Locke
lindi me 1632 nė Wrington (Sommershire),
pėrjetoi gjatė jetės sė vet revolocinet dhe tentativat pėr revolucion
kundėr Stuart-ėve. Okupimi i tij kryesor ėshtė egzistenca shoqėrore e
njerėzimit.
«Dy traktate mbi sundimin
civil» qė del nė dritė me 1690 ėshtė njė apologji
revolucionit tė 1688-s dhe njėherit, kritikė e ashpėr ndaj monarkisė
absolute. Ideja e parashtruar kėtu ėshtė nėnshtrimi i patjetėrshėm i
aktiviteteve tė pushtetit dėshirės sė popullit. Nga kjo themi se Locke
ėshtė ideologu dhe dhe mendimtari i liberalizmit politik me temat
kryesore tė:
barazisė natyrore mes njerėzve;
mbrojtja e sistemit prezentatif dhe
kėrkesa pėr pėrkufizimin e
suverenitetit tė bazuar nė mbrojtjen e tė drejtave subjektive tė
individit.
Teoria mbi njohjen e tė drejtės
natyrore
Teoria e Locke mbėshtetet mbi
njohuritė e pėrkufizuara nga Hobbes. Shkenca rrotullohet
rreth boshtit "gjė" qė pėrbėn ēka-nė dhe shkakun qė vijon
e pra, na jemi ēka-ja dhe shkaku. Pėr tė, shkenca mbi moralin (etika)
dhe politikėn kanė pėrparėsi mbi shkencėn e natyrės, idetė etike
dhe politike ngėrshetohen mes vete thot Locke dhe nga kjo ai arrin nė
konceptin e shkencės politike tė mbėshtetur nė tri aspekte:
shkenca politike do tė jetė
normative: normat e akcionit tė ardhėm mund tė jenė me
pėrpikshmėri pasiqė ideja ėshtė prodhuesja e objektit tė saj;
shkenca e akcionit thirret ne metodėn
e zbulimit racional dhe tė njė rendi demonstratif tė paraqitjes;
rėndėsia e konceptit subjektiv tė
tė drejtave, sjellė premisa mbi tė drejtat e njeriut.
Tė drejtat natyrore tė dhuruara
nga Zoti dhe pushteti
Pėr Locke, tė gjithė njerėzit janė
tė barabartė. Mes tyre nuk ka asnjė ndryshim, asnjė hierarki: tė
gjithė janė tė barabartė para Zotit. Ai mbron idenė se njerėzit qė
nga krijimi janė tė barabartė dhe tė lirė kurse pushteti duhet tė
bazohet nė njė asociim tė lirė. Me kėtė, ai kundėrshton pra tė
drejten hyjnore tė monarkisė, e drejtė qė vet kėto sisteme ia dhanė
vetes. Mėtej, Locke pėrcakton begatinė e patjetėrsueshme tė njeriut
dhe thot se ajo pėrbėhet nga "Jeta, liria dhe pasuria" me njė
fjalė, kėto gjėra nuk mund ti mohohen e as ti merren njeriut pa lejen e
tij.
Adaptim nga frėngjishtja: Filolet
|