Mendimtar grek, filozofinë e të
cilit nuk e njofim aq sa duhet e disa herë mbi të janë shkruar gjëna
thellësisht të pasakta.
Nga
vepra sot njohim me saktësi vargjet «Mbi natyrën» është
e tepërt dhe e pabazë pohimi se Parmenidi shkroi edhe në prozë pasiqë
për të vërtetuar këtë,
nuk kemi asnjë dokument të besueshëm të gjetur gjer më tani.
Lindi
në Ele në një familje të pasur dhe mendohet se në moshën 65vj.
Kaloi në Athinë ku edhe pat takuar Sokratin.
Për
të hapur mundësitë e studimit të Parmenidhit, është mirë të tërhiqet
një rezyme në disa pika kyqe. Për
te, Qenia është kryesore, e domosdoshme, pa zanafillë dhe e
përjetshme,
e vazhdimshme dhe jashtë çdo dyndjeje kohore, e pandrysheshme dhe
homogjene, një... Krejt është mirë e lidhur dhe e arsyeshme, dhe si
përfundim: Qenia Është
e Mos Qenia nuk Është apo e kundërta, Mos Qenia Është e
Qenia nuk Është. Duke u nisur nga kjo se nuk qëndron
Mos-Qenia, Parmenidhi arin të
vërtetën e përkryer të mendimit të tij mbi Qenien.
Kështu,
duke injoruar Hiçin,
ai ngriti bazat e fjalës dhe logjikës racionale. Por kjo, nuk do të
thotë se Parmenidhi nuk është jokeherent. Qenia është, koha Jo, ja
nga ku edhe ideja e palëvizshmërisë; krejtë ç’është, do të
jetë përgjithmonë. Ja këtu QENIA parmenidh tejkalohet
nga
zanafilla dhe shpërbërja (shkatrimi)
(genesis dhe
phthora).
Të
pa qenën nuk mund ta njohim se
është e pamundur e pra as nuk mund ta shprehim me fjalë sepse
mendimi
është i njejtë me Qenien,
që do të thotë se fjala dhe mendimi
duhet të jenë Qenie. Ata egzistojnë e hiçi jo, ai është asgjë.
Parmenidhi e konsideron Qenien si
një trung dhe për ta arsyetuar ështin e saj në botë ai nuk lodhet
shum e kjo sqarohet me Doksën (greqisht : doxe,es*) e tij.
Në
fund mund të themi se Qenia a Parmenidhit është grimcë e Kaosit e
me këte është botë në vehte pasiqë njëherit është njëshe e thjeshtë edhe një gjithësi e tërë, me një fjalë,
Zot.
Në
kaos nuk egziston koha,
Qenia është një ekstrem monolitik. Athua
Parmenidhi donte në mendimet e tija të quajtura pak sa me të
drejtë të errëta, të shoh qenien e tij më lartë se
qenien dhe hiçin mbi të cilat flet.
*Opinion
konfuz por në të shumtën e rasteve i pranueshëm.
|