Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

  Portal - Reis Mirdita - Xhevahire (II)

1

2

3

 
 

Xhevahire -II-
Citate, proverba dhe sentenca
 
Nga:
Reis MIRDITA

 

 

Dashuria ndaj të tjerëve është bujari e fituar, e pranuar me zëmër. Dashuria ndaj vetvetes është e lindur, instikt, dhe andaj nuk ka ndonjë vlerë shoqërore.
Ende nuk mësova se kush lindi më parë, paqa ose lufta?!
Në Facebook gjejmë më shumë trima e patriota se në tërë historinë e njerëzimit.
Dashuria s'e mbyt dashurinë, njeriu po.
Në dashuri, sytë i gjejnë kahjet por zemra bjen vendimin.
Shpirtvegjëlit nuk mund të dalin kurrë nga mjerimi i tyre, as me barna as me pasuri.
Heshtja para të keqes është aprovim i saj.
Në shtëpinë e përhershme, një epitaf univerzal: Më leni të jetoj!
Kritikët më "të mëdhenj" të autorëve, janë ata që lexojnë diagonalisht. Pas tyre vinë analfebetët. 
Nëse i pëlqeni përrallat, lexoni historinë nga burime të fituesit. Nëse doni të mësoni të vërtetën, lexoni burimet e humbësit; aty do të gjeni dhunën, dhimbjen, vajin, humnerën.
Plagjiati si telegrafi, flasim gjithmonë por ata nuk egzistojnë më; i pari është zëvendësuar me kopje-ngjitje, i dyti me e-mail.
Kemi "Të mjerët" e Hugo-s por edhe të mjerët e egos.
Të pohosh se je njeri i mirë, është e njerëzishme, të pohosh se je më i miri, është çalim shpirtëror.

 

Edhe liria e ka faqen e saj të errët, fitohet duke ecur mbi kufoma.
Lufta për liri nuk bëhet për të vdekur por për të jetuar.
Njeriu humbi lirinë, kur u largua nga shpella e tij.
Që të mos jetë liria vetëm një kuptim subjektiv, njeriu duhet ta heq qafe frikën.
Dielli dhe hëna janë madhështia qiellore; yjet mes tyre, janë njerëzit e drejtë.
Njerëzit, sipas mënyrës së jetës, ndahen në tri grupe: ata që jetojnë me motin, ata që jetojnë me horoskopin ditor, dhe ata të cilët thjeshtë, - jetojnë. Ka edhe një komunitet i katërt, politikanët por për ta s'po flasim aspak se s'i jepet asnjë karar.
Ma thuaj të kaluarën, të tregoj ardhmërinë.
 

 
 

 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .