Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Histori kombëtare - Dëshmorët e Kohës më të Re

DËSHMORËT QË RANË NË LUFTËN E VËRRINIT

Nga:

Reshat BADALLAJ

 


 

 

Më 11 mars 1999, në Jeshkovë, ra heroikisht djali i Zhurit, Feriz Susuri, pikerisht ne diten kur shperthyen Demonstrat e vitit 1981

Marsi per ketë fshat historik eshtë i kobshem, sepse me 28 mars te vitit 1989,u vranë nga dora e gjaksoreve serbo-çetnik edhe Xhymshit,Xhylbehar dhe Hajrim BADALLAJ. Nderkaq, u plagosen 52 te tjere dhe u burgosen nje grup burrash qe qentë sahanlepires kerkonin denimin deri me vdekje

Për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,organizuar dhe udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike, do t´i mbesim borxh brezit të ardhshëm,posaçërisht gjakut të derdhur lumë të heronjve, nese në këtë fazë te fundit të luftës, që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mos shkruajmë për betejat heroike, mbrojtjen e Kosovës martire.

Lirinë që po e gezojmë sot, e fituam me gjakun e bijave dhe bijëve me te fortë të popullit. Prandaj, me admirimin dhe përkushtimin me te madh do të shkruajmë per heronjtë dhe trimat,gjaku i të cilëve sot na bën dritë.

Vargut të Deshmoreve të Kombit, që ranë për lirinë e Kosovës, në muajin mars, në trevën e Vërrinit, kundëer bandave cetniko-serbe dhe mercenareve rusë, iu shtuan edhe këta dëshmorë:

Feriz Susuri 18 maj 1969-11 mars 1999

Feriz Susuri, u lind me 18 maj 1969 ne Zhur. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra në Jeshkovë me 11 mars 1999. Pas vdekjes la bashkëshorten dhe vajzën, Marigonën.

Hamit Shaip Thaçi, komandant i njësisë speciale. U lind në Landovicë me 30 shtator 1977. Luftëtar i dalluar kundër shovenistëve serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 në Jeshkovë. Është varrasur në Pagarushë. Pas vetes la bashkëshorten shtatëzenë.

Tahir Haki Gashi,komandant skuadre – njësia speciale. U lind në Landovicë, me 1 shkurt 1979. Luftëtar i dalluar kundër shovenistëve serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999, në Jeshkovë. Eshtë varrasur në Pagarushë. Pas vetes nuk la trashëgimtar.

Hysen Nait Rexhepi,komandant i kompanisë së njësisë speciale. U lind në Celinë me 15 tetor 1970. Luftëtar teper i dalluar kundër shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 në Jeshkovë. Eshte varrosur në Pagarushë të Malishevës. Pas vetes la bashkëshorten Aferdita dhe vajzën e vetme Diellza.

Skënder Mehmet Latifi, komandant skuadre. U lind në Piranë me 23 prill 1970. Luftëtar i dalluar kundër shovenistëve serbe dhe mercenareve rusë. Ra më 11 mars 1999 ne Jeshkovë, ështe varrasur në Jeshkovë. Skënderi pas vetes la bashkëshorten Hafife dhe dy djem e dy vajza: Florentinën,Dibranin, Mërgimen dhe Afrorin.

Erzan Mehmet Mazrreku, ushtar për gjuajtjen e tankeve. U lind në Prizren me 30 prill 1981. Lufëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë . Ra me 25 mars 1999. I pamartuar.

Alajdin Nevzat Xhezairi, u lind në Prizren me 20 korrik 1974. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 11 mars 1999 në Jeshkovë. I pamartuar.

Ymridin Ismail Qengaj, komandant skuadre. U lind me 17 gusht 1974. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 11 mars 1999 në Jeshkovë. U varros në Pagarushë. Pas vetes la shoqen Sofije dhe dy djem e një vajzë: Shpetimin, Ismailin dhe Meritën.

Bashkim Ismail Suka, komandant skuadre. U lind në Bllacë. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. U varros në Pagarushë. Bashkimi ishte i pamartuar.

Hajdar Abaz Shala, u lind në Hatmaxhë me 7 shkurt 1977. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 11 mars 1999 në Jeshkovë. U varros në Pagarushë. Hajdari ishte i pamartuar.

Shkëlzen Imer Dragaj, u lind në Pejë me 10 maj 1962. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Pas vetes la bashkëshorten Gylten, dy vajza e një djalë: Valentinën, Naidën dhe Edvinin.

Halim Nezir Ahmetaj, u lind në Kabash me 2 prill 1970. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 17 mars 1999. Pas vetes la bashkëshorten dhe djalin Kujtimin.

Rexhep Feriz Kukaj, komandant skuadre. U lind në Kabash me 18 tetor 1966. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra më 17 mars 1999. Pas vetes la bashkëshortën Shefkijen, katër djem dhe një vajzë.

Murat Esat Kabashi, u lind në Kabash me 5 qershor 1952. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenarevë rusë. Pas vetes la gruan Saharen,tre djeme dhe një vajzë.

Enver Nebi Buqaj,transportues ushtarak. U lind me 20 maj 1975 në Arbanë. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Ishte i martuar dhe pas vetes la gruan Selveten.

Heshim Nuhi Gashi, furnizues (transport-inkasant), u lind në Landovicë me 10 qershor 1962. Ra më 26 mars 1999. Ishte luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Pas vetes la bashkëshorten Bukurien dhe dy djem e dy vajza: Avniun,Avdylin, Veziren dhe Leonorën.

P.S. Kerkojm ndjese poqese na ka rreshqitur ndonje deshmor pa dashje...

Me mirenjohje, Reshat (RESH) BADALLAJ


 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .