Herakliti lindi në Efez në
brigjet e Egjeut në një familje, sipas legjendës, priftërinjsh dhe
mbretërish, por vet i la mbënë
titujt e klasës dhe rangut.
Privilegjohet
të besohet se la pas tij një libër nga i cili neve na kanë
aritur dis fragmente të shkruara në stil poetik ku mendimet janë
vështirë të kuptuesheme nga edhe e fitoi llagapin « i
errëti ».
Jean Brun e cilëson në mënyrë
të mrekulluar Heraklitin kur thot :
« Filozofí e përleshjes
dhe harmonisë, Filozofí e Bërjes dhe Këthimit të Përjetshëm,
filozofí e jetës dhe katastrofës, filozofí
e Logosit që flet dhe e numrit të vulosur, mendimi i Heraklitit,
është në të njëjtën kohë edhe shumë i vjetër edhe aktual, përbën
në vehte shumë më tepër se sa që përshkruan. Ajo është në mënyrë
të veten, filozofí e limitit dhe pragut që na çon
në këtë përpara që ndalet. »
Tri janë temat
që reflektojnë në
veprën e Heraklitit :
hulumtimi i themeleve të vetme të botës si një e plotë ;
njësia e të kundërtës dhe rrjedhoja e gjërave. Njëherit vërrejmë
se hulumtimet në principe të materjes dhe se ai mer për për elemnte
kyqe tokën, ujin ajrin dhe zjarrin. Për te, në fillim ishte
krejt
zjarr
por që mëtej me dëshirën hyjnore u shëndrrua në det e nga
gjysma e të cilit u krijua dheu.
Në qëndrimin
e tij mbi principin
e të njejtës dhe të kundërtës në të njejtën njësi, pason
principi themelor i ndryshimit të vazhdueshëm, e të përhershëm.
« Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lum »
është shkruar nga nga Herakliti që na bëne të kuptojmë se
uji i lumit që hyme njëherë, për së dyti nuk është më i njëjti
megjithëse jemi në të njejtin lum. Ky princip është ai që na shtin
ti kundërvëmë Heraklitin Parmenidhit dhe teorisë së tij të Një Qenie,
pandashmëri, i përjetshëm homogjen dhe pandryshueshëm.
Sa i përket kohës, Herakliti është akoma në fazën e arkaizmit dhe në këtë epokë,
jemi akoma në mes të ndjenjës dhe
resonimit nga edhe mendimi i adoptuar mbi konceptin ciklik të kohës e
jo në atë linear. Pra këtu kemi të bëjmë me një dialektike të hapur
sepse ai injoron kohën lineare të zhvillimit, të ecjes sepse kalimi i
kohës në formë spirale është
rrikëthim i pafund në kohë ciklike që përfundon në kaos të
hapur. Hegeli është ai që u largua nga kjo kohë ciklike
në
një spjegim të saktë
modern të kohës lineare
Herakliti
me idetë e veta, influencoi numër të madh mendimtarësh nëpër
shekuj, ndër ta Platonin dhe stoikët si dhe Hegelin që integroi
sistemin e tij në veprën
e vet.
|