Anicius Manlius Torquatus Boethius ose Boetius lindi nė
Romė rreth vitit 455 ku familja e tij qė ngaherė pat ushtruar detyra tė
larta shtetėrore. Nė moshėn dhjetė vjeēare u
dėrgua nė Athinė pėr tė mėsuar greqishten dhe shkencat tjera tė kohės.
Qėndroi kėtu plot tetembėdhjetė vjet dhe gjatė kėsaj kohe pėrktheu
veprat e dijetarėve mė
eminentė si Ptolemeun, Nikomakun, Arkimedin, Euklidin, Platonin e
Aristotelin.U kėthye nė Romė nė moshėn tredhjetė e dy vjeēare ku u emėrua
konsul i vetėm gjatė vitit
485. Po
nė kėtė vit, martohet me vajzėn e Simakut qė ishte prefekt i Romės,
konsul dhe « princ i senatit ». Nė vitin 500, me ardhjen e
lavdishme nė pushtet tė mbretit tė Ostrogotėve Teodorikut, Boetiusi emėrohet
senator kurse mė 510, Ministėr i Teodorikut. Mė 522 ėshtė udhėheqės
i ofiqeve. Megjithatė, pėrfundon i egzekutuar me urdhėr tė Teodorikut
dikund brenda viteve 524-526.
Vepra e Boetiusit ėshtė me njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcjelljen
e pasurive tė lashta filozofike nė kohėt e mesjetės dhe atyre tė mėvonshme.
Pėrkthimet e tij, ishin udhėzim pėr mesjetėn. Ai krijoi definime tė
mirėfillta filozofike nė gjuhėn latine por edhe definicione me
perkufizime tė sakta mbi kutimet pėr teologjinė mesjetare si « natyra»,
qenia» dhe shum tė tjera. Vepra e tij Consolatio Philosophiae ėshtė
pjesė e thesarit tė letėrsisė botėrore dhe njėherit njė ndėr mė tė
lexuarat gjatė Mesjetės dhe Rilindjes. Kėtu gjejmė pasurinė e
parimeve mė tė rėndėsishme tė tė
persiatjes dhe urtėsisė antike. « Ngushėllimi nga filozofia »,
Boetiusi e shkroi nė burg dhe si qė kuptohet nga vet titulli, ai kėrkonte
lumturi e filozofia e mėsonte tė gjejė ngushėllimin.
Ndėr meritat e mėdha tė Boetiusit, si qė u pėrmend kalimthi mė
lartė, janė pra disa definicione tė tij. Kėtu do tė pėrmend mė tė
famshmet :
-
tė prehjes apo tė lumturisė sė plotė : « Status
bonorum omnium congregatione perfectus » ;
-
tė personit (individit) : «Rationalis naturę individua
substantia» dhe;
-
pėrjetėsisė (amshueshmėrisė) : «Interminabilis vitae
tota simul et perfecta possessio».