molosvė nė Epir, nėna e Aleksandrit tė Madh


Popujt e Gadishullit Ilirik-Ballkanit nė njė hartė romake

Fotografia e Hartės sė vjetėr tė Ilirisė, Trakės, Maqedonisė dhe Epirit

Harta e Pamirit nė Taxhikistan

Harta e shtrirjes sė kalashėve, nė mes tė shteteve Afganistan-Pakistan

.

Leka i Madh (Aleksandri), nė vitet 356-323

.

Monumenti i mbretit Pirro Burrit tė Epirit, tė vendosur nė Parga tė Thesprotisė


Monedhė e perandorit Genti, me prejardhje ilirie, ndėrsa nė faqen e dytė ka Shqiponjėn me dy krerė, qė sipas mitologjisė pėrfaqėson djalin e mbretit Troas, Ganimedin nga Troja, dhe mbishkrimin DARDANION

 

 


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .