Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Histori

1

2

 
SHFLETOJMË HISTORINË

I

II

III

IV

Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme, Komuna e Dardanës (III)

Përgatiti:
Ramiz Dërmaku
 


Ramiz Dërmaku


Pjesa III-të

SI U ZBULUA BUNKERI NE MALIN E SHIPASHNICËS SË EPËRME MË 10 SHKURT 1947

Bunkeri ishte përgatitur që në fillim të nëntorit 1946,Në të ishin strehuar 12 të arratisur në krye me Gjon Serreqin. Këta qëndruan deri më 10 shkurt të vitit 1947. Siq pohojnë të arratisurit e strehuar , për bunkerin dinin vetëm bariu i fshatit Shipashnicë e Epërme, Asllan Dërmaku(që nga dhjetori i vitit 1946 ) dhe Isa Dujaka ,toger postëkomandant i stacionit të milicisë në Shipashnicë (nga Janai i vitit 1947 ) e askush tjetër. Paak para se të zbulohej bunkeri, këta i kishte vizituar bariu Asllan Maksuti. Si për kob, thonë këta, i teket Shaip Biçkut , i strehuar në këtë bunker, të porosiste Asllanin që të shkonte në Hogosht, te vëllai i tij , Rexhepi, për t’ia ssjellë kutinë duhanit prej fakfuni. Asllanikëtë porosi e merrë seriozisht dhe të nesërmen shkon në Hogosht.Gjatë bisedës me djalin e hallës së tij. Rrustemi, Rrusta, korieri i Këshillit Komunal në Hogosht, interesohet për këtë në mënyrë perfide, duke e pyetur se nga e dinte ai se ku gjindej ShaipI ç’farë lidhjesh kishte me të etj.Asllani nuk i tregon asgjë, as për vendstrehimin e të arratisurve, as për Shaip Biçkun,mirëpo Rrustem Vraja këtë e publikon në hogosht. Siç thuhet, për këtë dëgjon dhe interesohet edhe Sabri Vraja,asokohe funksionar i lartë në Këshillin e Rrethit dhe në Komitetin e Rrethit , meqë me Rrustën ishte farefis. Më pastaj informohet edhe UDB-ja dhe shtabi i saj i instaluar në Muçivërc. Me 9 shkurt shtabi UDB-së e burgos Asllanin në stacionin e milicisë në Shipashnicë dhe kundër tij ushtron dhunë të shfrenuar dhe tortura të mëdha. Isa Dujaka e kishte parë një milic serb të postëkomandës duke e torturuar Asllanin, siç thoshte ai në mënyrë shtazarake, duke kërkuar ngs ai (Asllani) që të tregonte për vendin e bunkerit. Lajmi se po e torturonin Asllanin ishte përhapur në fshatin Shipashnicë . Kishte dëgjaur edhe Ramadan Beqiri. Në mbrëmjen e 10 shkurtit në Shipashnicë kishin ardhur shumë milicë të tjerë,por kishin ardhur ehe ushtarë e civil të armatosur.Ramadni kishte kuptuar se atë mbrëmje po ziente diçka në Shipashnicë. E kishte kapur frika , sepse në arrati kishte djalin e vëllaut, Rexhep Xhepë Shipashnicën. Po atë mbrëmje e të shpejtë shkonë në Roganë (Rogaqicë), tek djali i motrës së tij. Selvie, Seva,te Shefki Abazi, bashkëdhës i madh, që mbante lidhje të vazhdueshme me Xhepën e të arratisurit të tjerë.Ramadani, duke supozuar që ai mund të dinte diçka për Xhepën,për tërë këtë zierje në Shipashnicë i tregon Shefkiut. Me këtë rast Ramadani thekson, dhe nëqoftëse Asllani di diçka për vendstrehimin, nga torturat e pa para ai do të tregojë. E lut pastaj Shefkiun që nëse di diçka , t’i informojë të arratisurit. Për fatë pas gjysmë ore ,atë mbrëmje te Shefkiu vijnë Xhepa dhe Taipi(Dajkoci) për të marrë ushqim. Sapo hyjnë mbrenda në shtëpi , Shefkiu u tregon se para ca çastesh kishte qenë daja Ramadan dhe u rrëfen këtyre për situatën e krijuar atë mbrëmje në SHipashnicë, duke theksuar rrezikun që po u kanosej. Këta pa u ndalur pa marrë kurrfarë ushqimi, me të shpejtë kthehen në strehimore.Sapo hyjnë në strehimore,alarmojnë për rrezikun që po u kanosej. Brenda disa minutash të gjthë e braktisin bunkerin.

