|
Sa
i pėrket jetės sė Lukrecit (Titus Lucretius Carus) pėrveē
vitit tė lindjes dhe vdekjes qė gjithashtu janė tė pasigurtė, nuk
dijmė gati asgjė dhe lirisht themi se jeta e tij pėr ne ėshtė njė
lėmsh i hamendjeve pasiqė tre rreshtat e shkruara mbi jetėn e tij qė
i gjejmė sot datojnė nga fundi i shek IV fillimi i shek. V nga Shėn
Zheromi, dhe duhet thėnė se nuk mund ti besojmė aspak edhe atij pasiqė
thot se Lukreci u ēmend nga njė filtrė dashurie dhe e mbyti vehten
Kur dijmė se nga veprat se ēka mendonte mbi dashurinė, ėshtė shum vėshtire
ti besohet kėtyre tri rreshtave aq mė tepėr kur dijmė se Lukreci
ishte ateist i madh dhe se njė numėr i madh kishtarėsh gjithėmonė e
sulmuan veprėn e tij.
Hulumtuesit
e kohėve mė tė reja janė kategorikė kur bėhet fjalė pėr njė ēmenduri
tė Lukrecit dhe thonė se nuk ka aspak vend nė ndonjė dyshim mbi
gjendjen e shėndoshė psiqike. Shumė studime tė veprave nga ana e
psikiatėrve tė njohur nuk lejojnė aspak tė mendohet nė ndonjė ērregullim
mendor.
Megjithatė,
nė disa vepra vėrrehet qartė se janė tė papėrfundura, se nuk e kanė
akoma formėn e pėrfunduar, por kur dijmė se doktrina epikuriste nuk
ishte kundėr vetėvrasjes, mund tė lejomė, se dhe ėshtė mjaftė e
mundshme, teza e ndėrprjes sė jetės me dorė tė vet.(1)
Kur
flas pėr inatet e kishtarėve kundėr Lukrecit, kam parasyshė edhe njė
marifet tjetėr tė Shėn Jeromit i cili tjot se Ciceroni
paskėsh korrigjuar veprat
e tij, thėnie qė nuk lidhet me asnjė provė e pėrkundrazi shkon kundėr
asaj qė thot vet Ciceroni pėr Lukrecin dhe veprėn e tij :
"Lukreci ka veti tė shkėqyera natyrore, e poashtu edhe shum
art" (zeje).(2)
Por,
kur flitet pėr biografi, do tė them se teprohet nganjėherė kur
thuhet se nuk dijmė gjė mbi jetėn e Lukrecit. Nėse nuk kemi njohuri
tė sakta mbi prejardhjen e tij familjare dhe gjendjes klasore, kemi
veprØn e tij tė jashtėzakonshme, e kjo ėshtė kryesorja se nga aty
nxjerrim dobinė mė tė madhe dhe njiherit njohim ndriēimin e plotė tė
kėtij poeti dhe filozofi tė madh.
Nga
vepra kuptojmė se ėshtė i mishėruar me Romėn dhe se ka njė edukatė
greke. Njihemi me elanin dhe dashurinė e tij pėr tė vėrtetėn dhe pėr
njeriun e pėr krejt ēka e rrethon. Dijmė se Epikuri(3) ėshtė
frymėzuesi i tij kryesor e besoj se mėsheftėsitė mbi jetėn e tij
pasojnė si frut i parimit mėsuesit tė vet Epikurit pėr "Jetė e
mėsheftė".
Vlen
tė pėrmendet njė dukuri tjetėr gati mistike rreth Lukrecit. Poetėt
e kohės sė tij nuk e pėrmendin aspak. Horaci, Tibuli, Augusti dhe as
Virgjili qė ėshtė plot e pėrplot lukrecizėm, nuk e pėrmend asnjėherė.
Nga bashkėkohorėt pėrjashtim bėnė vetėm Ovidi i cili e ngrė lartė
veprėn e Lukrecit.
Kur tė
studjojmė rrethanat e kohės se Lukrecit, vijmė nė pėrfundim se idetė
e palėvizshme ateiste, pengonin ripėrforcimin e ritualeve fetare
nė Romė dhe si dhe pėrhapjen e krishtėrimit nga apostujtė. Dy erėra,
njėra nė pushtet e tjetra qė vinte e pėrhapej e merte forcė. Idetė
kundėrshtare tė pėrhapura me njė art tė fuqishėm tė Lukrecit, nuk
i pėlqyen as Augustit e as tė krishterėve qė me siguri ndikuan qė
Lukreci mos tė pėrmendej nga bashkėkohorėt por edhe as shumė shekuj
mė vonė. Vepra e tij nuk gjindej mė askund. Nė qindvjeēarėt
VIII-IX, mendohet se gjindej akoma vetėm njė dorėshkrim. Vetėm nė
kohėn e Rilindjes, Lukreci u rizbulua dhe pėrmendet disa herė nga
Montaigne, kurse filozofėt e shekujve XVIII e mė sot, e ngrejnė
shpesh nė piedestal edhe mbi vet Virgjilin e famshėm.
Trazirat
e kohės
Lukreci
jetoi nė kohė tė trazirave dhe ndryshimeve tė mėdha
historike : kryengritjet kundėr Romės, betejat e e Mariusit dhe
Sillės, rebelimin e skllavėve me Spartakun, Triumviratin e parė
Ishte kjo periudhė e ngadalsimit dhe varfėrimit qė erdhi pas ngritjes
sė lavdishme tė shekujve III dhe II p.e.r. Shkatėrrimi i krejt asaj qė
ishte arritur mė parė, shlatėrrimi i Republikės dhe hypja nė fuqi e
korupcionit dhe shpartallimi i etikės dhe moralit shoqėror ishte
evident. Lukreci pra jetoi nė kohėn kur virtyti i punės zėvendėsuar
me dembelinė dhe dredhinė. Feja dhe ritet mė nuk ngjallnin kėrshėri
dhe pra nuk plotėsonin aspak jetėn shpirtėrore tė qytetarėve. Ajo
nuk arrinte mė ti kėnaq kėrkesat mbrojtėse ndaj frigės, ndaj
trazirave tė brėndshme e as kėrkesat e zemrės sė besimtarėve. Kjo
bėri qė njeriu i rendomtė ti kėthehet mendimeve freskuese qė
vinin sidomos nga Greqia si qė ishin Stoicizmi,
Epikurizmi si dhe dogma tė reja religjioze.
Nė
kėtė labirinth kalimtare dogmash fetare, u ngrit Lukreci me veprėn
ateiste tė ndikuar kryekėput nga idetė e Epikurit. Poezia e tij i
takon kohės paraklasike romake e huazuer nga grekėt por duke ruajtur
kryekėput formėn latine, sidomos atė tė poetit tė lashtė Enius,
prandaj edhe quhet "poet latin i Epikurizmit".
Botėrat
Epikurizmi
ndėrton dallimin nė mes tė Gjithėsisė dhe Botės sonė pėrkufizimi
i sė cilės pėrcaktohet nėpėrmjet tė fuqisė sė shqisave tona, nė
rradhė tė parė nga shqisa e tė pamurit (toka, qielli, dielli hėna
dhe dhe planetat e yjet) e kjo ėshtė vetėm njė pjesėz e « Gjithit »
- Gjithėsisė.
Atome
tė panumėrta, gjithėmonė nė lėvizje e sipėr nė hapėsirė (« shprazėti »),
lindėn botėrat. «
ka grupime tė tjera materjesh, analoge tė
botės sonė » thotė Lukreci (Lucreci II-1064/1065) dhe shton se
ka dikund nė gjithėsi, jashtė nga hapėsira jonė, raca tė ndryshme
njerėzish si dhe lloje kafshėsh.
Mėtej,
Lukreci i shtron nė vendin e dyte vetitė vetitė e krijime dhe
krijesave pasiqė atomet nuk kanė as erė, as shije e as ngjyrė. Krejtė
vetitė e tyre si njelmėsia, yndyra
janė pasojė e kombinimeve tė
atomeve qė e krijonė gjėnė dhe subjektin e sajė. Nė kėtė mėnyre
spjegohet edhe vet jeta qė sipas Lukrecit rrjedh gjithashtu nga njė pėrzierje
atomesh qė pa ndonjė pengesė krijojnė tė ndishmen (shqisėn) nga e
pandjeshmja, ngjyrėn nga pangjyra erėn nga paera
Qeniet
e gjalla
Jeta
ėshtė gjallėri dhe tė gjallėt jetojnė nė saje tė shpirtit
(gjallėrisė) qė kanė dhe krejtė puna e organeve dhe shqisave varet
nga shpirti i cili nuk ėshtė asesi diēka jomateriale. Ai ėshtė
thjesht i krijuar nga atome mė tė lehta dhe mė tė lėvizshėm tė
cilėt janė tė shpėrndarė nėpėr trupin si lėng dhe e bėjnė atė
tė gjallė. Kur ky trup tė shkatrohet, pėrbėrja e atomeve tė lehta
shpėrndahen nė ajėr duke u rikėthyer nė gjendjen e tyre tė parė qė
do tė thotė se edhe shpirti pėrfundon njėsoj si trupi. Ne kėtė
kontekst po pėrmend teorinė e Gjasmimeve qė ėshtė edhe njėra ndėr
teoritė mė kurioze ku Lukreci flet pėr « membrana tė
lehta » tė shkėputura dhe qė lėvizin nė tė gjitha drejtimet
dhe kur hyjnė nė trupin e njeriut provokojnė senzacione. Kėta
imagjinata, figura apo spektra janė gjithashtu materje me qėndrim
jashtėzakonisht solid
:
"Nga
tė gjitha objektet, egzistojnė ata qė na i quajmė
gjasmime : lloje membranash tė lehta tė shkėputura
nga sipėrfaqja e trupave
Nuk
besojmė mė gjatė mė se diēka nga na mund tė jetoj
pas vdekjes : trupi dhe shpirti njėkohėsisht tė asgjėsuar,
ndahen nga neri tjetri nė elemente gjegjėse." (Lucreci, IV, 33
45)
Gjasmimet,
nuk mund pra as tė jenė dhe as tė pėrmenden si provė e pavdekshmėrisė
sė shpirtit e as nuk duhet tė na mbjellin frigėn nga ndonjė ferr
Nga
kjo edhe pėrfundimi se
Zotrat egzistojnė por ata nuk meren me njeriun, me botėn
e as me gjithėsinė. Janė krijesa materiale tė pėrbėra nga
atome jashtėzakonisht tė lehtė dhe tė ndijshėm, akoma mė tė lehtė
dhe tė ndijshėm se atomet e shpirtit. Ata nuk kanė ndėrmarė as nuk
ndėrmarin kurrė ndonjė punė nė historinė e egzistencės. As
zanafilla e as fenomenet nė natyrė nuk janė ndėrhyrje e tyre.
Nga
kjo pėrfundojmė se Lukreci, edhepse i quajtur ateist nga shum studjuesė,
ai ėshtė besimtar politeist sepse
si qė pamė edhe mė lartė, ai pranon egzistencėn e tyre por
shkėputet na togu fetar sepse : « Perenditė nuk
interesohen aspak pėr njerėzit dhe problemet e tyre : Ata nuk kanė
krijuar njerėzit ; nuk meren me ta ; janė plotėsisht tė
pandijshėm ndaj lutjeve tė tyre, ndaj flijimeve, ndaj hyjnishatėjtėsve
apo ndaj atyre qė thėrrasin njohjen e tyre. » Bota e ynė ka
lind dhe do tė vdes si edhe krejtė gjithėsia sepse nuk kanė asgjė tė
pavdekshme nė vehte.
Nė
fund tė them se vepra e Lukrecit titullohet "De natura rerum"
qė ėshtė njėherit pėrkthim i titullit tė veprės sė zhdukur tė
Epikurit "Peri fiseos".
1)
Dr Logre, L'anxiété de Lucrčce, Paris, 1946.
2) Lucreti poemata ut scribis ita sunt : multis luminibus ingenii,
multae tamen artis.
3) Epikuri ėshtė
themeluesi i sistemit qė mban emrin e tij. Lindi nė Samos tė Azisė sė
Vogėl por nga viti 306 jetoi nė Athinė ku edhe vdiq nė vitin 270.
|