Franēois Marie Arouet i quajtur
Voltaire (1694-1778), ėshtė figura
qė mishėrohet me tėrė madhėshtinė e saj nė qindvjeēarin e
Dritėrave ("Ndriēuesit"). I quajtur gjithashtu "qindvjeēari i
Voltaire-it". Nxėnės i shkėlqyer nė retorikė dhe nė
filozofi pranė kolegjit tė Clemont-it (Louis-le-Grand), ndoqi gjithashtu
mėsimin pranė Jansenistėve (Janséniste) nė tė cilin sekt edhe u
konvertua mė vonė. Goditja therėse dhe e gjallėrishme me ngjyrosje tė pashoqe, sa qė
ca skeptikė mes tė cilėve edhe Friedrich von Schiller (1759-1805), indinjoheshin
pėr shkak tė mungesės sė thellėsisė e Voltaire pėrgjigjej
gjithėmonė me urtėsi se qėllimi i tij ishte thjeshtėsimi i veprave tė
veta kėshtuqė ēdokush i ka pranė dore dhe jo tė pėrdorė njė gjuhė
tė ditur nė shėrbim tė njė pakice. Luftoi nė favor tė shum shkaqeve
qė janė pjesė e pėrsėritur nė plejadėn e veprave tė tij.
Mė sė pari feja ose mė mirė tė themi fanatizmi fetar. Formula e
famshme se «duhet shtypur poshtėrsinė» ėshtė pamflet
kundėr jotolerancės dhe errėsisė fetare. Nga kėtu «Letrat
filozofike» (Lettres philosophiques (1734),
«Zemėrdėlirė» (Candide (1759),
«Zadig» Zadig (1748), «Fanatizmi ose Profeti
Muhammed» (Le Fanatisme ou Mahomet le prophčte (1741), dhe
Traktat mbi tolerancėn me rastin e vdekjes sė Jean Calas-it (Traité
sur la tolérance ą l'occasion de la mort de Jean Calas (1763) themi
se janė njė model ideal i formulės sė pėrmendur mė parė.
Mėtej, pėrhapja e diturisė qe poashtu «fushėbetejė» e
tij: Veprat si «Fjalori filozofik» (Dictionnaire
philosophique (1764), «Rreziku i tmerrshėm i leximit» (De
lhorrible danger de la lecture (1765), e poashtu edhe kontributi i
tij dhėnė « Enciklopedisė » (Encyclopédie
(1751-1772) e karakterizojnė qartė luftėn e tij pėr arsimim.
Mė nė fund, beteja e tij kundėr kartesianizmit, mbrojtja e
newtonizmit dhe empirizmit tė tij: pėr Voltaire-in, tė kuptuarit
(gjykuarit) vjente vetėm nga vėnja nė relacion tė ndjenjave tona e jo
nga dituria qė e kemi tė lindur e qė Zoti ia paska dhėnė njeriut qė
tė mundeshka tė zbuloj diturinė nėpėrmjet tė ushtruarit permanent tė
mendimit tė kėthyer nga brėndia (Descartes). Pėr Voltaire-in, Zoti ka
rregulluar kėtė botė duke na lėnė gjykimin e lirė, por qė
megjithatė, ai kontrollon vullnetin tonė. Duke druajtur materializmit
ateist tė cilin e kualifikonte si tė rrezikshėm, afirmonte vehten si
besimtar i plotė.
Do tė pėrfundoj kėtė jetėshkrim qė vetėm mund tė pėrshkoj
gjėrėsinė e veprės sė tij me kėtė formulim qė rezymon mendimin
volterian: «Nė njė Republikė tė denjė pėr emrin qė mban,
liria e publikimit tė mendimeve tė veta ėshtė e drejtė natyrore e
qytetarit».
Autor: Benjamin
Perktheu: Filolet
|
|
●Bergson ●Calvin ●Camus ●Diderot ●Fourier ●Gaboury ●Montesquieu ●Pascal ●Rousseau ●Voltaire
Filozofi
dhe
letėrsi
|