1.
Me duket më pak e turpshme të jeshë hajdut e horbut se sa të
mos plotësosh
premtimin e dhënë, posaçësrisht nëse ai premtim është një
dhuratë e vogël, diçka simbolike, një falenderim i vogël...
Hajduti nganjëherë ka arsyetimin besa edhe të dhibshëm; ka
vjedhur për kafashtën e bukës, po ti që premton...? Pse
premton? Sidomos pse të premtosh pasi ke patur atë që ke dashur
o që ke patur nevojë, e fitove pa asnjë kundërshpërblim, ta
dhanë nga respekti...
2. Nuk flas këtu aspak për
premtimet parazgjedhore por edhe të gjithë kohës që bëjnë
politikanët. Oh…, ata sikur të kishin buxhetin e SHBA
dhe të BE. nuk do të mund t’i plotësonin premtimet e tyre;
vetëm njërit nga to byle nuk do ti mjaftonte ky buxhet e ku më
për të gjithë turmën e premtuesëve.
Premtimet kryesisht janë
varreza pa nam e nishan, as rrasë as mermer; nuk iu gjinden
shenja në asnjë vënd, në asnjë kënd. Por premtimi, me gjithë
peshën që ka, bënë pjesë të veçantë në gjiun e sjelljeve
dhe karakterit të personalitetit shiquar si veti morale dhe si
edukatë. Ai është kantravers gjer në paradoks si strukturë në
shqyrtimin filozofik dhe psikosocial.
Premtimi është diçka që
kalon nëpërmes fjalës së dhënë «po, bën» dhe nga ky
moment, hyn në fazën e dhënies që më së miri definohet si
dhuratë sepse perceptohet si e tillë në thelbin e parimit të
moralit (dhe etikës) nëpër mijevjeçarë. E pra kemi të bëjmë
kryekëput me fjalën e dhënë. Përsëris se me këtë, hyjmë në
botën e të dhënunit që nuk nënkupton, domethënien dhe
objektin por vlerën morale të subjektit. Edhe nëse përrmbajtja
mund të jetë e konsiderueshme dhe mbisundon në mes subjekteve,
është akti i fjalës së dhënë që llogaritet, sepse përbën
çështje të madhështisë. Fjala e dhënë, është vlerë kurse
plotësimi i saj dihet se qëndron jashtë parametrave faktike
relevante sepse rrënjët i ka gjetiu, ajo vjen «nga jashtë»,
nga një «gjithësesi do të…» hipotetike fakt, por pozitive.
Përpos idesë fillestare për
plotësimin / mosplotësimin e fjalës së dhënë asgje nuk e
lidh premtimin me fazën përfundimtare e vendimtare në krijimin
e botës së brendshme të tij. Ai që premton e bënë këtë nga
një pozicion, ai që nuk premton, nuk ka çka të premtoj dhe kështu
nuk ka me çka të bëjë angazhimin e botës «së tretë».
Etika e krijuar pra, jo vetëm që lejon por edhe ndihmon
premtimin sepse rritë pamjen dhe pozitën. Mosplotësimi ngren
çështjen e jashtme dhe me këtë arrimë në hapësirën e përbashkët
që nënkupton: a) premtuesin, b) premtimin dhe c) subjektin e
tretë apo pritësin ku çdo entitet dallon me rolin e tij të
jashtëm.
Premtimi vjen nga shkaqe të
caktuara objektive a subjektive dhe me këtë percaktohen vlerat
etike. Premtimi pritet dhe jepet kështuqë ai qëndron jashtë
suazave si lëndë. Pritësit në këtë hapësirë nuk përkasin
me subjekt të definuar si psikologji sepse në pozicionin e
premtuesit gjithënjë do të gjindet një tjetër, Pritja e
primtimit nga person i caktuar është shpresë në dikend dhe është
jashtë nga materja që trajtojmë këtu.
Vijmë tani në idenë e
fjalës së vërtetë që praktikisht dallon me realitetin ngase
çdo fjalë ka forcën e vet të pamohueshme shoqërore. Fjala
llogaritet ose jo dhe prandaj do ta quaj vegël e premtimit
që do të thotë se nuk mund të largohemi dhe të injorojmë
premtimin sepse ai lidhet me përkushtimin dhe jo me plotësimin;
nuk është fjala që ka rëndësi por diçka tjetër. Për këtë,
duhet nisur me vënien në ballafaqim premtimin ndaj betimit e
posaçërisht ndaj angazhimit.
Duhet patur parasyshë se
premtimi nuk është as betim e as angazhim dhe qëndron plotësisht
kundrejt tyre. Së pari, betimi i përket çështjes së jashtëme,
diçkahit të jashtëm, flamurit atdheut, besimit, grupit, detyrës…
Këto janë që bëjnë betimin të mos jetë fjalë që merr era.
Ajo (fjala) këtu njihet si e vërtetë, fjalë e dhënë, besë.
(shih psh. spjegimet e J-P Sartre-it në Critique de la Raison
dialectique, në shum paragrafe përgjatë faqeve 439-716)
Momenti tjetër është
fakti se premtimi nuk e humb lirinë kurse betimi është
humbje e lirisë për shkak se i detyrohemi ose nënshtrohemi diçkasë
së jashtëme
që është kaptinë e tretë kur flitet për premtim pasiqë nuk është
në vet natyrën dhe në koherencën e tij. Në mbështetje të këtij
pohimi faktik, vëndoj momentin kur feja ndalon rreptësisht përbetimin
(të bërit be) në premtim. Përndryshe beja ndalohet edhe në
betim kur ai kalon suazat humane, Betohem në Flamur se do të japë
jetën për atdhe është një hipotezë e pastër sepse vdekja
mund të na nxë në detyra të tjera jashtë luftës për atdhe
ose akoma më keq, në punë të tjera krejtësisht në konfrontim
me betimin e dhënë dhe është kryekëput premtim. Përkundrazi
një fjalë e dhënë si: Betohem para Flamurit se jam i gatshëm në
çdo moment të jap jetën për atdhe është real dhe drejt i thënë
në kuptimin e plotë si betim.
Tani pasi pamë dallimin dhe
opozicionin perimtim – betim, jemi në një shkallë ku u qartësua
brëndia e spjegimit mbi premtimin. Të shtoj vetëm edhe një të
dhënë esenciale: Premtimi është vetëm një angazhim i lidhur
kryekëput në thelbin e vet me një NDOSHTA e jo me një PËRKUSHTIM.
Me këtë do të sqaroj edhe nëntitullin
(pikat 1 - miqët dhe pika 2 - politikanët) ku ka një synim të
vogël kritik mbi mosplotësimin e premtimit. Kjo vjen vetëm si
pasqyrim se premtimet e bëra në suaza të miqëve nuk duhet të
tejkalojnë mundësitë e premtuesit për shkaqe mirëkuptimi mes
të afërmëve. Gjatë shtjellimit të temës shifet mirë se
premtimi nuk është obligim por njeriu ka tendenca ta merr atë
si të tillë dhe të ju beson edhe premtive që lindin nga njerëz
pak të devotshëm. Premtimin duhet ditur bë por edhe duhet ditur
kuptuar drejt nga ata që presin plotësimin e tij. Premtuesi mund
t’i përkushtohet fjalës së dhënë por kjo fjalë në vetvete
nuk është përkushtim, këtë e pamë në paragrafin e sipërm.
Këtë afirmim e mbështes edhe më një citat të shkrimtarit nga
Québec-u, Gilles Archambault. Ai thot: «Jeta nuk i përmbush
kurrë premtimet e veta.» |