Mbrëmja e 10 shkurtit ishte fatlume për të strehuarit në bunker, por edhe për të afërmit eXhepë Shipashnicës, ngase ishte evituar ploja-(gjakderdhje) e sigurt. Pasi Isa Dujaka ishte informuar dhe ishte siguruar se të arratisurit ishin larguar nga bunkeri, në ç’mënyrë ishte shmangur rreziku, i ishte ofruar ASllanit të shtrirë e të përgjakur dhe i kishte thënë në veshë:“Tani trego lirisht, ata janë larguar!“ Pas këtyre fjalëve Asllani pranon se e di ku ishte strehimorja. Organet e UDB-së e të milicisë e detyrojnë Asllanin që ai ti printe drejt strehimores. Pas tijniset një tog i madhë i milicisë, me disa ushtraë e civilë të armatosur. Kur i ofrohen bunkerit Asllanin e detyrojnë që kytë hynte i pari. Ai hyn në bunker dhe e gjen atë të zbrazët, i braktisur. Pas këtij njoftimi, në strehimore hyjnë edhe oficerët e UDB-së e të milicisë për t’u bindur edhe vetë.Ne bunker gjejnë zjarr dhe gjëra ushqimore. Me 11 shkurt, pjesa më e madhe e të arratisurve që kishin qenë në bunker, hetohen afër fshatit NOvosellë.Pas të shtënave me armë nga milicia, të arratisurit u përgjigjen po me të shtëna. Atë mbrëmje edhe ky grup shpërndahet në grupe më të vogla për të mos u bashkuar kurrë. Nga kjo ditë fillon aksioni i tmershëm mbi popullatën shqiptare të këtij rrethi. Me 11 e 12 shkurt UDB-ja arreston me dhjetëra fshatarë në shtëpin e Azem Sylejmanit në Muçivërc, me supozimin se kishin qenë jatakë të të arrestuarëve. Në mesin e këtyre arrestuan edhe Ramadan Beqirin në burgun e improvizuar në Muçivërc.Natën e tretë atij ia sjellin për ballafaqim Haqif Mehmetin. Haqifi, i cili kishte qenë i burgosur në burgun tjetër të improvizuar , në BReznicë, nga torturat e rënda, që kishin lënë gjurmë në fytyrën e çivitosur, kishte pranuar se në fillim të tetorit 1946 në shtëpin e Ramadanit,Gjon Serreqi kishte formuar KOmitetin KOmunal të NDSH-së.Në ballafaqim, Haqifi i drejtohet“Ramadan,po e dinin rastin, unë tregova, nuk ka çka të fshihet më!“Pas kësaj edhe ai pranon se Gjoni me Osmanin kishin qenë tri katër net në fillim të tetorit të 1946 dhe se u ishte imponuar këtyre të anëtarësoheshin në komitet,por shton se ky komitet nuk kishte vepruar fare. Që këtej Gjini dhe Osmani kanë shkuar në Moravicë (Preshevë). LIdhur me këtë shih prqesverbalet në hetuesi: haqifi, me 22 mars,Ramadani e Sadriu më 23 mars 1947. Haqif Mehmeti nga Shipashnic e Epërme kishte bërë gabim të madh që kishte treguar kusherinjëve nga Muçivërci , Azem dhe Saqip Sylejmanit, që Gjon SERREQI, kishte qëndruar në fillim të tetorit 1946 në Shipshnicë . Këtë ai e kishte bërë si në besë,meqë më 3 tetor të këtij viti, edhe pse nuk ishtezgjedhur anëtar i Komitetit Komunal të NDSH-së,kishte qenë i pranishëm dhe kishte dëgjuar emrat e të zgjedhurëve (të pranishëm e në mungesë) ,si dhe porosinë e Gjonit që“anëtarët e emëruar në mungesë), si dhe që për këtë askush të mos dinte“, sikur të mos ishte formuar“. Në kujtesën e D.Popoviqit, faqe 6 thuhet: Të dhënën e parë konkrete për