rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

Ciceroni
(106-43)

  FILOZOFĖT ROMAKĖ
 

Marcus Tullius Cicero, lindi nė Arpinum tė Italisė dhe ėshtė i njohur nė histori si gojėtar i dytė menjėherė pas Demostenit, si  filozof i parė latin dhe si pushtetar romak. Pėrndryshe rrjedh nga njė familje e panjohur  gjer  nė vdekjen e Imperarorit Silla kur Ciceroni filloi karierėn e tij tė mirėfilltė (cursus honorum).  Nga veprimtaria, pjesa mė e madhe, pėr fat tė mirė,  i qėndroi kohės dhe sot na njohim, nėpėrmjet tė saj edhe shum filozofė dhe ngjarje tjera historike tė para dhe tė periudhės sė tij. Ai ėshtė pėrcjellės i urtėsisė sė civilizimeve mė tė lashta, tė cilėn e pėrvehtėsuan dhe e zhvilluan mėtej mė parė grekėt e nėpėrmes tyre pra Ciceroni e pėrhapi dhe e ngriti nė shkallė mė tė lartė nė Romė e gjetiu nė Europė.

Nė rininė e hershme i filloi studimet nėn drejtimin e gojėtarit tė njohur Krasus  (Crasus) dhe  tė Skaevolės (Scaevola). Pas luftės sociale ku muer pjesė kundėr Marsėve, vazhdoi tė ndjekė tani nė Romė mėsimet e retorit Molon  dhe tė Akademikut Filon. Me ngritjen kundėr njė tė favorizuari tė Silės (Pro Quinctio) Ciceroni  bėri hapat e par nė Forum dhe sė shpejti  mėtej vazhdoi me mbrojtjen e Rosciusit qė paditej  nga Krisogoni (Chrysogonus) pėr vrasjen e atit tė vet. Sukseisi qe i jashtėzakonshėm por i duhej gjithėqyshė tė largohej nga Roma dhe nga afėrsia e diktatorit Sila. Pas dy vjet qėndrimi nė Athinė e Azi ku edhe pėrforcua nė gojėtari, u kėthye nė Romė. Pas detyrės sė kryer  nė Sicili nė nė punėt financiare (quaestor) dhe njė mbrojteje juridike tė sicilianėve tė dėrmuar nga  Veresi, e afruan Ciceronin nė rradhėt Pompeut e Cezarit. Pėrndryshe vet Ciceroni, kishte dėshirė tė madhe ti afrohet Pompeut, ndahet nga Katalina dhe e shtėngon ta lėshoj Romėn, kurse bashkėpunėtorėt e tij  ia denoi me vdekje. Sukseset e tilla por edhe  kryelartėsia e lavdėrimet e tepruara pa masė, ngjallėn  ndjenjėt e kujdesit nga  tek Pompeu, Cezari dhe Krezusi kurse me Klaudin (Claudius) u bėnė armiq tė tėrbuar e ky i fundit e detyroi tė largohej pėr gati dy vjet nė Durrės. U kėthye nė vitin –57, kėsajė rradhe i kujdesshėm dhe u lidh akoma mė tepėr me Pompeun. U emėrua guvernator i Silicisė dhe pas njė ekspedite kundėr Partėve muer titullin Imperator.

Pas ndarjes sė Pompeut e Cezarit, Ciceroni anoi nga Pompeu por  dhe luftės civileqė pasoi e ku Cezari doli fitimtarė, Ciceroni u largua nga jeta politike, u ēkurorėzua  nga gruaja pėr tu martuar me njė mė tė re dhe mjaft tė pasur. Sė shpejti i vdiq vajza Tulia dhe kjo e molisi shumė rėndė.

Kur pas Cezarit, Antuani u vendos pasardhės, Ciceroni u ngrit kundėr e ngrinte pėrballė tij Oktavianin  e ri. Megjithatė, Oktaviani, Antuani dhe Lepidi formuan triumviratin ( i njohur si Triumvirati i dytė ) e koj e detyroi tė largohej nė vilėn e tij ku edhe e gjetėn nė befasi dhe e egzekutuan.

Veprimtaria

Ciceroni filloi me poezi nga tė cilat pjesa dėrmuese janė humbur por pėrkundrazi veprat tjera janė tė ruajtura gati tė paprekura e kėtu nėnkuptojmė mbi tė gjitha fjalimet qė janė edhe pasqyra politike e tij, letrat e shkėmbyera me familjen dhe miqėt, teoritė dhe pikėpamjet e tij mbi moralin dhe politikėn ku shprehė adhurimin pėr ndėrtimin republikan dhe idealet e tij humane.

Njė ilustrim tė bukur mbi Ciceronin na jep Voltaire sidomos kur e mbron nga sulmet  qė i bėhen duke e numėruar atė si njeri tė paskrupullt qė mbronte ata qė ishin « njiqind herė mė tė rrezikshėm se Catilina » .Tė shohim pra ē’thotė Voltaire nė veprėn e vet "Dictionnaire philosophique" (Fjalor filozofik):

« Ēka ! nė ditėt e sostshme guxojmė tė themi se Zoti e dėnoi Ciceronin se ka mbrojtur njė tribun ushtarak tė quajtur Popilius Lena, dhe se hakmarrja qiellore bėri qė tė vritet nga  vet Popilius Lena !Askush nuk di ishte fajtor ose jo pėr krimin qė Ciceroni e justifikoi kur e mbronte ; por tė gjithė e dijnė se ky monstėr ishte fajtor pėr mosmirėnjohje mė tė ndyrė, pėr kopraci mė tė poshtėr e pėr barbarinė mė tė uryer, duke vrarė mirėbėrėsin e tij pėr tė fituar para nga tre pėrbindėsh si vet ai. Na qenka e rezervuer qindveēarit tonė pėr tė na shti tė shohim vrasjen e Ciceronit si njė akt i drejtėsisė hyjnore. Ata tė Triumviratit nuk patėn guxuar. Krejtė shekujtė gjer mė tani kanė uryer dhe kanė qarė vrasjen e tij.
Ia zėmė pėr tė madhe Ciceronit pėr lavdėrimet e shpeshta se paska shpėtuar Romėn dhe se paska dashur shum lavdinė. Po pra armiqėt e tij donin ta njollosin kėtė lavdi. Njė grupazh tiranik e dėnoi me egzil, ia shembi shtėpinė, pasiqė kishte mbrojtur tė gjitha shtėpitė e Romės nga  zjarri qė Catilina pėrgatiste. "Ju lejohet tė tė mburreni nga shėrbimet  e juaja kur nuk  ua   ēmojnė e sidomos kur ju bėjnė krim."
...
Nėse  bėni njė pasqyrim  se ky ėshtė i njėjti Romak qė e futi filozofinė nė Romė, se "Toskylanėt" dhe libri i tij "Natyra e perėndive" janė dy punimet mė tė bukura qė ndonjėherė janė shkruar mbi urtėsinė njerėzore, se  "Traktati i Ofiqeve"  ėshtė mė i dobishmi qė kemi mbi moralin, do tė jetė akoma mė vėshtirė ta pėrbuzim Ciceronin.  "Hall pėr ata tė cilėt nuk e lexojnė, tė na vij keq akoma pėr ata qė nuk ia japin tė drejtėn qė i takon."

***

Veprat kryesore :

Letrat, 
Mbi oratorin,
Mbi shtetin,
Mbi miqėsinė.,
Mbi miqėsinė (dy libra),
Ligjeratat.

Mbi artin e tė folurit tė bukur (gojėtari ) i njohim :

Sajimi nė retorikė ;
Retorikė C. Hereniusit ;
Oratori ;
Brutusi ose dialogje mbi gojėtarėt e shkėlqyer ;
Topikėt ;
Dialog mbi pėrkujdesjet gojore ;
Lloji mė i mirė i elokuencės etj.

Nga Fjalimet e shumta i dallojmė :

Filipikėt ;
Catalini ;
Varini dhe
Mbrojtja e Milonit etj.

Citate:

"Le tė mė urejnė, mjafton qė mė frikohen"

"Tė mos njohėsh ngjarjet qė kanė ndodhur para lindjes suaj, do tė thotė tė ngelėsh gjithėmonė fėmij."

"Tė mos lakmosh gjė ėshtė kursim; tė mos blesh gjė, ėshtė pasurim."

"Ēka mė tė mirė; ku ka diē mė tė bukur; se tė jesh i mirė dhe tė bėsh mirė?"

 

Rradhitje alfabetike:

Boetius
Ciceroni
Epikteti
Lukreci
Mark Aureli
Seneca


Ballina

 

 

 


Ballina                                                                                                                                                                                          Kreu i faqes
 

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 25 Jul 2010 01:05:40 +0200 .