I lindur nė Kordobė mė 1126,
Averroes-i fillon shum heret nxėnien, i
inicuar nga i ati kadi (gjykatės) i qytetit, mėson jurisprudencėn dhe
teologjinė. Mėtej, studjon fizikėn, mjekėsinė, astrologjinė,
filozofinė dhe matematikėn, kurse nga i ati u pajis me njohuri tė
lartė nė lėminė e Hadithit (Traditė e bazuar nė fjalėt, punėt dhe
sjelljet e Profetit Muhammed) dhe Fikhut (e Drejta Islame).
Jeta e tij e gjallėrishme ndahet nė mes Kordobės dhe
Marakeshit
et Fezit. Gjykatės me ndikim, reformon administratėn e drejtėsisė
nė Marakesh : Bėhet mjek i njohur i princėrve me ndikim kėshtuqė i ik tė halleve qė i vijnė pėr pikėpamjet e tija
filozofike. Pėrpilon nė njė traktat nė mjekėsi (Colliget nė
latinisht qė faktishisht ėshtė mar nga vet titulli nė arabisht
"Colijat"), qė e bėri tė njohur.
Por, janė komentet e tija mbi
Aristotelin
qė e bėnė me emėr tė famshėm. Ia kushton tėrė jetėn filozofit
grek. Kėrkon tė gjejė kuptimin origjinal duke i mėnjanuar tė gjitha
interpretimet e bėra gjer matherė. E pėrvetėson me njė zhytje tė
fuqishme e kėshtu ndėrton sistemin qė mban shenjėn e tij personale. Mė
sė shumti interesohet pėr zanafillėn e qenieve. Sipas tij Aristoteli pretendon se asgjė nuk vjen nga hiēi dhe se as forma e
as materja nuk janė tė krijuara. Lėvizja qenka pra e pėrjetshme dhe e
vazhdimshme: kjo ėshtė doktrina e pėrjetshmėrisė sė materjes.
E dallon tek njeriu intelektin pasif dhe intelektin aktif. Ky do tė
gjindet pėrtej individit, ai ėshtė mbi tė, i mėparshėm, i jashtėm
pasiqė ėshtė i pavdekshėm. Pavdekshmėria
qėnka pra atribut i gjinisė e jo i individit. Ky dallim ēon Averroen
tė ndaj radikalisht arsyen dhe besimin, shėndritjet (Nuri) e
Shfaqjes nga se dhe janė tė arritshėm vetėm pėr intelektin aktif;
qė Thomas dAquin-i do tė mundohet ti bashkangjis, duke
themeluar teologjinė si shkencė racionale.
Kėta doktrina filozofike do tė ngrenė debate tė zjarrta nė botėn
e krishterė dhe do tė gjejnė pėrafėrisht po aq disipuj sa edhe kundėrshtarė.
Tendencat pėr ti ndarė arsyen dhe besimin ngritės tė dy rregujve tė
sė vėrtetės sė veēantė, rrezikonte tė shkatėrroj mundin e tyre qė
pėrkundrazi, dėshironin, tė pajtojnė, nėpėrmjet Aristotelit diturinė profane dhe besimin e shpallur. Parimet e
Averroesit tė
konsideruara si tė rrezikshėm, mė nė fund do tė dėnohen nga kisha mė
1240, dhe akoma mė 1513. Kjo tregon ndikimin e konsiderueshėm tė
filozofit arab nė Perendim, sidomos nė shkallat e Mesjetės.
I dėnuar gjatė jetės nga feja islame e cila e qortonte se deformon
parimet e fesė, Averoes detyrohet
tė ik, tė mėshifet,tė jetoj nė ilegalitet dhe skamje, gjer kur u ftua
nė Marakesh ku edhe vdes i rehabilituar, mė 1198.
* * *
Citate :
-
Kjo
pikė (kur flitet pėr shpirtin) ėshtė aq e vėshtirė sa qė po tė mos
ishte Aristoteli tė kishte
folur do tė qe shum e vėshtirė; po dhe ndoshta pamundėsishme tė
zbulohej ose sė paku tė gjindej njėtjetėr si Aristoteli.
Unė mendoj se ky njeri ka qenė (
) mostėr qė natyra e ka krijuar pėr
tė pa se gjer ku mund te shkoj pėrsosmėria njerėzore nė kėto lėmi.
-
Arsyeja
njerėzore ėshtė e paaftė tė kap SI-nė e operacioneve tė natyrės nėpėrmes
tė sė cilave trupat qiellorė burojnė nga Parimi i parė edhe pse ajo
na vėrteton egzistencėn.
-
I
verbėri dredhon gropėn ku tejparėsi bie lehtė.
***
Nga
frengjishtja: Filolet
Tous le
savoirs du monde
Encyclopédies
et bibliothčques, de Sumer au XXIe sičcle
Averročs
|
|
Filozofi
dhe
letėrsi
|