Empedokli
rradhitet ndër figurat më të
shquara të filozofëve të kohës parasokratiane të shkollës së
Parmenidhit. Është i influencuar nga tri idetë të cilat edhe i
mësoi, ata të Pitagorës dhe besimet Orfeike; idetë Eleatike:
dhe ndikimet nga Herakliti. Mbron
tezën e Njëshes dhe mëtej, pasiqë nxen edhe mësimet
e vijuesve të Pitagorës, përpilon kosmologjine e vet. Zjarri,
toka uji dhe ajri janë elementet që formojnë çdo gjë në gjithësinë
e paraqitur në një sferë ku bashkimi dhe ndarja e elementeve vihet në
lëvizje nga dy forca të vetme : Dashuria dhe urrejtja. E para është
forcë bashkuese kurse e dyta forcë që sjellë ndarje. Përveç
interesit mbi natyrën Empedokli merret me jetën politike dhe është
mbrojtës i zjarrtë i demokracisë. Është poashtu i njohur si ithtar
i doktrinës së migrimit të shpirtërave dhe si shërues, gjë që bëri
të konsiderohet si hyjni nga bashkëkohanikët e tij. Për të vërtetuar
pavdekshmërinë e tij, por
më tepër nga krenaria joracionale, pas një banketi ndër besimtarë e
miq, dëgjon një zë që e thërret dhe ai zhduket përgjithmonë. U
gjuajt në flakët e Etnës nga i ngelën pa u djegur vetëm bronza e këpucëve. Apotheozë pak edhe e
stër-ritur por sidoqoftë, dëshira e Empedoklit u plotësua më së miri...
Pretendonte të jetë Hyjni dhe i
pavdekshëm ( « Pastrimet »... unë kam arrdhur tek ju si
një Perendi i pavdekshëm...) Këtë e ariti gjatë jetës e
sidomos duke ju sakrifikuar Etnës. Kjo ishte dëshira e tij...
Empedokli fizikant dhe magjistar
Në poemën «Natyra» flet
për ushtrimin e forcës së magjisë mbi çdo gjë. Aty i
drejtohet nxënësit të
vet Posanias me fjalët:
«Ti do ti mësosh të gjitha ilaçet kundër dhimbjeve dhe pleqërisë.
Ti do të qetësosh vrullin e errërave të palodhshme... Për të
mirën e njeriut ti, kur do të duhet, do të bëshë që thatësia të
zëvendsoj shiun dhe të kundërtën».
Përndryshe te Empedokli që në fillim verejmë
vendosjen e materjes unike të përhershme. Çdo gjë e gjithkah është
rrënjë e të qenurit. Asgjë nuk vjen dhe asgjë nuk shkatërohet.
Çdo gjë që është, ka qenë dhe do të jetë. Katër janë « rrënjët »
që kanë egsistuar dhe do të egzistojnë: Zjarri (në formën e
hyjnizuar Empedokli e quan Zeus), Uji, Ajri dhe Toka: këto janë
bazat e Qenies dhe qëndrojnë në gjithësi dhe që kanë madhësinë e
tyre edhe pse ai nuk ka njohurinë e rëndësisë së tyre. Dielli dhe
yjet janë aty nga djithëmonë dhe nuk
ska ç’të kërkojmë jasht kësaj. Të gjithë kanë të njejtën
moshë. Kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë përçdoherë.
Shohim se në një mënyrë Empedokli pranon
shumësin e vetive të spcifikuara të pandryshueshme dhe spjegon përzierjen
e elementeve nëpërmjet procesive
mekanike. Përzierja bëhet mes elementeve me afinitete të përafërta
dhe nuk ka asnjë lloj tranfsormimi. Lumenjt e mëdhej gjithashtu mund të
kalojnë nëpër pore të ngushta (këtu Empedokle bënë hapat e para në
fushën e atomit). Toka mori lëndët e shumta nga uji e zjarri dhe kështu
u prodhuan eshtërat, tuli, dyelli dhe gjaku.
Principet dhe mekanizmi sipas së cilit
prodhohen këta përzierje dhe ndërrime, janë dy veti (elemente) të rëndësishme:
Përçarja (armiqsia) dhe nga ana tjetër: Dashuria (harmonia, gëzimi).
Tash shtrohet pyetja a është
Empedokle i bindur në Njëshen e materies apo pati tendenca të ndërlidh
idetë e shumëfishit
kaotik. A është pra Përçarja një rrjedhë e Mërisë dhe Dashuria
një betejë kundër mbretërisë
së Përçarjes?
|