Epikteti,
lindi reth vitit 50 nė Frigji (Turqi e sotme Hierapolis) dhe
besohet tė ketė jetuar gjer nė mes tė viteve 125-130. Ky nuk ėshtė
emri i tij i vėrtetė por vetėm njė "nofkė" qė rrjedh
nga fjala greke epiktetos , sklav, shėrbėtor dhe ėshtė
me prejardhje nga familje skllave, ai megjithate mundi ti ndjek mėsimet
filozofike tė stoikut Musonius Rufus. Epikteti, pasi iu shit mizorit
Epafroditit, u lirua nga Neroni dhe filloi tė jap mėsim dhe kėshtu
tė pėrhapė tezat stoike gjer nė vitin 90 duke u bė kėshtu, me Mark
Aurelin dhe Senekun, njėri ndėr mė tė njohurit e stoicizmit tė
ri. Na, e njofim sot veprėn e tij duke falenderuar Flavius
Arien-in nga
Nikomedia, nxėnės dhe pėrkrahės i
mėsuesit tė vet, qė me njė stil tė drejtė dhe pa teorizime
tuboi dhe i publikoi tetė libra tė quajtura «Takimet»
nga tė cilėt fatkeqsisht janė ruajtur vetėm katėr si dhe «Manueli»
(Doracaku).
Me
vendimin e Domitienit pėr ti pėrzėnė filozofėt nga Roma, Epikteti
gjeti strehim nė Nikopolis, tė Epirit, ku edhe besohet tė ketė
vdekur brenda viteve 125-130.
Epikteti
njohu , nėpėrmjet tė mėsuesit tė vet Rufusit, Zenonin dhe Krisipin
por u inflencua shumė edhe nga Sokrati,
Diogjeni
e Aristoteli. Nga krejtė kėto
njohuri, ai ndėrtoi dhe pasuroi stoicizmin me njė hije tė « petkut »
romak. Nė veprat e Epiktetit, nė qendėr tė interesit dhe trajtimeve
ėshtė ēėshtja morale dhe definimi i mirėsisė. Ai pohonte se njeriu
ėshtė shum i kufizuar dhe se gjithėsinė e kanė nė dorė Perenditė
dhe sundimi
i tyre mbi ēdo gjė ėshte i pagabueshėm. Njeriu nuk mund as tė
kontrolloj dhe as ta dij nga para rrugėn e vet, prandaj, duhet tė
pranoj pafuqinė e vet para fatit dhe pasiqė ėshtė i dobėt nė kėtė
aspekt, ai duhet tė jetė tolerant pėrballė dobėsive dhe mungesave tė
tjetrit. Ai gjithashtu ngrinte lartė lirinė e pashoqe tė
njeriut i cili, i robėruar, i nxėnė nė hekura o i torturuar, mbetet
zot i vetvehtes. Konceptet fundamentale qė pėrbėjnė mė tutje
doktrinėn e
Epiktetit janė :
-
dėshira
racionale, e menduar dhe shqyrtuar mirė e nga gjėrat qė varren
nga vet njeriu ;
gjakftohtėsia
-
qetėsia e
shpirtit qė nuk turbullohet nga asgjė e qė nuk frigohet e as nuk
dėshiron gjė dhe kėshtu arrin tė fuqinė qė tė vendos vet pėr
gjykimin qė sjellė ;
Rezonimi
qė
do tė thot pėrputhje me rregullin natyror qė kaplon mbarė gjithėsinė ;
Perendia
dhe
kuptimi stoik "Zoti baba i njėrėzimit" qė vendos njė
lidhje shpirtėrore logjike nė mes njeriut dhe Zotit.
* * *
Citate nga
Epikteti :
Shpėtimi dhe
humbja e ynė janė nė duarėt tona.
Poqese mer
njė rol qė tejkalon mundesitė e tua, jo vetėm qė do tė jeshė
figurė e ngratė, por edhe do tė lėshė mbanė njė rol qė do tė
kishe mundur ta plotėsosh.
A nuk e din se
burimi i tė gjitha mizerjeve tė njeriut, nuk ėshtė vdekja por frika
nga ajo ?
E mira dhe e
keqja janė nė vullnetin tonė.
Njeriun nuk e
trazojnė gjėrat po gjykimet relative mbi gjėrat.
Mos dėshiro asgjė tepėr se ēdėshiron Zoti.
Njeri, nėse je
dikushi, shko shėtitu vet, bisedo me vetvehten dhe mos u mėshih nė
kor (nė turmė).
Puna
e yte ėshtė tė lozish korrekt rolin qė tė ėshtė besuar ; sa
pėr zgjedhjen e tij, ėshtė ēėshtje e dikujtė tjetėr.
|
|
●Boetius ●Ciceroni ●Epikteti ●Lukreci
(Lucretius) ●Marc
Aureli ●Seneca |