|
Ndėr shkrimtarėt mė tė njohur tė letėrsisė
bejtexhiane, padyshim vend me rėndėsi i takon Hasan Zuko Kamberit, i cili pėrveē
poezisė me karakter moralizues islam dhe njė mevludi tė mrekullueshėm,
shkroi poezi sociale, nostalgjike por i kėndoi edhe natyės e fenomeneve tė
saj. Qė nė fillim po pėrmendi fjalėt e Naimit kur thot se "Nė letėrsinė
shqiptare nė shkallėn mė tė lartė tė hirarkisė duhet vendosur H. Z.
Kamberi."
Vlera e shkrimive tė bejtexhinjve, e nė kėtė rast e Hasan
Zukos etiketohet nga disa studjues a pastudjues shqiptarė, nė mėnyrė tė
turpshme dhe papėrgjegjshme me fjalė fyese e sidomos nga njerėz sahanlėpirės
tė njėēfarė kohe tė komunizmit se donin ti pėlqenin partisė me njėfar
ateizmi depersonalizues e nė kohėt e fundit, si tė tillė, me ēdo kusht duan
tė tregojnė se janė tė kėthyer bythėprap e kanė kaluar nė anėn e atij qė
mendojnė se ėshtė mė i fortė. Anojnė ti pėlqejnė dikujt nė Francė, nė
Itali apo gjetiu si dhe ti pėlqejnė politikės sė mė tė fortit dhe kėshtu
zhyten akoma mė thellė nė turpin e depersonalizimit. Gabojnė edhe disa
studjues seriozė dhe tė paanshėm. Ata me suguri janė nėn ndikimin gati kėrcėnues
tė tė konvertuarve dhe duket se dėshirojnė sadopak ti mėnjanohen mllefit tė
kalorėsve anti letrarė e antikombėtarė pasiqė gati pa pėrjashtim, nuk
harojnė tė cekin se "ata edhe pse shkruajtėn me alfabet arab
.". "Edhepseja"
nuk e ka vendin aspak kėtu se kjo "edhepse" e kompromiton mundin qė
dha vet gjurmuesi mbi poetėt
shqiptarė tė kohės sė alfabetit shqip tė bazuar nė atė arab.
Sidoqoftė, Hasan Z. Kamberi dhe asnjė nga poetėt e kėsaj
periudhe, nuk do tė ju bėjnė lajka pushtetarėve tė kohės, sikur qė bėjnė
sot disa specialistė tė historisė sė letėrsisė sot. Pėrkundrazi ata nė
shum raste e kritikuan sistemin feudal qė vinte e rrėnohej. Pėrpos kėsaj,
fuqia mė e madhe e kėsaj letėrsie ėshtė se shkroi gjuhėn shqipe, shkroi pėr
moralin islam por shkroi edhe pėr gjithė popullin shqiptar se nuk u pėrkufizua
vetėm nė trajtimin e fesė islame por shkruajti edhe vepra laike. Kjo vetvetiu
flet se bejtexhinjt e nė rastin tonė, Zuko Kamberi i kushtuan shkrimet e tyre tė
gjithė shqiptarėve dhe se qėllimi i tyre ishte mbrojtja e gjuhės dhe identitetit
shqiptar. Poezitė e Kamberit pėr stinėt janė njė dėshmi e laicitetit.
"Paraja" me vargjet e saja tė kulluara a nuk ėshtė njėra ndėr
poezitė mė tė spikatura tė letėrsisė sonė.
Kadiut,
ti rrėfesh paranė,
ters e vėrtit sherihanė,
pėr para ēe shet tanė,
ia di kimenė parasė.
Tredhjetė e gjashtė vargjet e "Grate e va" nė
vehte pėrbėn njė shprehje tė vogėl por
ėshtė e para nė letėrsine tonė mbi tė drejtėn e gruas.
Duhet theksuar se Kamberi vlerėsohet nga shum gjurmues si
poeti mė i shquar i gjithė letėrsisė sė vjetėr. Pas vehtes la mbi pesėdhjetė
poezi lirike, tė shkruara kryesisht
nė fillim, dhjetė fetare tė shkruara nga fundi i jetės dhe njė Mevlud, tė
parin nė gjuhėn shqipe qė njohim gjer mė tani. Besohet tė ketė shkruajtur
edhe njė pėrmbledhje vjershash (Muaxhem) tė cilėn nuk e gjejmė sot edhepse
ndoshta ndonjė kopje ose edhe origjinali i saj mund tė jenė diku nėpėr
biblioteka private
Nė rrafshin biografik, njohim shum pak gjėra pėr mbi
poetin. Lindi nė Starje tė Kolonjės nga mesi i shek. tė XVIII dhe vdiq nė
fillim tė shek.XIX. Nė disa vjersha le tė kuptohet se kaloi njė jetė me
mundime dhe ekonomike.
Mė vitin 1789 mori pjesė nė Luftėn Tyrko-Austriake tė
Danubit ku, si qė merret vesht nga poezia e tij "Seferi humajun" se
vuajti mjaftė shum.
|