Nietzsche
(Niēe) lindi nė Rocken mė 1844. Rridhte
nga njė familje pastorėsh gjermanė por vet hoqi dorė nga kjo karierė
dhe iu dha studimit tė filologjisė dhe tregon interes tė madh pėr Arthur Schopenhauer-in. Mė vitin 1869, bėhet profesor i filozofisė pranė
univerzitetit tė Bazelit (Basel) por detyrohet, pas dhjetė vjet, (1879)
tė ndėrpres punėn pėr shkaqe shėndetsore. Brėnda kėsoj kohe, ai
lidhet me Richard Wagnerin, miqėsi tė cilėn e ndėrpreu pėr ēėshtje
pikėparjesh tė ndryshme mes vete.
Filozofia
e tij ėshtė e bartur qė nga fillimi nga pasioni pas saj aq shum sa qė
shpesh mendimit tė tij i kanoset rreziku i humbjes dhe ngatėrrimit nė lėmsh.
Filozofi qė nuk stėrngarkohet me sisteme dhe teori tė pranuara gjer
atherė. Parimet e filozofisė sė tij janė entuziazmi i jetės dhe
kritikon moralin e ideve krishtere tė mėshirės dhe nėshtrimit. Pėr
te, si qė thot "morali skllav" i krishtenizmit e vėndon
njeriun nė pozitė tė dorės sė dytė dhe kėtė e quan dhe e bėn
virtyt. Kjo krejt duhet zėvendėsuar me moral tjetėr tė lartė, nė zot
tė vetvetes.
Nė veprėn
"Kėshtu fliste Zaratustra" (1883), Nietzsche thot se "Zoti
ka vdekur" dhe mu kėtu, fenė e konsideron si alibi para dobėsisė
dhe fatkeqsisė njerėzore. Hedh poshtė moralin kishtar si dhe vet Zotin
pėr tė cilin thot se ėshte sajesė e zbuluar nga ana e njeriut pėr tė
mposhtur dhe detyruar njeriun tė nėnshtrohet. Dhe pasi Zoti ėshtė mė
i vdekur, njeriu i shtrembėruar dhe i ēmendur, ēlirohet nga tė gjitha
kėta barrė e hyjni morale tė pavlefshme. Njeriu qė ka vrarė Zotin,
konstaton Nietzsche, nuk ka arrijtur dhe nuk duhet tė jetė i kėnaqur
kaq se ju shmang tė gjitha pasojave dhe se ndryshoi krishtenizmin me
humanizėm ose ateizėm.
Vepra e
Nitzsche-s ėshtė betejė pėr tė "mbrojtur" njeriun nga
rreziku i dobėsive dhe nihilizmit sė kulturės perendimore tė prodhuar
nga krishtenizmi i cili shkatrron jetėn duke dashur ta shpėtoj. Forca e
pandėrprerė pėr tė tejkaluar pesimizmin dhe shėndrimin e njeriut nė
qenie tė fortė duhet tė jetė e jashtėzakonshme. Njeriu i ēliruar nga
ēdo lloj skllavėrije do tė dijė pra tė pėrfitoj dhe ta ruaj cilėsinė
e tij tė lartė. Duke kaluar nėpėr analiza tė holla psikologjike,
Nietzsche mund tė konsiderohet si pararendės i Sigmund Freud-it.
Nga viti
1879, gjendja shėndetsore i dobėsohet kėshtuqė nuk ėshtė nė gjendje
mė tė punoj. Jeton gjithėmonė nė lėvizje nė mes Italisė dhe
vendlindjes. Qėndron nė Alpe ku gjen inspirim pėr veprat e tij tė
fundit por mė 1890, ēmendet krejtėsisht. Duket se pas vdekjes sė tij,
motra e vet bėnė, disa ndryshime tė veprave tė tij, sidomos kur ajo
mundohet tė tregoj vėllaun e vet me ide tė nacional-socializmit.
Vdiq nė Weimar
me 25 gusht tė vitit 1900.
Disa
citate nga Nietzsche:-
-
Rrėfimi.-
E harrojmė gabimin kur i rrefehemi dikujt, zakonisht ai dikushi nuk e
harron.
-
Nuk
ka sa duhet dashuri e mirėsi nė botė qė t'i lejomė vehtes ti
harxhojmė pas qenieve tė imagjinuara.
-
Ndėshkimi
ėshtė bėrė pėr tė pėrmirsuar atė qė ndėshkon.
|
|
●Feuerbach ●Hegeli ●Heidegger ●Kant ●Leibniz ●Nietzsche ●Schopenhauer
Filozofi
dhe
letėrsi
|