Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Sh. Bashkëkohorë  

   

RAGIP RAMAJ
 
Shkruan:
Shaban Cakolli

 

 

Ragip Ramaj u lind në vitin 1953 në fshatin Klinë e Poshtme të SKENDERAJT:Shkollën fillore e kreu në vendlindje,kurse pak para se të përfundonte shkollën e mesme në Skënderaj e largojnë nga bankat e gjimnazit për bindjet e veprimtaritë e tij,me që ishte arrestuar disaherë nga policia. I detyruar të lëshojnë Drenicën,u vendos në Prishtinë,ku kreu studimet për letërsi.Ka punuar gazetar në Programin për fëmijë të TVP-së.Pas demostratave të vitit 1981,e përfshinë vala e spastrimeve në TVP dhe për disa vjet i ndalohet puna e gazetarit në Televizionin e Prishtinës.

Me shkrime ka filluar të mirret si nxënës,duke bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë e Shkup.

Ragip Rama është fitues i disa konkurseve letrare.

 
Deri më tani ka botuar:

Do ta blej një gjysh(Rilindja,1982)

Dy këmbë në një këpucë(Rilindja,1987)
Cicërrima të shqetësuara(Doruntina 1999,Gjermani)
Atdheun e kam në Zemër(Doruntina,Gjermani 2002)
Në maj të vitit 2003 ka botuar në botim të Doruntinës edhe këto përmbledhje:
Koridoret e Shpirtit(Poezi për të rritur)
Mollë e Kafshuar(Poezi për fëmijë)
Gjerdan Malli(Poezi për fëmijë)

 
Ragip Ramaj tani boton revistën për fëmijë në mërgim”DORUNTINA"
_______________
 

Ragip Ramaj -

Buzë Elbes

 
Buzë Elbes 
Unë,Vetmia e Zalli 
 
Kujtimin e vret Etja 
Etjen e kall malli.

 

HIJA

 
Iku robëria 
si kudra me bisht ndër këmbë. 
 
Hija e saj 
përdridhet Atdheut.
 

 
 Kurbeti
 
Ai është zjarri 
urna e tij jemi ne. 
 
Flakëte tij prej malli 
shkrumbojnë në ne. 
 
Dhe askush nuk i sheh.

 
 
 Vetveten Vranë
 
Thanë: 
do ti vrasim jasharët! 
kështu vrasim drenicën! 
 
nëse vrasim drenicën 
kemi vrarë kosovën 
dhe shqipen maje kreshtave! 
 
as vranë jasharët, 
as vranë drenicën, 
as vranë kosovËn, 
as shqipen mbi kreshta 
vetveten vranë!


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .