Autor
i mė shum se gjashtėdhjetė librave dhe konferencier pacifist,
Placide Gaboury vazhdoi misionin e tij tė "edukimit tė
shpirtit" deri nė momentet e fundit tė jetės sė tij. Me
dorėshkrimin e tij tė fundit nė dorė ai shkoi nė spitalin e
Trois Rivieres, rreth njė muaj mė parė. "Nė spital, i u
thanė se kishte kancer nė veshka dhe se i mbetej rreth njė
muaj. Pėr te kjo sishte e rėndėsishme sepse nuk kishte frikė
nga vdekja. Lajm i keq, tha ai, ėshtė ajo se nė spital ia
kishin humbur dorėshkrimin e tij", deklaroi mė vonė
Jean-Sylvain Pelletier, mik i vjetėr z. Gaboury.
Dokumenti
u gjet pėrfundimisht dy ditė mė vonė dhe ai punoi mbi tė deri
ēastet e fundit. "Ai refuzoi ti merr morfinė me ēka do
tė ishte nė gjendje pėr tė pėrfunduar veprėn," thotė
Colette Chabot, njė mike e cila punon nė kėtė dokument tė
shkruar me dorė nė mėnyrė qė ta pėrgatitė pėr botim.
Thirrja e pafajėsisė (L'appel de l'innocence)
duhet tė dalė nė dritė vitin e ardhshėm. Ky libėr i fundit i
autorit fokusohet nė faktin se "jetojmė tė shqetėsuar nga
e dukshmja, por tė
rrėnjosur nė tė padukshmen."
Sfidues
i kishės
Placide
Gaboury lindi dhe u rrit nė Manitoba. Nė vitin 1949 iu bashkua
Jezuitėve. Aty qėndroi 34 vjet dhe nė veēanti ishte profesor i
filozofisė nė Universitetin Laurentian nė Sudbury. "I
mėsonte studentėt e tij si pėr tė ēlirohen nga tė
menduarit shpirtėror konvencional pėr tu zhvilluar. Pastaj ai
shkonte mė tej dhe u thoshte atyre tė lirojnė veten nga mėsimet
e teksteve fetare, se feja ishte vetėm njė hap kurse ata duhet tė
shkojnė mė tej. Eprorėt e tij tė komunitetit i thanė tė ju pėrkulet
dhe pėrputhet urdhrave tė Kishės ose tė largohet. Ai zgjodhi tė
largohet", vėren z.
Pelletier.
Pas
kėsaj, ai shumėfishoi
librat mbi spiritualitetin, kohėn e re, besimet magjistare-robėruese,
botėn padukshme ... Gaboury mbajti shum konferenca (lekcione) nė
Quebec dhe jashtė vendit, nga tė cilat me shumicė qenė nė
radio me animatorin Jeacques Languirand. "Ėshtė njė qenie
qė kerkonte rrugėn e tij. E kėrkoi nėpėrmjet tė gjitha
librave tė vet si dhe me njerėzit qė takonte thot animatori
nė fjalė dhe vazhdon: Ai ishte njė njeri simpatik, bujar dhe
i hapur me tė tjerėt. Kam mėsuar shumė prej tij." Miqtė
e tij e pėrshkruajnė atė si njeri tė ditur, i thjeshtė dhe pa
paragjykime mbi tė tjerėt.
Autori i 84 vjeēar jetoi gjatė nė Montreal. Pesė vjetėt e
fundit, u vendos nė njė fermė tė vogėl tė Shėn Ursula nė
Mauricie, ku mbante konferenca (apo mėsime) tė rregullta.
Hiri
i tij u shpėrnda sipas dėshirės sė z Gaboury, pa asnjė
ceremoni tė organizuar.
Nathalie
Cōté
(Pėrktheu
dhe adaptoi: Filolet) |
|
●Bergson ●Calvin ●Camus ●Diderot ●Fourier ●Gaboury ●Montesquieu ●Pascal ●Rousseau ●Voltaire
Filozofi
dhe
letėrsi
|