Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kontakt

 

 Filozofi  

   

Denis Diderot 
(1713-1784)

Adaptoi:

R. Laēi

 

 

Denis Diderot (Dėni Didero) lindi mė 1713 nė Langres. Fėmi i parė i familjes sė thikaxhijve tė njė rangu tė mirė ekonomik. Hyn nė kolegjin jezuit mė 1723 e familja e gjėrė e drejtojnė nga profesioni fetar. Nxėnės i mrekullueshėm, vazhdon mėsimet nė kolegjin Louis Le GrandParis, pėr tė studjuar pra, filozofinė, teologjinė dhe drejtėsinė. Mė 1732 titullohet mėsues i artit pranė univerzitetit tė Parisit.

Prej vitit 1733 gjer mė 1736, punon tek prokurori Clément de Ris. Disa muaj, muaj ushtroi detyrėn e preceptorit (mėsuesit) tek tagrambledhėsi i pėrgjithėshėm nė Poitou, Randon dhe Massane.

Nga shkrimet e para, Diderot boton njė pėrkthim nga anglishtja tė autorit Temple Stanyan, "Historia e Greqisė (l'Histoire de la Grčce). Mė 1742, njihet dhe bashkangjitet me Rousseau-nė (Ruso) dhe tij njihet edhe me Grimm-in. Nė kėtė kohė (1943)  martohet, kundėr dėshirės sė prindit me teshalarėsen Antoinette Champion. Gjatė vitit 1745 publikon kėsaj rradhe, nė pėrkthim tė lirė, veprėn e filozofit anglez Shaftesbury: "Ese mbi meritėn dhe virtytin": Vitin vijues boton veprėn e tij tė parė filozofike: "Mendime filozofike" (Pensées philosophiques). Pasiqė nė kėtė veper ai sulmon nė tė njėjtėn kohė edhe ateizmin edhe misticizmin dhe nuk lė pas dore as themelet tradicionale tė fesė. Nga ky moment, ai konsiderohet si shkrimtar subverziv e vepra dėnohet nga parlamenti nė Paris. Tė njėjtin vit, Diderot bashkėpunon nė pėrkthimin e "Fjalorit tė Mjekėsisė" (Dictionnaire de Médecine) tė Robert James-it. Mė 1747 nė bashkėsi me Alambert-in, ngarkohet tė drejtoj Enciklopedinė (Encyclopédie (vepėr me famė botėrore) mbi tė cilėn punon pa ndėrprerje dhe me njė zell tė paparė gjer mė vitin 1772. Redakton "Shėtitja e Skeptikut" ( La Promenade du Sceptique) dhe mė 1749, shkroi "Letra mbi tė Verbėrit nė shėrbim tė atyre qė shofin" ( Lettre sur les Aveugles ą l'usage de ceux qui voient), qė i "shėrbeu" pėr burgosje pėrgjatė disa muajve nė Vincennes. Mė 1750 publikohet Prospekti i Enciklopedisė dhe po nė kėtė vit njihet me shkrimtarin dhe kritikun e njohur gjerman Friedrich Melchior Grimm me tė cilin bėhen miq shum tė mirė.

Viti 1751 karakterizohet me njė Diplomė anėtarsie tė ndarė nga Akademia e Berlinit; Akademi ndėr mė prestigjiozet nė Europė. Diderot vazhdon krahas tė shkruaj dhe tė bėj jetė tė stuhishme, tė zhurmshme. Romanet, kritikat dhe esetė filozofikė, flasin pėr mundin e tij pėr tė definuar natyrėn e vėrtetė tė njeriun dhe vėndin e tij nė botė. Propozon njė lloj morali pėr tė gjithė njerėzimin, qė nuk bazohet nė Zotin por nė sentimentet e natyrale tė njeriut dhe menēurisė. Tanimė, fillon edhe betejat filozofike; shkruan eseun "Interpretimi i natyrės" ( L'interprétation de la Nature, 1754) ku vazzhdon tė ngrej vizionin e tij moralist mbi botėn. Mė 1756, lidhet me Sophie Volland, dhe kjo miqėsi zgjat gjer mė 1774. Nga kėtu na ngel njė letėrkėmbim i njohur si mė i adhuruari i gjithė historisė sė letėrsisė botėrore.

Nė rrjedhėn e vitit 1757 Diderot bėhet i njohur si autor i dramės...; shkruan "Biri naturor" (Fils naturel) ku spjegon reformat qė don t'i shti nė gjininė e dramės. Vepra nuk pati aspak sukses, mirėpo menjėherė vitin e ardhshėm shkroi dramėn "Prindi i familjes" ( Le Pčre de famille) dhe njohu njė sukses tė dalluar.

Me kėrkesė tė mikut tė vet Grimm (viti 1758) angazhohet si kritik i artit pranė revysė "Korespondenca letrare" ( La Correspondance littéraire). Dhe njėherit punon pa ndėrprerje mbi veprat "Le Neveu de Rameau" dhe "Jacques le Fataliste. "Endėrra e Alamberit" ( Le Rźve d'Alembert, 1769) ėshtė pėrgjigjje pytjeve tė bėra mė 1754 mbi prejardhjen e jetės. Struktura e materjes dhe organizimi i qenieve, shėnon kulmin e materializmit tė tij.

1772, pėrfundon botimin e voulemeve tė fundit tė Enciklopedisė. Nė kėtė kohė, hyn nė kontakt me me mbretėreshėn e Rusisė Katrinėn e Dytė, e cila nė kohė ia pat blerė bibliotekėn e Diderot, vendosė mė 1773 tė udhėtoj pėr Petersburg. Kėthehet nga atje pas afro njė viti i raskapitur nga shėndeti. Duke filluar nga 1776, ai gati nuk shkruan mė, si qė u tha mė parė, se shėndeti i qe dobėsuar shum. Mė 1778 boton eseun mbi jetėn e Senekės. Mė 1782: "Ese mbi mbretėrimin e Klaudit dhe Neronit" ( L'Essai sur les rčgnes de Claude et de Néron) nga ku kritikėt vijnė nė pėrfundim se Diderot moralist, ngadhnjen mbi Diderot-nė filozof: "stoicizmi ėshtė qėndrimi i denjė i njeriut".

Vdiq nga apopleksia mė vitin 1784.


Veprat kryesore:

-Mendime filozofike (Pensées philosophiques, 1746)
-Shėtitja e skeptikut (Promenade du sceptique, 1747)
-Letra mbi tė verbėrit, tė ju shėrbejnė tė atyre qė shofin (Lettre sur les aveugles ą l'usage de ceux qui voient, 1749)
-Mendime mbi interpretimin e natyrės Pensées sur l'interprétation de la nature, 1753)
-Murgesha (La Religieuse (1760)
-Nipi i Rameau-sė (degėzės) (Le Neveu de Rameau, 1762)
-Ėndėrra e Alamberit (Le rźve de D'Alembert, 1769)
-Fatalisti Jacques (Jacques le fataliste, 1771)
-Ese mbi jetėn (Essai sur la vie,1778)

Bergson
Calvin
Camus
Diderot
Fourier
Gaboury
Montesquieu
Pascal
Rousseau
Voltaire


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .