|
Poezia e Pal Sokolit, e
pėrfshirė nė kėtė vėllim ėshtė poezi e dhimbjeve tė mėdha. Kjo
dhimbje qė derdhet kėtu ėshtė shkaktuar nga lufta e fundit e Kosovės,
e cila e pėrgjaku Kosovėn, duke pasur si qėllim pėrfundimtar vrasjet,
djegiet dhe pastrimin etnik tė shqiptarėve tė Kosovės nga tokat e
tyre. Kjo ishte njė tragjedi e paparė ndonjėherė pėr nga urrejtja,
fanatizmi, egėrsia e barbaria qė treguan forcat serbe. S ėshtė
ēudi, pra, qė kjo poezi del nga thellėsitė e shpirtit tė poetit me
tone tė theksuara dhimbjesh, si kujtim i tmerrit i ngarkuar me riga tė
ngrohta lotėsh, tė cilėt nuk shfaqen haptazi, nė mėnyrė
transparente, po rrjedhin vazhdimisht nė brendinė e poetit si njė
elegji e pėrjetshme pikėllimi pėr atė qė ndodhi nė Kosovė. Autori,
Pal Sokoli kishte arsye pėr tė shkruar njė poezi tė kėtillė, kur
dihet se lufta ia mori pa tė drejtė gjashtė anėtarė tė familjes,
duke ia djegur e pjekur, duke ia shkretuar plėng e shtėpi vetėm pse
ishin shqiptarė.
Pėrkundėr kėtyre tė bėmave, pra kėsaj barbarie,
poeti Pal Sokoli nuk shpreh urrejtje ndaj askujt, madje as ndaj vrasėsve
mė tė egėr, por pėrshkruan pasojat qė shkaktuan ata. gjeste tė
kėtilla bėjnė vetėm poetėt e mėdhenj tė kėsaj bote, tė cilėt
dashurinė ndaj njerėzimit e kanė shumėfish mė tė madhe e mė tė
fuqishme se sa urrejtjen. I kėtillė ėshtė Pal Sokoli, dhe pėr nga
natyra e kėtillė ėshtė edhe poezia e tij, tė cilėn duhet shikuar jo
si lashtėsi, por si brendėsi. Vlerat artistike shihen nė thellėsinė
dhe brendėsinė e saj. Pal Sokoli i ka ikė folklorit politik nė poezi,
i cili do ta bėnte pa vlerė artistike atė. Andaj, poezia e tij vjen si
vjen si mendim i ngjyrosur me ndjenja tragjike, pėr gjithēka qė ka
ndodhur rreth tij nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen. Poeti, P. Sokoli,
i ka shprehur kujtimet e veta dhe nė kėtė mėnyrė bėhet mė i
sinqertė, mė i afėrt dhe mė i dashur. Pikėrisht kjo arritje e poetit
konsiderohet si vlerė, tė cilėn duhet ta shkrijė nė vete poezia e
vėrtetė. Mbase nuk teprohet nėse pėrforcohet mendimi dhe bindja se
poezia e autorit Pal Sokoli rrjedh pikėllim, trishtim, por edhe
optimizėm, e dashuri ndaj njerėzve dhe atdheut, i cili s ėshtė ky i
copėtuar nė kufij politikė, por atdheu i natyrshėm i shqiptarėve,
atdheu tė cilin e kanė projektuar me penė dhe gjak brezat e
shqiptarėve gjatė historisė. Poeti ėshtė krenar kur flet pėr kėto
pėrpjekje tė luftėtarėve tė devotshėm tė lirisė. Ai, si
rilindėsit, kthehet nė tė kaluarėn, duke i shprehur vlerat kombėtare
me qėllim qė tė ndikojė te bashkatdhetarėt e vet, tiu ndihmojė
atyre me shembujt e trimave tė dikurshėm, qė ti ēojnė idealet e
veta mė tej, si: Gjergji i Kastriotėve
Ėshtė kėngė gjak i Arbrit
Engjėll rreze drite
Atlet i njė rruge tė bardhė.
Poeti pėrshkruan rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn eci populli
ynė gjatė historisė pėr ta fituar lirinė dhe pavarėsinė:
Notuam
Vėrshimeve tė reja
Ndėrtuam ura
Ura gjaku
Ura shprese
Ura drite
Poezia e Pal Sokolit ėshtė njė zjarrishtė e
mendimeve dhe ndjenjave tė poetit, njė zjarrishtė rri gjithmonė ndezur
thellė nė qenien e tij. Ėshtė njė plagė e hapur qė pikon
vazhdimisht pėrbrenda. Ajo qė e bėn kėtė poezi mė tė afėrt me
lexuesin, mė intime, ėshtė nostalgjia e poetit ndaj prindėrve qė i
kujton nga mėrgimi. Nė kėto raste ai do tė shprehė dashurinė e madhe
si mėrgimtar ndaj Kosovės nė pėrgjithėsi dhe vendlindjes nė
veēanti.:
Sa herė rruga
Mė dridhet nėn kėmbė
Shoka e babait mė shtrėngon
Dhe njė zė i ėmbėl mė vjen
Ėshtė zėri i nėnės qė mė kėndon
Dhe gjithēka mė kujtohet tash
Babai mbante shall rreth plisit
Gjyshi shall e shokė
Qė mė bėjnė dritė
Shpirt mė japin mua nė Evropė.
Ndėr poezitė mė tė suksesshme tė kėsaj natyre ku
shprehet dashuria ndaj prindėrve ėshtė padyshim poezia
"Nėnat", ku poeti nė mėrgim digjet nga malli i madh qė e ka
marrė pėr Kosovėn:
Nėnat na mbjellin
Ca lule me duar tė praruara
Jetėn na zbukurojnė
Me duart e veta
Na japin atė
Ēka na merr jeta
Dashuria dhe nostalgjia e poetit pėr Kosovėn ėshtė shumė e madhe.
Ajo nuk mund tė krahasohet me asnjė dashuri tjetėr. Ndoshta mėrgimi,
kjo plagė e keqe pėr shqiptarėt, i ka bėrė shumė tė ndjeshėm ndaj
atdheut tė tyre, Kosovės:
U bėra pelegrin
Dhe gurė u bėra
Duke thirrur Kosovė
Me gjurmė lotėsh nė sy:
Poezia e vėllimit poetik "Unazė gjaku" tė
Pal Sokolit, ėshtė interesante jo vetėm pėr nga temat qė trajton, por
edhe pėr nga forma dhe pėrmbajtja. Kjo bėhet mė e pranueshme falė
figuracionit poetik qė pėrdorė poeti, i cili ia shton vlerėn
artistike. Ky figuracion i ka dhėnė mundėsi poetit ti shprehė tė
gjithė fshehtėsitė qė i mbanė nė shpirt ndaj objekteve qė
pėrshkruan. Figuracioni i tij del paksa i zemėruar, ndoshta pėr shkak
tė rrethanave jetėsore tė imponuara nga jashtė. Nė kėtė poezi
autori ka pėrdorur figura tradicionale, por nuk mungojnė as ato moderne
shumėshtresore, qė u japin vjershave njė dimension tė ri. Shprehjet
metaforike qė ia shtojnė vlerėn kėsaj poezie janė: fushat e Kosovės
rrisin lule lotėsh, rrudhat ma kanė kapluar ballin, eshtrat tua dorėza
lahutash, varrin ta ruajnė legjendat, ėndrrat e djegura, lėndina e
pikėllimit, dielli trason rrugėn, era pėrkėdhel lotin, cicėrima nė
erė rigon dritė tė etur, zog qė fluturon kah shpirtrat, gurėt e
varreve kėndojnė himnin, kambanat pėlcasin nga zjarri i fitoreve, etj.
Kėto figura tė bukura ia kanė lehtėsuar punėn poetit pėr ta
shprehur plotėsisht atė qė ndjenė, pra tė veēantėn e objekteve qė
pėrshkruan. Metaforat e kėtilla pėrbėjnė bukurinė e gjuhės e cila
pjellė vargje tė skalitura nė pikėpamje artistike. Kėto figura bindin
se Pal Sokoli ka sens pėr ta gjetur figuracionin e veēantė qė poezinė
e bėn tė bukur. Pali dallohet me njė ndjeshmėri tė theksuar ndaj
ngjarjeve tė mėdha e tė vogla, tė sotme apo tė shkuara. Nga poezia e
tij rrjedh njė mesazh i madh, dashuria qė duhet tė kultivohet ndaj
atdheut, ndaj figurave tė rėndėsishme historike, ndaj luftės sė
drejtė qė bėri populli ynė pėr ta fituar lirinė e vet, dashuria ndaj
prindėrve dhe vendlindjes, nė kėtė poezi ka humanizėm njerėzor qė e
bėn atė mė tė afėrt, mė tė domosdoshėm pėr tu kėnaqur me
vlerat e saj artistike.
Gjakovė, Gusht 2008.
|