Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

  Portal - Reis Mirdita - Xhevahire

1

2

3

 
 

Xhevahire
Citate, proverba dhe sentenca
 
Nga:
Reis MIRDITA

 

 

Loja me nderin, verbon.
Shpërfytyrimi i gjuhës, shfaros kombin.
Në botën moderne të gllabërimit, morali egziston vetëm në fjalor.
Sistemi që nuk siguron arsimin e popullit të vet, as drita e Diellit nuk e nxjerr nga errësira.
DURIM ështe ai kur dy kardiologë dëgjojnë pa ndrërpre një orë të tërë bariun e fshatit të ju flasë se si operohet zemra.
Pijaneci filozofon më shum se të gjithë filozofët bashkë.
Vetëm njeriu pa vepra vdes. Në të vërtetë, ai as që ka jetuar.
I varfëri vdes nga uria, i pasuri nga dhjami.
Në meditimet e mia mbi lumturinë, erdha në përfundim se çdo gjë e blerë, nuk vlen asgjë.
Komb që s'di të mbrojë gjuhën e vet, është i pjekur për zhbërje.
Zemra nuk rrenë.
Për disa, viti ka 365 netë, ose ndryshe thënë: 365 ditë gjum.
Dritën dhe errësirën njeriu e sjell vet, andaj, për dikend është gjithmonë dritë, për dikend gjithmonë terr.
Në i ke ikur mizerjes se skamjes, nuk don të thot se i ke ikur mizerjes së shpirtit.
Më se keqi gjinden ata që i dijnë germat por s'dijnë të lexojnë.
Lemosha sa do që të jetë bëmirëse, ajo vetëm sa e zgjat agoninë. Ajo nuk nxjerrë as nga varfëria, as nga mjerimi.
Sa lotë duhen, për t'i larë plagët dashurisë?
Çdo nismë e ndryshme ka një "për herë të parë", fundi ka vetëm: "herën e fundit".
Në mes të intelektualëve ka më shum analfebetë se gjetiu.
Kujtohem kush kujt do t'i jep fund: njeriu luftës apo lufta njeriut?!
 

 
 

 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .