Demokriti
lindi në Thraki në qytetin Abder rreth vitit 460 p.e.s. « I
shtyrë nga dëshira për të nxënë », thot Aristoteli, udhtoi
shum dhe ariti të bëj spjegime racionale mbi natyrën dhe u bë burim
i rëndësishëm për pasardhësit e ndër ta më i njohuri është
Epikuri. Besohet të ketë shkruajtur pesëdhjetë e dy vepra por kjo
duhet të meret me shum kujdes sepse të ruajtura janë vetëm dis
kalime e nga citimet mbi të që gjejmë sot, janë të njerëzve që
nuk përputheshin me idetë e Demokritit kështuqë, dëshmitë e tyre
nuk janë tejet të besueshme. Nga mungesa e byrimeve të sigurta, në
kohët vijuese tê antikës, sa në Greqi aq sa edhe në Romë u krijuan
anekdota nga të cilat së paku arijmë të krijojmë një pasqyrë mbi
atë se ç’qe Demokriti në kohët në fjalë. Plutarku thot se ai është
verbuar vet për të ju shmangur shqetsimve dhe pengesave
që vijnë nga jashtë e sidomos nga femrat, të cilat përndryshe
dikur në jetën e vet ka dashur ti ketë të gjitha.
Sa
i përket veprimtarisë mendimtare, Demokriti pranonte dy principe të
krijimit të gjithësisë dhe për hërë të parë,
flitet për një sistem të krijimit të gjithësisë pa ndërhyrje
të forcave mbinatyrore. Këtu kemi me të vërtetë një mundim, një
punë mendimit më të ri dhe jo pse për herë të parë përmendet
fjala atom, po pse bëhet një hulumtim për ndërtimin e asaj që
egziston me principe të reja dhe mbështetur në baza të reja materiale.
Demokriti pra zhvillon, do të kisha thënë një teori
materialiste mekanike ku materjen e quan të formuar nga grimca të
pazzhdukshme dhe të pandashme më tej (atom). Çdo trup formohet me lëvizjen
e grimcave lirë në shprazëtirën që egziston dhe që mundëson këtë
levizshmëri. Pra kështu formohen trupëra më
komplekse dhe të njëjtat grimcohen pas vdekjes.
Dihet
gjithashtu se Demokriti nuk ishte një materialiste i shterur dhe pa
idealizëm në vehte. Ai me hutaqëri kërkonte qetësi shpirtërore dhe
morale. Kërkonte pastrimin
shpirtëror nga friga dhe bestytnitë. Për tu mbrojtur nga dëshirat e
ndryshme, si që përmenda edhe më parë ai e verboi vehten...
Nga
veprat e tia (52 në numër) nuk gjejmë vetëm një pakicë shum të vogë
se pjesa tjetër është shkatruar ose humbur. Fragmente, citate dhe
pjesë mbi jetën e tij transmetohen më vonë nga Aristoteli,
Simpliciusi, Ciceroni, Plutarku...
Një
shekull më vonë, teorinë e bazuar mbi atomet e mer dhe e zhvillon Epikuri,
që njihet gjithashtu edhe si pasardhës më i denjë dhe më besnik i
Demokritit.
Disa
citate ng Demokriti:
"Asgjë
nuk vjen nga hiçi, dhe asgjë, pasiqë të jetë shkatëruar nuk i këthehet
hiçit. Atomet lëvizin në gjithësi duke prodhuar vorbulla dhe nga kjo
formohen komponimet: zjarri, uji, ajri dhe toka."
"Krejt
çka egziston në gjithësi është frut i rastit dhe domosdoshmërisë."
"Gjithësia
është e pafund pasiqë nuk është vepër e asnjë krijuesi."
|