|
Nė foto: Familja Meēe
|
Njė
tentativė e pasuksesshme pėr tė dalur nė Greqi... Tė riun vlonjat e
kėthyen nga kufiri me shum shqiptarė tė tjerė tė cilėt kėrkonin
njė fije mundėsie tė fitimit nė shtetin fqinj e disa tė tjerė
shpresonin tė kalonin nė Evropėn Perėndimore pėr tė fituar e
mbajtur familjen nė atdhe.
Por
Gazmend Meēe nuk ėshtė prej atyre qė ngrejnė dorė nga qėllimi, pėr
mė tepėr se donte dhe besonte se me punė e me djersė do tė mund tė
pėrparonte mė sė miri nė njė vend me demokraci tė kahershme. Donte
tė siguroj mundėsi pėr jetė mė tė begatshme. Mė 1992, pra ca muaj
pas tentativės sė parė, ai arrijti tė kaloj nė Itali me njė anije
tė vjetėr peshkimi ku i bėri, si qė thotė vet « njėqind ditėt
e para tė gyrbetit ». Nga aty kaloi nė Zvicėr ku jeton edhe sot
me bashkėshorten Rudinėn dhe dy fėmijėt, Ewenin dhe Emilien.
Nė
Zvicėr arrijti nga mezi i vitit 1992 ku takoi shum shqiptarė nga tė
gjitha trojet me pėrjashtim tė Shqipėrisė, pasiqė thjesht ata
mungonin nė rafshnaltėn e bukur me emrin Jura. Kėtu Gazmendi gjet punė
nė ndėrtimtari dhe brenda njė kohe shum tė shkurtėr u aftėsua si
vinxhier dhe punoi pėr disa vjet rresht e kurr kjo firmė mbylli dyerėt
e veta, ai u inkuadrua nė uzinėn e shkrirjes dhe pėrpunimit tė
metalit « Swismetal » qė ėshtė e njohur nė tėrė botėn
ku punon akoma dhe sot si
mekanicien-maqinist.
|
Ewen dhe Emilie
|
Viti
i dytė i qėndrimit nė Zvicėr qe mė i ndėrlikuari pėr kėtė tė
ri. Sidoqoftė ai dijti mė sė miri tė dal nga kriza qė pat kapluar
shum njerėz dhe bashkatdhetarė. Ai tregoi forcė tė jashtėzakonshme
dhe njėherė e pėrgjithmonė i tha lamtumirė ėndėrrave tė
pafrytshme, iu kėthye realitetit, dhe nga kėtu, fillon ngritja dhe pėrparimi
i tij i hovshėm.
Nė
tė vėrtetė, Gazmendi edhe gjatė kėtyre muajėve tė ēorientimit
ruajti dinjitetin dhe bujarinė cilėsore qė e bėnte shum tė dashur
dhe tė respektuar nga bashkėkombasit dhe nga vendasit. Atė kurr nuk e
ka dėgjuar njeri tė shaj apo tė ankohet nga dikush pėr padrejtėsi
apo ndonjė dredhi. Me kėtė mėnyrė sjelljeje tė panjollė, ai
arrijti tė pėrparoj nė mes tjerash, nė plan profesional qė
natyrisht ia riti tė ardhurat mujore
Tani
Gazmendi vendosi tė krijoj familje. Ai njihte qė mė parė Rudinėn
dhe qė tė dytė, vendosėn tė kalojnė nėpėr traditėn e bukur
shqiptare tė fejesės, qė do tė thot se familjet e tyre respektive bėnė,
si qė thohet nė shum troje tona, ndėrrimin e unazės apo ndėrruan
nishan. Mė vitin 2002 ata u martuan dhe Rudina e bukur si rreze, iu
bashkua tė zgjedhurit tė saj nė Zvicėr. Tani them se njeriun e mirė
e ndjekin mirėsitė. Bashkėshortėt e dashuruar iu rrekėn me gjallėri
punės. Rudina u angazhua nė uzinėn e orėve luksoze « Rolex »
nė qytetin e afėrt tė Biel Bienne-it si asambliste e orėve dhe
aty punon edhe sot e kėsaj dite. Lindėn fėmijėt Ewen-i dhe Emilie qė
duket tė kenė trashėguar buzėqeshjen e mėmės dhe shiqimin e babait
tė tyre. Nga biseda me Gazmendin, e nga frika se po e prish shkrimin
nuk do tė shėnoj vetėm kėtė fjali pėr tė cilin ai thot se
ėshtė filozofia e jetės sė tij :
«Unė
ēdo mėngjez e zgjoj gruan time me ledhatime qė tė shkoj e lumtur nė
punė. Asnjėherė nuk i flas pėr gjėra qė mund tia trazojnė
shpirtin e ajo ma kėthen me dashuri tė pafund. E them gjithėnjė:
Rudi, Ewen, Emilie, ju jeni jeta ime ». Duket nga kjo se sa
Gazmendi e don familjen e vet dhe andaj, harmonia ėshtė shembullore e
ku ka harmoni ka lumturi.
|
Emilie
nė terracėn e shtėpisė
|
Dua
patjetėr tė cek se fėmijėt e flasin njė shqipe me tė vėrtetė tė
bukur, duket mė tepėr duke famlemnderuar ndoshta mėmėn e cila nuk do
tė toleronte asnjėherė qė gjyshėr e nipėr e mbesa tė mos munden
njė ditė tė kuptojnė njėri tjetrin. Pėr bashkėshortėt Meēe, nė
pikė tė parė ėshtė gjuha ėmėrore e mandej ajo e vendit tė
adaptimit tė cilėn gjithė familja e flasin poashtu pas asnjė vėshtirėsi.
Njė mirėsjellje tė lartė familjare me tradita vlonjate i zbukuron
akoma mė tepėr Emilien dhe Ewenin. Pėrshėndetjet e tyre me miqėt nė
shtėpi apo jashtė saj, lėnė pėrshtypjen se jeni duke folur me
kryefamiljarė tė odave shqiptare
Ky
gėrshetim dashurishė dhe respekti reciprok si dhe puna me fėmijėt,
natyrisht se sjell lumturi dhe plotėson dėshirat tjera qė shkojnė
paralel me jetėn. Rudina dhe Gazmendi janė tė parėt shqiptarė tė kėtij
regjioni qė ndėrtuan shtėpinė vilė nė Reconvilier, fshat ky,
ca 50km nga kryeqyteti zvicėran.
Bashkėshortėt,
meritojnė edhe njė admirim mė tepėr. Ata ju kanė mundėsuar prindėrve
shpesh tė kalojnė pushime kėtu dhe me kėtė rast autori i kėtyre
reshtave njohu prindėrit e Rudinės, Zonjėn dhe Zotėri Liēo si dhe vėllaun
e madh tė Gazmendit.
|
A 
Motėr e vėlla nė natyrė |
Para
se tė pėrfundoj, them se rrallė hasim personė apo familje nga tė
cilėt nuk mund tė dėgjoni asnjė ankesė a padi pėr ndonjė
mossukses ose ndonjė pengesė tjetėr nė jetė.
Kjo veti shum e lartė e kėsaj familje vlonjate mė shtyri tė pėrgatis
kėtė shkrim se edhe shum bashkėatdhetare mė kanė sygjeruar tė
shkruaj pėr Gazmendin dhe familjen e tij bujare.