aktivitetin e Gjon Serreqit në këtë terren e morrëm prej Azem Sylejmanit nga fshati Muqivërc…,Në fillim ai ishte mjaft i friksuar, por me bisedat tona të shpeshta jo rrallë duke pirë kafe, u krijua një klimë më e lirshmedhe si na ofroi shumë të dhëna për ne atë botë mjaft interesante. Pyetjet që ia shtronim kresist Azemit, kishin të bënin me Gjon Serreqin..,kundërshtonte, porse ne një çast megjithatë më tha se për Gjonin për herë të parë kishte dëgjuar në vjeshtën e vitit 1946 nga kusheriri Haqif Mehmei nga fshati Shipashnicë. Më tepër kinse s’kishte ditur (ose s’donte të tregonte.tëna thoshte).Pas kësaj Haqif Mehmetin e gjetëm në fshatin Breznicë,<rrethi i Bujanocit,dhe e arrestuan . I ndodhur para fakteve dhe në ballafaqim, na rrëfeu se në tetor 1946Gjoni kishte qëndruar në Shipashnicë,në htëpin e Ramadan Beqirit,ku kishte formuar Komitetin Komunal të NDSH-së.Përmeni të gjithë pjesëmarrësit e asaj mbledhje. Menjëherë e arrestuan edhe Ramadan Beqirin në shtab në Muqivërc. Pas marrjes së gjatë në pyetje dhe pas ballfaqimit, Ramadani pranoi, në të vërtetë prnoi ato të gjitha ato që naa i kihte thënë më parë Haçif Mehmeti.Që të dy këta i dërguan në Burgun e qarkut UDB-së në Ferizaj.ku kanë vazhduar hetimet ndaj tyre. Në bazë të rezultateve të hetimeve dhe të dhënave nga terreni, u konstatua se kontakti i tyre i vetëm me Gjonin kishte qenë në shtëpin e Ramadnit dhe senuk kishin patur më kontakt me të as që dini për të“. E pasqaruar për një kohë në popull ka mbetur çështja për të cilën çfaqeshin ssupozime të ndryshme , pse Ramadanin e ftuan,kur e ftuan edhe Haqifin, që ai të vinte me të d djemtë,Hilmiun e Ismetin? Me gjithë torturat tri netshe në Muçivërc,UDb-ja kishte hasur në kokëfortësin e Ramadanit do t’i tërhiqte fjalët që i kishte thënë në burgun e Muçivërcit dhe se nuk do të ballafaqohj me Sadriun. Prandaj si formë presioni ,këtë e kishin ftuar të vinte me të d y djemtë. HIlmiu dhe Ismeti,m 22-23 mars 1947 qëndruan në një bujtinë derisa u krye ballafaqimi, ku të tretë, së bashku me Haqifin, u kthyen në shtëpi. Pas shpërndarjes së grupit që kishte qëndruar në bunker,në fshatin Novosellë më 11 shkurt 1947,Gjoni dhe Osmani kishin marrë rrugën përherë të dytë për në Laçiç e Desivojcë Këta ato ditë (12-24 shkurt 1947) ishin strehuar në një plevicë të braktisur në Desivojcë. Pas dorëzimit të Osman Abazit-Gagicës organevee shtetërore më 24 shkurt 1947, në mes të natës 24-25 shkurt u arrestua edhe Gjon Serreqi.Pas procesit gjygjësor në Gjygjin e qarkut të Prishtinës, në fund të prillit të 1947,Gjon Serreqi, së bashku dhe me tret ë tjerë,u gjykuan me vdekje, pushkatim.Pas refuzimit të ankesave të të dënuarëve me vdekje, të katër të dënuarit u pushkatuan, natën në mes të 31 gushtit e 1 Shtatorit 1947,në Taukbahqe.

Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA dhe me pleqnare te fshatit.

 


 


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja



Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .