Filolet                                                                                                         

seneka

Filozofi Letėrsi Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Kush jemi Lojra flash

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Shkrimtarė tė huaj 

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Lajme Filolet

Portrete tė dalluara

Arkivi

Gjurmime-studime -
eseistikė - intervista

Laureta Miftari:
Vartėsia 
Dhuna
Mėsimi 
Egoizmi
Altruizmi 
Lumturia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Konflikti 

Arif Molliqi:
Toponimi i fshatit Llukė 
Tahir Ef. Lluka...
Poezi biografike


Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare
Albume tė vizitorėve


Mendim pėr studim

TOPONIMI I FSHATIT LLUKĖ E EPĖR KA RRENJĖ SHQIPE

  
Shkruan:
Arif Molliqi

Njėra ndėr fshatrat e Dukagjinit tė Kosovės, ėshtė edhe fshati Llukė e Epėrm i komunės sė Deēanit. Sado qė ky fshat ėshtė ndėr fshatrat mė tė vjetra nė Dukagjin, pėr te ėshtė shkruar shumė pak. Nė veēanti, edhe kur ėshtė shkruar, gjithmonė ėshtė pėrmendur nė lidhshmėri me Verrat e Llukės si njė vend historik dhe i njohur. Mirėpo, shikuar nė bazė tė dokumenteve dhe historisė qė ka ky fshat, ka mundur tė bėhen kėrkime studimore shumė mė serioz se sa ato shkrime rasti qė janė bėrė gjer sot. Ndryshe, duke u mbėshtetur nga disa tė dhėna, qofshin ato tė dhėna studimore nga antroponimia, toponimia dhe etnografia del se shumė pak dihet pėr Llukėn, pėr lashtėsinė e saj dhe pėr rrėnjėn e fjalės Llukė.

Edhe konstatimi se, ka pak tė dhėna tė botuara pėr kėtė fshat, na detyron t“u referohemi atyre pak shėnimeve qė i kemi hasur nėpėr studime tė ndryshme tė toponimisė, onomastikės, historisė dhe trashėgimisė gojore mbetura nga shumė kujtime dhe rrėfimeve tė pleqve po nga ky fshat.

 

         1. Lashtėsia e fshatit Llukė e Epėrm

Pėr Qė nė fillim thamė se nuk kemi tė dhėna tė botuara dhe tė sistematizuara pėr lashtėsinė e Llukės sė Epėrm, gjithashtu nuk ekziston ndonjė studim i botuar nga aspekti shkencor, qė do tė mund tė shfrytėzonim pėr tė gjetur fillimet e kėtij fshati. Studimet e ndryshme qė janė shkruar pėr Kosovėn, Dukagjinin dhe nė veēanti pėr Deēanin, na lejojnė qė duke i bėrė disa krahasime kohėsh, tė vendosim sado pak pėr lashtėsinė e Llukės sė Epėrm. Mungesa e studimeve dhe zbulimeve arkeologjike, jo vetėm nė Llukėn e Epėrm, por edhe nė territorin e Deēanit nė pėrgjithėsi, e kanė pamundėsuar studimin e kėtij lokaliteti filluar nga prehistoria.

Toponimet; Arat e Zefit apo  Kisha e Zefit nė Llukė tė Epėrm; Lluga e Zymit afėr Llukės, Vorri i Kolės mes Llukės-Belegut dhe Carrabregut, pastaj vetė emėrtimi i fshatit Llukė e Epėrm, tregojnė se ky lokalitet ėshtė shumė i lashtė, qė nga Iliria e kėndej.

Ndėrsa siē janė interesante pėr shkencėn e arkeologjisė themelet ose gjurmėt qė datojnė nga shekulli 12-13, pėr Deēanin me rrethinė,  gėrmimet dhe punimet nė tė majtė, mbi rrugėn qė shkon nga gryka aty tė Manastiri i Deēanit, ku janė themelet e vjetra tė njė objekti kulti apo tė njė kishe tė vjetėr shqiptare, ashtu janė nė favor tė arkeologjisė edhe punimet nė trekėndėshin Llukė e Epėrm, Beleg dhe Carrabregu pėr tė gjetur themelet e kishės se Zefit nė Llukė, kishės se Belegut nė Beleg. Edhe Varri i Kolės, duhet tė jetė shumė i vjetėr. Gojėdhėna tregon se, nga Varri i Kolės, nė krye tė Belgut, ku edhe ka mundur tė ishte Kisha, e gjer nė fund tė fshatit, dikur macja ka kėrcye nga ēatia nė ēati, sepse fshati ishte i dendur mė shtėpi. 

Sė dyti, “Manastiret dhe kishat e para, qė i gjetėn pushtuesit sllavė ose serbė nė Kosovė, ishin nė zanafillė tė shqiptarė krishterė, ishin tempuj fetarė tė themeluar dhe ndėrtuar gjatė sundimit romak e bizantin, por qė me kohė sunduesit serbė i uzurpuan dhe i bėnė si tė vetat.” (Dr. Rexhep Doēi; Iliro-shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė-sipas onomastikės, Prishtinė, 1994)

Po nė kėtė studim, bazuar sipas Krisobulave tė Deēanit, mė 1330, afėr Deēanit, pėr rreth njė kishe tė vjetėr gjendeshin dy-tri fshatra shqiptare e, Lluka e Epėrm ėshtė fshati mė i afėrt qoftė i Deēanit, qoftė i Kishės sė Deēanit. Mendojmė se banorėt e atėhershėm pėr rreth Deēanit ishin shqiptarė vendas, dhe se nuk ishin as shėrbėtorė tė manastirit e as qė kishin ardhur prej ndonjė vendi tjetėr, thotė mes tjerash Dr. R. Doēi. Edhe mendimi nga tradita e jonė shqiptare ku thuhet se kisha e sotme e Deēanit ėshtė e re, dhe se Kisha e Moēme ėshtė mė e vjetėr se kisha e re, qėndron. Pėr ta vėrtetuar njė konstatim tė tillė, vendi mbi rrugėn qė qon nga Deēani nė grykė, aty pėrballė manastirit tė sotme ka kohė qė pritet tė fillojnė gėrmimet arkeologjike pėr ti saktėsuar kėto gojėdhėna.

Por tė ndalemi nė disa burime qė hasim drejtpėrsėdrejti mė lashtėsinė e Llukės sė Epėrm.

Me sa dihet, dokumentet e para, tė botuara, nė tė cilat pėrmenden disa fshatra tė Deēanit, janė tė vjetra dhe datojnė nga gjysma e parė e shekullit XIV. Nė njė dokument tė kėtillė, qė quhej Krisobulė, del se Deēani me rrethinė (Feudi i Manastirit tė Deēanit) ishte me tepėr vend bujqėsor dhe blegtoral. Gjithashtu, nga Krisobulat e Deēanit, nė aspektin e antroponimisė, toponimeve dhe tė shtrirjes regjionale, del se nė atė kohė gjendeshin edhe kėto fshatra me kėtė numėr tė shtėpive; Lluka e Epėrm, sipas regjistrit tė dytė kishte 21 shtėpi; Belegu, lagje e Deēanit, tani fshat kishte 11 shtėpi; Carrabregu  kishte 18 shtėi; Prapaqani, kishte 52 shtėpi; Strellci, kishte 60 shtėpi; Lėbusha, sipas regjistrimit tė parė dhe tė dytė kishte 9 shtėpi; Bohoriqi, paralarje e Strellcit, kishte 24 shtėpi; Rastavica, sipas regjistrimit tė dytė kishte 34 shtėpi : Isniqi, nė regjistrimin e parė 20 shtėpi, nė tė dytin 37 shtėpi; Prilepi, kishte 25 shtėpi,

         -Prokolluku, 18 shtėpi; Gramaqeli, 90 shtėpi; Lloqani kishte 63 shtėpi; Irzniqi, 38 shtėpi,...( Dr. Selim Dacaj, feudi i Manastirit tė Deēanit, studim, Buletini i Fakultetit Filozofik, XXII-1992, Prishtinė)

“Ashtu siē na del edhe te krisobulat, sipas tė cilave nė pronė tė manastirit hyn edhe Altini, gati dy shekuj mė vonė situata ė kėto katunde ėshtė e ngjashme: Popullsia e fshatrave tė pėrfshira nė ziametin e Altun-ilisė ka qenė nė pjesėn dėrmuese shqiptare. Nė shumicėn e fshatrave banorėt janė pothuajse krejtėsisht shqiptarė, gjė qė kuptohet nga fakti se ata mbajnė emra tipikė shqiptarė,...” (Selami Pulaha, “Nahija e Altun-ilisė dhe popullsia e saj nė fund tė shekullit  XV, nė “Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave historike 1/1971, Prishtinė 1972, f.193-272.)

Kėtė mendim pėr pėrbėrjen e kėtyre fshatrave me popullsi shqiptare, e bėn tė bindshėm edhe fshati Llukė e Epėrm qė gjatė gjithė historisė se vet, si edhe sot ėshtė njė fshat mė 100 % popullsi shqiptare, ēka do tė thotė se popullsia e kėtij fshati ėshtė autoktone shqiptare. Pra, ėshtė karakteristikė nė ēdo periudhė kohore ky fshat ishte i banuar vetėm me popullsi shqiptare.

Tani tė ndalemi edhe tė njė shėnim tjetėr. Tė ashtuquajturat dhe “katuni” (sipas dokumenteve tė kohės se Nemanjės-autori A.M), tė territorit jugor tė feudit tė Deēanit bėnin pjesė nė kuadėr tė kėtyre zhupave: Zatėrnavė, Altin, Rekė, Patkovė dhe Podrimė.

Zhupa (krahinėza) e Zatėrnavės pėrfshinte fshatrat nė rrethin e sotme tė Deēanit: Deēanin, Deēani i sotėm pėr tė cilin nė dokument nuk shkruan asgjė mbi emrat e banorėve; Crveno Brezhanin, Carrabregu i sotėm emrat e banorėve tė te cilit po ashtu nuk shėnohen nė dokumenet; Pridvornin, qė sot nuk ėshtė ruajtur jo vetėm si vendbanim, poras si toponim dhe pėr tė cilin gjithashtu nė dokument nuk shėnohen emrat e banorėve. Belegu, qė kishte 11 shtėpi dhe 30 meshkuj; Lloqanin me 60 shtėpi dhe 200 meshkuj dhe Llukėn e Epėrm dhe Llukėn e Poshtme me 20 shtėpi dhe 73 meshkuj.” (M.Milojeviq, Decanske hrisovulje, 3,4.)

Pse e ri pėrsėrita kėtė Krisobulė, qė mė lartė e kam cekur edhe njė herė duke ju referuar shkrimit tė Dr. S. Dacit. Sepse, edhe pse nė mes tė kėtyre dy tė dhėnave ekziston ndryshimi shumė i vogėl, nė numrin e shtėpive dhe meshkujve tė paraqitura, e rėndėsishmja ėshtė se tek antroponimet e paraqitura tė Krisobula e 3, sipas Milojeviqit, fshati Llukė e Epėrm na paraqitet me antroponimin shqip: Llukė dhe Epėrm. Edhe disa emra njerėzish qė nuk janė sllav na paraqiten nė kėtė krisobulė si, Mirosh, Luka, Berilo tjera. Pra sipas emrit Luka-Lluka tregon se gjithēka kėtu i takon shqipės.

Si nė Krisobulat e Kishės sė Deēanit tė shekullit XIV, ashtu edhe sipas statistikave mbi pėrbėrjen e popullsisė sė Kosovės, qė i pėrkasin vitit 1918-1919 (tė dhėnat e Komitetit tė Kosovės), nga tė dhėnat pėr Deēanin gjejmė se: Lluka e Epėrm kishte 39 familje shqiptare, asnjė familje serbe apo malazeze, me 782 banorė, njė xhami, njė dyqan. Kėtu si dukėt shėnuesi qėllimisht apo pėrkthyesi i atij dokumenti thotė se nė Llukė tė Epėrm kishte xhami, e faktikisht ajo ishte njė mejtep, qė pėr kohėn kryente funksionin e njė shkolle.

  Nėpėr periudhat kohore tė historisė, me gjithė lėvizjet e pushtuesve, nė Llukė tė Epėrm nuk kanė mundur tė vendosen as sllavet e as nomadet tjerė, ēka kjo nuk ėshtė aq e qėndrueshme pėr fshatrat tjera pėr rreth. Gjatė kolonizimit tė vitit 1924-1938, edhe nė ketė fshat kishte pretendime tė vendosen katėr familje serbe-malazeze nė Llukė. Bile, ishte caktuar vendi pėr ndėrtimin e shtėpive pikėrisht aty tek Verrat e Llukės, por kjo nuk ndodhi.

 

         2. Emėrtimi i fshatit Lluka e Epėrm

Fshatrat qė i gjetėn pushtuesit sllavė ose serbė nė territorin e Deēanit, ishin nė themel tė shqiptarėve. Ēdo emėrtim i objekteve fetare, tempujve, kulteve shpirtėrore si dhe urbanistika e fshatrave, i ka pėrballuar kohės, sado qė herė–herė edhe ka pėsuar ndryshime gjatė sundimit romak, bizantin. Mirėpo edhe kur erdhėn serbet dhe i uzurpuan dhe i deklaruan pėr tė vetat, nė thellėsi kėtu gjithēka mbeti shqiptare. Ky uzurpim nga ana e serbėve ndodhi sidomos pas islamizimit tė shqiptarėve krishterė.

Pėr tė gjitha kėto ndryshime nėpėr kohė, ka fakte tė pamohuara se megjithatė rrėnjėt e tyre kanė mbetur nga lashtėsia shqiptare ose Iliro-shqiptare. Mirėpo nė ketė shkrim nuk ėshtė ēėshtja e studimit tė toponimisė sė gjer tė fshatrave tė Deēanit, por thjeshtė kėtu do tė ndalemi vetėm pėr toponimin dhe emėrtimin e emrit Llukė e Epėrm.

Gjatė disa kėrkimeve mjaft modeste qė kemi bėrė pėr ta gjetur  gjenezėn e fshatit Llukė e Epėrm dhe emėrtimin e tij, gjithsesi na ėshtė dashur tė ndalemi tė konstatimi ku thuhet se; kisha e sotme e Deēanit ėshtė e re, dhe se Kisha e Moēme pėr tė cilėn folėt aq shumė nė Deēan, ėshtė mė e vjetėr se kisha e tanishme ekzistuese.  Ky konstatim nxjerr edhe mendimin nė vazhdim se; ardhja e serbėve nė territorin e Deēanit gjeten edhe Kishėn shqiptare edhe fshatra shqiptare. Prandaj s“ka se si tė rrjedh ndryshe pos qė nė pėrgjithėsi edhe emrat e fshatrave na dalin me prejardhje autoktone iliro-shqiptare. Bile, as edhe nė ato dokumente serbe, jo edhe aq tė besueshme, nuk gjejmė fshatra nė territorin e Deēanit qė kanė rrėnjė tipike gjuhėsore serbe.

Kėshtu tė gjendur para njė autoktonisė shqiptare pseudo studiuesit serbe u munduan ti pėrvetėsojnė toponimet shqiptare si tė tyre. Rasti me i pa arsyeshėm nga studiues serb pėr tė “konstatuar” se emri i fshatit Llukė e Epėrm ėshtė gjuhėsisht serb ka dėshtuar. Ata duke e sajuar emrin Llukė nga fjala serbe luk-“qepė” (Allium cepa), nuk kanė mundur nė asnjė mėnyrė ta argumentojnė dhe tė shkojnė mė larg se kjo. Siē konstaton Dr. R.Goēi: “s“ka fare gjurmė tė terminologjisė krishtere serbe nė mikrotoponiminė e Deēanit, si shtresa mė e vonshme e elementit ortodoks sllav-serb ndėr shqiptarė.”  (Iliro-Shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė, faq.13 ) Kėshtu edhe fjala Llukė s“ka asnjė gjurmė qė ėshtė serbe, por i ka rrėnjėt nga iliro-shqiptarėt. Pėr kėtė sipas disa tė dhėnave qė kemi gjetur, duke i parashtruar kėtu do tė vėrtetojmė se fjala Llukė ėshtė fjalė shqipe.

Mbase mė lartė thamė se fshati Llukė e Epėrm ka ekzistuar para Manastirit tė Deēanit, ose thėnė, ky lokalitet-fshat i takon kohės kur ka ekzistuar Kisha e Moēme e Deēanit. Mikrotoponimi Kisha e Moēme ka prejardhje nga fjala shqipe kishė , siē e ka shpjeguar profesor Ēabej.

Duke qenė fshati Llukė e Epėrm, “mocanik” mė Kishėn e Moēme, atėherė s“ka se si tė shpjegohet ndryshe mikrotoponimi fjalės shqipe Llukė pos si: llukė, nga fjala shqipe bli. ( Ali Dhrimo; Fjalor Sinonimik i gjuhės shqipe, faqe 244, Tiranė,2002).

Shumė herėt fshati Llukė e Epėrm ka qenė i mbushur me drunjtė prej bliri ( Bli,-ri, m.sh.-rė,-rėt , bot. Dru i lartė, me gjethe si zemėr, me lule tė verdha, tė mbledhura nė tufė dhe me erė tė mirė; lulet e kėtij druri pėrdoren pėr ēaj. Fjalori i shqipes sė sotme, Tiranė,2002, faq. 123), e sidomos janė tė njohur blirėt e Llukės tė “Vorret e vjetra” ku dikur pėrmes tyre kalonte edhe rruga tregtare. Po afėr kėtyre blirėve qė ishin nė breg tė Lumit tė Bardhė (Bistricės), dikur ka ekzistuar njė vig, Vigu i Llukės qė lidhte dy brigjet e lumit. Pikėrisht Vigu ka qenė rrėnzė blirėve. Mė vonė kur kjo udhė ishte bėrė shumė e rėndėsishme, disa esnaf dhe tregtar por edhe pelegrinėt kishin ndarė mjete duke e ndėrtuar njė urė qė ėshtė quajtur Ura e Haxhive qė lidhte pėrmes “drumit tė telit” Pejėn me Gjakovėn. Kjo urė tani nuk ekziston, por themelet e saj janė diku aty, sepse nė vitin 1979 kur kishte vėrshime, ujit i lumit i pati zbuluar ato themele.

Pyetja se, pse janė dy fshatra mė emrin llukė; Lluka e Epėrm dhe Lluka e Poshtme, pikėrisht ky fakt tregon se fjala llukė ka prejardhjen prej bliri sepse edhe nė Llukė tė Poshtme ka shumė druje bliri.

Tani pėrveē kėtij argumenti bindės se mikrotoponimi Llukė nuk ėshtė sllave, tregon e dhėna se ky toponim ėshtė pėrforcuar edhe nga fjala shqipe llugė –vend moēalik, aty ku rrjedhin ujėra fushore dhe rriten verrat, shelqet. Zakonisht nė Llukė tė Epėrm vende tė tilla ka pasur shumė duke filluar nga Lluga e Zymit bregut tė lumit, tė Verrat e Llukės e gjer tė Lluga e Bufit. Pastaj fushė e quajtur llugė ka pasur edhe nėpėr gjithė fushat dhe livadhet e Llukės. Ky toponim llug/ė-a, gjatė periudhave kohore ka ndryshuar varėsisht nga shqiptimi i gjuhės dhe mė sė shumti nga shkronja g ka kaluar nė k, nga llugė nė llukė.

“Sipas burimeve shkrimore qė patėm nė duar dėshmohet se trajta lluk edhe gjatė mesjetės (e ndoshta edhe mė herėt) ishte ngurosur nė toponimi. Nė DRSSH (1485) gjetėm Lluk e Llukaci , nė funksion toponimik” ( Prof. Skender Hoxha, Kontribut pėr studimin e toponimisė sė Dushkajės, faqe 66)

Trajtėn e fjalės lluk-a, e hasim edhe nė kuptim tjetėr, por qė gjithsesi ėshtė shumė e vjetėr, para mesjetės, dhe ėshtė e ngurosur nė toponimi si njė tokė afėr lumit. Pastaj si liman, port, skele gjė qė vet lumi ka mundur tė jetė i lundrueshėm nga Lluka e deri nė derdhjen e tij nė lumin Drin.

Ėshtė interesant njė gojėdhėnė ku thuhet: nė Llukė kishte shumė druje bliri, dhe nė kohė shumė tė vjetra nė kėtė fshat ishte e zhvilluar zeja e lugėtarit (Lugėtar,-i m, sh. ė-ėt. Ai qė bėn lugė druri, Fjalori i shqipes sė sotme, faqe 702, Tiranė, 2002). Pra banorėt duke u marrė me zejen e lugėve edhe i kanė quajtur; lugėtar. Kjo fjalė nga rrėnja lug/a, ec e kalon nė Llukė/a. Kjo gojėdhėnė mu duk interesant sepse shumė antroponime tė fshatrave dhe mbiemrave kanė marrė sipas zejes. Ky fenomen ėshtė  edhe tė popujt tjerė qė para mesjete.

Nė “E drejta zakonore shqiptare”(Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė, 1989 faqe 130), nenin 130-Vende kuvendesh pėrmendet “te Vorret e Llukės”. Pse e pėrmendem kėtė? Sepse kjo e drejtė zakonore-e drejta kanunore sipas Lek Dukagjinit ėshtė shumė e hershme. Aq kohė ka kaluar dhe asnjėherė, dhe nė asnjė vend nuk pėrmendet se “Vorret e Llukės” janė shkruar nė ndonjė gjuhė tjetėr pos shqip. Nga fjalėt “vorre” dhe Llukė rrėnjėsisht del antroponimi i shqipes dhe se Lluka nuk ka qenė kurrė tokė e mbjellė me qepė nga Manastiri i Deēanit dhe sipas asaj edhe e ka marrė emrin.

Mendimet e tilla pseudo shkencore dhe qėllim kėqija nuk qėndrojnė, andaj edhe pretendimet se me ēdo kusht duhet ndryshuar emrin e fshatit Llukė e Epėrm, nė njė emėr shqip, janė jo serioze.



Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Faik Konica
Fan S.Noli
Gjergj Fishta
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri
Ndre Mjeda
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi
Muhamet Ēami
Nezim Frakulla
Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 
Posta e citateve

 

Portali i citateve ¦ Altruizmi-egoizmi ¦ Dashuria ¦ Filozofia ¦ Fėmijėt ¦ Fjalėbutėsia ¦ Gruaja ¦ Lakmia ¦ Lumturia ¦ Mbi vetitė ¦ Mėdyshja-ngurrimi ¦ 
 
Miqėsia
¦ Mosha ¦ Paragjykimi ¦ Rrena ¦ Xhelozia ¦ Tė pandara ¦ Optimizmi-pesimizmi


¦ Shkruaj Artikull tė ri ¦ Plotėso artikullin e sipėrm ¦ Dėrgo citat ¦ google ¦ 

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 08 Mar 2010 17:58:54 +0100 .