Abu Nasr Muhammad b.
Tarkhan b. Auzalag al-Farabi i njohur
nė Perėndim me emrat Avenasar dhe Al Farabius, turk qė
shkroi nė gjuhėn arabe dhe i konsideruar si Mėsues dytė, (Magister
secundus) pra menjėherė pas Aristotelit.
Jetėshkrimi
Lindi nė fshatin Ouasixh nė afėrsi tė Farabit nė Kazakistanin
e sotshėm. Qė i vogėl e shoqėroi babain nė Bagdad i cili punonte si
funkcioner i larte ushtarak. Kėtu studjoi logjikėn,, gramatikėn,
filozofinė, matematikėn dhe muzikėn pranė dijetarėve tė feve tė
ndryshme(mėsuesi i tij i logjikės, filozofi Abu Bishr ishte i
krishterė). Gjatė njė qėndrimi nė Egjipt, muer mėsimet e
shkollės filozofike tė Aleksandrisė (Al Iskenderia) dhe nė tė
kėthyer u vendos nė Oborrin e sovranit Sejf ad-Daula nė Damas
(Sham). Veprat mė tė rėndėsishme tė Farabit, gjithėsesi janė
komentet e shumta mbi tekstet e Aristotelin e
Platonit si
dhe njė Enciklopedi, Traktati mbi muzikėn, Traktat
mbi shkencat, Arritja e lumturisė dhe shum traktate tė tjera mbi
lėmi tė ndryshme (edukatė, politikė, fé).
Vdiq mė 950 (339) nė Damas.
Krijimtaria
Preokumi i kryesor i Al Farabit ėshtė
gjithėsia, njeriu dhe jeta shoqėrore.
Studjoi me kujdesin mė tė madh filozofinė e lashtė e posaēėrisht
Platonin dhe Aristotelin. Kėshtu vepra e tij ėshtė e inspiriuar nga
burimet e Kuranit dhe filozofėve tė pėrmendur grekė. Ėshtė
mendimtari qė shenoi lėvizje tė rėndėsishme nė filozofinė islame
duke themeluar kėshtu gnoseologjinė qė mbėshtetet kryesisht nė
konceptin e njohjes,tė burimeve dhe formave. Besimtar i devotshėm, jep
mund tė madh nė nė ruajtjen e unitetit islamik i cili nė kėtė kohė,
pėrēahej nė shtete dhe sekte tė ndryshme. Pėr tė, dituria dhe
njohuritė mė tė rendėsishme janė njohja e Zotit e me ndihmėn e tij
dhe tė kėsaj njohurie, arrihet qėllimi jetėsor. Nė thelb, Al Farabi
mendon se edukata e njeriut duhet tė shkoj nė drejtim tė harmonisė sė
sė koncepteve tė dalluara qė kanė pėr synim kryesor
perfekcinomin vetanak se ai ėshtė i krijuar pėr tė qenė i tilė, dhe
kėshtu arrin lumturinė hyjnore qė ėshtė qėllim madhor. Njeriu i
perkryer, ėshtė ai qė arrin moral tė pėrkryer, dituri dhe qė kėta
teori i praktikon vet nė tė gjitha poret e jetės. Vetėm kėshtu ai i
hapėn dyerėt pėr pushtet pėr udhėheqje tė bashkėsisė. Kėsaj tė
fundit i jep rėndėsi tė jashtėzakonshme dhe thot se edukata e pėrsosur
dhe bashkimi i saj me praktikėn arrihet vetėm nė gji tė shoqėrisė,
jashtė saj njeriu do tė jetė vetėm njė egėrsirė. Duke vazdhuar nė
kėtė drejtim edukativ, Al Farabi edukon edhe kreun politik duke krijuar
nė mėnyrė, konceptin hierarkisė dhe shtetit tė pėrkryer. Pikėrisht
kėtu ai thot se « besimtarėt » do ta kenė vendin e tyre qė
ju takon (dhe meriton) nė
qytet. Kjo ėshtė kurora e sistemit tė tij tė «qytetit cilėsor»
qė dallon diametralisht nga qytetet (kombet) «mėkatare»
dhe tė «gabuara», ata tė tiranisė (tagalub) dhe tė
demokracisė (xhamaijja).
Mbi edukimin
Kur flet mbi edukimin, Al Farabi pėrdorė njė numėr tė madh
termesh pėr tė spjeguar kėtė koncept. Ammar al-Talbi, i rradhitė nė
studim tė vetin (shih fusnotėn), duke dhėnė spjegime pėr ēdo
term veēmas : Diciplina (tadib), mirėsjellja (tekvim), formimi (tahdib), orientimi
(tasdid) arsimi (talim), ushtrimi/mėsimi i zejes (irtijad)
dhe edukata (terbije).
Al Frabi ėshtė i mendimit se edukimi
mėsimi, ėshtė veti e
lindur e njeriut. E quan « natyrė » qė do tė thot mundėsi
me tė cilėn njeriu ėshtė i pajisur me ardhjen nė botė. Ēdo i aftė psiqik pra, posedon aftėsinė
tė kuptojė, tė mėsoj, tė edukohet
*Pjesa e madhe e tė dhėnave janė nxjerė nga Historia e
filozofisė dhe mendimit mysliman tė autorit Ammar al-Talbi.
(Shih edhe: Perspectives: revue trimestrielle déducation
comparée (Paris, UNESCO : Bureau international déducation), vol.
XXIII, n°1-2, 1993,p. 387-377. ©UNESCO: Bureau international
déducation, 2000 C.)
|
|
Filozofi
dhe
letėrsi
|