rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

Hegeli
(1770-1831)

  Filozofėt gjermanofonė
 

Filozof me rrugėtim kompleks dhe kundėrthėnės, idealist, mendimtar i madh dhe zbulues i metodės sė guximshme tė dialektikės qė i mundėson filozofisė tė kuptuarit e ēdogjėje, duke involvuar pasqyrimin historik, teorinė e ecjes…

Hegeli lindi nė njė familje borgjezisė mė 1770. Qė nė moshėn mė tė re, tregohet i zellshėm pėr nxėnie e ditari i tij na zbulon se ishte lexues i madh dhe i dhėnė pas marrjes shėnime. Mė 1788, ndjek studimet klasike nė seminarin teologjik protestant tė Tübungenit (Wörtemberg) dhe kėtu njihet dhe me civilizimin grek pas sė cilit lidhet  ngushtė gjatė jetės. Kreu mė 1973 mirėpo refuzoi punėn  kishtare e shkoi nė Bern e mandej nė Frankfurt si mėsues. Nga kjo kohė kemi meditimet e para  mbi krishtenizmin dhe shkruan « Jeta e Jezuit » (1795/96) si dhe « Fryma  e krishterė  dhe fati i saj » (1798/99). Mė 1801 fillon tė jep mėsim nė univerzitetin e  Jenės kur edhe bėn perbledhjen e « Mėsimeve tė Jenės ». Mė 1807 del nė dritė  "Fenomenalogjia"  qė shėndrohet, lirisht themi, nė tempull filozofik. Kėtu Hegel shpreh dashurinė ose pasionin  e vet pėr histori dhe aktualitet. !eshtė e njohur se lexon pėr ēdo ditė gazetat dhe nga kjo nxjerrė pėrfitime  nė kuptimin inspirues. Kėtė lexim e konsideron si lutje moderne tė mėngjezit. Gjatė kėsajė periudhe redakton akoma « Shkenca mbi logjikėn » (1812/16) dhe pas kėsaj (mė nė fund), emėrtohet profesor i filozofisė pranė univerzitetit  tė Heidelbergut e menjėhere  shkruan  « Enzyklopädie der philosophischen Wissensschaften » (Enciklopedi e shkencave filozofike). Mė 1818 punėsohet nė nė katedrėn e univerzitetin tė Berlinit dhe ketu  arrin famė dhe prestigj tė pakrahasueshėm. Gjatė kėsajė kohe , hartoi mėsimet e drejtėsisė : « Parimet e filozofisė sė tė Drejtės » (1821) si dhe  shum tema tė ndryshme tė publikuara pas vdekjes  nga ana e studentėve tė vet : « Mėsime mbi historinė e filozofisė », «Estetika »,  « Mėsime mbi filozofinė e historisė ». 

Vdiq mė 1831 nga kolera e cila bėnte kėrdi nė tėrė Evropėn. 

Rrėnjėt e filozofisė sė Hegelit :- 

I pajisur qėnga hapat e para tė studimeve, me kulture greke dhe romake dhe i ndikuar thellesisht, pėrbiron nė veprėn e tij idetė e Platonit krejt duke i dhėnė dinamizėm «fymės dhe historisė sė njerėzimit»*. I ndikuar nga kohėt e filozofėve modernė ai gjenė mundėsitė e tejkalimit tė formalizmit tė Kant-it  dhe tė intuitės e sentimentit tė Schelling-ut qė i quant ė tepėrta : nė vend tė tyre., Hegeli ju jep hapėsirė dhe mbėshtetje koncepteve rigoroze. Por Hegeli nuk kenaqet vetėm me plotėsime dhe shėndrim tė e metafizikės dhe filozofisė sė gjerathershme. Ai kaplon trojet nga historia moderne dhe e largėt nga thithė lėndė pėr persiatje.

Nocionet :-

Hegeli krijon njė lloj rrezatimi pėrparues tė frymės, tė shpirit nga fillimet mė tė hershme drejtė ardhmėrisė nė mėnyrė dialektike. Nė kėtė drejtim ai zhvillon kuptime themelore tė rradhitura nė shkallė : 

Arsyja:- si parim qė ēon drejtė qėllimit ;
Dialektika:- qė paraqet levizjen shpirtėrore (ideja) ;
Koncepti:- i kuptuar si frymėzim i gjallė i realitetit dhe nevojė pėr tė ndėrtuar njohuri tė pėrgjithėshme ;
Ideja:- paraqet formė mė tė lartė tė frymėzimit dhe sėshtė vetėm njė shprehje e thjeshtė subjektive ;
Historia:- lėvizje shpirtėrore  nėpėrmjet  sė cilės arrijmė tek ideja racionale sepse Arsyeja udhėheq botėn;
Shpirti:- i trajtuar si mendim-persiatje qė ēiltėrsohet hap pas hapi dhe arrin Absoluten ;
Absolutja:- ajo qė posedon nė vetvete dhe arsyen e tė qenurit qė nėnkupton tė qenurit nė vete, vetvetiu ;
Arti:- i sqaruar si bashkim i shpirtit dhe materjes.

Filolet

*Jacqueline Russ, Les chemins de la pensée, Bordas f. 276-277

 

Rradhitje alfabetike:

Arthur Schopenhauer
Friedrich Nietzsche
Hegeli
Immanuel Kant
Ludwig A. Feuerbach
Martin Heidegger

Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                         Kreu i faqes
 

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 25 Jul 2010 01:05:41 +0200 .