Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Histori

1

2

 

SHFLETOJMË HISTORINË

I

II

III

IV

Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme, Komuna e Dardanës (IV)

Përgatiti:
Ramiz Dërmaku
 


Ramiz Dërmaku


Pjesa IV

PËRPJEKLJET E GJON SERREQIT PËR PËRTRIRJEN E LËVIZJES S Ë REZISTENCËS SHQIPTARE NË KOSOVËN LINDORE

Pas shpërnguljes së Kongresit III (V) të LPL TSH-së, të thuash pa pë funduar punën , sepse nga program I kongresit, prej 10 pikave, nuk u shqyrtua asnjë pike në atmosphere pune, por u morrën vetëm qëndrime më vlerë të përkohshme, e vaqanarisht pas thyerjes dhe shpërndarjes po komandë unike të Njisisë të Ajet Gërgurit në Hoçë të Qytetit, më 8 gusht 1946, LPL TSH.ja të thuash u thye. Burgosja e anëtarëve të Komitetit Qendror të NDSh-së – LPLTSH-së Shkup dhe e pjesës më të madhe të delegatëve të organizatave të NDSH-së-LPLTSH-së, të cilët morrën pjesë në kongresin e III (V); gjatë gushtit dhe shtatorit të vitit 1946, ishte fiööim I fundit të veprimtarisë politike e luftarake të organizuar të NDSH-së dhe LPL,si gjetkë edhe në Kosovën Lindore.

Së këndejmi, qëndrimi I rrezistueshëm, I pa thyeshëm, I GJon Serreqit në betimin e firmosur prej tij qysh në dhjetor të vitit 1941,në shpinë të një picture që tregon kullën e Dugagjinit, të forte dhe të rrethuar me mure- kështjellë, symbol I forces dhe bashkimit kombëtar, nuk do të sigurojë ndonjë kthesë me rëndësi për LpLTSH-në. Gjon Serreqi në atë pikturë, të cilën ia dhuroi kolegës Ralunie Xhemajl Kabashit-Dobroshi (1923-1994) shkroi:”Talentet dhe ç’far mundësie t’kemi t’gjitha e kemi vetëm për Nonën Shqipni…! Një kujtim I thjesht, por I përzemërt I shoqes Ralunies-nga një shok i djegur me ideale të shejta kombëtare…! Gjon Serreqi.Po të mos kihet parasysh ky betim I një idealisti të madh, I një patrioti që mbi çdo gjë e kishte vënë dashurinë për kombin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike, në shumë veprime politike e strategjike luftarake të Gjon Serreqit, si veprimtar I NDSH-së-LPLTSH-së,dhe veçanarisht gjatë qëndrimit në vise të Kosovës Lindore,do të shihnim veprimet e një personaliteti historic, I cili nuk e njohu kohën në të cilën jetoi!? Por, duhet të theksohet se vetëm idealistët bëjë heroizëm, ç’farë ishte edhe Gjon Serreqi. Mirëpo, para se të shkonim më tutje,e kërkon vendi të konstatojmë faktet me interes për historinë e NDSH-së, e që lidhen me veprimtarinë e Abdullah Musliut, veprimtar I shquar I saj. Nga proqesverbalet nga hjetuesia e A. Musliut të 28 dhjetorit 1946, 9,10,11shkurt dhe 10 prill 1947 , shihet se ai ishte një ish komunist, një ish-antifashist, një ish-pjesëmarrës I LNÇJ-së, një ish-I internuar në Llogorin K-16 të Vjenës, I cili si veprimtar I KQ të NDSH-së- LpLTSH-së,gjatë hetuesisë në burgun e OZN-ës së Ferizajt e të Prishtinës, ia bëri akluzat më të fjuqishme pushtuesit serbosllav komunisto-çetnik antishqiptar. Abdullahu do të theksoj: “Unë veçanarisht shumë e kam dashur popullin shqiptar dhe kam dëshiruar që ai të barazohet në të drejtat e tij me popujt e tjerë në Republikën Socialiste federative të Jugosllavisë. Pas kthimit nga internimi(Maj 1945) e kamë pare padrejtësinë, e cil I bëhej popullit shqiptar. Një numër I elementeve armiqësore (çetnikësh) ishin në pushtet dhe ushtri, e të cilët kishin shfrytëzuar rastin që nën maskën e yllit të Kuqt’I hakmerren popullit shqiptar(….) .Krahas kësaj . Llogori në Ferizaj, (ku ishin sjellë ehe shumë anëtarë të personaliteteve të arratisura ,(midis të cilave ishte edhe gruaja e Molla Idrisit , gruaja e Hysen Tërpezës,- M.P.për të cilin do të flsaim më vonë, etj.Në Logor ishin vetëm shqipatrë. Regjimi aty ishte tepër I egër. Unë kam dëgjuar duke ua share edhe nënën shqiptare. Ishin të xhveshur, të zbathur, me morra, Flinin jashtë dhe në përgjithësi regjimi ishte I padurueshëm etj”- konstatoi, me 10 shkurt 1947. Bajram Oruçi- berrisha me Osman Abazin, të vëllazëruar, ishin pjesëmarrës në kongresin e III (V) të LpLTSH-në Lypovicë dhe pasë thyerjes së Njësisë së Ajet Gërgurit në Hoçë të Qytetit , bajrami u kthye në shtëpi dhe pranoi bashkëpunimin me OZN-ën. 54. Gjon Serreqi, I prirë prej Osmon Abazit, në vise të Dardanës shkoi me emrin”Muharrem” dhe atë Osmani, filimisht, do ta paraqesë si shok rasti-“një djal I ri, I cili ka dezertuar nga ushtria….!”. Pra, të pa rrezikshëm.Ndonëse Osman Abazi, në hetuesi, do të konstatojë se nga Selim Zeka I Gllogovicës kanë kaluar në Laçiç, në familjen e axhës së vet,Bajram (Balë) abaaz Gagica, të dhënat e tjera nga terreni tregojnë se ata fillimisht shkuan në Zarbincë,në familjen e Kadri Jusuf Dobënjacës dhe në familjen e Abaz Ali Shkodriqit të Laçiqit dhe I dytikusheri I Bejtës e dajë i Osman Abazit. Mandej qëndruam te Ramabajt , në afërsi të Dazhnicës dhe të Aziz Shkodriqi në Desivojcë. Ndërkohë, morën lidhje me Bajram dhe Shefki Abazin , xhagjallarë të Osmanit. Së paku për tri javë të shtatorit 1946, Gjoni dhe Osmani kaluan një jetë ilegale,por jo aq konspirative,pasi në popull nisi të flitej se “Osman Gagica me një djalë të ri ka dalë maleve kundër pushtetit…!”, e nga fillimi I tetorit 1946 do të dëgjohen biseda se Osmoni me një profesor po ecë në Mal kundër hyqmetit…!” Hapin e parë në terren për për rritjen e LRSH-së të Kosovës Lindore Gjon Serreqi e bëri në Shipashnicë të Epërme dhe pikërisht në familjen e Ramadan Beqir Dërmakut (55).Gjoni dhe Osmani kishin nga një lidhje me familjen e Ramadanit që mund të përdorej, si vegëz në fillim të nismës së filuar: I biri I madh I Ramadan Beqirit, Hilmiu , ishte shok ushtrie I Osman Abaz-Gagicës, aty rreth 1937-tës(56).Djali I dytë I Ramadan Beqirit, Ismeti,ishte nxënës I Gjon Serreqit në Gjimnazin e Prishtinës, në vitin shkollor 1945-46. Ai ndonëse I ri, bënte pjesë në grupin e të rinjëve, që vepronin në linjë të Organizatës së NDSH-së, kurse Gjoni personalisht do t’I shërbejë për lidhje me anëtarin e Komitetit Qarkor të NDSH-së së Prishtinës, Metë Zajçecin. Ismet R. Dërmaku, ishte në kontakt veprimi me nxënësit anëtarë të Organizatës së NDSH-së: Hamdi MUSTAFËN, eminenca e kaltër dhe Nazif ZYMBERIN- Bogujevcin, mandej me Jusuf VENHARIN,Kadri MIFTARIN,Shukrije ZYMIN, Rrahman LATIFIN, Igballe Çunin ej. Ismet Dërmaku dhe Lazër Josipi , nxënës nga Ferizaj, s’paku një here do e përcillnin Gjon Serreqin, të armatosur . Kjo ishte edhe një dëshmi për besimin që kishte Gjoni ndaj nxënësit të tij ,Ismet R. Dërmakut. Sipas dëshmive në hetuesi të”anëtarëve”të Komitetit të Shipashnicës dhe të themeluesve të tij. Gjon Sereqi arriti në shtëpinë e Ramadan Beqirit në fillim të nëntorit të vitit 1946.Sipas të dhënave nga kujtimi historik I bashkëkohësve, Gjoni me Osman Gagicën arritën në Mullirin e Ramadan Beqirit aty rreth ores 4-5 tetor, kurse sipas kujtimit pak të turbullt të Isa Dujakës në pstin e komandantit I Stacionit të milicisë në Shipashnicë,dhe veprimtar I LpLTSH-së. Gjon Serreqi dhe Osman Abazi në Mullirin e Ramadan Beqirit arritën me 24 -25 shtator 1946. Para se të shkonim më tutje nuk është e tepërt të sjellim disa të dhëna për veprimtarinë patriotike të togerit Isa Dujaka në postin e komandantit të milicisë, në Shipashnicë të Epërme. Kjo aq më pare pasi të dhënat burimore flasin se falë lidhjeve të Isa Dujakës, me Rexhep Sh.Dajkocin nga Gjilani, Shipashnica e Epërme me rrethinë,më 1946, ishte vatër e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të viseve të Kosovës Lindore (57)
 

 

Hysen Tërpeza

 

Ura e Amanetit

”Isa Dujaka (1924) ishte pjesëtar I Brigadës VII të Kosovës. Pas demobilizimit me gradën e togerit, me 8 gusht 1945, u emërua komandant I Milicisë në Viti, ku u njoh me Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare. Nga marsi –korriku 1946,punoi komandant i milicisë në Ranullug. Aty përmes milicit Muharrem Xh. Aliu të Pogragjës, Kryetar i Komitetit Vendor në Pogragjë, u lidh me organizatën e NDSH-ës. Kjo lidhje u sigurua përmes Rexhep Shemë Dajkocit, i cili Isan e kishte shfrytëzuar për interesa të Organizatës së NDSH-ës derisa ky punonte në Viti 1945 dhe fillimi i vitit 1946. Pas vendosjes për komandir milicie në Shipashnicë të Epërme. Rexhep Dajkoci i dha për detyrë Isasë të lidhte rreth vete milicët shqiptarë në interes të programit të LpLTSH-së. Të aprovuar në Kongresin e II (IV) të NDSH-së-LpLTSH_së. Kështu, Isa Dujaka i lidhi për LpLTSH-në: Alush Zenelin,-Dabisheci, Ramadan Dylë Baxhakun-Karaqeva, Kamber Poliçkën, Azem Kopernicën dhe zëvendësin e vet, Sokol Bratatinin të Rrethinës së Gjakovës. Në këtë lidhje qëndronte fuqimisht milici Muharrem Alia, burrë besnik dhe çelik i pathyshëm, që do të vërtetohet më vonë. Këtu duhet të konstatohet se Rexhep Shemë Dajkoci, Isanë e njohtoi edhe me Metë Shipashnicën, fillimisht nëpunës i lartë në Rrethin e Gjilanit, e me 1946-47 kryetar i Rrethit të Dardanës, por duke i vënë në pah këtë konstatim:“Me Metën të mbash marëdhënie miqësore, afri dhe jo mardhënie politike secrete.Atë që do ta flasësh me mua, nuk guxon ta flasësh me Metën…!” Rexhep Sh. Dajkoci, madje, ia ndaloi, paraprakisht Isasë Kontaktet politike me civilët dhe veçanarisht kontaktet me “njerëzit e malit!” . Lidhjen me këta duhej ta mbante vetëm me anë të jatakëve të tyre dhe ajo lidhje duhej të qëndronte vetëm në fushë të informimit me kohë të duhur:” Këtu, ju mund të qëndroni, nga ky apo ai vend të largoheni,sot apo nesër do të rrethoheni…,etj!”- tregon njëri ndër jatakët e gueriljes shqiptare, Shefki Abazi nga Rogana. Komandant Isa Dujaka, me Ramadan Beqirin e kishte afruar shumë jeta e përbashkët në një oborr. Realisht, pas vendosjes së Isasë komandir milicie në Shipashnicë të Epërme, sipas të gjitha gjasave me angazhimin e kryetarit të Këshillit të Rrethit të Dardaanës, Metë Shipashnicës, për banesë familjare iu cakëtua .., shtëpia e një nipi të Ramadnit ,e Xhepës , gruaja e të cilit ishte e burgosur në Gjilan. Në atë shtëpi në një dhomë tjetër, jetonte vëllau i Xhepës, Beqa, I martuar me boshnjake. Kjo banesë e Isasë iu caktua”për hirë të gruas së tij,serbe, e cila nuk e dinte shqipen” 58.

Këtu për familjen e Dërmakëve ,gruan e Isasë do ta lidhë intimiteti gjuhësor. Togeri i policisë për pak kohë do ta fitojë besimin e plotë në Familjen Dërmaku, dhe do t’i ndihmojë anëtarët e kësaj familje në fushë të mbajtjes së lidhjeve të sigurta dhe të pa rrezikshme me djalin e tyre, Xhepën. Për rëndësinë e ruajtjes së Xhepës, komandanti Isa Dujaka u lidh edhe me Shefki Abazin e Roganës,jataku kryesopr i Xhepës, Taip Dajkocit dhe Hamdi Berishës(59). Isaja me anë të milicëve më besnikë do ta informojë Shefkiun për ndonjë rrezik që mund t’i vinte grupiot të Xhepës,ose të tjerëve, për të evituar ndeshjen e forcave të Isasë me grupet e armatosura, në arrati , në arealin e Stacionit të milicisë së Shipashnicës.

Tani, me paraqitjen e Gjon Sereqit në Familjen Dërmaku do të lindin komplikime me rreziqe të reja. Realisht,Gjon Sereqi,siq e thamë më lartë,aty nga fillimi i tetorit të vitit 1946, e dërgoi xhaxhanë e Osman Abazit, Bajram Abazin, te Ramadan Beqiri me selamin nga Osman Abazi:”Jam me një profesor të Ismetit dhe ai po ka dëshirë që të takohet me Juve... A mund ta pritni... ?”. Morali i malësoritshqiptar edhe para rreziqeve. Paraa një “Selami ...! ” të tillë, nuk lejonin bishtnimin. Ndonëse Ismetiakoma gjindej në Kursin Pedagogjik të Shkupit ( 5 korrik-5 tetor 1946), Ramadani ua ktheu”Selamin...! ”: “Le të vinë në Mulli...! “( 60), dhe “Do t’ua bëjmë një vend për strehim...!” Gjoni dhe Osman Abazi do të natën në Mulli.

Ramadan Beqirin e shquante bujaria,mikpritja dhe bukëdhënja. Ishte një shtëpi e madhe një shtëpi konaku, posedonte një dianakëri – cilësi e domosdoshme për personalitetet që duan të merren me punë të mëdha, e të rrezikshme. Për ta siguruar veten dhe për të mos e prerë në besë togerin Isa Dujaka, i cili besnikërisht po i shërbente për lidhjet dhe sigurimin lihur me nipin, Xhepën , e ftoi Isanë dhe ia tregoi hallin: “ çNë Mulli më ka ardhur një profesor i Ismetit me një shok, çka të bëjë me ta që të mos koritem... ? !” Isaja e dëgjoi dhe nuk u hamend “Mos u ngushto, ata kanë për t’i sjellë dhe kamë për ti larguar, në atë vend ku ata dëshirojnë... !”. E ftoi milicin besnik ,Muharrem Aliu dhe me armët në cep shkuan tek Mulliri, i morën dhe i sollën në shtëpin e Ramadan Beqirit. Gjon Serreqi posedonte aftësi të jashtëzakonshme për t’i përvetësuar njerëzit që në takimin e parë, në fjalët e para.Deri sa do ta pinë një kafe , ai iu besua”plotësishtë” Isasë. Profesor i Gjimnazit të Prishtinës, se është njëri ndër veprimtarët e LpTSH-së dhe se n”Vise të Dardanës kam ardhur me urdhërin e Muharrem Bajraktarit dhe të Ejup Binakut...!”. Për t’iu hapur Gjoni-Isasë , kaq fuqishëm, kishte ndikuar Hilmi Dërmaku, i cili, siq shihet nga proqesverbali i hetuesisë për Osman Abazin, të 6 marsit 1947,u kishte” “ se me Isanë ka lidhje që moti dhe se Isaja është plotësisht njeri i tyre, i cili punon për ballistët...! Në atë ndejë, të shkurtë , Gjoni kërkoi nga Isaja mendimin se” a mund të strehoheshin gjatë dimrit të vitit 1946-47 në terrenin e Stacionit të Milicisë së Shipshnicës ! ? “Isa Dujaka duke u mbështetur në besnikërinë e milicëve shqiptarë dhe ne bujarinë dhe patriotizmin e malësorëve të Gallapit,kur ishte puna për patriotët e shquar kundër pushtetit të okupatorit jugosllav, i garantoi, pa ndërruar gjakun në fytyrë :

“Sipas shënimeve autobiografike të Rexhep Shemë Dajkoccit, po atë natë që Gjon Sereqi u soll në shtëpin e Ramadan Beqirit, “rastisi” që Rexhepi të vinte mysafir në familjen e Isa Dujakës. Rexhep Dajkoci, “ishte këthyer në Shipashnicë, pasi kishte kryer disa punë në terren ..!”. Meqë Ramadan Beqiri “pati mysafirë” , e ftuan në odën e Ramadanit. Vonë, pas darke, Ramadani do ta pyesë atë “ nëse dëshiron të vinte në një konak tjetër për tu takuar me Gjon Sereqin..!?”.

Porsa hyri Rexhepi në dhomën ku ishin: Gjoni. Osmani, Isaja, dhe Muharrem Aliu , ngase Rexhep Sh. Dajkoci kishte vendosur që Isanë ta ruante nga implikimi i drejtpërdrejtë me të arratisurit, në vend të Selamit, i thërriti:” Ti, toger Isa, çka lypë këtu...? A nuk të kamë thënë se Ti do të kesh punë vetëm me mua e asnjëri tjetër...! “Isa Dujaka me një disciplinë prej ushtaraku para eprorit, i dha shenjë milicit ,bashkëveprimtar, dhe u çuan, pa asnë shenjë të revoltimit. U bind se e kishte thyer”sistemin e Konspiracionit !?”. Gjon Sereqi gjatë asaj nate, do t’i plotësojë informatat,që kishte për guerljen, për të arratisurit, për pozitën politike të banorëve ndaj pushtuesit, për veprimtarët e NDSH-së dhe për shkallën e lidhjeve të Metë Shipashnicës me veprimtarët e NDSh-së:Rexhep Sh. Dajkocin, Sadri M. Shipashnicën, Sylë Adem Kopernicën, Saqip Sylejman Muçivërcen me Arif Sylën e Roganës etj. Mandej, me të arartisurit: Shaip Biçkun,Xhepë Shipashnicën, Taip Dajkocin, Lam Breznicën etj.Pasë vrasjes së prof.Ymer Berishësh dhe arrestimit të anëtarëve të Komitetit Qendror të NDSH-së-LpLTSH-së Gjon Serreqi në shumë qarqe të LpLTSH-së do të konsiderohet si personaliteti më kompetent në hierarkinë e udhëheqjes së LpLTSH-së në atdhe, në Kosovë, Rexhep SH. Dajkoci para Gjonit do të sillet me respekt e disciplinë, si para eprorit politik e ushtarak: aprovoi mendimin e Gjonit për ripërtrirjen e rezistencës së organizuar politike dhe luftarake: pranoi propozimin për formimin e një komiteti vendor të LpLTSH-së në Shipashnicë të epërme; pranoi detyrën të shkonte te kryetari i Rrethit të Dardanës.Metë Nuredin Shipashnica, për tia kumtuar interesimete Gjon Serreqit për munddësin që ai t’i krijonte Gjonit për qëndrimin në arealin e Rrethit të tij gjatë dimrit 1946-47”,dhe pranoi të shkonte në Tërnoc të Bujanocuit, me qëllim që”atje të formonte ndonjë komitet të LpLTSH-së”.

Realisht,Gjon Serreqi më shumë duke shfrytëzuar mikpritjen e Ramadanit kërkoi t’i ftonte në “ndejë”dy bashkëvendësit me të cilët kishte kryer aktivitete luftrake e politike gjatë Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës: Haqif Halil Mehmetin (1894), ish- kryetar komune gjatë Luftës dhe Sadri Misin Sherifin (1905), ish-komandant i një batalioni të vullnetarëve nën komandën e Sylë A. Kopernicës (nga shkurti 1942 deri në shtator të vititë 1944. Këta , në njëfarë dore, ishin krerët e fshatit Shipashnicë e Epërme: Ramadani shquhej me odë pritje dhe mbrehtësi, Sadriun e shquante besnikëria dhe vendosmëria, kurse Haqifin –gjindshmëria dhe dinakëria si veti pozitive për krerët. Nga proqesverbalet nga hetuesia ndaj Haqifit, Sadrisë dhe Ramadanit, dhe ato për marrjen në hetuesi të Gjonitdhe të Osman Abazit shihet se Gjon Serreqi, iu deshë kohë e gjatë për ti bindur tre shipashnicasit e zënë ngoje për nevojën e ngritjes së Komitetit. Sipas dëshmive të Gjon Serreqit,me 17 prill të vitit 1947, Sadri Misin Sherifi, në fillim nuk pranoi të merrte detyrën e kryetarit, por kur Gjoni do t’ia garantojë se si do të veprohet me konspiracion të thellë, duke u dhënë anëtarëve të komitetit pseudonime,”ai pranoi detyrën e kryetarit”. Ndërkaq , nga proqesverbali në hetuesi, ndaj Gjonit me 10 prill 1947,shihet se në Komitetin e Sghipashnicës Gjoni i emëroi shtatë veta, të cilëtqysh më herët ishin të inkuasdruar-apo të kyqur në Organizatën e NDSH-së ose në Lëvizjen e Rezistencës, por të pranishëm ishin vetëm dy, prej tyre: Sadri Misini, kryetar dhe Ramadan Beqiri i emëçruar si nënkryetar. Gjoni do të konstatoj se :” për Haqifin nuk më kujtohet se a e ka marrë ndonjë detyrë”61. Sipas dëshmive të Osman Abazit në hetuesi,më 6 mars të vitit 1947,”Gjoni u foli të pranishmëve gjatë deri sa i bindi që të pranonin anëtarësimin në Komitet, porse tani unë nuk kam mundësi ta kujtoj fjalimin e tij. E di se Komiteti është formuar dhe se atij ju kanë caktuar detyrat në vijim: a) Komiteti ti ndihmon ballistët, të cilët po luftojnë nëpër male për’ Shqipërinë etnike’ dhe b) Të gjithë të qëndrojnë të përgatitur që në rast të kthesës secili ta dijë vendin e vet në pushtet,në ushtri, dhe në xhndarmëri. Ushtria dhe pushteti të jenë të organizuara për ti rezistuar ndonjë sulmi eventual të çetnikëve për ta marrë Kosovën dhe Dukagjinin!”Me interes për shkencën është veçanarisht konstatimi i Osman Abazit se “gjatë formimit të atij komiteti (të Shipashnicës). Gjoni ka hartuar listën me emrat e personave dhe funksionet e tyre. Siq më duket ai këtë që para fshatarëve të duket më zyrtar ,që ata të mendonin se ajo listë dërgohet dikund në Shqipëri,ose gjetkë në ndonjë vend tjetër, kurse më vonë të gjitha ato shënime i kemi shkyer. Nga dëshmia e Ramadan Beqirit në hetuesi, më 23 mars 1947 , shihet se Gjoni,Sadri Misinit ia caktoi emrin konspirativ ” Dugidell”- emri i një kodre mbi Shipashnicë,”,kurse unë, gjithashtu u caktova për anëtar të këtij komiteti dhe për mbajtjen e lidhjeve me Muharrem Bajraktarin”.Sipas Gjonit tri personalitetet Shipashnicase që morën shokët e tjerë në terren,të emëruar për anëtarë me funksione me të cilat i kishte ngarkuar Gjoni.Nga dëshmia e Haqif H. Mehmetit në hetuesi, me 22 mars 1947, për anëtarë m efunksione të caktuara e emëruan edhe Saqip Sylejmani i Muqivercës, për komandir të gjandarmërisë , dhe Bajram H. Musliu, sekretar në Komunën e Roganës – për anëtar.Nga proqesverbali në hetuesi për Osman Abazin shihet se Ramadani,siq u tha, ishte emëruar zëvendëskryetar Qemal Hoxha, i Zarbincës- për sekretar dhe Ibrahim Suerdulli nga Karaçeva – për komandant të batalionit (62). Haqif H. Mehmeti me 22 mars 1947 për anëtar të Komitetit të Shipashnicë e përmend edhe Shaban Surdullin e Hodonocit.

Mirëpo, për hirë të realitetit historik,duhet të konstatojmë se Komiteti i Gjon Sereqit në Shipashnicë nuk do të aaktivizohet , nuk do ta masivizojë veprimtarinë. Mirëpo, deponimet e kryetarit dhe të zëvendësit të tij në hetuesise vetëm pas disa orëve pas ndarjes nga “Kuvendi themelues “, hoqën dorë nga Komiteti , duhet të kuprohet drejt si rrëfim para xhelatëve,si detyrë e veprimtarëve, të komitetit për Sherifin, të datës 23 mars 1947,”del” se atë dhe Ramadaan Beqirin, përnji herë i kishte përfshi deliri i frikës”, se kishin rënë në nji kurth të pa njohur dhe të papritur të nesërmen kam shkuar tek Ramadani për ta biseduar çështjen dhe me atë rast i kamë thënë: Shiko o Ramadan se çka bëmë, ne do ta shkatërrojmë vetten !Ramadani më tha se me këtë allëshvereshë na trathëtuan ! Vendosëm të lidhim besën që për atë punë askujt të mos i tregojmë gjë!”

