Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Histori kombėtare - Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – hapi i parė drejtė pavarėsisė sė Kosovės

 

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – hapi i parė drejtė
pavarėsisė sė Kosovės

Shkruan: Ardita Hajdari

Rrethanat e pėrgjithshme nė prag tė miratimit tė Deklaratės Kushtetuese


            Demonstrimi i pakėnaqėsive tė popullit shqiptarėt tė Kosovės nė pranverėn e vitit 1981, u pėrdor si mjet i rritjes sė represionit dhe dhunės sė politikės serbė ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Ardhja nė pushtet me 1987, e elementėve nacionalist nė Serbi do tė pėrkeqėsonte edhe mė shumė situatėn politike e tė sigurisė si dhe atė ekonomike nė Kosovė.

            Politika zyrtare e Serbisė, nė fund tė vitit 1987 por edhe gjatė vitit 1988 e 1989, ndėrmori aksionin duke organizuar debate pėr fillimin e ndryshimeve kushtetuese nė Kushtetutėn e Republikės sė Serbisė, ku parashihej qė tė ju reduktohen tė drejtat dy Krahinave Autonome nė kuadėr tė Serbisė - Federatės sė Jugosllavisė gjegjėsisht KSA tė Kosovės dhe KSA tė Vojvodinės.

            Nė shumė qendra tė Kosovės u organizuan debate pėr ndryshimet kushtetuese. Nė krye tė kėtyre debateve u vunė elementet e pushtetit, tė cilėt bėnin thirrje pėr ndryshimin e kushtetutės dhe qė “garantonin” sė shqiptarėve dhe tė tjerėve nuk do tė ju merren tė drejtat kushtetuese.

Pasi u organizuan shumė mitingje dhe debate nė tėrė territorin e  Kosovės nėn masa tė jashtėzakonshme me 23 mars 1989 i filloi punimet Kuvendi i Kosovės ku si pikė kryesore kishte miratimin e projekt-amendamenteve tė propozuara nga Serbia, e tė cilat projekt-amendamente parashihnin qė tė merrnin shumė kompetenca institucioneve tė KSA tė Kosovės.

Nė kėtė mbledhje pas shumė debateve u hodhėn nė votim projekt-amendamentet, ku Kuvendi i Kosovės i dha ‘’pėlqimin’’ ndryshimeve kushtetuese. Me kėtė rast duhet theksuar se nė mesin e 120 delegatėve tė Kuvendit tė Kosovės sipas dokumenteve, fotografive e incizimeve tė kohės shihen qė kėto amendamente i kundėrshtuan 10 deri 13 delegatė shqiptarė.

Mė kėtė rast po e ritheksoj njė fakt se delegatėt e Kuvendit tė Kosovės te cilėt votuan pėr ndryshimet kushtetuese nuk e quan nė vende misionin qė e kishin marrė nga populli, ata u instrumentalizuan dhe u vunė nė shėrbim tė qarqeve tė caktuara tė politikės ditore serbe.

Pas pėlqimeve qė u dhanė pėr ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovės, tashmė i kishte ardhur radha qė kėto ndryshime tė miratoheshin edhe nė Kuvendin e Serbisė i cili me 28 mars 1989 nė njė seancė tė jashtėzakonshme dhe solemne miratoi projekt-amendamentet ku, amendamenti i 47-tė, suprimoi Autonominė e Kosovės e cila ishte e siguruar nga Kushtetuta e vitit 1974.

            Natyrisht se ndryshimet Kushtetuese u kundėrshtuan ashpėr nga populli shqiptarė nė Kosovė, nė shumė qendra tė Kosovės shpėrthyen demonstrata ku sipas bilancit tė pėrgjithshėm si pasoj e dhunės sė ushtruar nga ana e ushtrisė dhe policisė serbe u vranė dhe u maltretuan me qindra shqiptarė tė pafajshėm.

  • Miratimi i Deklaratės Kushtetuese mė 2 korrik 1990

            Suprimimi  i Autonomisė sė Kosovės nga Kuvendi i Serbisė me 23 mars 1989 ishte sinjal i qartė sė shqiptarėve Kosovės do tė pėrballen me dhunė e terror.  Shqiptarėt e Kosovės ishin tė vendosur qė tė vazhdonin rezistencėn kundėr okupatorit serb. Kėshtu mė 23 dhjetor 1989, nė Prishtinė u themelua Lidhja Demokratike e Kosovės ku nė krye tė saj u vu Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja ishte partia e parė politike me hapėsirat e Jugosllavisė e qė pranė saj tuboi pjesėn mė tė madhe te popullit nė Kosovė.

            Delegatėt e Kuvendit tė Kosovės tė dalė nga zgjedhjet e nėntorit tė vitit 1989, u detyruan qė natėn ndėrmjet 21 e 22 qershorit tė vitit 1990 tė ndėrprenė mbledhjen e Kuvendit  tė Kosovės. Debati ishte tepėr i ashpėr sa qė delegati Ryzhdi Bakalli (delegat shqiptar nga Gjakova), deklaroi se : ’’...si jemi kurorėzuar me Serbinė ashtu edhe ē’kurorėzohemi...”. Pas kėtij deklarimi kryetari i Kuvendit tė Kosovės Gjorgje Bozhoviq, e ndėrpreu mbledhjen dhe mė pas nga ana e delegatėve tė tė tri dhomave tė Kuvendit tė Kosovės arritėn marrėveshje qė mbledhja tė vazhdohej mė 2 korrik 1990. Por, duhet theksuar se nga 23 qershori e deri me 2 korrik 1990 patėn tentativa nga kryetari i Kuvendit Gjorgje Bozhoviq qė mbledhja qė ishte caktuar mė 2 korrik tė shtyhet. Por delegatėt e Kuvendit tė Kosovės ishin tė vendosur qė mbledhjen ta mbanin mė 2 korrik.

Njė grup i delegatėve tė Kuvendit tė Kosovės 15 sosh, mė 1 korrik 1990 nė njė mbledhje tė mbajtur nė shtypin e mbajtur tė delegatit Skėnder Skenderajt e rushqyrtuan tekstin e deklaratės kushtetuese tė hartuar nga akademik Gazmend Zajmi. Gjithēka ishte pėrgatitur me kohė nga ana delegatėve shqiptar tė Kuvendit tė Kosovės.  Delegatėt e Kuvendit tė Kosovės qė nė mėngjes ishin nisur nė drejtim tė Kuvendit. Por forcat e shumta ushtarako e policore-serbe e kishin rrethuar nga brenda dhe jashtė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės e qė ju pamundėsoi delegatėve shqiptarė tė hynin brenda dhe tė mbanin mbledhjen e Kuvendit me kushte normale tė punės. Por nė pamundėsi pėr tė hyrė brenda ndėrtesės delegatėt e Kuvendit tė Kosovės nė kushte tė jashtėzakonshme tė sigurisė, u detyruan qė mbledhjen e Kuvendit ta mbanin para shkallėve tė hyrjes. Mbledhja filloi nė ora 10:00, e cila i zhvilloi punimet nėn drejtimin e Bujar Gjurgjealės (delegat nga Prizreni), i cili e hodhi nė aprovim rendin e ditės ku njė ndėr pikat e veēanta ishte edhe miratimi i Deklaratės Kushtetuese. Pas aprovimit tė rendit tė punės, Muharrem Shabani delegat nga Vushtrria e lexoi Deklaratėn Kushtetuese ku mė kėtė rast Kosova u shpall njėsi e pavarur nė kuadėr tė Federatės- Konfederatės sė ardhshme Jugosllave.

C:\Documents and Settings\shk\Desktop\2%20korriku.jpg

Delegatėt e Kuvendit tė Kosovės tė cilėt miratuan Deklaratėn Kushtetuese me 2 korrik 1990 dhe Kushtetutėn e Kaēanikut me 7 shtator 1990 bashkė me ish-presidentin e Kosovės Dr.Fatmir Sejdiun me rastin e shėnimit tė 20-vjetorit tė miratimit tė tyre.

            Ky dokument  i rėndėsishėm historik pėr shqiptarėt e Kosovės, u nėnshkrua nga 111 delegatė tė Kuvendit tė Kosovės dhe 3 delegat shqiptarė tė cilėt ishin tė deleguar nė Kuvendin  Federativ.

            Pas miratimit tė deklaratės Kushtetuese tė Kosovės nga delegatėt e Kuvendit tė Kosovės administrata dhe policia serbe ndėrmori masa tė reja kundėr shqiptarėve. Fillimisht u suspenduan institucionet e tjera siē ishte Radio Televizioni i Prishtinės (RTP), gazeta “Rilindja” e cila nė atė kohė botoi nė gjuhėn shqipe, si dhe institucionet e tjera arsimore-kulturore, ekonomike etj...

            Delegatėt e Kuvendit tė Kosovės tė cilėt e miratuan Deklaratėn Kushtetuese, nė njė mbledhje tė mbajtur mė 7 shtator 1990, e cila i zhvilloi punimet nė Kaēanik, miratuan Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, e cila edhe ėshtė akti mė i lartė juridik nė shtete-ndėrtimin dhe funksionalizimin e jetės institucionale nė Republikėn e Kosovės.

            Deklarata Kushtetuese nė rrethana tė kohės shprehte qartė vullnetin e shumicės sė popullit shqiptarė tė Kosovės, pėr Kosovėn shtet i pavarur e sovran. Deklarata Kushtetuese ėshtė edhe hapi i parė drejtė pavarėsisė sė Kosovės, pavarėsi kjo qė u finalizua me Lėvizjen paqėsorė pėr ēlirim si dhe kulmoi me luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr tu realizuar e plot me 17 shkurt 2008, kur deputetet e Kuvendit tė Kosovės shpallėn Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur.

                (Autorja ėshtė historiane dhe studente nė studimet post-diplomike pėr Master nė Degėn e Historisė nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės)


 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .