Filozof me rrugėtim kompleks dhe kundėrthėnės,
idealist, mendimtar i madh dhe zbulues i metodės sė guximshme tė
dialektikės qė i mundėson filozofisė tė kuptuarit e ēdogjėje, duke
involvuar pasqyrimin historik, teorinė e ecjes...
Hegeli lindi nė njė familje borgjezisė mė 1770. Qė nė moshėn
mė tė re, tregohet i zellshėm pėr nxėnie e ditari i tij na zbulon se
ishte lexues i madh dhe i dhėnė pas marrjes shėnime. Mė 1788, ndjek
studimet klasike nė seminarin teologjik protestant tė Tübungenit (Wörtemberg)
dhe kėtu njihet dhe me civilizimin grek pas sė cilit lidhet ngushtė
gjatė jetės. Kreu mė 1973 mirėpo refuzoi punėn kishtare e shkoi
nė Bern e mandej nė Frankfurt si mėsues. Nga kjo kohė kemi meditimet e
para mbi krishtenizmin dhe shkruan « Jeta e Jezuit » (1795/96) si
dhe «Fryma e krishterė dhe fati i saj» (1798/99). Mė
1801 fillon tė jep mėsim nė univerzitetin e Jenės kur edhe bėn
perbledhjen e «Mėsimeve tė Jenės». Mė 1807 del nė dritė
"Fenomenalogjia" qė shėndrohet, lirisht themi, nė
tempull filozofik. Kėtu Hegel shpreh dashurinė ose pasionin e vet
pėr histori dhe aktualitet. Ėshtė e njohur se lexon pėr ēdo ditė
gazetat dhe nga kjo nxjerrė pėrfitime nė kuptimin inspirues. Kėtė
lexim e konsideron si lutje moderne tė mėngjezit. Gjatė kėsajė
periudhe redakton akoma « Shkenca mbi logjikėn » (1812/16) dhe pas kėsaj
(mė nė fund), emėrtohet profesor i filozofisė pranė univerzitetit
tė Heidelbergut e menjėhere shkruan « Enzyklopädie der
philosophischen Wissensschaften » (Enciklopedi e shkencave filozofike). Mė
1818 punėsohet nė nė katedrėn e univerzitetin tė Berlinit dhe ketu
arrin famė dhe prestigj tė pakrahasueshėm. Gjatė kėsajė kohe ,
hartoi mėsimet e drejtėsisė : «Parimet e filozofisė sė tė Drejtės» (1821) si dhe shum tema tė ndryshme tė publikuara pas vdekjes
nga ana e studentėve tė vet : « Mėsime mbi historinė e filozofisė »,
«Estetika».
Vdiq mė 1831 nga kolera e cila bėnte kėrdi nė tėrė
Evropėn.
Rrėnjėt e filozofisė sė Hegelit
:
I pajisur qėnga hapat e para tė studimeve, me kulture
greke dhe romake dhe i ndikuar thellesisht, pėrbiron nė veprėn e tij
idetė e Platonit krejt duke i dhėnė dinamizėm «fymės dhe historisė
sė njerėzimit»*. I ndikuar nga kohėt e filozofėve modernė ai gjenė
mundėsitė e tejkalimit tė formalizmit tė
Kant-it dhe tė intuitės
e sentimentit tė Schelling-ut qė i quant ė tepėrta : nė vend tė
tyre., Hegeli ju jep hapėsirė dhe mbėshtetje koncepteve rigoroze. Por
Hegeli nuk kenaqet vetėm me plotėsime dhe shėndrim tė e metafizikės
dhe filozofisė sė gjerathershme. Ai kaplon trojet nga historia moderne
dhe e largėt nga thithė lėndė pėr persiatje.
Nocionet :
Hegeli krijon njė lloj rrezatimi pėrparues tė frymės,
tė shpirit nga fillimet mė tė hershme drejtė ardhmėrisė nė mėnyrė
dialektike. Nė kėtė drejtim ai zhvillon kuptime themelore tė
rradhitura nė shkallė:
Arsyja:- si parim qė ēon drejtė qėllimit ;
Dialektika:- qė paraqet levizjen shpirtėrore (ideja) ;
Koncepti:- i kuptuar si frymėzim i gjallė i realitetit dhe nevojė
pėr tė ndėrtuar njohuri tė pėrgjithėshme ;
Ideja:- paraqet formė mė tė lartė tė frymėzimit dhe sėshtė
vetėm njė shprehje e thjeshtė subjektive ;
Historia:- lėvizje shpirtėrore nėpėrmjet sė cilės
arrijmė tek ideja racionale sepse Arsyeja udhėheq botėn;
Shpirti:- i trajtuar si mendim-persiatje qė ēiltėrsohet hap pas
hapi dhe arrin Absoluten ;
Absolutja:- ajo qė posedon nė vetvete dhe arsyen e tė qenurit qė
nėnkupton tė qenurit nė vete, vetvetiu ;
Arti:- i sqaruar si bashkim i shpirtit dhe materjes.
Filolet
*Jacqueline Russ, Les chemins de la pensée, Bordas f. 276-277
|
|
●Feuerbach ●Hegeli ●Heidegger ●Kanti ●Leibniz ●Nietzsche ●Schopenhauer
Filozofi
dhe
letėrsi
|