Se Komiteti i Shipashnicës i themeluar nga Gjon SErreqi u fik pa bërë asnjë punë të madhe, tregon edhe dëshmia e Osman A Gagicës, në hetuesi në fund të shkurtit 1947:” Komiteti nga Shipashnica e Epërme nuk na ka dhënë kurrfarë ndihme materiale,kurse Komiteti nga fshati Tërrnoc, i rrethit të Preshevës na ka dhënë ...”. Nga burimet shihet se Osmani nuk i ka zbuluar të gjitha lidhjet me veprimtarët e LpL TSH-ës në Shipashnicë dhe gjetiu në Kosovë. Shkaku pse”Komiteti i Shipashnicës”, nuk mori ndonjë shtrirje të madhe ishte fakti se tre shipashnicasit që morën pjesë në” Kuvendin themelues” mësuan se ai komitet ishte formuar me dijen e Metë Shipashnicës, ndaj të cilit tani kishin filluar të dyshonin . Në procesverbalin nga hetuesia e Haqif H. Mehmetit , për dëshmi ndaj ndaj Sadri MISINIT, të datës 22 mars 1947, thuhet qartë :”Gjoni dhe Osmani kanë ardhur (shtëpin e Ramadan Beqirit) për ta formuar Këshillin me dijen e Metë, dhe se Meta e ka dërguar Rexhep Dajkocin “për” mysafir rasti” në shtëpin e Ramadan Beqirit ! 62. Kryetari i Komitetit Qendror të NDSH-së –LpLTSH-së se Gjilanit , Rexhep SH. Dajkoci. Rexhep Sh.Dajkoci të nesërmen nga formimi i”Komitetit të Shipashnicës” arriti në Tërrnoc të Bujanovcit dhe u takuan me mësuesin Avni M. Qoprrovina veprimtar i KQ, të NDSH-së për teritorin e Bujanocit. Rexhep Dajkoci me Avniun ishte në bashkëveprim të hershëm. Pasi e studiuan situatën, morën vendim që ta ftonin Gjon Sereqin në Tërnoc, ku mund të riformonte Komitetin. Për këtë qëllim u dërgua në Shipashnicë të Epërme ,Zita Lushi me një letër për Isa Dujakën , të nënshkruar prej Rexhep SH. Dajkocit . Në letër thuhej: “Mysafirët duhet të përcillen deri në vendin ku do tU prijë personi që t’na sjellë letrën!”. Kështu pas tri-katër ditë qëndrimi në shtëpin e Ramadan Beqiritaty rreth orës 7-8 të mëngjesit në vitin Gjon Sereqi dhe Osman Abazi, të përcjellë pre dy milicëve të caktuar nga togeri Isa Dujaka: Muharrem Aliu dhe Alush Zeneli , natën u nisën për në Tërnoc. Një natë më parë ishte kthyer nga kursi Pedagogjik i Shkupit nxënësi i Gjonit nxënësi i Gjonit, Ismeti, edhe ky me k1rkes1n e t1 atit do ti shoqërojë mysafirët për rrugë. Kjo ishte etikë e maëlsorëve që kishte për qëllim të siguronte plotësisht jetën, e msyfirit që po përcillej. Derisa dy milicët do të ndalonin në vendin “Te varri i Muratit” , ku i pritnin Avni M Qorrovina me tre shokë të armatosur ; Ismer R. Dërmaku , i armatosur do të shkojë deri në Tërrnoc. Në Tërrnoc për “Buzë” të Gjon Sereqit do të caktohet oda e azem Alisë , një fshatarë analfabet ,i shquar për burrëri , fisnikëri, besë dhe trimëri ( 64) Aty Gjon Sereqit do ti bashkohet edhe Islam- ose ndryshe e thirrnin Lam i cili jetonte në ilegalitet që nga plagosja në Çukë të Breznicës, më 22 shtator të vitit 1946. Në Tërnoc dhe viset e Bujanocit deri në këtë kohë kishte disa anëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare dhe veprimtarë të organizatës NDSH-së të cilët vepronin si komunitet pa ndonjë organizim plotësisht organizativ, plotësisht organizativ , kurse lidhjet me Komitetin e Qarrovinës , dhe tregtarit Shkupjan, Mehmet Breznicës të Gjilanit, etj. Gjon Sereqi aty i tuboi mbi dhetë ish anëtarë së Rezistencës e veprimtarë të NDSH-së dhe e ripërtriu “Komitetin e Tërrnocit”, me detyrë të Komitetit Qarkor të LpLTSh-së për Bujanoc. Komiteti i tërrnocit, së paku në ditët e formimit, ishte shumë aktiv.Pranë tij Gjon sereqi dhq Osman Abazi, q☺ndruan mbi 10-të ditë dhe prapë u kthyen në vise të Dardanës : Desivojcë, Zarbincë,Laçiq dhe Shipashnicë (65) . Me largimin e Gjon Sereqit nga Tërrnoci prej atyre viseve do të largohet edhe Lam Breznica, i cili do ti bashkohet “Njisitit të Gjon Sereqit” – deri me 11 shkurt të vitit 1947. Sipas dëshmive të Osman Abazit në hetuesi, në fund të shkurtit dhe më 6 mars 1947 .Komiteti i Tërnocit për “Njësitin e Gjonit” mblodhi 240 kg,miell,tetë palë opinga, 20 kg duhan. Komiteti i Tërnocit e përcolli Gjon Sereqin me dy bashkëluftëtarë. Osmanin dhe Lamin deri në male të Breznicës. Aty sipas urdhërit të Gjonit Lam Breznica do të ndahet nga Gjoni dhe Osmani me detyrë që të shkonte nëper bazat e gueriljes shqiptare dhe ti ftonte të arratisurit në një “Kuvend që do të mbahet në Male të Shipashnicës së Epërme pas dy dite !”, Kështu thuhet në dokumentet nga Hetuesia, kurse faktikisht”Mbledhja e ballistëve” është mbajtur në vendin “ Tu Mullini i Bajramit”, në natën e 20 dhe 21 tetorit të vitit 1946. Në këtë Kuvend Gjoni e ftoi, personalisht, Lotë Vakun, por ai siq kemi shkruar edhe më parë nuk pranoi ti bashkohet Gjon Sereqit dhe” grupit të tij “. Nga dëshmia e Osman Abazit në hetuesi, me 6 mars të vitit 1946 ,del se pas ndarjes nga Lami – për tu takuar në Kuvend pas dy ditësh , Gjoni dhe Osmani “e vazhduan rrugën për Laçiq”, kurse sipas shënimeve autobiografike të Rexhep Sh. Dajkocit, dhe kujtimit të Isa Dujakës, ata do të kthehen në shtëpin e Ramadan Beqirit, tek i cili ( ne kemi ardhur shpesh(..) si në shtëpin tonë,sepse aty ne kemi pasur besim...! “ –ka vërtetuar, në hetuesi, Osman Gagica. Këto të dhëna janë të pa kontestueshme. Komiteti i Shipashnicës nuk pushoi së ekzistuari pas shkuarjes së Gjonit në Tërnoc.

