Charles de Secondat, baron de la Brčde et de
Montesquieu, rrjedh nga njė familje parlamentarėsh tė rėndėsishėm nga
Bordeaux. U rit dhe edukua nė kėshtjellėn La
Brčde e mėpas vazhdoi studimet nė drejtėsi, nė Bordeaux dhe
pastaj nė Paris. Kėtu frekuentoi mjediset e dijetarėve dhe njerėzve
tė shkrimit duke ndenjur nė tė njejtėn kohė shum i lidhur pas tokės
sė vet, punėt e sė cilės i drejtoi personalisht gjer nė vdekje.
Administrimi
i tokės nuk e pengoi aspak qė ai
tė merret me shkrime dhe mendimtari. Qė nga viti 1717 fillon pasionimi i
tij pas shkencės dhe si anėtarė i Akademisė sė shkencave ne Bordeaux,
redakton njė numėr tė madh traktatesh sė pari nė fizikė, nė
mjekėsi si dhe nė politikė e nė filozofi, nga ku mė e njohur ėshtė
"Disertacion mbi politikėn e Romakėve nė religjion" (Dissertation
sur la politique des Romains dans la religion, 1716). Qė nga
kėto shkrime, duke marr parasyshė disa aspekte nga ta, parashifej njė
vepėr si qė ėshtė "Letrat persiane" (Lettres persanes). Kėtė
vepėr, qė njėherit ėshtė ndėr kryesoret, u botua nė
Amsterdam me autor anonim. Anonimiteti nuk zgjati shum dhe kjo vepėr i
solli famė e i hapi autorit dyerėt e Akademisė franceze, tė
saloneve pariziane, tė markizės Lambert dhe tė klubit Entresol.
Udhėtimet e shumta, frekuentimet e saloneve tė
Parisit, aspak nuk e larguan shpirtin e tij nga vendlindja, sė cilės i
mbeti besnik gjer nė vdekje. Po kėto salone e inspiruen tė shkruaj
romanin Tempulli i Gnidės (Temple de Gnide, 1728) qė ėshtė
dėshmitarė i finesave tė mėdha psikologjike dhe morale tė autorit.
Udhėtimet brėnda viteve 1728/31, zbulojnė kuriozitetin e tij si
observues i pėrpiktė i gjeografisė , ekonomisė dhe kutumeve politike
nė udhėtimet e tija nė Hungari, Itali, Holandė, dhe Angli. Kur u
kėthye nė vendlindje, iu dha historisė dhe publikoi eseun "Shqyrtime
mbi shkaqet e madhėshtinė e Romakėve dhe dekadencės sė tyre"
(Considérations sur les causes de la grandeur des Romains et de
leur décadence). Ky ese nė fillim, duhej tė integrohej nė njė
vepėr shum tė gjėrė tė filozofisė politike qė Montesquieu ishte
duke shkruar, qė e ndryshoi, pėrmirsoi lėvroi gjatė tėrė jetės sė
vet, De l'esprit des lois (1748). Kjo vepėr u botua nė Gjenevė
por anonim dhe menjėherė pati reakcione tė shumfishta dhe tejet tė
rrepta nga ana e jezuitėve dhe jansenistėve qė kritikuan me ashpėrsi
elozhin qė i bėnte kjo vepėr religjionit natyror. Montesquieu u
pėrgjegj me Défense de l'"Esprit des lois" mė vitin 1750.
Fakulteti i teologjisė nė Paris gjithashtu dėnoi veprėn tė cilėn edhe
papa e vėndoi nė shėnjestėr menjėherė pas daljes sė librit nė
vitin 1748. Pas kėsaj, Montesquieu nxori nė dritė edhe "Lysimaque"
mė 1754 si dhe artikullin "Essai sur le goūt" qė
publikohet pas vdekjes sė tij. Bashkėpunoi me Diderot nė
redaktimin e Enciklopedisė ("Shija").
Nė kėtė kohė, verbohet tėrėsisht dhe vdes mė
10 shkurt, tė vitit 1755.
Veprat:-
"Letrat persiane"
(disa e pėrkthejnė persane), ėshtė roman
letėrkmbyes ku flitet pėr dy Persė (Usbeku dhe Rika) tė ardhur nė
Paris dhe ku qėndrojnė tetė vjet. Ardhja e tyre kishte pėr qėllim
observimin e jetės shoqėrore franceze: doket, traditat fetare e politike
..., dhe kėshtu tė raportojnė bashkėbiseduesve tė tyre nė Persi.
Autori nėpėrmjet tė letėrkėmbimit tė dy persianėve, bėn tė njohur
lexuesve jetėn nė vendin e Usbekut e Rikait. Nė kėtė kohė, romani nė
formė letėrkimbimi nuk ishte i panjohur por ajo qė e dallon nga tė
tjerat
kėtė vepėr, ėshtė shumngjyrshmėria e temave qė trajtohen, ironia e
pasur ndaj despotizmit oriental dhe monarkizmit francez, bėnė leximin
tejet tėrheqės. Mos tė harojmė se egzotizmat e shumta janė me siguri
njė ndikim i thellė i " Njė mijė e njė netėve" tė
pėrkthyer pėr herė tė parė nė gjuhėn frėnge nga Antoine Galland
(1704-1717), qė ndikuan tek shumica e autorėve tė kėtij shekulli.
Nė fund, sikur gati tė gjithė filozofėt e shkrimtarėt mė nė zė tė
iluminizmit francez qė prekėn, dikush mė shum e dikush mė pak,
ēėshtjen e orientit, edhe Montesquieu, nė kėtė roman, qėllim kyq
duket tė kish pasur ēėshtjen ndėrfetare nė mes tė islamizmit dhe
krishterimit.
"Fryma e ligjeve" ose Shpirti i
ligjeve (pėr ti ikur keqkuptimit , jap dy variente tė pėrkthimit
personal tė veprės mė tė madhe tė Montesqueiu-sė, De l'esprit des
lois):
Edhe kėtu, disa pikėparje janė tė ngjajshme me
"Letrat persiane". Njė pėrmbledhje politike paraqitur me forma
krahasuese tė dukurive, dokeve dhe ligjeve nėpėr vėnde tė ndryshme.
Kjo vepėr ėshtė njė gjurmim i gjėrė i bazuar nė burime tė ndryshme
si: vėrrejtjet e derejtpėrdrejta tė Montesquieu-sė gjatė udhėtimeve
tė veta, pranė monarkisė konstitucionale angleze, Republikės sė
Venedikut dhe dėshmi tė udhėtarėve nga mbarė bota qė vizitonin
Parisin. Burim i pashtershėm pėr Montesquieu-nė janė librat e shumta
qė lexonte dhe dihet se ishte lexues i palodhshėm. Pėrndryshe
biblioteka e kėshtjellės La Brčde numėronte mbi tri mijė libra.
Llojet
e qeverisjes:
Montesquieu dallonte tri lloj qeverisjesh;
monarqike, despotike dhe republikane. Sė pari ndalet dhe spjegon raportet
brenda sistemeve. Nderi nė monarki, friga nė despotizėm dhe virtyti nė
republikė. Vetė ai ėshtė pėr njė sistem monarqik tė butė, me
ndarje tė pushtetit nė legjislatif, ekzekutif dhe gjyqėsor. Dėnon
skllavėrimin dhe torturėn. Disa nga principet e shtruara nė kėtė
vepėr inspiruan edhe Kushtetutėn amerikane si dhe Kushtetutėn franceze
tė vitit 1971.