| |
Denis Diderot (Dėni Didero) lindi mė 1713 nė Langres.
Fėmi i parė i familjes sė thikaxhijve tė njė rangu tė mirė
ekonomik. Hyn nė kolegjin jezuit mė 1723 e familja e gjėrė e
drejtojnė nga profesioni fetar. Nxėnės i mrekullueshėm, vazhdon
mėsimet nė kolegjin Louis Le Grand nė Paris, pėr tė
studjuar pra, filozofinė, teologjinė dhe drejtėsinė. Mė 1732
titullohet mėsues i artit pranė univerzitetit tė Parisit.
Prej vitit 1733 gjer mė 1736, punon tek prokurori Clément de Ris.
Disa muaj, muaj ushtroi detyrėn e preceptorit (mėsuesit) tek
tagrambledhėsi i pėrgjithėshėm nė Poitou, Randon dhe Massane.
Nga shkrimet e para, Diderot boton njė pėrkthim nga anglishtja tė
autorit Temple Stanyan, "Historia e Greqisė (l'Histoire de la
Grčce). Mė 1742, njihet dhe bashkangjitet me Rousseau-nė (Ruso) dhe tij
njihet edhe me Grimm-in. Nė kėtė kohė (1943) martohet, kundėr
dėshirės sė prindit me teshalarėsen Antoinette Champion. Gjatė
vitit 1745 publikon kėsaj rradhe, nė pėrkthim tė lirė, veprėn e
filozofit anglez Shaftesbury: "Ese mbi meritėn dhe virtytin":
Vitin vijues boton veprėn e tij tė parė filozofike: "Mendime
filozofike" (Pensées philosophiques). Pasiqė nė kėtė veper ai
sulmon nė tė njėjtėn kohė edhe ateizmin edhe misticizmin dhe nuk lė
pas dore as themelet tradicionale tė fesė. Nga ky moment, ai
konsiderohet si shkrimtar subverziv e vepra dėnohet nga parlamenti nė
Paris. Tė njėjtin vit, Diderot bashkėpunon nė pėrkthimin e
"Fjalorit tė Mjekėsisė" (Dictionnaire de Médecine) tė Robert
James-it. Mė 1747 nė bashkėsi me Alambert-in, ngarkohet tė drejtoj
Enciklopedinė (Encyclopédie (vepėr me famė botėrore) mbi tė cilėn
punon pa ndėrprerje dhe me njė zell tė paparė gjer mė vitin 1772.
Redakton "Shėtitja e Skeptikut" ( La Promenade du Sceptique)
dhe mė 1749, shkroi "Letra mbi tė Verbėrit nė shėrbim tė atyre
qė shofin" ( Lettre sur les Aveugles ą l'usage de ceux qui voient),
qė i "shėrbeu" pėr burgosje pėrgjatė disa muajve nė Vincennes.
Mė 1750 publikohet Prospekti i Enciklopedisė dhe po nė kėtė vit
njihet me shkrimtarin dhe kritikun e njohur gjerman Friedrich Melchior
Grimm me tė cilin bėhen miq shum tė mirė.
Viti 1751 karakterizohet me njė Diplomė anėtarsie tė ndarė nga Akademia
e Berlinit; Akademi ndėr mė prestigjiozet nė Europė. Diderot
vazhdon krahas tė shkruaj dhe tė bėj jetė tė stuhishme, tė
zhurmshme. Romanet, kritikat dhe esetė filozofikė, flasin pėr mundin e
tij pėr tė definuar natyrėn e vėrtetė tė njeriun dhe vėndin e tij
nė botė. Propozon njė lloj morali pėr tė gjithė njerėzimin, qė nuk
bazohet nė Zotin por nė sentimentet e natyrale tė njeriut dhe
menēurisė. Tanimė, fillon edhe betejat filozofike; shkruan eseun
"Interpretimi i natyrės" ( L'interprétation de la Nature,
1754) ku vazzhdon tė ngrej vizionin e tij moralist mbi botėn. Mė 1756,
lidhet me Sophie Volland, dhe kjo miqėsi zgjat gjer mė 1774. Nga kėtu
na ngel njė letėrkėmbim i njohur si mė i adhuruari i gjithė
historisė sė letėrsisė botėrore.
Nė rrjedhėn e vitit 1757 Diderot bėhet i njohur si autor i
dramės...; shkruan "Biri naturor" (Fils naturel) ku spjegon
reformat qė don t'i shti nė gjininė e dramės. Vepra nuk pati aspak
sukses, mirėpo menjėherė vitin e ardhshėm shkroi dramėn "Prindi
i familjes" ( Le Pčre de famille) dhe njohu njė sukses tė dalluar.
Me kėrkesė tė mikut tė vet Grimm (viti 1758) angazhohet si kritik
i artit pranė revysė "Korespondenca letrare" ( La
Correspondance littéraire). Dhe njėherit punon pa ndėrprerje mbi veprat
"Le Neveu de Rameau" dhe "Jacques le Fataliste.
"Endėrra e Alamberit" ( Le Rźve d'Alembert, 1769) ėshtė
pėrgjigjje pytjeve tė bėra mė 1754 mbi prejardhjen e jetės. Struktura
e materjes dhe organizimi i qenieve, shėnon kulmin e materializmit tė
tij.
1772, pėrfundon botimin e voulemeve tė fundit tė Enciklopedisė.
Nė kėtė kohė, hyn nė kontakt me me mbretėreshėn e Rusisė Katrinėn
e Dytė, e cila nė kohė ia pat blerė bibliotekėn e Diderot, vendosė
mė 1773 tė udhėtoj pėr Petersburg. Kėthehet nga atje pas afro njė
viti i raskapitur nga shėndeti. Duke filluar nga 1776, ai gati nuk
shkruan mė, si qė u tha mė parė, se shėndeti i qe dobėsuar shum. Mė
1778 boton eseun mbi jetėn e Senekės. Mė 1782: "Ese mbi
mbretėrimin e Klaudit dhe Neronit" ( L'Essai sur les rčgnes de
Claude et de Néron) nga ku kritikėt vijnė nė pėrfundim se Diderot
moralist, ngadhnjen mbi Diderot-nė filozof: "stoicizmi ėshtė
qėndrimi i denjė i njeriut".
Vdiq nga apopleksia mė vitin 1784.
Veprat kryesore:
-Mendime filozofike (Pensées philosophiques, 1746)
-Shėtitja e skeptikut (Promenade du sceptique, 1747)
-Letra mbi tė verbėrit, tė ju shėrbejnė tė atyre qė shofin (Lettre
sur les aveugles ą l'usage de ceux qui voient, 1749)
-Mendime mbi interpretimin e natyrės Pensées sur l'interprétation de la
nature, 1753)
-Murgesha (La Religieuse (1760)
-Nipi i Rameau-sė (degėzės) (Le Neveu de Rameau, 1762)
-Ėndėrra e Alamberit (Le rźve de D'Alembert, 1769)
-Fatalisti Jacques (Jacques le fataliste, 1771)
-Ese mbi jetėn (Essai sur la vie,1778)
|
|
Rradhitje
alfabetike:
Blaise
Pascal
Charles
Fourier
Denis
Diderot
J-J.
Rousseau
Montesquieu
Voltaire
Ballina |