Aristoteli
lindi në vitin 384 në Stragirë të Maqedonisë nga edhe e muer nofkën
Stragirioti. Që në vegjëli e humbi babain Nikomak, që ishte mjek i
mbretit të Maqedhonisë dhe për të cilin besohet të kishte
shkruajtur shum libra të mjekësisë. Aristoteli, që në moshë të re
(17 vjeçar), u
largua për në Athinë ku ndoqi mësimet e
Platonit
në Akademi dhe njiherit njihet si mik i afërt i mësuesit të
vet por më vonë edhe shum
kritik ndaj tij. Pas njëzet vjetë studimi dhe pune në Akademi, në
vitin 343, Aristoteli shkon në Oborrin e Filipit, i zgjedhur nga ai për
edukator të djalit të vet, që do të njihet me vonë si Leka i Madh.
Më 335, Aristoteli hap shkollën e vet që e quajti Lice apo Peripatos
ku praktikonte bisedat filozofike
duke shetitur nga edhe nxënësit e tij quhen peripatetistë. Këtu
zhvilloi mësimet e veta për
13 vjetë. Por me vdekjen e Lekës së Madh u detyrya të largohet nga
Athina pasiqë u ngritë një fushatë kundër tij për bashkëpunim me
Maqedhoninë. Nga rreziku që
i kanosej u vendos në Kalkidë në ishullin Eube.
Përndryshe
nga veprimtaria e gjërë e Aristotelit, nuk gjejmë asgjë të
shkruajtur me dorën të tij. Kopjet më të lashta datojnë nga fillimi
i qindveçarit të parë p.e.s. dhe dihet se atëherë shkrimet e
mendimtarëve kopjoheshin nga të tjerë por gabimet gjatë kësaj pune
janë gati të paevitueshme. Mëtej, këto kopje vazhdonin të
komentohen et të përkthehen në gjuhë tjera...
Për të rivendosur një rend në «ç’është e Aristotelit», punuan
dijetarë me njohuri të mëdha dhe arijtën të grumbullojnë tekstet më
të vjetra dhe më të besueshme sa i përket këtij filozofi dhe
krijimtarisë së tij të jashtëzakonshme. Interpretimet e mëvonshme në
të shumtën e rasteve kishin për qëllim edhe devijimin e ujit në
mulli të vet, si që bënë për shembull stoikët kur përshkruanin
opinionet e Aristotelit mbi fatin dhe fatalizmin. E vërteta është
krejtë ndryshe ; Aristoteli asnjeherë nuk shkroi për fatin e
fatalitetin. Përkundër këtij fakti, ai gjatë kohë numërohej në
rradhët e stoikëve. I pari që grumbulloi dorëshkrime të ndryshme është
Apelikon nga Teosi që u reviduan më vone nga Androniku i Rodosit
por Evropa e njohu Aristotelin
më së miri duke i falenderuar arabëve e sidomos Ibën Sinën
(Avicena), mëtej vijnë Amoniusi, Alexandri nga Afrodizia ; kurse
ngamesjeta përveç Avicenës që u
përmend më parë., dallohen sidomos edhe
Ibën
Rushdi 1126-98 (Averoes) nga Kordoba,
Alberti i Madh dhe Avempasi. Sa i përket jetëshkrimit
më të hershëm mbi
Aristotelin, është ai i Diogjen Laercit.
Aristoteli
ngriti për herë të parë dhe me këtë na solli disa diciplina
të panjohura ose të papërkryera gjer m’atëherë: Ai është
vendosës i parë i ontologjisë ; është i pari praktikues
dhe teoreticient i logjikës e i semantikës (péri
hermeneias) dhe njëherit i pari që ngriti brinjë filozofisë së
tij edhe pozitën e vet në
histori dhe me këtë themi se është krijues i historisë së
filozofisë.
Veprat
e Aristotelit përfshihen në tri grupe kryesore:
1. Logjika
(Organoni):
·
Kategoritë
·
Interpretimi
...
2.
Filozofia teorike:
·
Fizika (tetë libra)
·
Mbi Shpirtin (Paqa e shpiriti)
(tre libra)
·
Metafizika (katërmbëdhjetë
libra)
...
3.
Filozofia praktike:
·
Etika e Nikomakut (dy libra)
·
Politika (tetë libra)
·
Retorika (tre libra)
...
|