Nga dëshmit e Osman Abazit në hetuesi ,midis 25-28 shkurtit 1947, mësojmë:” Rexhepi krahas asaj q1 na lidhi me njerëzit në Tërnoc, erdhi edhe një herë me ne në mbledhje, te Shipashnica e Epërme. Aty ishte tubimi i të gjithë ballistëve nga ai terren. Rexhep Dajkoci ka thënë se ka fol me Metë Nuredinin Shipashnicën- Kryetarin e KPRr në Dardanë, lidhur me gjetjen e vendit për bunker ku do të vendoseshin ballistët, e kurse Meta,sikur të mos dinte aty për aty,por do t’i jepte përgjigje pas tri ditësh!” .

Në dëshmin e Osmoan Abazit të datës 6 mars 1947 mund të lexojmë edhe këtë: “Me një rast kur në malin e shipashnicës Rexhepi nga Dajkoci, i cili ishte dënar nga Gjygji në Gjilan me 13 vjet, më ka folur se e kishte pyetur Metë Shipashnicën për vend , për mua dhe profesor Gjonin, dhe ai i kishte thënë se nuk mund të përgjigjet përnjëherë ,por për dy ditë do të gjente vend dhe do të na pranonte!”. Më tutje, konstatonte : Por, në atë ndërkohë .Rexhepi u burgos dhe ne nuk shkuam atje...,”!?! Për këtë fakt të një realiteti të hidhur duhet kërkuar shkakun që Gjon Serreqi në Kuvendin e të Arratisurëve , me 20-21 tetor 1946 do të kërkojë rrugë për strehim kolektiv të grupit që do të formohej rreth tij,. Në atë kuvend filimishtë ishin : Gjoni,Osmani, Lam Breznica, Xhepë Shipashnica, Januz Magura, Mehmet Topanica, Taip Dajkoci, Shaip Biçku, Hasan Shipashnica, Hamdi e Musli Beha, Ban(Shaban) eHasan Bojku, nga Muqivërci, d he Xhafer Zhunica. Në fillim të punës së Kuvendit Gjon Serreqi kërkoi nga pjesëmarrësit që paraprakisht të deklaroheshin : “Kush dëshiron të qëndrojë në grup me mua dëshiroj ta dijë, e kush nuk dëshiron duhet të ndahet prej nesh, përnjëherë !”, ngase, ata që do të shkojnë , nuk “ duhet ta dinë se çka do të vendosim dhe as ku do të shkonim!”.Përnjëherë do të ndahen tre veta: Mehmet Topanica (66),

Ishte në mal, ne arrati,për shkak se kishte marrë pjesë në vrasjen e Savë Domarocit më 1942. Realisht, me 20 maj të vitit 1941 bullgarët të udhëhequr prej Savës, i 72 gra e vajza të Topanicës dhe i dërguan në Domaroc. Me këtë motoçikletë shkoi në Shkup , në komandën gjermane. Komandanti gjerman e mori punën me seriozitet. Nuk preku asnjë lirë dukat , por dha urdhër : “Të lirohen të arrestuarit gra e burra...!”.

Shaip Biçku (67) dhe Jonuz Magura, i cili kishte dezertuar nga ushtria. Pas dy ditësh,derisa Njësiti i Gjonit po ditonte në Male të Karaqevës,me leje të Gjonit, por pasi u betuan se nuk do ti tregonin njeriut të gjallë se në cilin vend janë ndarë nga grupi,shkuan në shtëpi edhe Hasan Shipashnica, dezertor nga ushtria dhe Musli Beha , vëlla i Hamdi Behës, i cili ishte në arrati për shkak të vëllait ( 68) .”Pas shkuarjes së këtyre mbetëm nëntë veta” – tha Osman Abazi në hetuesi,para hetuesit Rajko Vidaçiq, më vonë historishkrues falsifikator i fakteve historike për historinë e NDSH-së-LpLTSH-së.

Pas formimit “monolit” të grupit të Gjonit,sipas dëshmive të Osman Abazit, u kthyen në mal të Shipashnicës dhe filluan ta ngrisin bunkerin, të cilin endertuan për 5 ditë. Ata kishin marrë vendim që të hynin në bunker dhe të mos lëviznim nëpër fshatra dhe që për ne mos të dinte asnjëri,kurse secili q1 kishte shtëpinë afër të sillte në bunker nga 100 kg miell, ne mënyrë që gjatë dimrit të mos shkonin nëper fshatra për ushqim. Taip Selimi i solli 100 kg, Hamdi Beha 100 kg, Ban Bojku 100 kg dhe Shaip Biçku, i cili prapë u bashkua me ne, pas disa ditësh 100 kg. Komiteti i Tërnocit na i kishte dhënë140 kg miell ( ku një pjesë ishte shpenzuar gjatë qëndrimit në male të Shipashnicës, Breznicës – Karaqevës-MP) po kishin edhe fasule me të cilen ushqeheshin”-ka konstatuar O .Gagica.


LIKUIDIMI I NDSH-SË NË KOSOVËN LINDORE

Evidentimin e komiteteve që do të përmenden e bëri Rexhep Sh. Dajkoci në shënimet e tij autobiografike:Në Dajkoc (kryetar Rexhep Shabani ) ,në Muçivërc ( kryetar, Rexhep Ibrahimi), në Roganë (kryetar ,Liman BaJRaMI), në dy pjesët e Karaqevës (kryetar Ibrahim Surdulli), në Poliçkë (komitetin e formoi Molla Rizahu),në Hogosh (komitetin e formoi Haki Efendia), (69), në Koretin (kryetar Malë Alia), Topanicë (kryetar Gani Hoxha), në Pogragjë ( kryetar, milici Muharrem Xh. Aliu), në Llashticë( për kryetar ishte caktuar Bejtullah Luta), në Zhegër (kryetar,Demush Haziri), në Kabash ( i ngarkuar me detyrë të kryetarit, Mulla Sherifi), në Sllatinë - kryetar, Mulla Zymberi). Për kryetar ishte planifikuar edhe Mulla Jupa-për disa fshatra të Vitisë ,mandej Mulla Mustafa në Cernicë ,në Bresalc (për kryetar, Hajrullah Hoxha) e ne Dragancë (kryetar Zylfi Makreshi). Edhe ne shumë fshatra tjera të Kosovës Liundore ishte marrë iniciativa p1r ngritjen e komiteteve vendore mbi bazë të vendimit të Konkresit të II (IV) të NDSH-së- LpLTSH-ës , me 1 qershor 19046. Mirëpo dështimi i Kongresit të tretë III (V) me 25 korrik 1946, pastaj arrestimi i shumë veprimtarëve të NDSH-së dhe i anëtarëve të KQ të Shkupit, bëri që të ngadalësohej puna në zgjërimin e rrjetit të komiteteve të LpLTSH-sëose të konservohej aktiviteti vetëm brenda kryesive të komiteteve të formuara deri asokohe. Arritja e Gjon Sereqit në këto treva ra në një kohë tepër të papërshtatshme për aktivitete politike e luftarake, meqë OZN-a dhe KNOJ-i kishin lidhur shumë veta për interesa të pushtuesit , e të cilët i kishte lëshuar të anëtarësoheshin në organizatat e NDSH-së ose të bashkoheshin me gueriljen , me qëllim që të shkaktonin përqarje në radhët e LpLTSH-së dhe të vrisnin udhëheqësit kryesorë. Në rrethana të tilla aktiviteti politik e luftarak i Gjon Sereqit në vise të Kosovës Lindore që në fillim u dukë i Pasuksesshëm. Të nesërmen nga Kuvendi i të arratisurve në vendin “Te Mullini i Bajramit” (male të rajonit të Breznicës), dhe pikërisht me 21 tetor 1946 , OZN-a e arrestoi, në Dajkoc Kryetarin e Komitetit Qarkor të NDSh-së –LpLTSH-së Gjilanit , Rexhep Sh. Dajkocin , i cili sapo vinte nga ”takimi me ballistët” nga Kuvendi i të arratisurve. Po atë ditë siq shihet edhe nga shënimet “ Jetëshkrimi im Sylë Kopernica”, u arrestuan të gjithë anëtarët eKomitetit qarkor të Gjilanit ( një numër i të cilëve ishin edhe kryetarë të komiteteve vendore të fshatra): Mulla Rizah Poliçka, Arif Syla i Roganës, MUmin Jakupi , Destan Budrika, Ramadan Agushi, Maliq Çollaku, Jakup Malisheva, dhe Njazi Atallahu. Këtu duhet cekur heroizmin e Ibrahim Surdullit nga Karaqeva, Komandanti i Batalionit të vendit të”Komitetit të Shipashnicës” së Gjon Sereqit.

Ai , për të mos rënë në dorë të OZN-ës me dëshirë që të vritej e të mos i zbulonte qëllimet e Organizatës së NDSH-së –LPLTSH-së nuk iu dorëzua OZN-ës,ua ktheu shpinën për të ikur. Ata shtinë dhe e vranë afër shtëpisë së tij. Ma vonë do të arrestohen Azem Sylku i Muqivercit edhe Sylë Kopërnica-etj.
 

 


 


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja



Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .