Protagora
lindi në Abder të Thrakisë
nga viti 480 p.e.s. Njihet
si sofist i përkryer si dhe relativist e skeptik. Udhtoi shum, nga
qyteti në qytet ku ligjëronte të pasurve si të mbrojnë
çdo tezë, çfarë do qoftë ajo si dhe si ti kundërvihen të
njejtës tezë. Vizitoi
edhe Athinën, u largua dhe përsëri u këthye aty nga viti 431.
Besohet se këtu është ngritur padi kundër tij pasiqë mohoi perenditë.
Në të vërtetë Protagora nuk është ateist si që pretendohet të
paraqitet nga disa studjues. Ai këtu shpreh më tepër paftësine e
njeriut të kohës për të ditur dhe kuptuar çjanë perënditë...
Sidoqoftë, ai iku para procesit dhe duke lundruar për në Sicili anija
u fundos... Duhet vënë re se kjo është më tepër gojëdhanë
se një e vërtetë, e më poshtë do të parashtrojmë disa variante më
të afërta me të vërtetat historike rreth këtij procesi.
Pasi vizitoi pës
të disatën herë Athinën, aty edhe publikoi traktatin mbi perenditë
që shkaktoi tronditje dhe që pasoi me procesin aq të përfolur.
«Mbi perënditë une as nuk mund të dis a egzistojnë e as se
nuk egzistojnë ; pasiqë shum pengesa pamundësojnë ta dijmë këtë,
errësira e pyetjes dhe shkurtësia e jetës së njeriut.»
Shumë shekuj. Kërcënimi për mbajtje të
procesit nuk u vëndua në dyshim. Vetëm nga gjusma e qindveçarit të
XX historianët filluen ta
gjykojnë një qëndrim të tillë duke e quajtur të pastudjuar mirë
dhe naif. Në fillim do të ndalem në një kronologji kohore për të lëvizur
në periudhë më të vonshme procesin eventual. Protagora ishte mik i
Perikleut dhe ai e angazhoi ti krijoj ligjet
e Turioit. Kjo daton
nga viti 443 që njiherit e vonon ndjekjen e diku gjer nga vitet
418-415.
Mbi të tjera
duhet të dijmë gjithashtu se burimet janë pak të besueshme kur të
kemi parasyshë se athinasit e ndoqën nga qyteti me dekret të sjellur
n¨èe proces, kurse të
tjera burime thone se ai iku para procesit.
Mëtej dyshimet mbi këtë vijnë edhe nga fakti
se gjatë kohë është heshtur për këtë ngjarje. Ndoshta nga ajo se
Protagora nuk pati nxënës të kalibrit
të nxënësve të Sokratit për të evidentuar një gjë të
tillë si që bërë Platoni dhe
Tucididhi për mësusin e tyre. Mëtej mendohet gjithashtu se heshtja e
procesit vjen edhe nga
fakti se Protagora ishte
vetëm një i huaj në Athinë !? Ndoshta heshtja është frut i
mendimit të asaj kohe se kjo ngjarje nuk pati rëndësi për historinë
dhe askush nuk mori mundimin të shkruaj pasiqë në këtë kohë vëndin
kyq të interesave e zë Lufta e Peloponezit.
Heshtja ndërpritet nga Aristoteli një shekull më vonë. Ai përmend procesin
dhe jep emrin e akuzuesit që në të vërtet është edhe prova më
e fortë se ngjarja ka ndodhur.
Sa i përket shkatërrimit të librave faktet
janë më të moçme se datojnë nga fillimi i shekullit III p.e.s.
Filozofi skeptik Timoni thot se « kanë
dashur ti asgjësojnë në hi
veprat pasiqë kishte shkruajtur se nuk dinte dhe nuk mundeshte kuptoj
si janë dhe kush janë perënditë. »
Nga «Koha Romake», në shekullin e
parë p.e.s., Ciceroni e përmend djegjen si një gjë «reale».
Sido që të jetë unë, për të përfunduar do
të them se krejtë procesi egzistoi apo jo, nuk është edhe aq i rëndësishëm
sa që është i këndshëm fakti se sofizmi i Protagorës që qe shpesh
i përbuzur si nga Sokrati, Platoni e gjer më sot, nuk u ndal asnjëherë
të ngrej debate që janë
më sofizëm se sofizmi i Protagorës e për më tepër, kur vetë kundërsofistët
për të thënë të vërtetën e tyre mbi këtë ngjarje, kaplohen nga
sofizmi Protagorian. Dhuratë më të madhe as që nuk ka
paramenduar Protagora…
*
* *
Disa nga
citatet më famë të Protagorës :
Njeriu është mas e çdo gjëje, për ç’janë,
për egzistimin e tyre ; për çka nuk janë, për mos egzistimin e
tyre. »
« Ç’quan njeriu të vërtetë, është e vërteta e tij, do të thot aspekti
nga i cili atij i shfaqen gjërat. »
« Mbi çdo gjë mund të bëjmë dy pohime
plotësishtë të
kundërta. »
« Për çdo subjekt
ka dy ligjërime të kundërta mes vehte. »
|